Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Mërgata -

Biblioteka Pestalozzi, qendër e formimit, kulturës dhe informimit

Shkruan:
rml
 


 

 

“Mirëseardhje të përzemërt në PBZ Hardau!*

Biblioteka me e re, biblioteka e 15-të e PBZ-bibliotekave në qytetin e Zyrihut është PBZ Hardau. Si një bibliotekë publike dhe moderne, me një ofertë të artikujve më aktualë, është në pulsin e kohës dhe bartë shkollimin (formimin), kulturën dhe informacionin si dhe është e hapur për gjithë popullatën e Zyrihut.”

Me drejtoreshën Suela Jorgaqi në lokalet e biblotekës

Dëgjova për këtë bibliotekë që ditët e para të fillimit të punës gjatë vitit 2009, por nuk pata rast konkret të njihem më afërsisht me aktivitetin e saj.  Nga fundi i 2013-s, e sidomos në fillim të këtij viti, pata mundësinë, në një përurim libri, të njihem nga afër me punën e kësaj qendre kulture, arsimi dhe edukimi. U njoha me Drejtoreshën Suela Jorgaqi dhe u interesova më detalisht për aktivitetin dhe mundësitë që ofrohen këtu.

Është krenari kur gjejmë njerëz që me zell kryejnë punën e tyre profesionale, sidomos në kushtet e vështira që hasen në mërgatë. Jo, nuk flas për kushte ekonomike apo shoqërore, niveli jetësor është solid; unë flas për kushtet që imponon kultura dhe gjuha e vendit në të cilën prindër e fëmijë janë shpesh të humbur në labirinte me përballjen e integrimit në mesin zviceran. Së pari në shtëpi, prindërit (shumica prej tyre që ia mësynë gyrbetit në moshën 20-30 vjeçare dhe rigrupimit familjar. Komunikimi në mes prindërve dhe fëmijëve bëhet me fjalë e fjali gjysmake; njëra palë nuk e flet gjuhën e vendit mirë, tjetra nuk e flet gjuhën amtare mirë, por shumë shpesh, sidomos prindërit, nuk e flasin asnjërën si duhet.

Prindërit me fëmijët nga dy gjer më pesë vjeç, kanë mundësi të dëgjojnë dhe të tregojnë përralla, mësojnë këngë, vjersha, të shikojnë libra me figura, të lozin, ngjyrosin dhe bëjnë punëdore të tjera edukativo-arsimore.. Këtu njëherit prindërit kanë mundësi të shkëlqyeshme të marrin këshilla informative për të ndihmuar fëmijët e tyre të flasin më mirë shqipen gjegjësisht gjermanishten. Në prospektin e bibliotekës gjejmë “logon” ose më mirë, moton e saj të bukur: “Zbuloni me fëmijën botën e përrallave dhe librave me figura”. Por  është me rëndësi të thuhet se biblioteka posedon akoma më shumë se kaq: ajo është e pajisur me 35.000 media: libra, CD dhe DVD, e gjitha në disponim të interesuarve.

Suela Jorgaqi në vendpune

Pasi në këtë kontekst hyn edhe integrimi i shëndoshë, pa trysni dhe pa shtypje të ndryshme që mund të hasen aty këtu e në mjedise e aktivitete ditore, Znj, Jorgaqi bashkëpunon me profesionistë të profileve të ndryshme. Muajve të fundit, ndihmë prindërve u mundësoi Znj. Trëndelina Jaha.  Në vazhdimësi bashkëpunon me Caritas-in përkatësisht me z. Liri Lushi dhe Qendrën e Integrimit “Aleksandër Moisiu”.

Znj. Suela Jorgaqi, me shumë përkujdesje dhe dashamirësi, njofton publikun shqiptar se këtu, ajo mundëson falas organizimin e manifestimeve dhe aktivitete të ndryshme kulturo-argëtuese, mbledhje, përurime, ekspozita, revy... Ajo gjithashtu është e gatshme kur është nevoja, të moderon me talent të rrallë, rrjedhën e manifestimeve që mbahen në lokalet e bibliotekës.

*Biblioteka gjendet në Norastrasse 20, 8004 Zürich dhe është e hapur çdo ditë pune me orar 14.00 - 19.00 dhe të shtunave: 10.00 - 16.00.

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .