Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Mërgata Manifestim

   

NËNDEGA E LDK-së NË  WOHLEN TË ZVICRËS  ORGANIZOI MANIFESTIM ME RASTIN E 7 VJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Wohlen 2015-03-02

Shkruan: Abas Fejzullahi

 

 

         Nëndega e LDK-së në Bremgarten/Wohlen të Zvicrës më 2015-03-01 në ora 13:00 në sallën e mbushur përplotë pjesëmarrës, anëtar dhe përkrahës të LDK-së mysafirë dhe kurbet- çarë, që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, të ardhur nga  të gjitha Trojet Shhqiptare, kaluan qaste të këndëshme gjatë përcjelljes së programit të pasur dhe paraqitur me pika kulturo-artistike, që organizatori është përkujdesur, për ta kujtuar dhe festuar 7 vjetorin e Pavarësisë  së Kosovës.
 

         Është e pranishme tek kurbetçarët, malli për vendin e origjinës, si dhe dëshira për ta pa ate, sa më mirë, dhe kur bëhet fjalë lidhur me 7 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, anë e këndë Zvicrës ku jetojnë dhe punojnë kurbetçarët, janë të organizuar në shoqata të ndryshme kulturo-arsimore, kremtojnë dhe festojnë festat kombëtare gjithandej Zvicërës me programet e tyre të pasura kulturo-aristike, ku pjesëmarrës në të shumten e rasteve janë edhe përfaqësues të ndryshem të institucioneve vendore Zvicërane.
 

         Po të bëhet një analizë e këtyre organizimeve festive, mund të vie deri tek krahsimet, që në kohë dhe hapësirë pasqyrojn situata ndoshta kundërthënëse dhe në shpërputhje me dëshirat dhe shpresat bazuar në rrjedhatë dhe zhvillimet e përditshmërisë në Kosovë dhe kurbet :


 
  • Derisa në Kosovë,  ka marrë përmasa shqetësuese  paraqitja haptas  e zhgë- njimit dhe humbja e shpresës dhe besimit tek përgjegjësit e institucioneve qeveritare, tek popullata e pa punë, në skamje dhe varëfëri të skajshme, pa shpresa për një vend pune dhe jetë të ndershme nga djersa dhe puna, si pasojë e qeverisjes së keqe, në veçanti që nga Shpallja e Pavarësisë së Kosovës  për herën e dytë, më 2008-02-17 nga Kuvendi i Kosovës, pasi që se njohen dhe se pranuan kurrë Shaplljen e Kosovës Republikë me Kushteuten e saj të njohur si Kushteuta e Kaçanikut më 1990-09-07... as himnin: Kur ka ra Kushtrimi në Kosovë, as Flamurin e Dradanisë me shenja e ngjyra kombëtare, të cilit ia dhanë flaken në mes të Prishtinës, vetem se ishte ide Kryetarit të parë  dhe historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës,  i urryer dhe i mallkuar nga ata që shpalosen Flamurin e sotem të Kosovës me gjashtë yje ngjyrë të verdhë pa asnjë element kombëtar shqiptar, me himnin margaritar pa tekst sepse shqiptaret e Kosovës u shëndrruan aty për aty në Kosovar dhe janë memec s`kane nevojë për tekst të himnit për ta kënduar..!  


 
  • Herë pas here në Kuvendin e Kosovës varsisht nga rrethanat dhe situatat e krijuaraë që vlerësohen si të përshtatshme, dëgjohen zëra dhe thirrje që Kosovën ta Shpallin Republikë edhe për heren e tretë… për shkak të dështimit dhe qeverisjes së keqe të Shpalljes ë dytë, e të cilët poashtu se kanë njohur dhe e kanë mohuar Shpalljen e parë në kushte dhe rrethana  të jashtëzskonshme nënë okupin serb..! Me këso veprimesh dhe kërkesash po i befasojmë dhe habitim edhe ndërkombëtarët, por, për fatin e keq të shqiptarëve jo për të mirë..!

  • Kurbetçarët, jetojnë dhe punojnë në rrethana tjera, kushtet për jetes i kanë shumë më të mira se bashkëatdhetarët e pa punë në Kosovë. Gjendja e rëndë ekonomike, papunëis adhe skamja në Kosovë, i shetson  vazhdimisht, por ende i mbanë shpresa se do të ndryshoj diçka për të mirë…!


 
  • Derisa në kurbet manifestimet zgjasin ndoshta një muaj kushtuar  7 vjetorit ë Pavarësisë së Kosovës, ndodh e kundërta në Kosovë, bile këtë vitë ishte mjaft e zymtë dhe pat edhe qytetar të pakicës, kolonizuese serbe ardhacak në Kosovë, ku hapatas deklaronin RTK-së se : Pavarësinë e Kosovës se njohi, sështë Festa e tyre, këte edhe zyrtar të komuave serbe, të mos flasim per Mitrovicen andej lumit Ibër që është nënë kontrollin dhe mbikqyrjen e Serbisë, ku secilit vizitor i bie ne sy se atje ka vetem flamj të Serbisë mbishkrime çirilicë dhe shenja e simbole serbe..!

       

           Manifestimin e hapi kryetari i nëndegës së LDK-së për Bremgarn/Wohlen z.Sebajdin Bajrami, i cili i përshëndeti të gjithë të pranishmit në sallë, në veçanti përfaqësuesit dhe mysafirë të veçantë, shoqatat kulturo-artistike dhe njëherit në emri e tij dhe të nëndegës së LDK-së ua përcjelli nurimet për 7 vjetorin e Pavarësië së Kosovës.


 

C:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04895.JPG

Sebajdin Bajrami, kryetar i nëndegës së LDK-së për bramgarten/Wohlen poshtë pamje nga salla

C:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04890.JPG

C:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04908.JPG

Z. Haki Latifi kryetar i LDK-së për Zvicër gjat fjalimit të tij përshëndets


 

        Kryetari i LDK-së për  Zvicër, Z. Haki Latifi, fillimisht përshendeti dhe uroj 7 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës të gjithë pjesëmarrësve dhe lexoj fjalimin e tij në viji:

          I nderuar Z. Agim Mehmeti,

I nderuar z. Sekretar i Degës së LDK-së në Gjermani z. Shpend Shala,

I nderuar kryetar i LAPSH-it për kantoni Aarau të Zvicëres z. Riza Demaj,

Veprimtar të shoqatave humanitare "Sali Çekaj" dhe " Hasi",

Të nderuar bashkatdhetar,

Të nderuar anëtarë të kryesisë dhe kryetar të nëndegëve të LDK-së në Zvicër, veprimtarë të LDK-së,

Të nderuar Zonja dhe zotrinjë, Të nderuar mysafirë dhe pjesëmarrës të tjerë të këtij tubimi madhështor,

Më lejoni që në emër të kryesisë së LDK-së Dega në Zvicër dhe anëtarësisë së saj t`ju përshëndes, në mënyrë të veçant duke përgëzuar dhe përshëndetur kryesinë e nëndegës së LDK-së në Wohlen /Bremgarten si organzatore e këti manifestimi dke ju uruar festën kombëtare 7-vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Dta e 17 shkurtit të këti viti, shënoi përvjetorin e 7-të të ekzistencës së vet si shtet të Republikës së Kosovës. Është dita kur Parlamenti i Kosovës aprovoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës më 2008, është dita e cila ngërthen në vete shumë vite përpjekjesh, vuajtjesh dhe lotëve e gjakut të derdhur , është dita që sublimon përpjekjet e gjeneratave vuajtjet burgjeve të mijëra të rinjve e të rejave, betejat e luftëtarëve, gjakun e qytetarëve luftën dhe gjakun e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për këtë sublimim të vullnetit tonë për liri e pavarësi është, dita që e realizon ëndrrën e brezave ëndrrën e netëve pa gjumë, të vuajtjeve nëpër burgjeve dhe persekutimeve nga regjimi barbarë serbosllav, ëndrrën e mërgimtarëve të ikur nga toka mëmë,ëndrrën e luftëtarëve të lirisë. 17 shkurti i vitit 2008, shënon po kështu edhe kthesën e madhe historike, në të cilën kjo aspiratë u legjitimua si e drejtë historike dhe politike e popullit të Kosovës për shtet të pavarur e demokratik. Pavarësia e Kosovës është kristalizuar si ide, është synuar politikisht dhe institucionalisht, me sistem e disiplinë, nga aksioni politik i Dr. Ibrahim Rugovës dhe i Republikës së parë të Kosovës, i asaj që është njohur si shtet paralel gjatë viteve 1990 dhe në vitin 1991 shtet i pavarur, mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë. Qëndresa paqësore mbarëpopullore, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 iu dhanë fund krimeve të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Historia, më në fund, vendosi drejtësi, sepse përmbushi një vullnet, një aspiratë apo një ëndërr shekullore të një populli të shtypur; ajo shpërbleu shumë mund, djersë, gjak, dhimbje dhe sakrifica sublime. Të nderuar Zonja dhe zotrinjë, Për të përmbushur ëndrrën e saj, Kosova kaloi përmes një kalvari të vështirë shekullor, mundimesh e sakrificash, gjaku e lotësh, përmes një historie përpjekjesh të kahmotshme të të gjithë shqiptarëve, në themelët e së cilës bijat dhe bijtë më të mirë të kombit vun gjakun e tyre brez pas brezi vetëm që të jetojnë të lirë në trungun e Dardanisë Antike. Ndaj, si gjithmonë, është momenti që t’i kujtojmë me nderim baballarët tanë, nënat, vëllezërit, motrat, bijtë dhe bijat më të mira të këtij vendi, të cilët, në vite dhe në rrethana të ndryshme, u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot, kujtojmë përpjekjet e pa rreshtura dhe shpirtin e një populli për të mos u përulur për liri dhe pavarësinë e Kosovës, të liderit politik, Presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorëve të Presidentit , veprën heroike të komandantit Adem Jasharit dhe të të gjithë dëshmorëve të rënë për të vendosur drejtësi dhe të gjithë atyre bijëve dhe bijave që me vullnetin dhe përkushtimin e tyre punuan dhe u flijuan për të ardhmen e këtij vendi. Historia e Kosovës nuk ka mbaruar, ajo sa po ka filluar, Kosova ka rrugë të gjatë për të bërë drejt shtet bërjes së vërtetë, drejt zhvillimit, përparimit, drejt integrimit ndërkombëtarë, por edhe brendakombëtarë e territorial, gjithandej ku shtrihen shqiptarët, për të jetuar ata të qetë e të lirë, për të zhvilluar e mëkëmbur qenien e tyre! Sot më tepër se kurrë institucionet dhe qytetarëvët në Kosovë kanë nevojë për besim, në mënyrë që të ecet para dhe të mos presim që hallet tona të na i zgjidhin të tjerët. Nëse ne vendosim mosbesimin, zhgënjimin, gjithçka, projektojmë çdo pakënaqësi tonën te institucionet, kjo nuk është e drejtë dhe nuk do i shërbejë askujt përkundrazi do të na kthehet në bumerang herët apo vonë. Ka nevojë që themelet e këtij shteti të ri të nisin me besim. Kanë kanë nevojë për një besim të madh, me një investim shumë të madh jo vetëm kombëtar shqiptar por edhe ndërkombëtar dhe çdo njeri ka përgjegjësi të ndërtojë jetën e tij në shtëpinë e tij, biznesin e tij, por ka dhe një përgjegjësi publike të ndërtojmë vendin ku jetojmë bashkë. Kosova, sa herë që do të kujtojë pavarësinë e saj, për herë e me respektin më të madh për qëndrimin e tyre njerëzor përballë çështjes sonë kombëtare, do të kujtoi shtetët mike të popullit shqiptarë dhe liderët e tyre siq janë: Presidenti Bill Klintonin, Kryeministri Toni Blerin, Sekretarja e SHBA-së Medlin Ollbrajt, Presidenti Xhorxh Bushin, Gjeneralin Uesli Klarkun, Ambasadorin Ulliam Walkerin, diplomatin Shein, ambasadorin Hollbruk, e dhjetëra personalitete tjerë të botës së lirë e të civilizuar dhe demokratike, që dhunës serbe i prenë rrugën. Edhe bashkatdhetarët këtu në Zvicër si kudo në botë si pjesë e qenies kombëtare janë të gëzuar dhe festojnë me krenari 7- vjetorin e shpalljës së pavarësisësë së Kosovës për tju bashkuar festimit dhe gëzimit të bashkkombasve në Kosovë , Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës e Mal të Zi e kudo ku gjenden Shqiptarët. Nga ky tubim festiv një falenderim i veçant i bëhet Qeverisë dhe popullit Zviceran për mbështetjen morale dhe materiale para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, në të cilën ishte ndër shtetët e para që njohu Pavarësin e Kosovës. Dhe vërtet ne, që patëm fatin të përjetojmë këtë ngjarje historike na bënë të ndihemi krenar. Zoti e bekoft Shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj! Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë! Urime dhe e Gëzofshim Pavarësinë e Kosovës për jetë e mot- Gëzuar ! Ju faliminderit për vëmendje. Wohlen/AG, 01 mars 2015 Haki Latifi, Kryetar

C:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04930.JPG

Pamje nga salla  

C:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04930.JPG

Shpend Shala, në emrin e tij dhe të Degës së LDK nga Gjermania, përshëndeti të pranishmit, bëri urimet dhe përgëzimet e tij për pjesëmarrësit në këtë organizim dhe u ndal me theks të veçantë në datat historike për Pavarësinë e Kosovës, siç tha në fjalimin e tij të shkurtër por gjithëpërfshirës për 2 Korrtorin dhe 7 Frytorin (Shtatorin) e votot 1990 , të Shpalljes së  Kushtetutes së Kaçanikut dhe Pavarsinë e Kosovës.


 

C:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04927.JPG

Riza Demaj

Kryetari LAPSH“Naim Frashëri“ për kantonin Aarau, Z.Riza Demaj bëri një fjalim të shkurtër por mjaft përmbajtësor, me urime dhe përgëzime , dhe në veçanti bëri thirrje të gjithë prindërve shqiptar nga te gjitha trojet  e Atdheut, që nëse dëshirojnë të ruajn gjuhën e origjinës, tì dërgojnë fëmijët e tyre në Mësimin Plotësues të Gjuhës Shqipe, kështu qe me këtë kryejn një detyrë dhe përgjeësi prindore por edhe kombëtare.


 

C:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04950.JPG

JANINA ISUFI

         Nxënësja  e klasës së  dytë Janina Isufi, në grupi e nxënësve këdoj këngë kushtuar Festës dhe si gjithnjë me talintin e saj në të recituar dhe kënduar, po dhënon vazhdimisht suksese të njëpasnjëshme.


 

C:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04888.JPG

Hapja  e programit me këndimin e himnit kombëtar dhe himni i Kosovës Kur ka ra Kushtrini në Kosovë

 

C:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04968.JPGC:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04969.JPG

Në foto pamje nga luajtja e valles së Rugovës nga koreografi Agron Bajrami

 

C:\Users\Abas\Desktop\2015\LARCOR (Mars) 2015\LDK-2015-03-01 Wohlen\DCIM\297MSDCF\DSC04938.JPG

Shkolla e vallëzimit të Ansamblit SHOTA në Aarau- Zvicër , udhëhequr nga koreografi  Agron  Bajrami, paraqiti disa pika programore nga thesari i pasur i folklorit kombëtar që u mirprit nga pjesmarrësit me duarrokitje  të gjata në shenjë falenderimi e mirënjohje.

 

Programi vazhdoi me këngë e valle nga shoqërit kulturoartistike  si dhe pjesëmarrësit iu bashkangjiten vallzimit deri në përfundim.


Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .