Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 
 

 

 

Mërgata Manifestim letrar

   

MËRGATA- krenaria jonё
 
Shkruan:
Bedri TAHIRI  

Bedriu

 

 

(Fjalё pёrshёndetёse nё orёn letrare me mёrgimtarёt krijues, mbajtur nё Kalanё e Vushtrrisё, mё 14 gusht 2014)

Drejtuesit e orёs letrare me mёrgimtarёt nё Kalanё e Vushtrrisё

(Bedri Tahiri, Shpresё Rama, Sevёme Fetiqi dhe Hasan Qyqalla)


 

Tё respektuar mёrgimtarё qё kёto ditё na begatuat ekonomikisht, shpirtёrisht e emocionalisht!

Tё nderuar tё pranishёm, qytetarё, krijues, adhurues tё fjalёs sё shkruar e dashamirёs tё kёtyre vlerave kombёtare, qё qyteti i lashtё i Vicianёs e ka traditё tё kahershme!

         Sot, po ndjehem i nderuar dhe i priveligjuar qё po mё jepet rasti t’u drejtohem mёrgimtarёve tanё, tё cilёt si ambasadorёt mё tё mirё, me punёn dhe veprat e tyre, na bёjnё krenarё para gjithё botёs. Mërgata shqiptare, si gjithmonë, edhe sot, mbase mё shumё sё kurrё, po luan rol të madh në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar në dhe të huaj. Shikuar hollё e hollё,  nё mёrgim vajtёn thuajse mё tё mirёt, ata qё kёtu u bёnё halё nё sytё e shkelёsve mizorё serbё dhe tё kukudhave trutharё, tё cilёve u kishte marrё koka erё. Ajo vepron kudo në globin tokësor dhe pёrbёhet nga pjesёtarё tё tё gjitha hapёsirave shqiptare.


 

Pamje nga ora letrare


 

       Tё nderuar mёrgimtarё! Ju, bijtё dhe bijat mё tё devotshёm tё kombit, pёrherё qёndruat afёr trungut rrёnjёthellё kombёtar. Dje, mbajtёt gjallё familjet tuaja, ndihmuat skamnorёt dhe shkollat shqipe nё Kosovё, ndihmuat UҪK-nё dhe luftёn e saj tё drejtё e ҫlirimtare,  ndёrkaq sot, jeni potencial i pazёvendёsueshёm ekonomik, politik e intelektual. Ju, krahas mbjelljes sё farёs sё diturisё e kulturёs kombёtare tek brezat e ardhmёrisё, atje ku jetoni e veproni, po tregoheni edhe organizatorё tё shkёlqyer, duke themeluar shoqata, klube, asocoacione, mbarёkombёtare. Fjalёn e urtё suedeze: Kush dëshiron të këndojë, gjithmonë do ta gjejë këngën! Ju e keni kuptuar mё sё miri. Kёshtu, i palodhuri z. Hysen Ibrahimi dhe kolegёt e tij, mё 26 nёntor 2011, nё Suedi,  formuan Shoqatёn e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, e cila sot numёron mbi 100 anëtarë e qё i kanë të shkruara mbi 200 vepra tё gjinive tё ndryshme letrare.

Dhe, sot, lirisht mund tё flasim pёr njё pjesё shumё tё rёndёsishme tё letёrsisё sonё kombёtare- Letёrsinё e mёrgatёs shqiptare. Kjo po dёshmohet dita- ditёs. Vitin qё shkoi, nё Koblenz tё Gjermanisё krijuesit shqiptarё nga tё gjitha shtetet e globit themeluan “Lidhjen e Krijuesve Shqiptarё nё Mёrgatё”, udhёhequr nga krijuesi Hasan Qyqalla.

Edhe Vushtrria jonё po pёrfaqёsohet dinjitetshёm nga mёrgimtarёt e saj nё tё gjitha fushat e jetёs edhe nё atё tё krijimtarisё. Kёshtu, nё kryqendrёn e Austrisё mike, nё Vjenё, vepron hiҫ pa u ndalur mёsuesi, veprimtari, studjuesi e krijuesi Hazir Mehmeti, i cili, pos tjerash ka botuar monografinё “Arsimi shqip nё Austri” dhe “Abetaren”, e cila ёshtё licencuar nga Ministria e Arsimit tё Austrisё dhe me tё po punojnё shumica e shkollave shqipe nё Mёrgatё.

Bedri Tahiri duke referuar


Remzije Zekolli, Bedri Tahiri, Sevёme Fetiei dhe Advije Maxhuni


 

Nё Gjermani kemi doajenёn e poezisё, Sevёme Fetiqin, zёdhёnёse e Lidhjes sё Kriujesve Shqiptarё nё Mёrgatё, e cila ka bёrё shumё publikime dhe ka fituar shumё ҫmime, kemi Valon Rashicёn etj.

Nё Suedi kemi Raif Mehmetin, i cili ka bёrё dy libra dhe qё dy mandate ёshtё asamblesit nё Komunёn e Nybros, kemi edhe Abdyl Ukёn me tre libra tё botuar, Fadil Shytin e palodhshёm, qё me penёn e stёrholluar pasqyron historinё dhe aktualitetin etj.  

Nё Itali ёshtё Avdi Beqiri, e nё Zelandёn e Re  poetja e veprimtarja Silva Tёrnava…

                                         Hyrja e Kalasё


 

Pa ju lodhur me emra (kёrkoj falje nga ata qё nuk i zura nё gojё), kёto mure tё gurta tё Kalasё sё lashtё iliro- dardane, kulla e sё cilёs atёbotё, pёrveҫ qёndresёs dhe trimёrisё, ndante edhe drejtёsinё qё nga pika e skajshme e Drenicёs e deri nё Toplicёn tonё tё paharruar, sonte me padurim po presin tё dёgjojnё frymёzimet e muzave Tuaja krijuese. Fjalёve Tuaja tё bukura, plot mall e dashuri,  do t’u bashkangjitet edhe zёri  i krijuesve vushtrrias jomёrgimtarё dhe e tё tjerёve qё janё tё pranishёm..

Suksese dhe mbarёsi nё jetё e nё krijimtari!


 

Vushtrri, mё 14 gusht 2014


Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .