
Mërgimi është plagëe hershme
shekullore, e cila me shekuj ka
rrugëtuar drejt shërimit të kësaj
plage, por kjo bëhet më e dhimbshme
kur këtë plagë e merr mbi supe një
popull si ky i yni, i përgjysmuar, i
ndarë në copa dhe i varfëruar nga
varfëria të cilën nëpër shekuj ia
shkaktoi pushtuesi. Populli ynë ka
qenë i pushtuar i pme shekuj,por
kurrën nuk i ka duruar zingjirët e
pushtuesit edhe sikur ata të ishin
prej ari.Ndër armiqët tanë
shekullorë,ndër armiqët më të
vrazhdët,të cilët me dhunën e hekurt
na privuan nga çdo pore e jetës
ishin pushtuesit sërb,të cilët një
shekull synuan zhdukjen e kombit
tonë duke vrarë e prerë shqiptarë të
pafajshëm, duke burgosur, e
përndjekur nga trojet e tyre
shekullore. Pavarësisht pushtimit e
dhunës së tyre, shqiptarët qofshin
ata në atdhe, qofshin ata në mërgim,asnjëherë
nuk u gjunjëzuan por me pushkë e
penë vepruan,e me mençurinë e tyre i
bënë nderë atdheut. Kontributi i
mërgimtarëve tanë për lirinë
kombëtare ka qenëazëvendsueshëm
nëpër shekuj,si në qëndresë,mençuri,aktivitete
kombëtare,humane dhe kulturore.Për
mërgimtarët veprimtarë është folur
dhe shkruar shumë,madje edhe për
mërgimtarët e kohës sonë kemi
shkruar nëpër shumë gazeta e revista,por
kësaj radhe lexuesit do të i njohim
me një mërgimtarë të dalluar i cili
jeton e vepron në Olsberg të
Gjermanisë,i lindur e rritur,shkolluar
në Ratishë të Deqanit,i burgosur në
burgun ushtarak të armatës
ish-Jugosllave,pas burgut i
përndjekur nga dhuna dhvendlindja,nga e
përgjimi i regjimit sllav.

AVDI FEJZA
Kushtet, rrethanat dhe motivet
ekonomike-shoqërore e psikologjike
ishin faktorët kryesorë që shumë
shqiptarë të kërkojnë fatin e tyre
nëpër vendet e botës. Në kujtesën e
një mërgimtarit tonë kanë mbetur
të freskëta dhe të pashlyeshme vuajtjet
nëpër të cilat ka kaluar familja e
tij, Kosova dhe ai vetë: Aksioni
famëkeq i agresorit sërb mbi
shqiptarët gjatë sundimit të tij të
egër, demonstratat popullore ,
sidomos ato të vitit 1981, në të
cilat ishte edhe vetë pjesëmarrës
aktiv, fillimi i organizimit të tij
në Lëvizjen Kombëtare, arrestimet
dhe torturimi i të rinjve në burgjet
serbe e jugosllave, qëndresa dhe
jeta e organizuar klandestine në
burg, detyrimi për t’u arratisur nga
Kosova e dashur etj.... Këto vuajtëje,janë
pjesë kujtimesh janë dëshmi e një
ideali e preokupimi të rinisë së
Kosovës në kohë të rënda të robërisë
që po kalonte.Lëvizja Kombëtare e
Kosovës e viteve shtatëdhjetë të
shekullit të kaluar dhe Kryengritja
e madhe e vitit 1981, shënojnë
fillimin e fundit të regjimit
pushtues në Kosovë. Avddi Fejza, i
lindur, i rritur dhe i edukuar në
një familje me traditë patriotike,
nuk mund të mos ndodhej në radhët e
Lëvizjes, në moshën e tij më të mirë
,kur u përgjua nga krerët e armatës
të atëhershme Jugosllave,e cila po e
cilësonte si irident dhe po e
mbyllte në burgun ushtarak,ku po e
mbanin gjatë dhe po e maltretonin
rëndë,ku po keqësohej rëndë shëndeti
i tij.Pas lirimit të tij nga burgu
ushtarak,sapo e kishte marrur pak
në vete shëndetin,pushtuesi po e
gjurmonte çdo hap të tij,sipas
preteksteve që ushtronin mbi
shqiptarët,se kinse po angazhoheshin
për shkatërrimin e Jugosllavisë,këto
përgjime të njëpasnjëshme të
agresorit serb i pamundësuan Avdiut
qëndrimin në vendlindje,si dhe u
detyrua të largohet nga vendlindja e
tij dhe të kërkonte strehim në
Europë,ku gjeti mirëkuptim nga
organet gjermane dhe u strehua në
Olsberg të Gjermanisë.Avdi Fejza i
lindur, i rritur dhe i edukuar në
një familje me traditë patriotike,
nuk mund të mos ndodhej në radhët e
Lëvizjes, ai asnjë çast nuk mundi të
qëndronte duarkryq,por i palodhshëm
në organizim,tuboi rreth vetes
mërgimtarët që zemra u rrihte vetëm
për atdheun,për të ndihmuar atdheun
e tyre të pushtuar deri në çlirimin
e plotë,në çdo fushë ku kërkohej
nevoja.
Avdi Fejza mbase edhe mund të
quhet magje e skamnorëve, nga se
dora e tij ishte e afërt tek çdo
skamnor kudo në viset
shqiptare.Historia e vuajtjeve, e
mjerimit dhe e raprezalieve mbi
popullin e robëruar shqiptar është
përsëritur tragjikisht gjatë tërë
sundimit serb.,e preokuponte të riun
Avdi Fejza , i cili ishte njëri
ndër ata që ndiente i riu i
organizuar i asaj kohe, ndjenjën e
solidaritetit me të vuajturit dhe
angazhimin për të sjellë sadopak,
ngrohtësi për të tjerët. Veprimtaria
kombëtarei bashkon dhe i lidh fort
mërgimtaret, duke i bërë një dhe të
pandarë, solidarë të pashembullt.,të
cilët me mundin dhe djersën e tyre,të
ngrohnin sadopak shpresën e njerëzve
të cilët i kishte varfëruar
pushtuesi sërb deri në ekstrem,të u
zgjasin atyre aq sa munden dorën e
ndihmës,në kohët e rënda të robërisë,për
të mbajtur gjallë qëndresën dhe
organizimin e tyre.
Raste sikur ky të meseve të
shëndosha të bashkëatdhetarëve tanë,të
vyeshëm dhe të frymëzuar për punë në
shërbim të atdheut,padyshim nderojnë
emrin tonë në mërgim dhe afirmojnë
para së gjithash Kosovën dhe
shqiptarët.
Në Olsberg të Gjermanisë, veprimtari
i madh humanitar,i cili zgjati dorën
dhe ngrohu zemrën e çdo nevojtari
kudo në viset shqiptare, bëri edhe
një kthesë të madhe për kombin,nga
se duke themeluar Shoqatën
Gjermano-Shqiptare,ai po
internacionalizonte çështjen tonë
kombëtare,tek populli mikpritës
gjerman,ku me të mësuar drejt se
çfarë dhune po ushtrohej nga
pushtuesi mbi ne,edhe gjermanët po
na ofronin dorën e ndihmës.Për qudi,kohën
pas çlirimit,edhe pse Avdiu asnjë
çast nuk e ndali aktivitetin e tij,quditërisht
kohën e fundit sikur nga disa
njerëz,kjo veprimtari e madhe e tij,
po mundohet të mbulohet me pluhurin
e harresës)!A është e mundur kjo?Jo,nga
se atdheu dhe kombi kurrë nuk i
harron veprimtarët kombëtarë,e dyta
gjërat e shkruara nuk mund të mbeten
në harresë,e për veprimtarinë e tij
është shkruar shumë,dhe këto shkrime
të lavdishme të këtij veprimtari të
shquar ruhen me shumë pedantëri.

Avdi Fejza,një veprimtar i shquar
kombëtar,humanist i shquar,kryetar i
Shoqatës Atdhetare”Kosova” në
Olsberg të Gjermanisë,njeri i cili
tani njëzetvite ka nda ndihma
humanitare në mbarë hapësirat
shqiptare, për skamnorët,të
burgosurit politik,invalidët e
luftës, shkollat shqipe,fondin e
Qeverisë dhe ate “Vendlindja Thërret”,e
shumë aktivitete tjera........Veç
këtyre Avdi Fejza nuk ndahet asnjë
çast nga asnjë aktivitet,ai është i
pranishëm kudo ku ka aktivitete
kombëtare,qofshin ato edhe kulturore,l
etrare, artistike, sportive. Ai
ka mbështetur edhe LSHAKSH në
Gjermani,është i pandashëm nga
aktivitetet tona.Të njohësh vlerat
e dikuj, kjo do të thotë se je njeri
që ke vlerë,vyrtyte,e i tillë është
Avdi Fejza,i cili përkrah dhe
ndihmon çdo hap të aktivitetit
kombëtar.Mirënjohëja është një lloj
nderi dhe rrespekti e cila i ndahet
dikuj për ndonjë arritje të
caktuar.Ndoshta ne është dashur më
shpesh të i ndajmë mirënjohëje të
tilla,vet Avdi Fejzës këtij
veprimtari të madh,po në vend se të
bënim ne,ai i bënë këto nderime e
rrespekte.Vitin që shkoj,Avdi Fejza
pati nda mirënjohëje për disa
veprimtarë kombëtarë,si dhe një
mirënjoheje ia pat nda LSHAKSH në
Gjermani.

Tani muajin e kaluar në Kuvendin e
Lidhjes së Krijuesve Shqiptar në
Mërgim(LKSHM),Avdi Fejza nderoj me
mirënjohëje veprimtarin e madh,simbolin
e qëndresës sonë kombëtare z.Adem
Demaçin,znj. Flora Brovina,kryetare
e LSHK, shkrimtares, mjeke,
gazetare, humaniste, veprimtarin e
shquar të kulturës kombëtare Imri
Trenën,(si dhe mua,Shaban Cakollin):
Në këtë botë, respekti është po aq i
nevojshëm sa ajri. Respekti ka të
bëjë me gjithçka: me zgjedhjet që
bëni, mënyrën se si ndiheni dhe se
cilI jeni:Nuk mund të i bësh dikuj
trrespekt,nëse nuk ke rrespekt për vetën,por
Avdi Fejza është njeri me plot
dinjitet,me plot zemërdashuri,ndjenja
kombëtare,i cili di të nderoj e
rrespektoj ate që vërtetë duhet.Të
nderosh veprimtarin e madh të kombit,qëndresën
kombëtare z.Adem Demaçin dhe
humanisten Flora Brovina,kjo është
maja e fisnikrisë,nderit dhe
rrespektit,cilësi këto që i posedon
veprimtari ynë i shquar z.Avdi
Fejza.