Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Mërgata Manifestim

   

LAPSH „NAIM FRASHËRI“ NË KANTONIN E SOLLOTHURNIT KREMTON 7 VJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS
 
Shkruan:
 Abas fejzullahi

 

 

  • Derisa bashkëatdhetarët në kurbet, përpjeken me kremtue 7vjetorin e pavarësisë së Kosovës …

  • Kosova hallemadhe, përballet, me  papunësi, skamje, mjerim dhe ikjen nga vendlindja ..!

  • Gjithsesi prek dhe lëndon bashkëatdhetarët në kurbet për gjendjen jo të mirë në Kosovë..!

        Në sallën e restorantit Rrushi-Traube, dekoruar dhe përgatitur nga i zoti  i restoran- tit Z.Gjergj Laski në Langendorf të Solothurnit në Zvicër, LAPSH„Naim Frashëri“ për kantonin e Solothurnit, më 2015-02-22, qfaqi një program kulturo-artistik kushtuar 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, pergatitur s`bashku me mësimdhënës/e, nxënës, prindër, dashamirë dhe përkrahës të mësimit plotësues të shkollës shqipe.

 

          Organizatorët e programit fillimisht ja dhanë fjalën mësuesit në pension qe katër vite, Abas Fejzullahi, ta hap manifestimin kushtuar 7 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, i cili përshëndeti nxënësit, prindërit dhe gjithë pjesëmarrësit e pranishëm. Në vazhdim,

shkurtimisht foli për rrugëtimin historik dhe përpjekjet e bëra gjatë këtij rrugëtimi të gjatë e shumë të vështirë, për pavarësi e bashkim kombëtar, qysh se ekzistojnë shqipta- rët e në veçanti, që nga koha e Skënderbeut 1443-11-28, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878- 06-10,  Shpallja e Pavarëisë së Shqipërisë në Vlorë më,1912-11-28 dhe 2 korrtori i vitit 1990 dhe 1990-09-07 shpalljen e pavarësisë së Kosovës përmes referendumit  e deri te lufta e UÇK-së, ndihma e NATO-s dhe shpallja për herën e dytë  të pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 në Parlamentin e Kosovës, e njohur deri me tash ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të botës (por është për t`u çuditur: se sa na, po e njohim, pranojmë dhe dojmë vetveten dhe Kosovën ashtu si është… me halle shumë që ja kemi shkaktuar vet e ne veçanti qeveritaret e sëmurë në gjitha drejtimet.!?)

         Po na ndodhin, gjëra të çuditshme dhe çoroditëse, nga teket dhe inatet, smira dhe lakmia për pozita e pushtet e përfaqësuesëve të strukturave politike dhe po na kushtojnë shumë shtrenjtë  në të gjitha drejtimet...!


 

Në Gjysmën e Shqipërisë së sotme politke festohej e festohet:


 
  1. Partia Socialiste çlirimin e Shqiperisë pas përundimit të LDB e festojnë më 29 Brymor( Nëntor)..!

  2. Partia demokratike  më 28 Brymor( Nëntor)

  3. Populli feston papunësinë, skamjen,varfërinë dhe ikjen nga atdheu..!

Edhe Kosova hallemadhe me përçudnime:


 
  1. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nënë okupimin serbosllavë u bë më referndum gjithëpopullor dhe u shpallë Kosova Republikë më 7Frytori( shtatori) 1990 në Kaçanik.

  2. Heren e dytë Kuvendi i Kosovës e shpalli Kosovën Republikë në acarrin  e 17 shkurtit 2008…por tanni në sigurinë dhe pranin e NATO-së...!

  3. Me 2015  në 7 vjetorin e shpalljes së pavarëisë së Kosovës, populli po ikë ku sytë këmbët nga Kosova nga, zhgënjimi, papunëisa, varfëria dhe mjerimi ..!


 

C:\Users\Abas\Desktop\LAPSH-Burgdorf 2015-02-20\2015-02-22 Lidhur me Pavarësin e K\DCIM\287MSDCF\DSC04666.JPG

Pamje nga salla gjatë përcjelljes së programit dhe duartrokitjet për nxënës


 

         Mësuesja, Arbresha Ibraimi, në bashkëpunim me mësuesen Albana Morina  dhe veprimtaret vullnetare tani më të përershme në përkrahjen e mësueseve dhe të shkollës shqipe Diana Kabashi, Arlinda Surdulli dhe Ludvik Kabashi, kishin bërë gjitha përgatitjet organizative si për pritjen e pjesëmarrësve dhe paraqitjen e programit të përgatitur bashkërisht, me nxënësit e bashkisë së Zuchwil të Solothurnit, me disa recitime të nxënësve dhe me një pjesë instrumentale luajtur me kitar nga nxënësi Albion Kabashi  e që u mirëpriten me duartrokitje. Në vijim u përcjell me interesim parashtrimi i pyetjeve për të pranishmit nga na e nxënë- sve dhe përgjegjet e dhëna nga pjesëmarrësit në sallë, vlerësoheshin nga grupi i nxënësve se pergjegja që ipej ishte e saktë apo e pa saktë, nga fusha e gjuhës dhe letërsisë shqipe, historia, gjeografia, dhe sporti, që ishte një freskim dhe risi nga pikat programore.


 

C:\Users\Abas\Desktop\LAPSH-Burgdorf 2015-02-20\2015-02-22 Lidhur me Pavarësin e K\DCIM\287MSDCF\DSC04652.JPG

Albion Kabashi  me kitar, luajti melodi të zgjedhura sipas notave muzikore

        Albion Rexhaj, nxënës i klasës së tretë, jo vetem që freskoj dhe i dha gjallëri e madhshtoj programin, me këngët e kënduara kushtuar, kurbetit, gjyshërve, atdheut, gjuhës shqipe, Abetarës po edhe thirrjet e tij për të dashur atdheun, kombin, Kosovën, e të cilat i këndonte shumë natyrshëm dhe me një zë melodik e talent të rrallë që mahniti edhe të pranishmit e në veçanti rapsodin e mirënjohur nga Kosova Lindore z.Hekuran Rexhepi i cili anë e këndë Zvicrës e më gjërë,  vite me rradh i ka kënduar dhe i këndon atdheut, kurbetit, hero- njëve e dëshmorëve të Shqipërisë Natyrale pjesët e së cilës janë të pushtuara e të ndara në disa shtete,  në vazhdimsi s`bashku me djalin dhe vajzen Hysnije(e njohur si Fatime Sokoli) aty për aty i thuri disa fjalë lavdruese e falënderuese për Albionin si talent i lindur, ashtu siç dijn të flasin e më  mirë të këndojnë këngëtarët dhe krahasoi ate me tenorin e mirënjohur Bashkim Paçukun. Në shenjë mirënjohje në vijim tha: Albioni më bëri aq kurreshtar për talentin e tij sa që më shkoi medja, ta marrë apo maos ta marrë në dorë ma sharkin… talenti i Albionit të vogël që për mua është shumë i madh, më gëzoidhe emocionoi shumë në të njejten kohë, andaj i dëshiroj  shëndet dhe sukses nga zemra…

C:\Users\Abas\Desktop\LAPSH-Burgdorf 2015-02-20\2015-02-22 Lidhur me Pavarësin e K\DCIM\287MSDCF\DSC04663.JPG

Albion Rexhaj me mikrofon gjatë këndimit  të këngëve kushtuar Kosovës dhe kurbetit

C:\Users\Abas\Desktop\LAPSH-Burgdorf 2015-02-20\2015-02-22 Lidhur me Pavarësin e K\DCIM\287MSDCF\DSC04667.JPG

Nga e majta në të djathtë me mustaqe rapsodi Hekuran Rexhepi në mes

Albion Rexhaj dhe mësuesi i Albionit  Hamzë Morina

        Programi vazhdoi rrjedhen me daljen para pjesëmarrësve rapsodi nga Kosova Lindore Hekuran Rexhepi që kënduan disa këngë s`bashku me djalin  Ridvanin dhe vajzen Hysnijen, kushtuar heronjëve, dëshmorëve  përfshi të gjitha periudhatë prej kohës së Skënderbeut e deri tek pavarësia e Kosovës si dhe këngën me thirrje që të mos e lëshojnë Kosovën  për të dalur në kurbet edhe përkundër gjendjes së rëndë ekonomike tani…u mirëprit me duarrokitje nga pjesëmarrësit. Hekurani mbajti një fjalim përmbajtësor lidhur me ambjentin ku mbahje programi dhe falënderoj organizatorët për pritjen dhe organizimin e mrekullueshëm.

C:\Users\Abas\Desktop\LAPSH-Burgdorf 2015-02-20\2015-02-22 Lidhur me Pavarësin e K\DCIM\287MSDCF\DSC04680.JPG

Ridvani në mes Hysnija(e njohur si Fatime Sokoli) dhe Hekuran Rexhepi gjatë këndimit të këngëve kushtuar festës së pavarësisë së Kosovës

C:\Users\Abas\Desktop\Dropbox\LAPSH 2015-02-22 Foto Ludvik Kabashi\IMG_0581.JPG

Albion Raxhaj, pranon letren ku  rapsodi Hekuran Rexhepi ia kushtoj, për talenitin e tij dhe lutim mësuesin në pension Abas Fejzullahi që t`ja dorzon… në shenjë kujtimi e nderimi nga ky manifestim.

 

         Herë pas here u lexuan edhe poezi me përmbajtje kushtuar vendit të origjinës dhe rrjedhave të së kaluara dhe të tani në Kosovën hallemadhe, me përballjen e saj me gjendjen e rëndë ekonomike, papunësinë dhe skamjen që kanë marrë përmasa jo vetem shetësuese, por çfarë është edhe më e rëndë se ka humbur besimi dhe shpresa me arsye, tek institucionet shtetërore për një të ardhme më të mirë në vend, ku haptas  flitet dhe shkruhet për çdo ditë se fajtor për këtë gjendje është keqëqeverisja dhe institucionet shtatërore qysh se është shpallur pavarësia e Kosovës nga Parlamenti i saj më 2008-02-17.

          Keqpërdorimet(korrupsioni) krimi i organizuar ekonomik dhe politik ka përfshi të gjitha institucionet shtetërore të vendit, papunësia është mbi 50%, skamja dhe varfëria vazhdimisht në rritje e sipër dhe si pasojë e gjitha ketyre dukurive është, ikja e qytetarëve nga Kosova kudo që të munden me shpresë se do të sigurojnë kafshatën e bukës dhe një jetë më të mirë, nga se shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë i kanë humur tërsisht…!

C:\Users\Abas\Desktop\Dropbox\LAPSH 2015-02-22 Foto Ludvik Kabashi\IMG_0580.JPG

Rapsodi Hekuran Rexhepi përshëndet të pranishmit dhe falënderon organizatorët dhe përgëzon talentin e ri nxënësin e kl.III.të Albion Raexhaj për zërin dhe këngët e mrekullueshme.

C:\Users\Abas\Desktop\Dropbox\LAPSH 2015-02-22 Foto Ludvik Kabashi\IMG_0574.JPG

Pas drekimit programi vazhdoj me kënë e valle festive


 

Poezin në vijime lexoj vet autorja:


 

BACI  ЁSHTЁ KETU

C:\Users\Abas\Desktop\LAPSH-Burgdorf 2015-02-20\2015-02-22 Lidhur me Pavarësin e K\DCIM\287MSDCF\DSC04693.JPG

Arta Dёrmaku-Esati


 

Borёn e kuqe acarin

I shkriu fryma e ngrohtё

Dielli lёshoi rrezet

Ia pat zёn dritёn hёna

Ngrohtёsia pushtoi zemrёn time

Shpёrtheu njё vullkan

 

Dora mё dridhej

Kur merrja njё cop pastё

Tё ёmbёl si mjalti

Tё bardh si tambli

 

Kjo tort hahet veç njё her !

 

Bisedoj me engjullin tim

Ta çoj gёzimin nё qiell

S`ka nevojё: tha shkurt

Baci ёshtё kёtu, me ju.

 

Arta Dёrmaku-Esati


 

U lexua edhe poezia e aristit të mirënjohur Çun Lajçi

PRESIDENT

Poezi e dhimbshme për 7 vjetorin e pavarësisë: President çlirimtarët po ikin!


 

PRESIDENT


 

Mëkat që s’je


 

Në 7 vjetorin e Pavarësisë


 

Ti shohësh çlirimtarët


 

Duke ikur me gra e fëmijë!


 

Tani s’i përbeva n’Dhè


 

Por u shkrova poezi.


 

U thashë: Pashë lotin tim


 

Mos ikni n’dhe t’huaj!


 

M’thanë: Fëmijtë duan bukë


 

Shkronjat hani ju


 

Ne s’hamë poezi!!!


 

President u dogjem


 

Në mes të Janarit


 

Çelsin e mori gjarpëri


 

E po rrëshqasim


 

Danubave,Tisave e Vardarit!

Çun Lajçi

DUKE PRITUR  PAVARËSINË  ????!!!!

suposte_pavarsija[1]



 

ODE KOSOVARE

 

Oj Kosovë oj babaxhane,

Kush po e pret moj k,mishën tënde,

Me standarde, kushtëzime,

Me dredhi e me mashtrime..!


 

Një ,, Anan" me një UNMIK,

Një Solanë munafik ,

Ahtisar e djall mbi djall,

Lozin gogla me shqiptarë..!


 

Japin urdhëra, detyra,

Aq sa mban e s'mban fytyra:

,,Urtë e butë na thonë përditë

Me vlladikë e me çetnikë"...


 

4.

Me shqiptarët e përçarë

Është lehtë të bëjm' pazare,

Bajmë Pazar e bëjm ujdi

Siç pëlqen mikja Serbi ...

 

Oj Kosovë oj babaxhane,

Ç'nuk ke parë në jetën tënde,

Sa Millosha e Tadiça,

Drashkoviçë e Kushtunica...!


 

Oj Europë ,,demokrate"

Sa herë trupin ma përgjake,

Po të ishte Fishta gjallë

Do të bënte prap përrallë..!


 

Prandaj Fishta me të drejtë

Të ka thënë një të vërtetë,

Interes e padrejtësi I

ke shpallë për perëndi...


 

“Ah, Evropë he kurva e motit !

Qi i re mohit punve t`Zotit ,

Po kjo asht shej i qytetnis

Qi me da tokët e Shqypnisë,

Për me knaq klysht e Rusisë ! “


 

Tis i ri n'demokraci,

Këmishë e vjetër për Shqipni,

Masë e pres i bëjnë në Serbi,

Rrobat qepen në Austri...!


 

Abas Fejzullahi  2006-11-17


Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .