Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Portal - Pasdite kulturore me rastin e 2 Korrikut

Pasdite kulturore me
rastin e 2 Korrikut

Teksti dhe Foto: Rami Tetova
 

Zofingen (CH), 30.6.2013

Filozofi
 
dhe
letërsi

Këngetaret me rënome që zbukuruan pasditën madhështore: Gjide Morina dhe Lule Bajra

Sot pasdite në Zofingen të Zvicrës, nën organizimin dhe përkujdesjen e degës së LDK në Zvicër bashkë me Shoqatën Humanitare « Sali Çekaj » u mbajtë manifestim me program të mrekullueshëm kulturor, në praninë e rreth 250 bashkatdhetarëve kryesisht nga mbarë Zvicra dhe Gjermania.

Ky manifestim për nderë të Deklaratën Kushtetutës të 2 Korrikut 1990, gjeneroi nën një organizim të jashtëzakonshëm dhe i udhëhequr në mënyrë mjeshtërore nga prezentatori tanimë në zë, sidomos në diasporë, z. Zeqir Gjukaj. Oratorët gjithashtu ishin në nivel të lartë sepse nuk e morrën kohën e mysafirëve me fjalime politike por u përqëndruan në ligjërim të shkurtër konciz dhe të rrjedhshëm. Këtu e kam fjalën për z. Haki Latifi dhe Shpend Shala i ardhur nga Gjermania.

Ky manifestim vazhdoi me pikën e parë kulturo-argëtuese me prezentimin e një recitali të shkurtër dhe këngë nga nxënësit e mësimit plotësues të Gj. Shqipe në Zvicër, të udhëqur nga mësuesi i tyre z. Hamëz Morina.

Këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Lule Bajra, Mentor Mushkolaj, Valon Islamaj, Gjide Morina dhe Minire Ramadani, zbukuruan këtë manifestim me zërin dhe egzekutimin e tyre fenomenal. Melosi kombëtar ngjall gjithëmonë ndjenjat e flakta e sot për këtë, ishte dita më e mirë, më e qëlluar. Historia është gjaku i kombeve e kombet janë histori e gjakut atdhedashës.

Nuk dua të përfundoj këtë shkrim para se të përmend edhe instrumentalistët poashtu të njohur publikut shqiptarë, virtuozin Drinka me klarinet dhe Fitim Latifin me sintetizer.

Me këtë, ju sjell akoma edhe disa foto nga ky manifestim mbresëlënes nga organoizimi dhe mbarëvajtja gjatë gjithë rrjedhës.

 Foto nga Manifestimi

Mentor Mushkolaj

Valon Islamaj


Nxënësit artistë

Instrumentalistët Adrinka dhe Fitim Latifi




 

 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .