“Nuk ndërtohet e tashmja, dhe nuk i shërbehet së ardhmes
duke varrosur të djeshmen!”, (Sh. DIBRANI)
Ditë më parë në St. Gallen të Zvicrës nën organizimin e Nëndegës
së LDK-së në këtë Kanton është mbajtur një konferencë
me temën “ROLI HISTORIK I LDK-SË, NË NDRYSHIMIN E
KONCEPTEVE POLITIKE, që bart me vete porosi, mesazhe dhe
sugjerime të caktuara se “nuk ndërtohet e tashmja, dhe nuk i
shërbehet së ardhmes duke varrosur të djeshmen!”. Në
funksion të këtij mesazhi ishte përmbajtja e konferencës, në
të cilën u debatua gjer e gjatë për Rolin historik që ka
pasur LDK-ja në ndryshimin e koncepteve politike dhe në ndërtimin
e vetëdijes shtetformuese.

Ia vlen të theksohet se kjo Konferencë është në vazhdën
e aktiviteteve të kësaj natyre që i mban Dega e LDK-së në
Zvicër, sepse vitin e shkuar, (më 19 maj 2012, në Olten), është
mbajtur një Konferencë e ngjashme, me rastin e 22 Vjetorit të
themelimit të Degës së LDK-së në Zvicër.
Por, një risi e shënuara në këtë konferencë mund të
konsiderohet ftesat publike, dhe ato zyrtare që iu bënë edhe
subjekteve të tjera politike shqiptare që kanë vepruar ose
janë duke vepruar në këtë regjion, si dhe individëve dhe
personaliteteve të caktuara që në përvijim kohërash kanë
ushtruar një ndikim në jetën publike të mërgimtarëve
shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë, jo vetëm në Kantonin
St. Gallen, por madje në tërë Zvicrën Lindore dhe më gjerë.
Sidoqoftë, me prezencën e vet kryetarit të Degës së
LDK-së në Zvicër z. Haki Latifi, pastaj prezenca e zonjës
Zize Pepshi, kryetare e Degës së Lidhjes Demokratike të
Dardanisë (LDD) në Zvicër, kumtesa e zonjës Shqipe Kajtazi,
intelektuale që udhëheq biznese të pavarura në këtë qytet
dhe kumtesa e Shaban Bajramit nga Bujanoci, ishin si një
kolorit i mirë për ta bërë atmosferën më të pranueshme.
Por, përshëndetjet e përfaqësuesve të partive e shoqatave të
caktuara siç ishin: Lazër Ukgjini në emër të Degëve të
PSHDK-së në Zvicër, Fazli Musliu në emër të Shoqatës
“Lugina e Preshevës”, Shpend Shala në emër të Degës së
LDK-së në Gjermani, Abas Fejzullahi, në cilësinë e
sekretarit të LAPSH në Zvicër, Florie Lule Bajraktari,
piktores nga Suedia, vetvetiu e krijuan një lloj pluralizmi të
mendimit dhe i diskutimit politik.

Për ti përcjell punimet e Konferencës kishin ardhur edhe
dy të rinj: Zonjusha Argonë Kajtazi e cila është studente e
ekonomisë si dhe Faton Musliu nga Kumanova, absolvent i
ekonomisë në master dhe njëherit edhe kryetar i Lidhjes
Studentore Shqiptare (LSS) në UNI St. Gallen (HSG), pastaj
gazetari veteran Rexhep Rifati, drejtuesi i “Institutit
Shqiptar” në St. Gallen, Albert Ramaj, kryetari i Nëndegës
së LDK-së në Fraunfeld (TG), Bajram Osmani, si dhe veprimtar
të shumtë në mesin e të cilëve: Hajdar Sadrija, Jusuf
Demaj, Nazmi Peci, Hasan Spahiu, Edison Çekaj, Ilaz Hajdari,
Islam Sadiki, Shaip Bajrami, Fitor Gjoni, Ahmet Bllaca, Esat
Ismajli, Faik Lipovica, Muhamet Ymeri, Miftar Rama, Sefedin
Vokshi, Mustafë Bllaca, Musa Hajredini, Bardhec Bibaj, Salih
Rama, Besnik Çadraku, Shefqet Ilazi, etj.
Para se të fillonin punimet e Konferencës, moderatori i
Konferencës z. Qamil Çekaj, do të bënë një evokim të
shkurtër për anëtarin e kryesisë së Nëndegës së LDK-së
në St. Gallen z. Gzim Muhaxheri i cili kohë më parë ka
vdekur në moshë të re, nga një sëmundje e rënd, në nderim
të të cilit, të pranishmit mbajtën edhe një minutë
heshtje.
Për tu mbajtur një konferencë me nivel profesional duhej
edhe mbështetja e mjeteve publike të informacionit, të cilat
për fat të keq nuk qenë të gatshme sa ishte pritur përkrahja
e tyre, sepse gazeta “Bota sot”, (botimi në perëndim), e
publikoi ftesën vetëm një herë, (më 27 maj 2013), kurse
simotra e saj ditore “Zëri i Ditës”, nuk e pa të
arsyeshme as të publikoj informacionin dhe as të merrte pjesë
në punimet e konferencës. Po këtë injorim e bëri edhe
Televizioni Publik i Kosovës (RTK), që është lutur për
t’i bërë publicitet kësaj konference. Vërejtje të
ngjashme shkon edhe në adresë të QIK (Qendra për Informim e
Kosovës), të cilët, bashkë me mjetet tjera të informimit,
edhe pas mbajtjes së konferencës nuk dhanë ndonjë
informacion. Megjithatë fal sistemit të ri digjital dhe
internetit kjo pengesë u tejkalua, dhe synimet e organizatorit
dolën të suksesshme.

Përveç rrjetit social “Facebook”, ku janë informuar
mbi 1500 veta, ftesa të ngjashme iu kanë dërguar disa qindra
të tjerëve në adresa private, qoftë me E. Mail, ose me
sistemin klasik të letrave. Kur jemi këtu ia vlen të falënderojmë
portalet e internetit: “www.ldk-dega.ch”, “filolet.com”,
“albinfo.ch” si dhe “shkoder.net”, përkatësisht
“fjala.info”, që e kanë publikuar ftesën për konferencë.
Në këtë plan vlenë për t’u theksuar se Konferenca, ka qenë
në agjenden e veprimtarive të LDK-së të cilën Qendra në
Prishtinë, ua shpërndan anëtarëve të kryesisë, anëtarëve
të këshillit të Prëgjithshëm si dhe veprimtarëve nëpër
Degët e LDK-së, brenda dhe jasht Kosovës.
Për pjesëmarrje në punimet e konferencës kanë qenë të
ftuar, përveç kryesisë së LDK-së në Zvicër, (të cilët
ishin prezent), edhe Ambasadorët e Republikës së Kosovës dhe
të Shqipërisë në Zvicër si dhe trupa diplomatike e këtyre
ambasadave, shkrimtar, veprimtar dhe intelektual të shumtë.
Sidoqoftë, konferenca u mbajt në frymën rugoviane duke i
respektuar të gjithë, gjë që rezultoi si mjaftë e
suksesshme.
Me kumtesa të tyre janë paraqitur: 1. Shefqet Dibrani:
“Roli historik i LDK-së në ndryshimin e koncepteve
politike”, 2. Sallah Januzi: “Në vitin 1990, kanë nisur
proceset e integrimeve demokratike”, 3. Hajdar Sadrija:
“LDK-ja e bëri ndryshimin e konceptit politik”, 4. Zize
Pepshi: “Roli i gruas në shoqëri”, 5. Jusuf Demaj:
“Angazhimi ynë për Kosovën”, 6. Nazmi Peci: “Roli
historik i LDK-së në ngritjen e vetëdijes shtetërore”, 7.
Shqipe Kajtazi: “Roli dhe pozita e gruas shqiptare”, 8. Gjokë
M. Gjoka: “Frika nga mallkimi histori”, 9. Shaban Bajrami:
Shoqata “GURI I ZI – Vatër e shqiptarizmit”, 10. Haki
Latifi: “Strategjia e Degës së LDK-së në Zvicër për të
ardhmen”, 11. Shefqet Dibrani: “Për një reformë rrënjësore”,
si dhe u lexua letra e veprimtarit të LDK-së në këtë
regjion z. Nexhat Ibrahimi, i cili që prej sa kohësh është
kthyer dhe jeton në Prizren.
Materialet e konferencës do të publikohen shumë shpejt si
një libër (mbase) special, janë redaktuar dhe sistemuar
paraprakisht, nga autori i këtij shkrimi. Megjithatë, është
dashur të evitohet edhe ndonjë temë a ndonjë gjë e cila për
natyrën e librit na është dukur, neveritëse, përsëritëse
dhe e panevojshme për t’u publikuar.
Por, në atë libër janë sjellë edhe një seri materialesh
të cilat kanë pasur të bëjnë direkt me organizimin e
konferencës, siç janë korrespondencat e caktuar si dhe disa
komente, pëlqime, hamendje dhe refuzime që kanë ndodhur,
kryesisht në rrjetin social FB, ose që janë bërë drejtpërdrejt
me ideatorin dhe organizatorin e konferencës, të cilat krijojnë
një mozaik mendimesh, kurse në anën tjetër, brenda librit do
të bëjnë një atmosferë më interesante.
Jo vetëm kjo konferencë, por të gjitha aktivitetet që
organizohen e kanë edhe anën tjetër të medaljes, pasi edhe në
rast në fjalë kanë pasuar disa reagime, të cilat publikohen
të paprekura, më shumë për të parë edhe fytyrën tjetër,
me të cilën është detyruar të përballej vazhdimisht
LDK-ja.
Në fund të këtij shënimi publik e ndjejm si obligim moral
t’i falënderojmë të gjithë bashkëpunëtorët e shumtë, në
mesin e të cilëve: Hajdar Sadrija, Haki Latifi, Jusuf Demaj,
Zize Pepshi, Shqipe Kajtazi, Nazmi Peci, Milaim Vokshi, Sadik
Rrustemi, pronari i restorantit Bexhet Jakupi, fotografi Shaban
Bajrami dhe shumë të tjerë.
Po ashtu, nga referuesit janë falënderuar kryesia e Nëndegës
së LDK-së në St. Gallen, e në mënyrë të posaçme tre –
katër aktivistët e Nëndegës së LDK-së në St. Gallen,
(Shefqet Dibrani, Sallah Januzi, Qamil Çekaj, Gjokë M. Gjoka
dhe Milaim Vokshi), të cilët ishin jo vetëm nikoqir, por edhe
organizator të kësaj konferencës.
Në këtë plan, edhe në konferencë, por edhe në parathënien
e librit janë falënderur, anëtarësia e gjerë, për pjesëmarrjen
e tyre në konferencë, kurse për një falënderim më të
sinqertë, është bërë për sponsorët, të cilët i kanë
mbuluar shpenzimet që bëhen për organizimin dhe mbajtjen e një
konference të kësaj natyre dhe pikërisht në saje të tyre u
mundësua një buxhet simbolik për t’i mbuluar të gjitha
shpenzimet edhe për publikimin e materialeve të konferencës në
një librër të veçantë, për të qenë konferenca pjesë e së
ardhmes sonë të bukur që po na prinë! U tha pos tjerash në
atë Konferencë.
Vlen të theksohet se mbajtja e një konference të tillë
dhe në atë nivel si ishte, është mëkat të mos vazhdohet
kjo traditë, dhe pse jo edhe të mos bëhen publike edhe ato
opinione që shprushën dhembjen e përgjithshme të mërgatës
sonë!
|