Kultura është ambasadori më i mirë i Kosovës

Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Mërgata - Kultura është ambasadori më i mirë i Kosovës

Kultura është ambasadori më i mirë i Kosovës

Shkruan:

Ramiz Dërmaku

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

 

SHOQATA KULTURORE GJERMANO-SHQIPTARE“SCANDERBEG“ NGA I FREIBURGU GJERMANISË

Ambasadori i Repiublikës së Kosovës Z. Skender Xhakaliu, në mes tjerash tha: Kultura është ambasadori më i mirë i Kosovës dhe se ju jeni ambasadorët më të mirë që e ruani dhe kultivoni atë.
Në Ditë më parë në qytetin turistikë Freiburg republika e Badenwürttembergut – në Gjermani, Shoqata Kulturore Gjermano-Shqiptare“Scanderbeg“ në bashkëpunim të ngushtë me Bashkësin Shqipëtare përv Badenwürttemberg, fundin e javës së kaluar organizoj festën verore të ne të cilën muarrën pjesë një numër i madhë i mërgimtarëve tanë që jetojnë e veprojnë ne këtë lokalitet. Mirëpo ajo çka duhet cekur është se Shoqata Kulturore Gjermano-Shqiptare“Scanderbeg“ ka zgjedhur një rrugë të mirë e cila po jepë rezultate ne këtë drejtim. Aktivistët e sajë, si duket me seriozitetin më të madhë ju kanë përveshur punës dhe falë vullnetit dhe dashurisë që kanë ndaj atdheut dhe çështjes kombëtare aksionet e tyre s’kanë të ndalur. Bashkëpunimi i ngushtë me shoqatat gjermane, po jepë rezultate edhe më të mëdha.Mërgimtarët tanë që jetojnë e veprojnë në këtaë qytetë edhe pse të ndarë në disa; parti, shoqata, klube, e bashkësi, ata si duket po bëjnë gara se cili-a më tepër do të punojë për Atdheun dhe çështjen kombëtare. Që nga orët e herëshme të mëngjesit rrugët e këtij qyteti ishin të mbushura me mërgimtarë tanë të cilët këtë ditë pushimi, kishin vendosur ta kalojnë s’bashku që ta shuajnë atë mallë e dhembje që ndiejnë ndaj Atdheut-Kosovës. Disa ia kishin mësyer stadiumit të qytetit ku mbahej turniri i futbollit e ku merrnin pjesë një numër i madhë i ekipeve shqipëtare. Turniri i futbollit filloi dhe mbaroi me sukses dhe ashtu siq ishte paraparë. Këtu duhet falenderuar disa mërgimtarë të cilët u angazhuan maksimalishtë që ky turnir të kryhet me suksesë . Të gjitha ekipet gjatë ndeshjeve treguan suksese,zhvilluan lojëra të mrekullueshme, treguan disciplinë dhe futboll kualitativë. Në këtë turnir vendin e parë u kualifikua Klubi “Liria 1“ nga Lahri, vendi i dytë i takoi Klubit Futbollistik“Kosova“ nga Aherni, ndersa vendin e tretë e zuri ekipi “LIRIA“. Atë ditë ishte edhe një kënaqësi e madhe sepse në mesin tonë gjindej, Ambasadori i Republikës së Kosovës z.Skender Xhakaliu, i cili bëri që ne të ndihemi edhe më të disponuar, njiherit kjo vizitë e tij është një shtytje dhe një obligim i yni që ne në të ardhmën të angazhohemi edhe më tepër na tha z. Skenderbeg Klaiqi.. Ambasadori Skender Xhakaliu ,pastaj ai u foli në pika të shkurtëra për gjendjen në Kosovë, e me theksë të veqantë foli për kontributin që dha diaspora jonë; para lufte,gjatë saj por edhe sot. Z.Ambasador Skender Xhakaliu, pasi mbaroi turniri i ndau kupat, diplomat dhe mirënjohjet për tri ekipet më të mira dhe për lojtarin më të mirë. Ambasadori i Republikës së Kosovës z. Skender Xhakaliu , pas mbarimit të turnirit “Scanderbeg“ futbollit s’bashku me Kryetarin e Bashkësisë Shqipëtare për republikën e Badenwürttembergut, z. Skenderbeg Klaiqi, pritën përfaqësuesit e disa shoqatave të këti Landi, ku u diskutuan shumë çështje dhe probleme të cilat po i preokupojnë mërgatën tonë ne këtë republikë dhe Gjermani. Pastaj u bisedua edhe për mënyrën e organizimit më të mirë pra unitetin e mërgatës, ruajtjen e Gjuhës, kulturës, traditave, historisë, mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi, si dhe shumëe shumë çështje tjera me të cilat po ndeshet mërgata jonë. Pastaj u z. Klaiqi kërkoi nga mërgimtarët tanë që më tepër të angazhohen në krijimine e urave të reja mëe palën gjermane.., apo vendëse. Ambasadori. Z. Skender Xhakaliu tha se Kultura është ambasadori më i mirë i Kosovës dhe se ju jeni ambasadorët më të mirë që e ruani dhe kultivoni atë.
Festa verore pastaj me prezentimin ekuzhinës së pasur shqiptare me specialitete tradicionale shqiptare. Pastaj fillopi programi kulturoro artistik më kënmgë dhe valle të përgatitura me pedantëri, nga Shoqata Kulturore Gjermano Shqiptare „Scanderbeg“ nën udhëheqjen e Skenderbeg Klaiqit, dhe nga nxënësit e mësimit plotësues shqipe që eshtë e organizuar nga kjo shoqatë me mësuesen Herolinda Hasmujaj.
Në këtë festë pos Ambsadorit z.Skender Xhakaliu ishte i ftuar edhe Prefekti i Qytetit të Freiburgut z.Ulrih von Kihrbah ( Ulrich von Kirbach) dhe përfaqësuesit e shoqatave shqiptare të Baden Württembergut. Të gjithëve ju dëshiroj mirëseardhje z.Skenderbeg Klaiqi. z.Von Kirhbah, në mes tjerash tha: se Shoqata „Scanderbeg“ ka arritur rezultate shumë të mëdha ku për një kohë të shkurtër arrin që me punë të palodhshme vullnetare të jetë një shembull shumë i mirë për ruajtjen e kulturës nga trevat nga vijnë shqiptaret, kjo shoqatë po jepë një kontribut të madh në integrimin mërgimtarëve në jetën e përditshme. Unë e çmoj lartë punën e kësaj shoqate. Vizita e Ambasadorit të Republikës së Kosovës z.Xhakaliu (Berlinë) në Badenin Jugorë vazhdojë me vizitat nëpër komuna, që i aranzhuan Shoqatat „SCANDERBEG“ e Freiburgut dhe shoqata Yjet e Kosovës në Emmendingen.
z.Xhakaliu u prit dhe u shoqërua nga z.Peter Vais ( Peter Weiß) anëtarë i Parlamentit Gjerman nga partia CDU nga rrethi i Emmendingenit.
___________________________________________________________

Intervisat e z.Peter Weiss

Angazhimi i shqiptarëve këtu është shumë domethënës për Kosovën, shoqata Yjet e Kosovës në Emendingen dhe shoqata Scanderbeg nga Freiburgu janë shembull dhe pasqyrë më e mirë për Kosovën.
Në Komunën e Herbolzheimit, ambasadori u prit nga Bashkiaku i qytetit z.Ernst Shiling ku u nënshkrua në librin e artë të kësaj Bashkie.
Më pas në lokalet e Restorntit të një bashkëatdhetarit nga Kosova në Malberg, u prit nga bashkiaku i këtij qyteti ku u nënshkrua në librin e artë.
Në ditën e dytë të vizitës ambasadori u prit nga Bashkiaku i Endingenit z. Hans Joahim Schwarz në lokalet e shoqërisë së vreshtarve në König Schafhausen, duke vazhduar vizitën në Waldkirch ku u prit nga Kryebashkiaku z.Richard Leibinger dhe u nënshkrua në librin e artë të qytetit.
Vizita vazhdoj prapë në qytetin e Freiburgut ku Ambasadori u prit edhe një herë në mënyrë të ngrohtë nga Bashkiaku i qytetit z.Ulrich von Kirhbah ku u bisedua për shkëmbimin e ekspertve të fushave të ndryshme në mes qytetit të Freiburgut dhe Kosovës.
Ambasadori gjatë tërë kohës u shoqërua personalishtë nga z.Peter Weiss anëtarë i Parlamentit Gjerman, z.Skenderbeg Klaiqi kryetarë i Bashkësisë Shqiptare të Baden Würtemmbergut dhe Arianit Shabani nga Yjet e Kosovës
Intervista e Skenderbeg Klaiqit për identifikim( ulur dhe me një mjekërr)
Udhëheqës i shoqatës „Scanderbeg“ dhe Kryetarë I Bashkësisë Shqiptare të BW
Intervistat e tjera të zhvilluara mendoj që identifikohën sepse janë prezantuar të gjithë.
Intervista e plotë e Kryetarit të Bashkisë të Freiburgut.
Interview mit Ulrich von Kirchbach
Intervistoi : Skenderbeg Klaiqi
Unë mendoj që është fantastike që po mbahet kjo festë kultuore Gjermano-Shqiptare.Në grupin e shoqatave më produktive në Freiburg viteve të fundit është edhe
Shoqata „Scanderbeg“ në Freiburg. Është shumë e rëndësishme për të cekur se në Freiburg ka shoqata të tilla , të cilat veprojnë në shumë drejtime-rrugë, sepse integrimi nuk është një rrugë njëkahëshe, integrimi sjellë shumë kulturë në Freiburg e cila na pasuron, dhe anasjelltas është shumë e rëndësishme që qytetarët gjermanë të kontribuojnë gjithë ashtu të marrin pjesë në festa kulturore të shqiptarëve. Muaj më parë një urë lidhëse në kuptimin e plotë të fjalës. Muaj më parë me rastin e 100 vjetorit të Shqipërisë u mbajtë një festë e mrekullueshme. Edhe sot ne jemi tejet të kënaqur me këtë organizim të mirë me këto veshje ko,bëtare, me këto kostume të mira. Këngë dhe valle autoktone shqipëtare, më këto kërcime- e lëvizje të mrekullueshme të fëmijëve tuaj. Këtu bëhet fjalë për një kulturë të lashtë nga Kosova dhe Shqipëria dhe ka lidhshmëri me mua, sepse unë si Kryetarë për kulturë dhe integrim,të gjitha këto suksese tuajat do ti përcjell tek organet më të larta apo themi orgenet kompetente. Do të bëjë orvatje që këto ti mbeshtesim materialishtë. Këtë duhet thënë, për atë që është bërë deri më tani është bërë në mënyrë krejtësishtë vullnetare dhe kjo duhet të çmuar. Duhet cmuar edhe pjesëmarrjen e kryetarve të shoqatave të Baden Württembergut që kan ardhur në Freiburg dhe poasht ambasadori që për herë të dytë për një periudhe të shkurtër vjen në Freiburg gjë që, po kjo don të thotë një njohje e madhe për ne. Unë nganjë herë mendoj se në në Freiburg jemi duke reflektuar një kulturë ndërkombëtare dhe në çështjen e integrimit jemi në rrugë të mirë, ky është një dialog dy palësh dhe angazhimi i kulturës ndërkombëtare apo shoqatave që vetë e përjetojnë këtë kulturë ende nuk janë vlerësuar sa duhet.

 


 



 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

  
     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .