Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Mërgata - LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NË GJERMANI ZGJODHI STRUKTURAT E REJA DREJTUESE

LIDHJA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESVE SHQIPTAR NË GJERMANI ZGJODHI STRUKTURAT E REJA DREJTUESE

Shkruan:

Shaban Cakolli

 


Shaban Cakolli

 

Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani, nga gjiri i vet nxori figura të shquara të kulturës,të cilët letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare i dhanë thesare të çmuara, njëherit në gjirin e vet stërvitën të rinjët tanë të mërgatës, të cilët edhe pse lindur e rritur në mërgim, kanë mësuar gjuhë dhe kulturë,histori dhe traditë kombëtare dhe bindshëm i kanë shpëtuar asimilimit.

 

Të rinjë dhe të reja kanë mësuar të vargërojnë e recistojnë në gjuhën shqipe,të u këndojnë e recitojnë heronjëve kombëtarë,të kremtojnë festat kombëtare, të bëjnë art historik dhe ky është optimizmi ynë, ky ishte edhe qëllimi ynë,që rinia jonë në mërgatë të ndjekin shkollat shqipe,të mësojnë histori, art, kulturë e traditë shqiptare,madje krahas  shkollave shqipe ata ndjekin mësimin e  rregullt në shkollat gjermane, kështu duke mësuar shqip dhe gjuhë europiane,ata fitojnë njohuri dhe eksperienca, të cilat një ditë do të i bartin në atdheun tonë.LSHAKSH-në Gjermani ka edhe qindra krijues të rritur, të cilët kanë bërë emër në letërsi e kulturë,kanë botuar dhe promovuar qindra tituj, kanë organizuar tubime të ndryshme letrare,manifestime kombetare, takime tradicionale si: Takimet Letrare "Azem Shkreli në Mërgatë, Ora Letrare e Pavarësisë, 100 vjetorin e Lindjes së Nënë Terezes, Përvetorët e pavarësisë së Shqipërisë e Kosovës,e shumë aktivitete tjera kulturore e kombëtare.

 

LSHAKSH në Gjermani ka bashkëpunuar me krijuesit shqiptar në botë dhe mbarë viset shqiptare,si rezultat i këtyre bashkëpunimeve me 22 dhe 23 nëntor në Koblenz të Gjermanisë u mbajt Kuvendi nga i cili u formua Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë(LKSHM) e cila bazuar në aktivitetet e LSHAKSH nga Gjermania,numrin e madh të krijueve të kësaj Lidhje,kryesinë e vet e zgjodhi nga LSHAKSH në Gjermani,ku kryetar u zgjodh Hasan Qyqalla,nënkryetar  Fran Tanushi,arkatar Mentor  Thaçi dhe zëdhënse

 


 

Seveme  Fetiqi. Pasi që të dy kryesitë LSHAKSH  dhe LKSHM, i pret një vlug i madh punësh dhe aktivitetesh në vijim,LSHAKSH  me 8 dhjetor në të njejtin vend në Koblenz, tuboi kryesinë e gjërë dhe plotësoi  vendet e kryesisë, në mënyrë që në vlugun e punëve që na pritin, të mos të ndihet ndonjë mangësi e padëshiruar. Nga ky tubim doli kryesia e plotë, ku nga votimet.

 

Kryetar i LSHAKSH u zgjodh: Pal Sokoli

 

Nënkryetar: Avni Bellaina dhe Muhamet  Luma

 

Zëdhënëse: Gonxhe Letmi-Begisholli
 

Të sapozgjedhurit të cilët dolën si rezultat i  freskimit të kryesisë falemnderuan për besimin   që morëne te, si dhe premtuan se do të japin tërë të mundurën,si dhe gjithe se bashku do te korrim fitore te reja dhe do te sjellim rezultate edhe me te medha ne organizimin e aktiviteteve kulturoro-kombëtare.

 

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .