Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

 

 

 

 

 

Mërgata - NË KOBLENZ TË GJERMANISË U THEMELUA LIDHJA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË

NË KOBLENZ TË GJERMANISË U THEMELUA LIDHJA E KRIJUESVE SHQIPTARË NË MËRGATË

Shkruan:

Shaban Cakolli

 


Shaban Cakolli

 

Arti është shpirti dhe fisnikëria e kombit,por arti  rrjedh nga dhimbja, sidomos kur flasim për  një numër të madh të shqiptarëve të mërguar, shkaqet e mërgimit të tyre tani i njeh bota, por mërgimtarët krijues të cilët kultivuan artin,e kultivuan atë duke e nxjerrur nga dhimbja shpirtërore.Të jesh krijues në mërgim do të thotë:Të rrëmben dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës  krijuese të mërgimtarit tonë .Të jesh krijues në mërgim do të thotë,më tepër se shkrimtar të jesh atdhetar,mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës shqiptare.

Veprimtaria e mërgimtarëve të kohës sonë është organizuar në shumë forma organizimi,në shoqata e klube shqiptare të cilat kanë pasur  organizime të shumëlloj,por krijuesi ynë në mërgatë nuk ka mundur të gjejë hapësirë të duhur organizimi në këto shoqata e klube.Krijuesëve tanë në mërgim iu ishte  e nevojshme një formë tjetër organizimi jashtë partiak,nga se arti nuk duhej të ishte në shërbim të politikës por në shërbim të kombit.Krijuesit tanë në mërgim i duhej një organizim i fuqishëm ku do të duhej të shpërthej arti,ashtu si thërriste intelegjencia jonë përparimtare,siç thërrisnin veprimtarët kombëtar në mërgatë.

Gjashtë  vite më parë në Gjermani u ndëgjua kjo thirrje,e cila kishte qëllim të bashkonte krijuesit e gjitha zhanreve të artit,ku për këtë qëllim u themelua Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptar në Gjermani(LSHAKSH) kryesues i së cilës u zgjodh Martin Çuni,një veprimtar i shquar i kombit dhe letërsisë.Nga ajo kohë LSHAKSH në Gjermani u bë kështjellë e ndritshme e artit,e cila në gjirin e vet i tuboi sidomos të rinjët,ky ishte qëllimi kryesor i yni,fëmijët të cilët pa fajin e tyre u detyruan të jetojnë në vende të huaja ku flitet tjetër gjuhë,ku ka tjetër mes shoqëror,ku ka kulturë e traditë ndryshe nga ajo e jona.Të rinjët tanë të tubuar rreth  LSHAKSH,kanë pasur rastin të njohin më mirë dashurinë për atdheun,të njohin historinë e gjeografinë kombëtare,të njohin rrënjet e kulturës e traditës nga vijnë,të kultivojnë art të bukur kombëtar dhe shpresa jonë është se i kemi mbrojtur nga asimilimi. LSHAKSH në Gjermani ka bërë një punë të madhe,ka zgjërua krijimtarinë e tyre,nga kanë dalur shkrimtar, poet, piktor, këngëtar të rinjë,ka promovuar qindra tituj të cilët kanë dalur nga gjiri i kësaj  Lidhje,ka shënua ditë të kulturës duke bashkëpunuar me krijuesit gjerman,ka shënuar festa kombëtare,manifestime letrare nga të cilat veçojmë Takimet letrare  Azem Shkreli në mërgatë,e cila është bërë tradicionale dhe garuese,shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës,Orën Letrare të Pavarësisë,Njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,e shumë  aktivitete tjera të cilat nuk po mundemi të i përmbledhim në këtë vështrim të shkurtër,në të cilat fatbardhësisht pjesë e aktivitetit ishte rinia jonë e mërguar.

Pas mandatit katërvjeçar të Martin  Çunit,kryesues i LSHAKSHu emërua z.Hasan Qyqalla,një veprimtar dhe krijues i njohur,një punëtor i paepur,i cili aktivitetin e vet e shtriu edhe më gjërë, duke bashkëpunuar me  krijues nga Austria, Zvicrra, Norvegjia, Suedia,e shumë vende tjera ku jetojnë mërgimtarët tanë.Kështu arti ynë u bë urë e fuqishme që lidhë jo vetëm kulturën tanë me shqiptarët e mërguar nëpër botë,por edhe me kulturat europiane.Si rezultat i LSHAKSH në Gjermani në bashkëpunim me Shoqatat e Shkrimtarëve tanë kudo që jetojnë jashtë atdheut,lindi nevoja për themelimin e një Lidhje të Krijuesve Shqiptarë në  Mërgatë.Kështu më 23-24 nëntor në Koblenz të Gjermanisë u mbajt Kuvendi Themelues i Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Fillimisht duhet veçuar Ministrinë e Diasporës në krye me z.Ibrahim Makolli,i cili mbështeti moralisht dhe materialisht mbajtëjen e këtij kuvendi.Begatinë e këtij kuvendi padyshim e kanë shtuar pjesëmarrëja e simbolit të rezistencës kombëtare dhe krijuesit të famshëm bacë Adem Demaçi dhe e krijueses,veprimtares,mjekes e humanes znj.Flora  Brovina.Në mbajtëjen e këtij  kuvendi po vinin e kontribonin krijues nga Amerika, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia, Shqipëria, Franca, Zvicrra, Austria, Gjermania, Kroacia, Vojvodina,etj…… Aty këtë kuvend e përcollën gazetar nga RTK-ja,Ragip dhe Kushtim Ramaj,nga Rrokumz. Halil Rrustemaj, mysafir,përfaqësues të partive nga mërgata,konsul nga Frankfurti,veprimtari nga Shoqata Atdhetare “Kosova” me seli në Olsberg të Gjermanisë z.Avdi Fejzaj,e të tjerë…..

Kuvendin e moderoj me pedanteri Saranda Hyseni

Hasan Qyqalla, kryetar i LSHAKSH në Gjermani,si nismëtar i themelimit të këtij kuvendi para të pranishmëve tha:Ndihem shumë i priviligjuar që pata rastin të hap para jush KTH tëKSHM,ky Kuvend i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën, po nisë në muajin e shejtë të nëntorit,në përkujtim të101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,135 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 105 vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqip dhe pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,andaj uroj mbarësinë e këtij Kuvendi të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.Filozofi i njohur Çarls Kolton, shkruan: “Ka tre mënyra për të përballuar sfidat e jetës, dhe atë: me indiferencë, me filozofi dhe me art”!  Andaj edhe ne, u mblodhëm rreth bërthamës së artit, që është forma më e përsosur e reflektimit të identitetit  të kulturës tonë kombëtare drejtë intensifikimit në mjediset ku jetojmë e veprojmë këtu në botën perëndimore.

Nëse arti korrespondon me vjetërsinë e vet qenies njerëzore, dhe se lulëzimi i artit në letërsinë shqipe është padyshim prodhim i periudhës së rilindësve, kujtoj se edhe sot është bërë pjesë e oksigjenit të mërgatës sonë shqiptare në botën mbarë. Në këtë kontest, jemi edhe ne sot këtu karshi vullneteve të mbështetura në urtinë shpirtërore dhe idenë mendore të një nisme të përbashkët  drejtë unifikimit dhe avansimit të fjalës së bukur artistike, të brushës së piktorit, të skalitjes së mishit të bronztë nga skulptori, të lojës mbi dërrasa të aktorit, zërit të këngëtarit, që janë padyshim vlera estetike.

Shpresoj  ky kuvend te jetë model emblematik i unifikimit tonë kombëtarë,Diskutime mjaft të frytshme të cilat u ndoqën me vemendje ishin edhe nga pedagogja e Univerzitetit të Tetovës dhe poetja e shquar Zejnepe  Rexhepi Halili,Arqile Gjata, Musa  Jupo.

Duke u bazuar në numrin e antarëve,përkushtimin dhe sukseset nga LSHAKSH,u zgjodhën antarët e kryesisë:Sevëme Fetiqi,Mentor Thaqi,Hamzë Halabaku,Avni Bellaina,Pal sokoli,Gonxhe Letmi Begisholli,Neki Lulaj dhe Shaban Cakolli.

A ka më krenari,më frymëzim se kur para krijuesve mërgimtarë flet një personalitet i cili shquhet nga ne njëri ndër ata që zënë majat e aktiviteteve për çështjen kombëtare,e ky është i madhi Adem Demaçi?

Mendimet e Demaçit jane aq te vlefshme e te çmueshme sa ato do te qendrojne dhe rrezistojne edhe ne nje ardhmeri shume te larget.Mendimet e tij janë shumë të rëndësishme për krijuesit tanë në mërgatë,ato u dëgjuan me vemendje të lartë dhe u përcollën me duartrokitje.Të dashur vëllezër dhe motra,kështu nisi fjalimin e tij veprimtari Demaçi para krijuesve:Unë sot jam i lumtur që sot gjindem para jush.Historia jonë dhe pse e gjakosur,ajo është shkruar prej burrave tanë sipas ngjarjeve të bujshme nëpër kohët kur janë zhvilluar.Mijëra e mijëra veprimtarë binin për çështjen madhore,por kurrë nuk u gjunjëzuam, prap ngriteshim.Të shfletosh historinë e lavdishme të kombit,gjejmë kontributin e pazëvendsuar të mërgatës shqiptare nëpër gjitha fazat e historisë,nëpër gjitha momentet vendimtare të kombit,ashtu si është i njohur kontributi i juaj që keni bërë dhe po bëni për Kosovën.Në Kosovë ndodhi  lufta çlirimtare,ndodhi përkrahëja ndërkombëtare,na ndihmuat ju dhe vendet ku ju u strehuat,si:SHBA,Gjermania,Franca,Zvicrra,Britania e shumë vende tjera.Kosova sot është më mirë se kurrnjëherë më parë,por ka edhe shumë për të bërë.Ju mërgimtarët  i ndihmuat shumë,por edhe sot Kosova ka shumë nevojë për investimet tuaja,atje ka shumë papunësi,shumë të shkolluar  kanë mbetur pa vende pune,kemi ende halle andaj na duhet ndihma juaj për të ndihmuar përparimin e kombit,për të e kthyar me dinjitet në gjirin e Evropës.Ju keni dhënë shumë për kombin,tani ju  ju keni përkushtuar artit,krijimtarisë në vendet e Europës mbroni integritetin tuaj kombëtar e njerëzor,kultivoni me sukses mendimin e lirë përparimtar e shkencor mbarëkombëtar.Përemes artit ju bëheni zëdhënës të fuqishëm të lëvizjes kombëtare, madje shkëmbeni njohuri me kulturat në vendet të cilat jeni strehuar,i njihni ata me kulturën dhe traditën tonë kombëtare Arti është shpirti dhe fisnikëria e kombit,por arti  rrjedh nga dhimbja,sidomos kur flasim për  një numër të madh të shqiptarëve të mërguar,shkaqet e mërgimit të tyre tani i njeh bota,por mërgimtarët krijues të cilët kultivuan artin,e kultivuan atë duke e nxjerrur nga dhimbja shpirtërore.

Të jesh krijues në mërgim do të thotë:T ë rrëmben dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin romantik të veprës  krijuese të mërgimtarit tonë .Të jesh krijues në mërgim do të thotë,më tepër se shkrimtar të jesh atdhetar,mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe kulturës shqiptare.Veprimtaria e mërgimtarëve të kohës sonë është organizuar në shumë forma organizimi,në shoqata e klube shqiptare të cilat kanë pasur  organizime të shumëlloj,por krijuesi ynë në mërgatë nuk ka mundur të gjejë hapësirë të duhur organizimi në këto shoqata e klube.Krijuesëve tanë në mërgim iu ishte  e nevojshme një formë tjetër organizimi jashtë partiak,nga se arti nuk duhej të ishte në shërbim të politikës por në shërbim të kombit.Krijuesit tanë në mërgim i duhej një organizim i fuqishëm ku do të duhej të shpërthej arti,ashtu si thërriste intelegjencia jonë përparimtare, siç thërrisnin veprimtarët kombëtar në mërgatë.Gjashtë  vite më parë në Gjermani u ndëgjua kjo thirrje,e cila kishte qëllim të bashkonte krijuesit e gjitha zhanreve të artit, ku për këtë qëllim u themelua Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptar në Gjermani(LSHAKSH) kryesues i së cilës u zgjodh Martin Çuni,një veprimtar i shquar i kombit dhe letërsisë.Nga ajo kohë LSHAKSH në Gjermani u bë kështjellë e ndritshme e artit,e cila në gjirin e vet i tuboi sidomos të rinjët,ky ishte qëllimi kryesor i yni,fëmijët të cilët pa fajin e tyre u detyruan të jetojnë në vende të huaja ku flitet tjetër gjuhë,ku ka tjetër mes shoqëror,ku ka kulturë e traditë ndryshe nga ajo e jona.Të rinjët tanë të tubuar rreth  LSHAKSH,kanë pasur rastin të njohin më mirë dashurinë për atdheun,të njohin historinë e gjeografinë kombëtare,të njohin rrënjet e kulturës e traditës nga vijnë,të kultivojnë art të bukur kombëtar dhe shpresa jonë është se i kemi mbrojtur nga asimilimi. LSHAKSH në Gjermani ka bërë një punë të madhe,ka zgjërua krijimtarinë e tyre,nga kanë dalur  shkrimtar, poet, piktor, këngëtar të rinjë,ka promovuar qindra tituj të cilët kanë dalur nga gjiri i kësaj  Lidhje,ka shënua ditë të kulturës duke bashkëpunuar me krijuesit gjerman,ka shënuar festa kombëtare,manifestime letrare nga të cilat veçojmë Takimet letrare  Azem Shkreli në mërgatë,e cila është bërë tradicionale dhe garuese,shënimin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, Orën Letrare të Pavarësisë,

Njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,e shumë  aktivitete tjera të cilat nuk po mundemi të i përmbledhim në këtë vështrim të shkurtër,në të cilat fatbardhësisht  pjesë e aktivitetit ishte rinia jonë e mërguar.Pas mandatit katërvjeçar të Martin  Çunit,kryesues i LSHAKSHu emërua z.Hasan Qyqalla,një veprimtar dhe krijues i njohur,një punëtor i paepur,i cili aktivitetin e vet e shtriu edhe më gjërë,duke bashkëpunuar me  krijues nga Austria,Zvicrra,Norvegjia,Suedia,e shumë vende tjera ku jetojnë mërgimtarët tanë.Kështu arti ynë u bë urë e fuqishme që lidhë jo vetëm kulturën tanë me shqiptarët e mërguar nëpër botë,por edhe me kulturat europiane.Si rezultat i LSHAKSH në Gjermani në bashkëpunim me Shoqatat e Shkrimtarëve tanë kudo që jetojnë jashtë atdheut,lindi nevoja për themelimin e një Lidhje të Krijuesve Shqiptarë në  Mërgatë.Kështu më 23-24 nëntor në Koblenz të Gjermanisë u mbajt Kuvendi Themelues i Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.Fillimisht duhet veçuar Ministrinë e Diasporës në krye me z.Ibrahim Makolli,i cili mbështeti moralisht dhe materialisht mbajtëjen e këtij kuvendi.Begatinë e këtij kuvendi padyshim e kanë shtuar pjesëmarrëja e simbolit të rezistencës kombëtare dhe krijuesit të famshëm bacë Adem Demaçi dhe e krijueses,veprimtares,mjekes e humanes znj.Flora  Brovina.Në mbajtëjen e këtij  kuvendi po vinin e kontribonin krijues nga Amerika,Zelanda e  Re, Norvegjia, Suedia, Shqipëria, Franca, Zvicrra, Austria,Gjermania,Kroacia,Vojvodina,etj…… Aty këtë kuvend e përcollën gazetar nga RTK-ja,Ragip dhe Kushtim Ramaj, nga Rrokumz.Halil

Rrustemaj,mysafir,përfaqësues të partive nga mërgata,konsul nga Frankfurti,veprimtari nga Shoqata Atdhetare “Kosova” me seli në Olsberg të Gjermanisë z.Avdi Fejzaj,e të tjerë….. 
Hasan Qyqalla,kryetar i LSHAKSH në Gjermani,si nismëtar i themelimit të këtij kuvendi para të pranishmëve tha:Ndihem shumë i priviligjuar që pata rastin të hap para jush KTH tëKSHM,ky Kuvend i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë për Mërgatën,po nisë në muajin e shejtë të nëntorit,në përkujtim të101 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë,135 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit,105 vjetorit të Kongresit të Alfabetit shqip dhe pesë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës,andaj uroj mbarësinë e këtij Kuvendi të Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë.Filozofi i njohur Çarls Kolton, shkruan: “Ka tre mënyra për të përballuar sfidat e jetës, dhe atë: me indiferencë, me filozofi dhe me art”!  Andaj edhe ne, u mblodhëm rreth bërthamës së artit, që është forma më e përsosur e reflektimit të identitetit  të kulturës tonë kombëtare drejtë intensifikimit në mjediset ku jetojmë e veprojmë këtu në botën perëndimore.

Nëse arti korrespondon me vjetërsinë e vet qenies njerëzore, dhe se lulëzimi i artit në letërsinë shqipe është padyshim prodhim i periudhës së rilindësve, kujtoj se edhe sot është bërë pjesë e oksigjenit të mërgatës sonë shqiptare në botën mbarë. Në këtë kontest, jemi edhe ne sot këtu karshi vullneteve të mbështetura në urtinë shpirtërore dhe idenë mendore të një nisme të përbashkët  drejtë unifikimit dhe avansimit të fjalës së bukur artistike, të brushës së piktorit, të skalitjes së mishit të bronztë nga skulptori, të lojës mbi dërrasa të aktorit, zërit të këngëtarit, që janë padyshim vlera estetike.

Shpresoj  ky kuvend te jetë model emblematik i unifikimit tonë kombëtarë,Diskutime mjaft të frytshme të cilat u ndoqën me vemendje ishin edhe nga pedagogja e Univerzitetit të Tetovës dhe poetja e shquar Zejnepe  Rexhepi Halili,Arqile Gjata,Musa  Jupolli,e të tjerë:Në pamundësi pjesëmarrje kuvendin e kanë përshëndetur mes shkresave edhe;Salih  Zognjani,Irma Kurti,Rajmonda Mojsiu,Kozeta Zylo,Silvana Berki,etj….

Duke u bazuar në numrin e antarëve,përkushtimin dhe sukseset nga LSHAKSH,u zgjodhën antarët e kryesisë:Sevëme Fetiqi, Mentor Thaqi,Hamzë Halabaku,Avni Bellaina,Pal sokoli,Gonxhe Letmi Begisholli,Neki Lulaj dhe Shaban Cakolli.

A ka më krenari,më frymëzim se kur para krijuesve mërgimtarë flet një personalitet i cili shquhet nga ne njëri ndër ata që zënë majat e aktiviteteve për çështjen kombëtare,e ky është i madhi Adem Demaçi.

Mendimet e Demaçit jane aq te vlefshme e te çmueshme sa ato do te qendrojne dhe rrezistojne edhe ne nje ardhmeri shume te larget.Mendimet e tij janë shumë të rëndësishme për krijuesit tanë në mërgatë, ato u dëgjuan me vemendje të lartë dhe u përcollën me duartrokitje.Të dashur vëllezër dhe motra,kështu nisi fjalimin e tij veprimtari Demaçi para krijuesve:Unë sot jam i lumtur që sot gjindem para jush.Historia jonë edhe pse e gjakosur,ajo është shkruar prej burrave tanë sipas ngjarjeve të bujshme nëpër kohët kur janë zhvilluar.Mijëra e mijëra veprimtarë binin për çështjen madhore,por kurrë nuk u gjunjëzuam,prap ngriteshim.Të shfletosh historinë e lavdishme të kombit,gjejmë kontributin e pazëvendsuar të mërgatës shqiptare nëpër gjitha fazat e historisë,nëpër gjitha momente vendimtare të kombit,ashtu si është i njohur kontributi i juaj që keni bërë dhe po bëni për Kosovën.Në Kosovë ndodhi  lufta çlirimtare,ndodhi përkrahëja ndërkombëtare,na ndihmuat ju dhe vendet ku ju u strehuat, si: SHBA, Gjermania, Franca, Zvicrra, Britania e shumë vende tjera.Kosova sot është më mirë se kurrnjëherë më parë,por ka edhe shumë për të bërë.Ju mërgimtarët  i ndihmuat shumë,por edhe sot Kosova ka shumë nevojë për investimet tuaja,atje ka shumë papunësi,shumë të shkolluar  kanë mbetur pa vende pune,kemi ende halle andaj na duhet ndihma juaj për të ndihmuar përparimin e kombit,për të e kthyar me dinjitet në gjirin e Evropës.Ju keni dhënë shumë për kombin,tani ju  ju keni përkushtuar artit,krijimtarisë në vendet e Europës mbroni integritetin tuaj kombëtar e njerëzor, kultivoni me sukses mendimin e lirë përparimtar e shkencor mbarëkombëtar.Përemes artit ju bëheni zëdhënës të fuqishëm të lëvizjes kombëtare, madje shkëmbeni njohuri me kulturat në vendet të cilat jeni strehuar,i njihni ata me kulturën dhe traditën tonë kombëtare.

Më pas në foltore doli Flora Brovina,e cila u prit ngrohet dhe me duartrokitëje nga krijuesit mërgimtarë:Ajo para të pranishmëve tha se ndihet e lumtur që pati mundësi të merr pjesë në inicimin e formimit të këtij unioni.Në ligjëratën e saj, z. Flora theksoi dëshirën e pamatë të inteligjencës shqiptare në mërgim, për të mos i humbur lidhjet me gjuhën dhe kulturën amtare, për përkushtimin dhe punën e madhe që bëjnë, duke mbajtur gjallë frymën e shqiptarisë dhe krenarinë e të qënit shqiptar, që realizohet falë ndihmës dhe përkujdesjes së shteteve ku janë strehuar,ku punojnë e veprojnë,

Askush nuk i njeh më mirë hallet e mërgimtarëve,sa ministri i diasporës z.Ibrahim Makolli.Ai e kryan punën e tijë me përkushtim,duke u bërë pjesë e pandashme e organizimit të mërgimtarëve.Makolli foli gjërë e gjatë për mërgimtarët,hallet e tyre,organizimin e tyre,por ne po shkëpusim një pjesë nga fjala e tijë:Mërgata jonë ka një rol të madh jo vetëm në mbajtjen gjallë të lidhjes me atdheun,ajo luan rol në ruajtëjen e identitetit,është potencial i çmuar intelektual,politik dhe ekonomik.Ai foli për sukseset e mërgimtarëve në fusha të ndryshme,si në arsim,shkencë,kulturë,teknologji e sport.Ajo është faktor në vendet ku jeton.Makolli përshëndeti nismën për themelimin e Kuvendit të Krijuesve në Mërgatë,shprehu optimizmin se ky kuvend do të ketë mbarësi,ai u zotua se nëse do të dalin në pah sukseset e këtij unioni,do i mbështes sërish materialisht.

Kuvendi i parë themelues zgjodhi kryesinë e“Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë”,  të cilën e përbëjnë antarë nga disa vende të botës . Kryetar u zgjodh poeti Hasan Qyqalla, sekretar  Fran Tanushi, dhe arkëtar Mentor Thaqi.

Nënkryetarët: Suedi- Hysen Ibrahimi, Francë- Musa Jupolli, Greqi- Arqile Gjata, Austri- Anton Marku, Belgjikë- (shtetet e Beneluksit) Valdete Berisha, Zvicër- Besnik Camaj, Norvegji -Imri Trena, SHBA -Rita Salihu.Zëdhënësit: Imri Trena –Media, Sevëme Fetiqi- Presse, Besnik Camaj- Punë teknike kompjuter.Në fund të themelimit të kuvendit,kryetari i Shoqatës Atdhetare”Kosova” me seli në Olsberg të Gjermanisë,për të rrespektuar veprimtarët  kombëtarë dhe krijues,në shejë rrespekti ndau  mirënjohje për simbolin e rezistencës kombëtare z.Adem Demaçin,Flora Brovinën,Imri Trenën dhe Shaban Cakollin,Po kush është Avdi Fejza i cili nderon dhe rrespekton miqët?Avdi Fejza është një veprimtar i shquar kombëtarë,nga rinia ishte dënuar në burgun ushtarak sllav,pas lirimit nga burgu përgjohej nga regjimi me pretekst kinse si iridentist.Avdiu qe detyruar nga përndjekjet të lëshoj vendlindjen dhe u strehua në Olsberg të Gjermanisë.Ai nuk pushoj veprimtarinë kombëtare asnjë çast,Avdiu mund të quhet magje e skamnorëve,ai ndihmoj skamnorët në mbarë viset shqiptare,ndihmoj shkollat shqipe kur pushtuesi i nxori nga shkollat,ndihmoj të burgosurit politik,, njerëzit me të meta, fondin e Qeverisë në ekzil,Fondin “Vendlindja Thërret”dhe vazhdon të ndihmoj edhe sot njerëzit në nevoja.Pavarësisht se  dikush qe munduar të e hedh  këtë veprimtari të tij në pluhurin e harresës,kjo nuk mund të ndodhë ngase veprimtaria e tij është shkruar dhe ruhet me pedantëri.

Pas mbarimit të themelimit të kuvendit,u shtrua një darkë solemne me mysafirët dhe krijuesit,e më pas program i pasur muzikor e letrar,ku për Adem Demaçin deklamuan vargjet e tyre Musa Jupolli,Dan Kosumi dhe Ragip Dragusha,për Flora Brovinën deklamoj  Sevëme Fetiqi.Arti është mjet i cili i bashkon njerëzit mes vete,kështu na bashkoj edhe me Imri Trenën,mësuesin e veprimtarin e njohur,gazetarin e shkrimtarin,poetin e kryeredaktorin  e Radio Zërit të Arbërit, z.Imri Trena. Ky njeri i ngrohët,i urtër,intelektual ,mësues e veprimtar,shkrimtar e poet,bënë shumë për kulturën dhe kombin,me zërin e tij të ëmbël shoqëroheshim çdo natë në valët e radios,por nuk e kishim rastin të e njohim e shtrëngojmë duart me te deri natën e kuvendit.Me te qëndruam e biseduam deri në mesnatë,mbase nuk do të ngopeshim edhe  po të bisedonim me netë të tëra.U shoqëruam e ndejëm gjatë edhe me veprimtarin,poetin,gazetarin dhe kryeredaktorin e  revistës “Doruntina”,i cili me forca vetanake,pa ndonjë mbështetje tani 17 vite po e boton këtë revistë për fëmijë.

 

 


Filozofi
 
dhe
letërsi

 

histori
tradita
vështrime
debat

 


citate
intervista
letra hapura
botime reja

 

 
 

     
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtësia| |Edukata| |Ëndërrat| |Fëmijët| |Filozofia| |Fjalëbutësia| |Frymëzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotët| |Lumturia| |Mali| |Mëdyshja| |Miqësia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fëmijët| |Nga-Vizitorët| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesëndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitë| |Vjedhja| |Xhelozia| |Të-pandara|

 
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .