Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Mërgata - Shoqata Atdhetare "Gryka e Lumës"

PERKUJTOHET ATDHETARI XHELIL DAUT ZHURI

Nga:

Reshat Badallaj

 


Reshat Badallaj

 

*Kryetari i kesaj shoqate pyeti: Athua do te duhej te shtohej vargut te Deshmoreve te Kombit edhe emri i Xhelil Daut Zhurit!?
 
Hanover, 5 prill 2014

Në Hanover të Gjermanisë, shoqata atdhetare "Gryka e Lumës" perkujtoi per te dyten herë,pas 102 vjetesh, Xhelil Daut Zhurin, i cili ra në luftë kunder bandave serbe të Bozha Jankoviqit ne nentor te vitit 1912. Per jeten dhe vepren e keti trimi foli kryetari i shoqates Reshat Badallaj. Ai foli per epopenë e lavdishme te kryengriteseve lumjanë dhe te atyre verrinas. Nder te tjera ai tha:"Plaga qe me se shumti i dhemb Serbisë eshtë humbja e 12.000 ushtareve serbë te Kulla e Lumes. Me 14 nentor te vitit 1912 Verrini dhe Luma sulmohen nga armata e tretë serbe, e cila komandohej nga gjenerali famëkeq Bozhidar Jankoviq. Ky gjakpires serb ndermorri operacione te medha drejt Verrinit e Lumes me regjimentet 2,5,8 e 14,ndersa per sigurimin e prapavijes kishte lenë divizionet "Shumadija I" dhe "Drina 2". Te gjitha bashkë numronin 16.000 trupa.
Te Qafa e Zhurit u be lufte e ashper tri ditë e tri netë rresht. Një llavë çetnikesh serbë u futen ne shtepinë e Xhelil Daut Badallajt, qe me vonë vendi i tij i fundit quhej: TE VORRI I XHELIL ZHURIT NE QAFË TË ZHURIT,NE UDHEKRYQIN ZHUR-KUKES-PRIZREN-DRAGASH (SHARR), per të vrarë e plaçkitur. Nena e Xhelilit me kohë e kishte parë rrezikun dhe e kishte paralajmruar djalin e saj Xhelilin qe te ikte ne mal qe ishte rreze shtepisë. Me kembengulje ai nuk pranoi te ikte dhe t´ia kthente shpinen familjes dhe shtepise se tij,por qendroi siç qendrojnë burrat. Nga ushtaret qe kishin guxuar te hynin ne oborrin e tij shpetoi vetem nje serb, i cili me bilbilin e tij i ftoi ne ndihme te tjeret. Per tu hakmarrë ata e theren Xhelilin me bajoneta e hanxhar dhe e terhoqen zvarrë deri ten "Qafa e Zhurit". Pas dy dite vuajtjesh dhe torturash Xhelili vdes. Aty edhe u varros.
Vlenë te theksohet se kjo shaqate kete trim per here te parë e ka perkujtuar pas 87 vjetesh.
Reshat Badallaj,kryetar i kesaj Shoqate tha se trimerinë e tij e perseriti edhe sternipi i tij Hajrimi 13 vjeç. i cili ra ne fushen e nderit me 28 mars 1989, te marten,kunder xhandarmarisë çetnike-serbe dhe TRADHTAREVE TE KOMBIT QE DO TE MALLKOHEN BREZ PAS BREZI.
Ne fund, ai tha: Athua do te duhej te shpallet XHELIL DAUTI NE LISTEN E DESHMOREVE TE KOMBIT,sepse ai nuk vdiç me kokë ne jastek,por ra heroikisht fyta-fytas me bandat serbe te krimineli Bozha Jankoviç. Nuk do te ishte keq te mendohej ne ketë drejtim,qe vargut te Deshmoreve te Kombit, te shtohet edhe emri i keti trimi...
Keshilli per informim i shoqates atdhetare "Gryka e Lumës"

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .