Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Mërgata - Manifestim Letrar

NË KOBLENZ TË GJERMANISË U MBAJT MANIFESTIMI TRADICIONAL POETIKO-LETRAR "PAVARËSIA 2014"

Shkruan:

Shaban Cakolli

 


Shaban Cakolli

 

Shqiptarët në jetën e tyre janë ballafaquar me sakrifica të mëdha poashtu edhe me ndryshime të mëdha.Dihet mirë dikur ishim të pllakosur rëndë nga robëria e pushtuesëve, shtypjet, persekutimet, përndjekëjet, më pas ndodhi lufta, e pas luftës tranzicioni për  ndërtimin e një lloj demokracie. Shqiptarët e përndjekur të viteve të 90-ta,vetëm emrin e tyre dhe shpresën e morën me vete, duke ikur nga përndjekëjet e pushtuesit të egër u detyruan  të kërkojnë strehim nëpër vendet e botës, vende të cilat kanë mundur të jenë djep i demokracisë.Komuniteti shqiptarë nëpër botë e kanë gjetur  vetën duke punuar shumë,duke ndërruar   profesione duke fituar eksperienca të larta, fatbardhësisht disa prej nesh këtë eksperiencë të tyre të fituar e kanë bartur në vendin tonë.Veç këtyre mundimeve të mëdha,shqiptarët kishin para vetës një detyrë të vështirë,internacionalizimin e çështjes sonë kombëtare para popujve të  botës ku ishin strehuar,ndihmat për atdheun,shkollat shqipe, për të varfërit të cilët mezi jetonin,e shumë ballafaqime tjera.
 
Pos  këtyre vështirësive shqiptarëve iu desh një trajnim i madh dhe i vështirë.për të u integruar në shoqërinë ku ishin strehuar,madje kusht qenësor ishte që integrimin tonë me shoqëritë e botës ku jetonim,të e përfaqësojmë me një grup ideshë e krijimtarishë tona të cilat ishin kushte për të i njohur botën me kulturën tonë  kombëtare,ku pena dhe letra ishin qenësore,me të cilat ne duhej pasqyruar kulturën tonë kombëtare para  popujve tjerë.Kosova është një rrëfim  i mundimshëm dhe i sukseshëm historik,origjinal djhe unikat i çlirimit dhe pavarësisë,vepër gjeniale e qëndrueshmërisë,vizionit dhe përcaktimit të drejtë të qytetarëve të saj,ngjarëje e madhe historike e mbarë popullit në veçanti e mërgimtarëve të cilët të shkapërderdhur nëpër vendet e huaja,ndiheshin sikur zogj me krahët e thyar,të cilët i mbante vetëm emri dhe shpresa.Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani (LSHAKSH)në shtatëvjetorin e themelimit të saj ka ngjeshur në radhët e veta qindra aktivitete të frytshme kulturore e kombëtare,por nga aktivitetet që shquhen të shejta për kombin,krenaria e mërgimtarëve është "Ora  letrare e Pavarësisë",e cila është bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit në Koblenz të Gjermanisë.Kësaj radhe këtë shënim të shejtë tradicional LSHAKSH e mbajti bashkarisht me LKSHM(Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë)e cila qe themeluar me 23-24 nëntor 2013,në Koblenz të Gjermanisë,e cila në gjirin e vet përfshinë të gjithë krijuesit shqiptarë ënë e kënd botës.Mërgimtarët tanë kudo në Europë dhe botë pavarësinë e Kosovës e shohin ngjarëjen  më të rëndësishme historiko-kombëtare,një ëndërr e cila i ka ndjekur gjithmonë dhe në fund u bë realitet,shqiptarët bënë shtetin e tyre,Kosovën e Pavarur,të cilën ne krijuesit e mërgatës e quajmë fitore dhe jemi shumë optimist.

Është detyrë e çdo krijuesi të jetë në shërbim të kombit,jo të politikave,andaj më e rëndësishmja për shqiptarët ka ndodhur,kthim prapa më nuk mund të ketë.
 

Populli shqiptarë po jeton i lirë,i pavarur,ne kemi një pavarësi,ndoshta jo aq sa duhej të ishte e ndërtuar,jo krejt ashtu si e duam ne,por jemi në ballë të një akcioni,i cili kërkon punë e vizione, me punë e mençuri një ditë jo të largët do të kemi  Kosovën ashtu si ne duam të e kemi,ideja jonë shkon edhe përtej  çlirimit të Kosovës bashkimi i shqiptarëve aty ku ishim dikur,në një trung. Sot ne shqiptarët kudo që jemi përulemi me rrespekt para jetës dhe veprës së dëshmorëve të  lirisë kjo na jep energji dhe fuqi për të ardhmen,për shtetin tonë natyral që e njohin epokat dhe historia.Mërgimtarët janë krenarë se me Pavarësinë e Kosovës,i humbet edhe kuptimi këtij emërtimi të vjetër  mërgimtarë,nga se shqiptarët më nuk ndihen mërgimtarë, ata me vendet e botës i lidhë puna, eksperienca, por që mundësinë e kanë që kafen e mëngjezit të e pijnë në Europë,kurse të drekojnë  në Prishtinë,mundësi këto që nuk i kanë pasur kurrë më parë. Për ne shqiptarët jashtë atdheut  nuk  ka vepër më madhështore se ajo e çlirimit të vendit,andaj Pavarësia e  Kosovës shënohet në Koblenz të Gjermanisë,me   krenari të madhe nga krijuesit tanë.Si çdo vit nga shpallja e Paavarësisë,tradicionalisht edhe dje krijuesit tanë nga gjitha vendet e botës ku janë të strehuar me fytyra të buzëqeshura,në sytë e të cilëve lexohej krenaria, u tubuan në Hotelin Continent në Koblenz të  Gjermanisë, ku u mbajt Manifestimi Tradicional Poetiko-letrar "PAVARËSIA2014"


 

Kësaj radhe ky manifestim tradicional po mbahej  nga LKSHM dhe LSHAKSH,ku hapja e manifestimit është bërë nga z.Mentor Thaçi,me me intonim të hymneve kombëtare e shtetërore.Më pas është mbajtur fjala  hyrëse e kryetarit të LKSHM,z.Hasan Qyqalla,kurse në mungesë të ministrit të diasporës. fjalën e ka mbajtur zëvendësi i tij,z.Zhinipotoku,kurse në emër të përfaqësive Diplomatike të Gjermanisë znj.Fatmire  Musliu..Më pas fjalën e ka pasur z.Pal Sokoli, kryetar i  LSHAKSH në Gjermani,të gjithë përfaqësuesit e LKSHM nga Austria deri te Zelanda e re,kurse përfaqësues të cilët nuk kanë mundur të jenë pjesëmarrës manifestimin e kanë përshëndetur me shkresa përmes postës elektronike.Fjalë rasti ka mbajtur edhe Kryetari i Nderit të LSHAKSH-në Gjermani,z.Martin Çuni. Udhëheqës i panelit ishte krijuesi Fran Tanushi. Takimi tradicional kishte karakter garues,.ku kishin konkuruar me krijimtarinë e tyre dhjetëra poet, kurse organizatorët kishin emëruar  jurinë prej Avni Aliut,Hazir Mehmetit dhe Muhamet Lumaj, të cilët do të vlerësonin punimet e konkuruesëve.Në garën konkuruese kanë hyrë
poet, si:Hamzë Halabaku, Sylë Bajrami, Xhevat Muqaku,  Sebahate Byci,Gonxhe Letmi-Begisholli, Sadije Bejtullahu-Kryeziu, Besim Xhelili,   Ragip Dragusha,Ismajl Hadaj,Tonin Nikolli, Neki Lulaj,   Fran Tanushi, Seveme  Fetiqi,Agim Gashi Muhamet  Hoxha, Silva Tërnava,Drita Nikoliqi-Binaj, Sadik Krasniqi,kishte edhe nga ata që deklamuan jashtë konkurence si:Martin Çuni, Pal Sokoli,  Hazir Mehmeti e Mentor Thaqi.Faruk Tasholli,etj....

Juria kishte përzgjedhur tre poetët më të mirë për vendin e parë,dytë dhe të tretë,kurse  nga publiku u përzgjodh poezia e krijuesit tanë të njohur Tonin  Nikolli.Nuk po dua të ceku emër për emër,nga se të gjithë konkuruesit dhe ata jashtë konkurence u shpërblyan në një farë forme.Pos të përzgjedhurve  nga juria,edhe ata jashtë konkurence,të gjithë ata që deklamuan punimet e tyre,nga Ministria e Diasporës u shpërblyan  me nga një plaketë të bukur e domethënëse,ku ishte e shtypur Deklarata e Shpallëjes së Pavarësisë së Kosovës.Duhet cekur se  mjaft ngrohët i priti publiku aktorët Ismajl Hodaj dhe  Ragip Dragusha.
 
Pjesa e dytë e manifestimit u mbajtë me  promovime titujsh të rinjë nga krijuesit tanë:
 
Anton  Marku,referoj për disa tituj të krijuesëve të SHKSH"Aleksandër Moisiu" në Austri
 
Për përmbledhjen  poetike"Vesa mbi gurë" të Neki Lulajt,(referoi  Sh.Cakolli)
Për veprën  e Seveme  Fetiqit"Një gllënjkë dashuri" referoj  Muhamet Luma
Për veprën"Buzëqeshje e trishtë" referoi  Avni Alija
 
Ky manifestim zgjati deri në orët e mesnatës,ku përfaqësuesit e LKSHM, bënë projekte për aktivitetet e tyre të  mëtejme,të cilat i miratuan  njëzeri.

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .