Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Mërgata - F A T E T N Ë D I A S P O R Ë

 

 

 

 

 

 

Të lutëm baba.., mos shko në Gjermani,

mos na lë vetëm baba !??

Nga: Ramiz DËRMAKU

Ishte nata e fundit e qëndrimit tim në vendlindje-Kosovë. Të hënën nisesha për të kërkuar strehim politikë në Gjermani.., apo diku në shtetet e Perendimit. E mora atë rrugë të mallkuar edhe unë si shumë bashkëatdhetarë tanë, jo nga dëshira por nga gjendja e vështirë ekonomike dhe presioni që më bëhej nga pushteti kriminel serb, ( jo vetëm ndaj meje por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve në trojet etnike). Nëna dhe bashkëshortja ime s'bashku e shtruan sofrën. U ulem të gjithë. Filluam të hanim darkë, por askujt nuk i hahej. Në dhomë mbretëronte një heshtje, kryqzim shiqimesh, dhembje shpirti.., dhe vetëm heshtje.... Sofra qëndroi mbi 30 minuta e shtruar, e ngritëm sofrën ashtu siq e shtruam. Babai im Hesati, kishte 4 djem, mirëpo sytë i kishte drejtuar nga vëllau im i madhë Selveri. "Unë, isha student i vitit të dytë pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore, dega e Biologjisë. Si pjesmarrës i demostratave të vitit 1981, mua më kishin larguar nga Fakulteti i Biologjisë, e pastaj në vitin 1982 i dënuar edhe me burg. Pasë daljes nga burgu dhe përjashtimit tim nga Fakultiti, ndaj meje u morrën disa masa ndëshkuese.., nuk më lejohej të banoja në konviktet e studentëve, nuk mund të hyja në provime, përgjohesha nga organet e UDB-ës jugosllave, më ftonin në biseda të shpeshta të ashtuqujtura... "informative", e nga një herë posë ofendimeve me fjalë të ndyta.., nuk mungonte edhe kërbaqi". Heshtjen e rëndë që e kishte pllakosur familjen time e ndërpreu zëri i vajzës sime Vlorianës, e cila mu drejtua me këto fjalë: Babi mos shko.., në gyrbet.., babi mos na le vetë.., dhe mu shtri në prehërin timë, e zuri gjumi. Babai im Hesati, thithte me afsh cigaret e duhanit dhe lëshoi radion: Në ato momente ishte duke u kënduar kënga për gyrbetin.

Kush i pari bani, more djalë gyrbetin,

kurrë Allahu mos ia dhashtë atijë selametin....

Monotonin e heshtjes e theu kënga me efektin e sajë të madhë, nënës, babait, por edhe fëmijëve iu mbushën sytë me lotë. Babaai im bënte përpjekje që mos ta shohin fëmijët e mij, ndersa nëna kursesi nuk mundi t'i përballoj presionit dhe dhimbjes që ndiente për largimin tim;ajo qante,dëneste . Ajo tani filloj të qaj me zë. Fëmijët e mijë kishin ulur kokën , sikur të kishin bërë ndonjë gabim-fajë dhe prisnin t'i qortoja unë. Tani ata e kuptuan se unë do të largohesha të nesërmen ng shtëpia dhe të shkojë.., diku.., ta strehoj kokën e t'ua siguroj ekzistencën familjes sime. Vloriana ishte vajza ime e vogël i cila akoma nuk i kishte mbushur 5- vite, dhe nuk ishte në gjendje ta kuptonte se ç'farë drame e vërtetë po zhvillohej në atë mesnatë. Elbasani dhe Valoni, si dukej ishin më të rritur ata e kishin kuptuar dhe nuk flisnin asgjë. Vloriana nuk më largohej nga prehëri dhe krahërori dhe përsëriste fjalët : "Babi mos shko në Gjermani !!!!... , babi mos na le vetëm...., e unë ngadal ia përgdhelja flokët asaj.., dhe mendoja se deri kur kështu .., deri kur të dënuar, të rrahur, të burgosur dhe të vrarë shqiptarët ?! Kur shihja se si i rridhnin lotët babait, i thoja.., babë unë nuk do të rrij shumë në mërgim ? ! .., nuk ju lë të vetmuar ? ! Babai im Hesati, tani ishte zhytur në mendime, ai e dinte se si zhvillohet e kalohet jeta në mërgim, sepse ai kishte punuar mbi 5 - vite në Zvicër, por kur unë u burgosa atij iu konfiskua pasaporta dhe mbeti në shtëpi.

Atë mbrëmje duhani ishte bërë shoku më i mirë i babait timë Hesatit.

Eh more birë sa e vështirë qenka jeta ! Dhe ktheu kokën nga unë!

E vështirë jeta babë...., ia ketheva unë.....

Gjithëmonë vuajtje.., gjithëmonë s'kamje, çdo herë nën robëri.., deri kur kështu ? !.., tha i demoralizuar babai ? Ndërhyri , nëna ime.., durim.., durim .., se të gjitha do t'i tejkalojmë. Po sa duhet bërë durim unë e pyeta nënën time ? E vështirë është jeta pa LIRI. Duhet të jemi të fortë, t'i përballojmë të gjitha..., fjalët e babait tim sikur më demoralizun, ktheva kokën prapa dhe ofshava.

Edhe pak djali im se do të vijë një ditë.., kur ne të gjithë do të jemi të lirë..., e do të punojmë dhe jetojmë në Kosovën e dashur, dhe të lirë ..., shtoi babai ! Jetoni ju të rinjët, se jeta jonë kaloi... I thashë (Ramizi) babë.., ne s'bashku me ju do të jetojmë dhe shijojmë aromën e Lirisë. Biri im.., (morri frymë thellë) kështu siq po shihet dhe sa po punohet .., largë..., shumë largë jemi nga LIRIA.

U bëftë si thua babë, por unë nuk besoj ..,i tha bashkëshortja ime babait tim. Ora kishte kaluar mesnatën ne nuk mund të ndaheshim. Unë, u ngrita ne këmbë dhe u thashë prindërve natën e mirë dhe gjumë të ëmbël. E putha dy herë në faqe vajzën time të vogël Vlorianën, e cila kishte fjetur në prehërin tim. Unë s'kisha fare gjumë. Jashtë binte shi me rrëmbim dhe fryente një erë e fortë e përcjell me bubullim. Unë isha zhytur në mendime.., dhe më kujtoheshin fjalët e atdhetarit Sadri Misini Dërmaku, i cili shumë shpeshë na fliste për atdhetarin e nacinalistin Hysen Tërpeza, i cili jetonte në diasporë. Para se të vdiste atdhetari Sadri Misini, i burgosur politik ( me 9 - vite ), tha: "Shumë të rinjë shqiptarë u dergjën, po dergjen dhe duhet të dergjen nepër kazamatet serbe për të arritur tek çlirimi i Kosovës, dhe trojeve etnike shqiptare e pastaj edhe Bashkimi Kombëtarë- (nëse këtë e kërkon populli ). Të nderuar prindër të mij, e nderuara bashkëshorte - Naime, bëhuni të fortë, të qëndrueshëm se largimi im nga gjiri familjar po bëhet nën presionin e armikut ( si tek të gjithë shqiptarët) andaj ne na mbetet që me të gjitha forcat të angazhohemi e ta shkrijmë atomin e fundit të energjisë për të arritur tek çlirimi i Kosovës - Liria. Papritmas trokiti dikush në derën e dhomës ku unë flija ! Pasë ca sekondave u dëgjua zëri i babait . Mirëmëngjesi biri im..., Mirëmëngjesi babë. Tërë natën nuk i kisha mbyllur sytë,,,, në dhomën tjetër të gjithë ishin zgjuar dhe s'fliste askush. Përsëri heshtjen që mbretronte në dhomë e prishi Vloriana. E cila duke qajtur mu drejtua mua : Babi mos shko në Gjermani, Babi mos na le vetëm ne këto ditë dimri. Jo, jo ju drejtova vajzës sime, por më dridhesshin buzët nga mërzija e dhembja që më kishte kapluar mua. Të dy djemtë: Elbasani e Valoni e përcillnin në heshtje këtë ngjarje. Koha po ofrohej, por Vloriana nuk më largohej nga prehëri. Aty këtu ndëgjoheshin të lehurat e qenëve, dhe më dukej se i tërë fshati ishte në gjumë !!! U ndava nga babai, nëna, bashkëshortja, fëmijët dhe nga Vloriana e cila do pëlsiste duke qajtur, dhe asesi nuk ndahej nga unë. U ndava nga familja pa thënë asnjë fjalë, sepse nuk mund të flisja.. Arrita në stacionin e autobusëve në Prishtinë, përplot udhëtarë të rinjë, të moshuar, burra e gra ia kishin mësyer gyrbetit. Nuk mund të shije tjetër pos njerëz me fytyra të mrrolura, duke qarë, duke u përshëndetur dhe duke u uruar rrugë të mbarë dhe këthim sa më të shpejtë në vendlindje ? ! Mos u mërzit për mua baba i thashë.., për mua. Unë kërkoj nga ju që t'i ndihmoni bashkëshortes sime në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të mij. Mësoni fëmijët e mij, se unë s'shpejti do të kthehem ! ? Kur..., s'e di, në kokë më ishin ngulitur fjalët e Vlorianës, "Mos shko baba, mos na le vetëm !!!????" Dhe une ashtu me sy te perlotur hypa ne autobuse. Por prap frike nga policia serbocetnike, sepse ajo ndalte autobuset dhe kontrollonte cdo makine pra edhe autobuset. Vozitesi nuk e dij nga ishte.., por autobusi mbante firmen JUG TURIST, ishte i zbrazur. Une me nje fshatare timin ishim ulur ne dy vendet e para ne anen e djathte, ashtu ishim marre veshe. Ate dite qiellin e kishin kapluar re te zeza, ne aksin rrugor Bujanovc , Dheu i Bardhe, ne fshatin Lluqan,

Ramiz Dërmaku: Ramiz Dërmaku: takum nje kolone te gjate te komioneve, picgauereve, tanksave dhe mjeteve tjera luftarake te armates ish Jugosllave. Edhe toka dridhej kur prane nesh kaluan tanksat e armates serbe, dhe nguteshin sikur ne Kosove te kishte filluar lufta. Ato largoheshin me nje zhurme te madhe nga ne por ne rruge mbeteshin gjurmat zingjirore e ne shume vende ishte thyer asfalti. Dikur u zhduk zhurma e tyre por ne mendjen time silleshin verdalle lloj lloj mendimesh.., ja edhe kesaj i thone jete, nderhyne vozitesi ne gjuhen serbe..,

Punuar me 27.08.1992 E botuar ne Rilindje

Ravensburg-GJermani

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .