Në shenjë nderimi me rastin e 28
nëntorit,ditës së Flamurit kombëtar
dhe 101 vjetorit të Pavarësisë së
Shqipërisë, nga Bashkimi i
Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër,
më 24 Nëntor 2013, në Langendorf të
Solothurnit, në pranin e një numri
të madh pjesëmarrësish u organizua
një manifestim shembullor festiv.
Në këtë tubim të mirë-organizuar u
përuruan edhe veprat e disa
autorëve të pranishëm, si nga
autorja Luljeta Selimi, libri tanimë
i njohur, në vend dhe jashtë tij, me
titull "Rrëfime tronditëse", Lebit
Murtishi, Poezi dhe dy monodrama; si
dhe librat e autorit të këtyre
rreshtave "Mallkim shekujsh"-poezi,
"Krijuesit e Historisë" dhe "Vrasje
Idealesh"në prozë, shitjen e të
cilave ia dedikoi Shoqatës
Humanitare, "Jeta në Kastriot"
nën udhëheqjen e zonjës Luljeta
Selimi.

Përveç pjesëmarrjes
së mërgimtarëve nga të gjitha anët e
Zvicrës,mysafire speciale e këtij
manifestimi, nga Kosova, kësaj radhe
ishte autorja e librit "Rrëfime
tronditëse" zonja Selimi,bashkëpunëtorja
e nderuar e Albsuisse- zonja Saranda
Ademi, kurse nga Gjermania z.
Sheradin Berisha,si dhe përfaqësues
të ambasadës së Kosovës me seli në
Bernë, publicist e dashamir të artit
dhe valltare e solist të dalluar në
mërgim.
Manifestimi u hap me
ekzekutimin e Himnit Kombëtar,pas të
cilit përshëndetjen e mysafirëve me
një fjalë rasti e udhëhoqi Kryetari
i Bashkimit të Intelektualëve
Shqiptarë në Zvicër, z.Abas
Fejzullahi, kurse për veprimtarinë
dhe aktivitetet e Bashkësisë sonë
(BISHZ) foli Dr.Sci. Ahmet Xhigoli.
Një nderim i veçantë
iu bë mysafires nga Kosova, zonjës
Luljeta Selimi,me ç `rast, përveç
solidarizimit me aktivitetin
humanitar që ajo udhëheqë, u
përgatitën edhe disa vështrime për
librin e saj, i cili u përurua dy
herë- brenda dy ditësh,si më 24
nëntor në Langendorf afër Soloturnit
dhe më 25 nëntor në lokalet e
Bibliotekës Shqiptare në Cyrih.

Tubimi përveç
fjalimeve,pjesëve
letraro-publicistike, pyetjeve e
përgjigjeve dhe diskutimeve, u
shoqërua edhe me këngë e valle të
zgjedhura si dhe u përshëndet nga
zëvendës-ambasadori i Kosovës në
Zvicër z. M. Xhemajli, i cili kishte
ardhur enkas nga Berna për nderimin
e tij.
Përveç aktiviteteve
përuruese, Bashkimi i Intelektualve
Shqiptar në Zvicër, përkatësisht
Kryetari, z.Abas Fejzullahi, ndau
edhe disa mirnjohje për aktivistët e
dalluar,në këtë manifestim
shembullor, për të vijuar me pika të
zgjedhura muzikore,njohjes në mes të
mysafirëve dhe bisedave
shoqërore.Për fund ishte përgatitur
edhe një darkë solemne me ushqime
tradicionale shqiptare,të cilat i
kënaqën të pranishmit e shumtë në
këtë tubim.
Ndaj të gjithë
pjesëmarrësit ishin të mendimit se me
gjithë punën e madhe dhe angazhimet
e shumta që ato kërkojnë,tubime të
tilla me frymë kombëtare, duhet të
mbahen më shpesh, kudo në mërgim.
Për organizime si këto,dhe punën e
palodhshme që vazhdimisht bëjnë, në
kuadër të Bashkimit të Intelektualve
Shqiptar,në mënyrë të veçantë duhet
falënderuar Kryetarin z. Abas
Fejzullahi si dhe z. Dr.sci.Ahmet
Xhigoli, aktivist këta të palodhur
dhe shumëvjeqar të këtij Bashkimi.
Një organizim i
tillë shembullor, do të mbahet mend
gjatë, si për programin e zgjedhur
ashtu edhe për mbarëvajtjen e e
mrekullueshme të tij. Ndaj urojmë që
tubime si këto, të përsëriten më
shpesh dhe të kalojnë në atmosferë
sa më festive, edhe në të ardhmen
nga të gjithë mërgimtarët të cilët
vërtetë me trup dhe punë, gjenden në
vende të huaja, por me shpirt e
zemër, mbeten përherë në atdheun e
tyre të shtrenjtë.

Gani Qarri ,
Cyrih, Nëntor 2013
|