Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Mërgata -

LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTARË NË GJERMANI (LSHAKSH) NDERON KOLOSIN E MADH TË LETRAVE SHQIPE AZEM  SHKRELIN

Shkruan:

Shaban Cakolli

 


Shaban Cakolli

 

Azem Shkreli,një autoritet i cili nuk mund të zëvendsohet, njeri i  madh i kulturës sonë  kombëtare,që me mençuri lëroj gjuhë e kulturë kombëtare i cili u ngjit në majë të letrave  shqipe dhe vetës i krijoi pavdekësinë, i mungon Kosovës, anekënd trojeve shqiptare, shumë letrar Europian thonëse i mungon  Europës, na mungon neve mërgimtarëve të shkapërderdhur ënë e kënd  nëpër botë,me te kishim një krijimtari më të fortë, më moderne, kinomatografi më të sukseshmet,qenja e tij  i kushtohej poezisë,ishte dhe mbetet figura më madhore që  mbajti gjallë  lirinë e Kosovës.Për mërgatën tonë shqiptare, në veçanti për krijuesit tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, Azem Shkreli ishte shpresa dhe drita e mërgimtarëve, ishte ambasadori i vërtetë i kulturës sonë, bashkëpunonte me ne dhe na jipte këshilla,nga se kush pos tij atëbotë nuk mirrej me kulturën tonë në mërgim,pos tij.Azem Shkreli ka kohë nuk është fizikisht  me ne,por për ne krijuesit në mërgatë mbetet figura më madhore,më e çmuara,udhërrëfyesi më i mirë i krijuesve në mërgim.

LSHAKSH në Gjermani gjithnjë nderon veprën e tij,organizon takime të llojllojshme për te,por tani katër vite  me radhë organizon manifestimin tradicional për Azem  Shkrelin,manifestim ky garues në të cilin ipen  çmime për tri veprat  më të mira.Këtë të shtune me 17 maj,në sallën e kulturës në Ennepetal të Gjermanisë LSHAKSH,mbajti takimin tradicional Azem Shkreli në mërgatë 2014.Manifestimit ia shtuan gjallërinë pjesëmarrja e familjes Shkreli,znj.Behare Shkreli dhe  Valon  Shkreli,të cilët janë shumë të çmuar dhe rrespektuar për mërgimtarët,shkrimtarë,poet,e dashamir të fjalës së shkruar,mërgimtarë të ardhur anë e kënd Europës,këngëtarë,piktor,aktor,nxënës të shkollës shqipe të Wupertalit me mësuesin e tyre Sami Thaçi,etj....Kishin ardhur edhe shkrimtarë e poet nga Kosova si Halil Xani dhe Qëndresa  Halili,xhirues nga RTK-ja Ragip dhe  Kushtrim  Rama.Blerta  Kelmendi,si moderatore mjaft e sukseshme e moderoj programin, ku në fillim ftoj për fjalën përshëndetëse kryetarin e nderit të LSHAKSH,z.Martin Çuni,i cili me pak fjalë të ngohëta, këshilluese dhe edukative,u ndoq me vemendje të lartë dhe shpërtheu me duartrokitëje nga masa.Për jetën dhe veprën e Azem Shkrelit,foli kryetari i LSHAKSH,z.Pal Sokoli,i cili mestjerash shtoi:

 
Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik, 
degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor
 i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim "Zogj dhe gurë", botuar më 1997.


Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit.

Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër..


Hasan Qyqalla,Kryetar i LKSHM, i cili përshëndeti familjen Shkreli dhe të gjithë të pranishmit, foli p rëndësinë e manifestimit Azem Shkreli, lëvdoi veprimtarinë e Azem Shkrelit në përgjithësi dhe të veçantë në letërsinë shqipe.LSHAKSH në Gjermanirolin prioritar ia lë bashkëpunimit me rininë tonë të mërguar.Falemnderuar mësuesit Sami Thaçi,i cili me nxënësat e tij të shembullor ka vite që bashkëpunon me ne, u prezantuan me këngë e valle kombëtare dhe një recital dy gjuhësh shqip-gjermanisht.Pjesa e parë e takimit ishte e pregaditur me punime domethënëse nga Azem Shkreli dhe për Azem  Shkrelin,ku me poezi për Shkrelin u prezantuan:Dibran Demaku,poet e publicist,aktori Musa Mulolli, Anxhelina  Krasniqi-Bardhi,etj..

Me një poezi të arrirë u paraqit edhe poeti ynë i njohur nga Kosova Halil Xani.Driton Gashi,një artist i merituar,i cili në Gjermani ka ardhur si fëmijë,i dalluar në mësime  të shkollës gjermane dhe asaj shqipe,tani pedagog në shkollat gjermane,këngëtar i mirënjohur,shkrimtar,para të pranishmëve

shpalosi nga reportuari i tij këngët:Kur të jeshë  mërzitur shumë(teksti i Dritëro Agollit")dhe Valësi i lumturisë,kënaqi të pranishmit dhe u shpërblya me duartrokitëje të zjarrta.Ashtu publikun e ndezi me këngë për Pjetër Bogdanin,rrapsodi ynë i mirënjohur Zyber Topalli.Krenaria në mërgim na mbanë kur rinia jonë e mërguar ruan gjuhë,kulturë e traditë,dashurinë për atdheun,kur të rinjët në mërgim i recitojnë e këndojnë atdheut,dëshmorëve të kombit,ndihemi se këta fëmijë nuk mund të asimilohen.Të tillë ishin vëllezërit  Kurtishi,të cilët me këngët e tyre për atdheun  mrekulluan pjesëmarrësit.
 
Dihet se me këta djem të rinjë ka punuar shumë edhe babai i tyre dhe këngëtari ynë i merituar z.Llokman Kurtishi.
 
Sekretari i LSHAKSH-në Gjermani dhe udhëheqësi i komisionit të Konkursit të sivjetmë poeti dhe publicisti Shaban Cakolli, në emër të jurisë se përbërë nga: 
1. Shaban Cakolli( poet dhe publicist)
2. Faruk Tasholli(shkrimtarë,poet, publicistë dhe autor i shumë teksteve të këngëve hite)dhe
3. Miradije Gashi, (poete e publiciste).
Shpalli fituesit e vitit 2014 të Konkursit letrarë, ”Azem Shkreli”.
Vendi i parë i takoj poetit, Naim Fetaj: “Terrinë përtej diellit”, përmbledhje poezish 
Vendi i dytë shkrimtares, Bukurie Bushati: ”Buzëqeshje me gjurmë lotësh”, tregime 
Vendi i tretë poetes, Fakete Rexha: Bota e vogël e Beri Lu, tregime dhe poezi. 

Shaban Cakolli tha, këtë vit kemi pasur një konkurrencë vërtetë të madhe, na ka ardhur shumë keq qe na duhej të veçojmë tre fitues po sipas konku rrencës, për jurinë fitues janë të gjithë ata qe konkurruan. Shpërblimet i ndanë në emër të familjes Shkreli, Valon Shkreli, (djali i Azemit) dhe Shaban Cakolli në emër të jurisë se Lidhjes sonë. Në emër të te shpërblyerëve folën Fakete Rexha, “Mua mu nda Cmimi i tretë për librin e botuar mes dy takimeve "Bota e vogël e Beri Lu". U gëzova. Shumë u gëzova. Ndaj, desha ta falenderoja Zonjën Shkreli bashkë me familjen e saj si donatore kryesore. Pal Sokolin - Kryetar i Lidhjes së SHAK të Gjermanisë. Këshillin Organizativ të manifestimit dhe Jurinë. Edhe gjithë të tjerët që jeni të pranishëm në këte manifestim të fjalës së bukur artistike. Prania e familjes së Azem Shkrelit dhe e tëgjithë ju krijues te dashur,pastaj ky çmim qe mu nda sot,do te jenë frymëzim dhe një motiv më shumë per krijimtari të re. Ndërsa fituesja tjetër Bukurije Bushati tha ;”Hera e parë qe marr pjesë në një konkurs letrar. Kjo në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqipar në Gjermani. U paraqita me librin tim, përmbledhje tregimesh,” Buzëqeshje me gjurmë lotesh”.Mendoj se të fitosh çmimin libri me i bukur i vitit, eshte me gjithmënd gëzim, por të fitosh, edhe pse jo te parin, por vendin e dytë me cmimin, “Azem Shkreli”, kjo është lumturi! Faleminderit, për vlerësimin, juria, faleminderit Kosova, faleminderit zonja Shkreli! Jam e nderuar prej jush! Këngëtari Driton Gashi ju dhuroj qe të tre fituesve nga një CD dhe nga një Libër mr këngë te reportuarit të tij. U ndanë edhe mirënjohje në emër të Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani. Mirënjohje kësaj radhe i ndamë: Poetit tanimë të ndjerë: Fehmi Korqa, për aktivitete dhe krijimtari pranë LSHAKSH-së në Gjermani. Poetit dhe ish kryetarit të LSHAKSH-së tani i LSHKSHM z. Hasan Qyqalla, për punë dy vjeçare panë saj. Pastaj poetes dhe zëdhënëses së Lidhjes sonë , Sevëme Fetiqi, për veprimtari dhe aktivitet pranë saj. Mirënjohje i ndamë edhe poetit dhe sekretarit te LSHAKSH-së Z. Shaban Cakolli, si krijuesi më aktiv i vitit. Mirënjohje i ndamë edhe zonjës Drita Nikoliqi-Binaj, për pjesëmarrje aktive në aktivitetet e LSHAKSH-së në Gjermani dhe me në fund i ndamë mirënjohje edhe shkrimtares nga Kosova, Qëndresë Halili, si pjesëmarrëse më e re pranë të manifestimit tonë. Mirënjohjet i ndanë Martin Çuni( Kryetari i nderit) dhe Pal Sokoli(Kryetar i tanishëm) të LSHAKSH-së në Gjermani. Kryetari i Shoqatës “Lichtblick” z. Ismet Mehmetaj, në emër të shoqatës se vet, ndau dy mirënjohje, një mirënjohje publi ke për LSHAKSH në Gjermani, 2014 për aktivitete dhe organizim të mirëfillte të mërgatës, dhe një mirënjohje për Znj. Mimoza Kallja nga Muncheni.

 
E cila i gjendët gjithmonë pranë çdo aksion humanitar. Gjithmonë i është përgjigjur thirrjeve për ndihmë, jo vetëm të shoqatës "Lichtblick e. V." por edhe thirrjeve individuale të njerëzve më nevoja. Para një viti e kemi shpalle ambasadore te shoqatës "Lichtblick e. V." tha Ismet Mehmetaj.

Në pjesën e dytë të  manifestimit,u promovuan dy libra:Romani "Përsëri Përseritet" i autores Qëndresa  Halili,për të cilin referoi Musa  Mulolli.si dhe përmbledhja poetike "Bërthama e fjalës";për të cilen referoj  Maxhun  Smajli.

 

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .