Dje isha duke e shikuar
portalin informativ “Tribuna
Shqiptare”, dhe aty gjeta
shkrimin e kolegut tim zot.
Asllan Dibranit me titull ;”U
hap edhe një shkollë shqipe,
Tempulli i Diturisë” në Wernau
afër Shtuttgartit-Gjermani”. Më
gëzoi shumë ai shkrim .
jashtëzakonisht, sepse dashuria
që kam ndaj shkollës shqipe, më
ktheu mendjen dhe fillova ta
lexojë. Ajo që më gëzoi gjatë
leximit të këtij shkrimi ishte
se në hapjen e kësaj vatre
diturie, merrnin pjesë edhe
mysafirë gjermanë;
Kryetari i qytetit në Wernau
zot. Armin Elbl,
Rektori i shkollës
Jürgen Schaller,
Konsulli i Rep. së Kosovës
në Stuttgart, zot. Faket
Kajtazi.

Prandaj, bisedova me
arsimtarët e kësaj shkolle
shqipe ,Zejnije & Zeqir Asllani
të cilët i njohim si
mësimdhënësit më të mirë jo
vetëm në Gjermani ,por edhe më
gjerë, sepse këta me punën e
tyre të suksesshme po edukojnë
dhe po i mbrojnë fëmijët e
mërgimtarëve tanë nga asimilimi.
Për t´u informuar më mirë me
rrjedhën e asaj kremte, me
gëzimin, emocionet, dhe
atmosferën që mbretëroi atë ditë,
unë morra opinionet e mësueses,
mësuesit, prindërve .
Si në çdo qytet e qytezë të
Gjermanisë edhe ne qytezën e
Wernaus me rrethinë jetojnë një
numër i madh i bashkatdhetarëve
tanë , të cilët me seriozitet
i´u përveshën punës për hapjen e
shkollës plotësuese shqipe, dhe
falë angazhimit të; prindërve
dhe mësuesve Zejnije & Zeqir
Asllani kjo dëshirë e tyre u
konkretizua me sukses. Wernau
është një qytezë e bukur që
shtrihet në periferi të
Stuttgart. Me datën
12.11.2013.bshkëatdhetarët tanë
që jetojnë ne këtë lokalitet
kishtin një ditë feste e gëzimi,
sepse bëhej me rastin e hapjes
së shkollës shqipe.
Të gjithë shqiptarët me
fëmijët e tyre atë ditë i
shpinte rruga drejtë
Schlossgartenschule mit
Werkrealschule në Wernau. Ishte
një ditë gëzimi për të gjithë,
por kjo më së shumti vërehej në
fytyrat e buzëqeshura të
fëmijëve të cilët pritnin me
padurim fillimin e kësaj mbrëmje
festive e cila për ta ishte e
veçantë dhe do të mbetet gjatë
në kujtesën e tyre. Deri te kjo
ditë feste mjaftonin vetëm pak
ditë pas takimit që kishin
prindërit e nxënësve të kësaj
shkolle shqipe tani në Wernau me
arsimtarët Zejnije & Zeqir
Asllani ,në lokalin e një
afaristi Shqiptar. Pas këtij
takimi i cili u zhvillua në
mënyrë vëllazërore i ndan të
gjithë detyrat për hapjen e
shkollës shqipe,me çka edhe u
realizuan me sukses ! U formua
edhe këshilli i prindërve për
organizimin e hapjes solemne të
shkollës shqipe. Nue Lekaj ishte
ai i cili mori përsipër që të
ftonte Kryetarin e qytetit në
Wernau zot. Armin Elbl si dhe
Rektorin e shkollës gjegjëse ku
tani mbahet mësimi në gjuhën
shqipe,zot. Jürgen Schaller,kurse
Angelina Jaku dhe Ardita Çekaj
rreth organizimit të kuzhinës
shqiptare me specialitetet tona
tradicionale. Arsimtarët ftuan
Konsullin e Rep.së Kosovës në
Stuttgart , zot. Faket Kajtazi.

Hapja e shkollës shqipe në
Wernau u bë në mënyrë solemne në
pranin e disa dhjetëra
bashkatdhetarëve, nxënësve dhe
arsimtarëve të shkollës shqipe.
Këtë kremte e madhështoi
pjesëmarrja e Kryetarit të
qytetit zot.Armin Elbl, Rektorin
e shkollës zot. Jürgen Schaller
si dhe Konsullin zot. Faket
Kajtazi.
Në emër të prindërve
të pranishmit i përshëndeti
veprimtari Nue Lekaj dhe ju
dëshiroi mirëseardhje në këtë
hapje solemne të shkollës shqipe.
Ndihem i nderuar që sot në mesin
ton kemi Kryetarin e qytetit zot.
Armin Elbl, Rektorin e shkollës,
zot. Jürgen Schaller , Konsullin
zot. Faket Kajtazi, arsimtarët e
shkollës shqipe ,Zejnije & Zeqir
Asllani si dhe Asllan Dibrani
veprimtar ish i burgosur politik
. Z. Lekaj foli për rolin e
shqiptarëve dhe integrimin e
tyre në shoqërinë gjermane. Më
vonë i ftoi arsimtarët e
shkollës shqipe që të
prezentohen para të pranishmëve.
Zejnije& Zeqir Asllani
,të cilët i përshëndetën të
gjithë të pranishmit dhe
njëherit folën për rolin dhe
rëndësinë e shkollës shqipe këtu
në mërgim. Shkolla shqipe është
ajo që na bashkon të gjithëve ,andaj
mos hezitoni që secili prej nesh
të jap kontributin e vet për
shkollën shqipe, sepse fëmijët
janë ardhmëria e kombit.
Shkolla shqipe është një
dritare e cila sjellë rreze
drite në familjet tona Shqiptare,prandaj
hapja e kësaj shkolle ka për
qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e
kulturës Kombëtare dhe ruajtjen
e gjuhës amtare nga fëmijët
mërgimtar,kultivimin e një
trungu Kombëtar dhe kulturor i
cili është i domosdoshëm këtu në
mërgim! Popujt që humben gjuhën
e tyre shpejt u zhduken . I
vetmi mjet kundër asimilimit dhe
ruajtjes sonë në ´´DETIN´´ e
kulturës ku ne po jetojmë, është
mësimi i gjuhës shqipe nëpër
shkolla,duke pasur parasysh se
një rol të veçantë për mësimin e
gjuhës shqipe e luajnë Prindërit.
Më e rëndësishmja përveç
përvetësimit të gjuhës amtare
është edhe mësimi i traditave
dhe zakoneve të mira të popullit
tonë që i trashëguam nëpër
shekuj.
Konsulli i Rep. së
Kosovës në Stuttgart, zot. Faket
Kajtazi, i përshëndeti tue
gjithë pjesëmarrësit në sallë,
në veçanti Kryetarin e qytetit
zot. Armin Elbl, Rektorin e
shkollës, zot. Jürgen Schaller,arsimtarët
e shkollës shqipe Zejnije &
Zeqir Asllani,zot. Lekaj të
cilin e kam pasur edhe koleg
gjatë kohës në studime ,zot.
Dibranin, prindërit ,nxënësit si
dhe të gjithë të pranishmit në
këtë hapje solemne të shkollës
shqipe . zot. Kajtazi falënderoi
popullin mik gjerman i cili çdo
herë ka qenë në përkrahje të
popullit tonë gjatë luftës ,por
edhe sot me hapjen e shkollave
shqipe këtu në Landin e BW.si
dhe në tërë Gjermanin.
Kryetari i
qytetit zot. Armin Elbl,përshëndeti
hapjen e shkollës shqipe të
gjithë të pranishmit,në veçanti
i përgëzoi nxënësit e shkollës
shqipe.Ndihem i kënaqur me
prezencën e Konsullit të Rep.së
Kosovës në Stuttgart
zot.F.Kajtazi.Pastaj ai bëri një
analizë të gjendjes në Gjermani
ku jetojnë shumë shqipëtarë, dhe
i ftoi ata që të integrohen ne
shoqërinë gjermane. Në qytetin
tonë, ku kemi një bashkëpunim të
ngushtë me shqiptarët. Fëmijëve
ju dëshiroi suksese në të
ardhmen dhe të mësojnë për
kulturën e prindërve të tyre
prej nga vijnë në shoqërinë
gjermane.
Rektori i
shkollës, zot. Jürgen Schaller,
Pasi i përshëndeti të gjithë
tha: me kënaqësi kam pranuar
ftesën nga zot. Lekaj, gjithë
ashtu sot ne s´bashku me
Kryetarin Elbl, kemi ardhur në
hapjen e shkollës shqipe ,ndihem
i nderuar që mësimi në gjuhën
shqipe të mbahet pikërisht në
këtë shkollë ku jam unë Rektor i
kësaj shkolle. Ai e përshëndeti
Konsullin e Rep: së Kosovës z.
Faket Kajtazin,kurse arsimtarëve
u dëshiroi punë të mbarë dhe
nxënësve suksese të mëtejme për
përfitimin e diturive. Sot ,shumë
prind të këtyre nxënësve,dje
ishin nxënës të kësaj shkolle,tani
janë afarist dhe punëtor të mirë
të cilët janë inkuadruar në
shoqërinë gjermane.
Asllan Dibrani
,përshëndeti të pranishmit,ju
përgëzoi për hapjen e shkollës
shqipe ndihem krenar me
rezultatet pozitive të shkollave
shqipe të këtyre dy ´´Pishtarëve
të Diturisë ´´në Stuttgart me
rrethinë .Këta arsimdashës këta
intelektual deri më tani i kanë
hapur shumë shkolla .Qiftin
bashkëshortor i takon kudo që ka
nevojë dikush për dituri për
mësim dhe edukatë. Ata shpesh në
takimet e festave të mëdha i
stërmbushin sallat dhe janë
mbresëlënës andaj i meritojnë
edhe komplimente të mira!
zonj. Ardita
Çekaj,lexoi një
letër falënderuese për Kryetarin
e qytetit zot. Armin Elbl si dhe
për Rektorin e shkollës, zot.
Jürgen Schaller.

Arsimtarëve ju dëshirojmë
mirëseardhje dhe suksese me
nxënësit e shkollës shqipe.
Në fund zonj.
Agelina Jaku i
falënderoi të gjithë ata që kanë
dhënë kontribut për hapjen e
kësaj shkolle shqipe duke
filluar nga Kryetari Armin Elbl,
Rektori i shkollës zot. Jürgen
Schaller, Konsulli, zot. Faket
Kajtazi, si dhe arsimtarët e
shkollës shqipe ,Zejnije & Zeqir
Asllani .
Tani ju ftoi të gjithëve
s´bashku të shërbehemi me
ushqimet tona tradicionale,ku
për këtë mbrëmje u përkujdesën
nënat dhe motrat tona. Të gjithë
u ndan të kënaqur me shpresë se
fëmijëve të tyre do t´iu
buzëqesh fati në këtë vatër
dituri,por ftuan të gjithë
bashkatdhetarët që fëmijët e
tyre t´i sjellin në shkollën
shqipe sepse vetëm kështu mund
të ruajmë kulturën dhe
identitetin tonë Kombëtar ! I
pranishëm në këtë mbrëmje ishte
edhe zot. Xhafer Leci Veprimtar.
Apeli i Mësuesve Zejnije dhe
Zeqir Asllani, i prindërve, (Ramiz
Dermakut) dhe i fëmijëve është:
“ JU bëj thirrje të gjithë
bashkatdhetarëve, aktivistëve,
intelektualëve, arsimdashësve të
angazhohemi për hapjen e
shkollave plotësuese shqipe kudo
që jetojnë dhe punojnë
shqiptarët . Jo vetëm ti
dërgojmë në shkollë por t´u
ndihmojmë në përvetësimin dhe
kryerjen e detyrave shkollore.
Është për çdo gjykim fakti se
shumë prind, jo që nuk
angazhohen për hapjen e shkollës
plotësuese shqipe në diasporë,
por edhe nëse ajo funksionon nuk
i dërgojnë fëmijët e tyre në te.
Duhet ta dinë të gjithë ata
prind që nuk i dërgojnë fëmijët
e tyre në shkollën plotësuese
shqipe, se kanë bërë një krim të
madh në cenimin e të drejtës
njerëzore dhe etike të fëmijëve
për të mësuar gjuhën e vet
amtare!
Duke pasur parasysh se sot
një pjesë e madhe e shqiptarëve
jetojnë në mërgim , ku i ka
hedhur “fati”dhe halli, është e
domosdoshme që Ministria e
Arsimit Shkencë dhe Teknologjisë–
MASHT-së, mësimit plotësues në
diasporë t’i kushtoj rëndësi më
të madhe. MASHT-i, në sektorin e
vetë patjetër duhet të ketë edhe
sektorin e hapjes së shkollave
plotësuese shqipe në diasporë si
dhe zyrtarizimin e tyre dhe t’i
stimuloj arsimtarët për punën që
bëjnë vullnetarishtë !
|