rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

CIKĖL ME POEZI NGA NAIM KELMENDI

Nga libri „ESENCA“, poezi, botoi „RUGOVA ART“, Prishtinė 2010

Shėnime pėr autorin:

Naim Kelmendi (1959). Lindi nė fshatin Ruhot tė Pejės. Shkollėn fillore e kreu nė vendlindje, tė mesmen nė Pejė, ndėrsa studimet universitare, Dega Gjuhė e Letėrsi Shqipe, nė Universitetin e Prishtinės. Naim Kelmendi njė kohė tė gjatė ka jetuar nė Zvicėr.

VEPRAT LETRARE:

POEZI: “Shtreza nė fjalė” 1984, “Nyja e Gordiut” 1992, “Albanoi” 1992, “Pse ashtu Pandorė” 1993, “Ē’tė bėj me dhembjen” 1993, “Satanai me fytyrė tjetėr” 1994, “Eklipsi i diellit” 1997, “Pėrballje me vdekjen” 1999, “Shqiptari vdes duke kėnduar” 2000, “Kohė pėr tė folur gurėt” 2001, “Sipėrfaqja e padukshme” 2003, “Nė njė jetė pas Krishtit” 2010.

PUBLICISTIKĖ: “Vrasja e deputetit – monografi”, 2003, “Pikėpamje dhe reagime” 2008, “Beteja e Koshares”- publicistikė 2009.

Naim Kelmendi jeton nė Prishtinė.

.

Nga libri "ESENCA"

 

1. GJYKATĖ

 

Krishti do t’u kishte thėnė,

fali oh zot se s’dinė ēka bėjnė

 

kėta nuk pendohen pėr tė bėrat e tyre

larashė tė pistė nė zhvatje nė ecje

ngarendin si kojrrilat natėn…

 

oh zot bejau gjykatėn

kėta tė qajnė ditėn

e tė kafshojnė natėn

pastaj dhe njė pėrmendore ta ngritin

nė vajtimin e tyre

sikur aq shumė mė paskan dashur

 

                                        Prishtinė, gusht 2010

 

 

2. ESENCA

 

Nė esencėn e gjėrave

kėrkoje veten

 

nė margjinat e jetės

nuk jetohet  ashtu vetėm

 

tė kanė zbuar

deri nė moskuptim

 

pastaj t’i bėjnė

tė nėntėdhjetenėntat

prapa shpine e pėranash

 

tash tė duhet vetėm esenca

e asaj qė ėshtė gjakuar

nga paraardhėsi ynė

 

nė njė kuptim tė jemi Njė

me degėt rreth njė trungu

 

jo ti fryhesh mė njė fyelli shurdhan

nėpėr botė fillivetėm pa identitet

 

kthehu te esenca dhe kėrko kuptimin

nė lėkurėn tėnde tė rrjepur

nė gjeografinė e kombit

 

sepse mashtrimit i del vonė tymi

po njė mik yti tash ėshtė sa njėqind

tė dikujt tjetėr,

 

aty ku duhet tė jesh ti ende s’je

e mos mė kallėzo pėrralla pa kripė

kur e lėēit vėllain tėnd

pse sheh me sytė e Argusit

 

pastaj si mor si kėnaqesh

me vetveten nė kaq kuptim

 

po a ta kanė copėtuar gjeografinė etnike

shekujve dhe a s’po tė dhemb kjo

kur nė esencė nuk je ai qė je

 

 

3. TĖ JEMI, BRE…

 

Njėherė e njė mot tė gjymtuan

ku nis e ku soset kufiri yt etnik

na mbeten datat pėr t’i kujtuar

tragjeditė nė radhėn e  shekujve

 

s’kin parė aso mendėsie

kohėt prapa dhe motet tjera

veē prej zotit tė ka ardhur mbrojtja

e moszhdukjes nga faqja e dheut

dhe mori e tė vajtoi mė pas

Vaso Pasha…

 

2

i ndoqėn i zbuan nė dhera tė huaja

shqiptarėt,duke lėnė prapa

veē heshtjen e vrarė nė kujtim

njė histori tė tmerrshme trishtimi

qė qante nė rremb qyqesh

 

e kush nuk i pėrgjigjej masakrimit

me Kosovė, gjenocidit me Ēamėri

masakroheshin tmerrshėm dy cepe

tė etnisė sonė…

 

3

mbete aq pak Shqipėri

pa pjesėt e njė tėrėsie etnike

njė Shqipėri micrrule

 

andej toka ēame

gjak e lot dhe vrragėt

e njė gjame…

kėndej toka dardane

gjithmonė fije e bukur shqipe

dhe n’lozen e njė rrėfane…

 

4

pėr kujtesėn e kohėve

ishte viti 1878 nė Berlin

dhe Londra me 1919

mbamendje e dhembshme

dje e sot pėr mua e pėr ty…

 

5

e tash qė jemi nė Degėn tonė

kėtu qė jemi - vetja

tė jemi pėrgjithmonė

ata qė duhet tė jemi

 

nga aty ku nis e ku soset kufiri yt etnik…

 

 

4. KUJTESĖ

 

Mbase e di ku e kanė kufirin gjėrat

atje ku t’i kanė marrė pėrdhunė

e tė ndoqėn, tė zbuan…

 

me tesh e kotesh

dhe tė masakruan

nė hapėsirat tua etnike

erdhėn u katrrisėn nė degė

tė legjendės nė cep tė mitit

rrejtėn gjithė kohėt pėr historinė

e vetes, ore s’ishin kurrė, as janė kurrė

as filli as pjesa as grimca e sė vėrtetės…

 

janė tharma e vrasjes e masakrimit nė njeri

e mendimit tė vrenjtur mbi etni, janė hija e zezė

e zbehtė qė lėshon rrėnjė nė hapėsirat e tjetrit

po sa jetėt m’i ka borxh, sa kohėt e mizorisė

sa kėngėt, sa legjendat e vrara nė buzė tė bulimit

sa dasmat e pėrgjakura, sa nuset e veja, sa fatet

e vrara nė breg tė blerimit, po sa jetėt e shuara

sa kohėt e pakrijuara nė breg tė mendimit…

 

mbase e di ku e kanė kufirin gjėrat

atje ku t’i kanė marrė pėrdhunė

e tė ndoqėn tė zbuan…

mendim i miri mbiftė

mbi esencėn duke menduar njėjtė

si njerėzit si bimėt si kohėt…

 

 

5. HIMN PĖR JETĖN

 

Ata, qė ishin dje, jetėn panė dhe ikėn

s’deshėn asgjė mė pak asgjė mė shumė

nga zjarri i saj nga mundimi i pėrjetshėm

heshtur ranė ndėr bimė dhe pushuan

 

njė ditė, ja, ashtu, ikėn dhe shkuan

vetėm pikėllim jete mbetėn nė ne…

por nga kurmi i tyre, s’e di, gjė

kohėve, ndonjė varg a i shkruam

 

dhe kambana patjetėr se do bjerė

pėr ēastin tonė nė kėtė udhė njeriu

njė lot njė dhembje nė pikėllim dite

kohės kohė as ne tjetėr nuk i duam

 

veē nga kurmi ynė, hirin

e shpėrndarė nėpėr caqe drite…

 

mbi ēastin dhe orėn qė dikund ndalon

s’e di a kemi kohė pėr njė ēast tevona

tė mendojmė pse erdhėm, pse shkuam

aq heshtur aq etshėm aq shpejtė

 

dhe kujt iu deshtė mė shumė

jetės apo vdekjes, e jona…

 

                                              Prishtinė, 2010

 

 

6. UNĖ ME UNĖ

 

Qėndroj nė pikėn zero dhe hedh vėshtrimin

rreth vetes sė njėsuar nė numėr

nė numėr tė pallogaritshėm prej kohėsh

vėshtroj dhe dėgjoj pėrreth gjithė oshtimat

e thirrjeve tė zhurmshme tė atyre qė u nisen kaherė

te qėllimi i vetėm, qėllimi i aureolės sė vetvetes

tė jetės, tė rrugės, tė njė qėllimi tė vetėm

duke e arsyetuar qėllimi mjetin

nė dorė tė tyre qė frikshėm honepsin…

 

e unė me unė ngarendi djathtas

nga e majta iku mu nė mes tė rrugės

nėse veē njė kėmbė andej mė ka rrėshqitur

drejtohem nė tė djathtėn

qė nė mėngjesin e hershėm tė mendjes esėll

pastaj dikund kah mesdita mundohem tė masė hijen

time tė vetme mbi dhe se a mė peshon sa trupi

i shėndosh sa mendja ime e pėrqendruar nė gjėrat

e llogaritshme pėr ekzistencėn time dhe tė familjes…

 

unė me unė ngarendi dhe majtas

dhe pėrshėndes nė skaj tė rrugės ndonjėrin

nga ata qė morėn flamurin dhe turravrap u renditėn majtas

dhe zunė vend nė krye tė rreshtit nė krye tė vendit si cung

pastaj eci unė me unė sikur t’mos isha fare mbi kėtė dhe

sepse mė mbetet vetėm hija e zbehur qė mė mjafton

tė hahem mė veten e tepruar duke medituar pėr ēdo gjė

tė tepėrt pėr njė mendje tė zakonshme, tė tepėrt

pėr njė kokė qė s’lodhet pėr tė arritur kohėn…

 

unė me unė ngarendi mesit

dhe nė mes tė rrugės gjej hijen time drejtė

tė shkarravitur ecejakeve tė thikta dhe vragėve

qė dhembin sa herė ma kujtojnė secilėn kohė tė emrit

tim dhe mbiemrit tė babait tim Salihut e nėnės sime Xufės,

asaj besnikes sė pėrjetshme tė jetės sė jetuar ndershėm

prandaj, gjurmėt dhembin dhe ofshamat mė vijnė nga poshtė-lartė

por humbin nė shumėsinė e kaq fateve tė pallogaritshme si unė…

 

vėshtrimin e hedh tek qėndroj nė pikėn Zero

rreth vetes sė njėsuar nė numėr tė ditės tė ēastit

edhe pse grupin e gjakut e kam zero pozitiv e i bie

ēdo grupit tjetėr pėr secilėn jetė njeriu qė ėshtė nė rrezik…

 

unė me unė mbytem nė paturpėsinė e imagjinatės

qė mė tėrheq rreth jetės duke mė thėnė se jam njė pikė

qoftė dhe njė pikė nė kaosin e gjėrave qė sillen rreth esencės

amen, sa mėrdhijė disa shkallė nėn zero atmosferė tė ndjenjės

nė ecje tė thikta duke kėrkuar caqeve tė pakuptimta tė jetės…

 

sėrish ngarendi njėtrajtshėm ēdokund

dhe jam pėrsėri vetvetja deri nė fund

duke deshifruar kodet e vėshtira tė jetės

nėpėr ecjen vertikale hullive tė vetvetes…

                                                                  

                                                                   Prishtinė, 2010

 

 

7. VDIQ  E DJESHMJA

 

Vdiq pėrgjithmonė e djeshmja jote

me veten mund tė hahesh

ta pėshtysh nė fytyrė

t’ia thuash tė pathėnat,krejt ēka ke dashur

t’i thuash e s’ke mundur ta takosh Hijen tėnde

nė hapėsirat e pa jetuara bukur

krejt ēka tė  ka mbetur peng i djeshėm

njė mur i trashė na ndanė nga mendėsia e saj…

 

2

i ke parė duke kalėruar egėr,mbi tė djeshmen

dhe kanė rrejtur sėrish pėrmbi orėt e fatit

dhe ia kanė shkėrdhyer nėnėn asaj buzėmbrėmjeje

asaj mesnate ia kanė bėrė tė nėntėdhjetenėntat

mor e kanė kurvėruar kurvat dje mbrėma tė veten aq bukur

dhe kanė sharė mbi ēėshtjen kombėtare antikombėtarėt

 

3

e djeshmja vdiq sikur hapat e tu udhėve tė kėrkimit

duke takuar dikend qė s’e ke dashur as ta shohėsh…

ke dashur ta takosh dikend qė s’ke mundur as ta arrish

ta kesh nė celularin tėnd e qė tė kanė thirrur tė tjerėt

pa asfarė rėndėsie vetėm sa pėr ta rėnduar kohėn

 

4

pra pėrshėndetu me tė djeshmen, ajo shkoi nė vend

tė vet dhe s’kthehet pėr miliona vjet kurrė mė

nėse s’e ke arritur Mollėn e Artė harroje veten pėrgjithmonė

je njė i pafat i pandreqshėm,je veē njė frymėmarrės udhėve tua

 

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku