SHFLETOJME HISTORINE E
TRE MARTIREVE TE RENE PER
CLIRIMIN E KOSOVES
OPINIONE NGA TRYEZA E
RRUMBULLAKET MBAJTUR NER
SINGEN TE GJERMANISE
Bashkimi i Intelektualëve
Shqiptarë në Mërgim (BISHM-im)
në bashkëpunim me klubin
shqipëtar“KOSOVA“, në Singen të
Gjermanisë( Republika
e Badenwürttembergut) u
mbajtë tryeza e rrumbullakët ne
të cilën morën pjesë të gjithë
përfaqësuesit e partive politike
që veprojnë në mërgim; Gjermani,
Zvicër, Austri, Itali etj .
Pjesëmarrës të kësaj tryeze
ishin ;
1.Emil Kastrioti – Emin
Fazlija, Kryetar i Besëlidhjesë
Kombëtare Demokratike Shqiptare-
BKDSH.re,
2. Salih Çeku, sekretar i
Kryesisë së Lidhjesë
Demokratike për Gjermani ,
3.Musa Bajraktari –
Kryetarë i Partisë Republikane (PR-ne)
për Gjermani,
4.Dedë Hajdari – Kryetarë i
UDSH.së,
5.Fazli Veliu – Krytar i
Lëvizjes Popullore të Kosovës,
6. Ramiz Kukleci – Kryetar
i Bashkimit të Intelektualëve
Shqiptarë në Mërgim-(BISHM-i)
Tryezën e udhëhoqi z. Halil
Jahaj, anëtarë i Kryesisë së
Bashkimit të Intelektualëve
Shqiptarë në Mërgim. Fjalët
përshëndetëse dhe refratin
lidhur me qëllimin e organizimit
të kësaj tryeze e mbajti z.Agim
Çela, kryetar i klubit shqiptarë“
KOSOVA“në Singen."Klubi
Kosova – Albanischer
Verein e.V." në Singen të
Gjermanisë është një shoqatë e
organizuar kulturore, artistike
e humanitare që punon qysh nga
viti 1990 si institucion i
regjistruar në organet e shtetit
Gjerman dhe punon e vepron në
baza të planprogramit dhe
statutit që ka si në aspektin
kulturor-artistik ashtu edhe në
atë humanitar e politik. Gjatë
këtyre viteve sa punon e vepron
ky klub ka dhënë kontribut të
madh duke filluar që nga aspekti
kulturorë, arsimorë, sportiv,
humanitar dhe politik.etj. "Agim
Qelaj, Salih Çeku dhe Agim
Ramadani, ishin njerëz shum
dimenzional kur kihet parasysh
që ata posedonin edhe aftësi të
mëdha organizative si në artin
luftarak po ashtu edhe në
aspektin intelektual e artistik..
Agimi Çelaj, Salih Çeku, dhe
Agim Ramadani, ishin njerëz të
qiltër, të drejtë dhe shumë të vendosur,
trima, humanist, demokrat por
mbi të gjitha ishin atdhetarë.
Ata ishin një penë e mpreht e
kauzes kombëtare, ata tërë jetën
punuan për drejtësi , edhepse
jetuan ne kohë të keqe. Që nga
fëmiria e deri në ramjen e tyre
në altarin e lirisë jetuan në
robëri, por, qëndruan të pa
përkulur. Kaluan shumë rrugë të
vështira por kurr nuk e ndërpren
aktivitetin kombëtar.. Agimi
erdhi në Gjermani në vitin 1995-
Singen , ndersa Salih Çekaj,
Komandant i Brigadës 134 të
UÇK-es, dhe akoma pa u
stabilizuar mirë filluan
veprimtarin e tyre e për
riorganizimin e diasporës
shqiptare në baza të mirëfillta
kombëtare. T ë tre ishin
organizator të të gjitha
demonstratave që mbaheshin në
Gjermani e Zvicër, etj .Këtë
veprimtarë ia arritën qëllimit
në vendet ku banonin e vepronin
ti bashkojnë mërgimtarët tanë..
Agimi arriti ta unifikonte
mërgaten e Singenit me rrethinë.
Organizoi tryezën e rrumbullakt
në Singen , ku muarën pjesë të
gjitha subjektet shqiptare që
vepronin në Evropë. Me zgjedhjen
e Agimit kryetar të klubit "Kosova"
në Singen, ky klub u shëndërrua
në një çerdhe të ngroht ku
takoheshin, organizoheshin dhe
tuboheshin mërgimtarët shqiptarë.
Nëse ne sot pyesim .., kush
ishin ata ? :
Kush i dha gjak gjuhës sonë,
kush ia ngriti dinjitetin dhe ia
shtoi krenarin kombit tonë, kush
janë ata që ia ringjallën e e
lartësuan kombin tonë, kush
janë ata që i formuan dhe i
aftësuan gjeneratat e reja, për
ta mbrojtur me dinjitet atdheun,
kush i formoi, aftësoi dhe
motivoi brigadat ushtarake të
UÇK-es, kush u shqua për
vendosmëri, trimëri, korektësi,
tolerancë, demokraci, dhe për
pavarësin e Atdheut , kush hyri
në historinë tonë
kombëtare-luftarake europiane e
botërore, dhe sa të duam pyesim
vehtën bashkatdhetarë të nderuar
prapë të dalin emërat e emrat e
Agim Qelës , Salih Çekaj dhe
Agim Ramadanit ". Nga diskutimet
e shumta që u paraqitën gjatë
asaj j tryeze ne po i shkëpusim
disa mendime të referuesëve të
tryezës.
Emil Kastrioti –
Emin Fazlia -
BKDSH-re, Gjendja e vështirë ne
të cilën po kalon Kosova, kërkon
nga ne një syqeltësi, unitet,
organizim, dhe përkushtim. Çdo
mosëmarëveshje e jona shkon në
dëm të çështjes sonë kombëtare
pra në favor të armikut tonë
shekullor.
Salih Çeku -
LDK-së, Kërkohet që urgjentishtë
subjektet tona polituike t’i
koordinojnë punët në mes vete,
dhe të japin maksimumin drejtë
zgjidhjesë së çështjes sonë
kombëtare shqiptare. Çdo formë e
organizimit e cila do t’i
bashkojë shqiptarët do ta ketë
përkrahjen dhe mbështetjen e
Lidhjesë Demokratike të Kosovës.
Ata që mendojnë ta bashkojnë
kombin nga diaspora janë në
iluzione. Më pas citoi Hasan
Prishtinën:“ Më mirë një krismë
në mal se një thesë fjalësh në
Parrlamentin e Beogradit“. Shoqe,
shokë, miqë, motëra, vëllezër
sot janë ditët e fundit që ne të
bashkohemi, pa marrë parasysh
përkatësin fetare, partiake ,
krahinore etj. sepse vetëm të
bashkuar mund t’i realizojmë
qëllimet tona pra çlirimin e
Kosovës nga robëria shekullore
serbe. Sot Ushtria Çlirimtare e
Kosovës UÇK-ës, po marëshon me
hapa gjigantë drejtë forcimit e
konsolidimit të saj për çlirimin
e Kosovës. Prandaj, ne më pak
duhet të flasim e më shumë duhet
të punojmë. Dhe për çdo gjë që
ju intereson sa i përket UÇK-es,
dhe zyres së LDK-së në
Shtuttgart ju më pyetni mua.
Fazli Veliu –
LPK-së, tragjedia jonë më e
madhe është se ne nuk e
përkrahim realitetin .
Ramiz Kukleci
– Kërkohet nga shqiptarët kudo
që gjindemi dhe kudo që veprojmë
t’i mobilizojmë të gjitha forcat
tona mendore, intelektuale dhe
materiale që kemi për çlirimin
dhe bashkimin e të gjitha
trojeve shqiptare ne një shtet
të vetëm në Ballkan.
Si konsatim i përgjithshëm i
cili u pranua nga të gjithë të
pranishmit ishte organizimi i
një tryeze tjetër ku do të
marrin pjesë të gjitha subjektet
shqiptare, e ku do të bisedohet
rreth problemeve dhe zgjidhjes
së drejtë e të shpejtë të
çështjes sonë kombëtare. Por
nga ky takim nuk u mbajtë as
takimi tjetër, sepse martirët e
kombit dhe strategët e artit
luftarakë; Gjenerali i UÇK-së,
komandanti i Brigadës 121 Agim
Çelaj- (Coli) dhe Salih Çekaj –
komandant për mardhënje dhe
politikë –Shkuan nëShqipëri për
përgatitjen e një ushtrie të
Kosovës, dhe me suksesë i
realizuan detyrat dhe obligimet
që ia kishin vënë vehtes. Por,
vetë nuk u kthyen kurrë.., jo
për ta mbajtur tryezën.., por
për t‘i shijuar frytet e kësaj
Lirie që po gëzojmë ne sot.
Flitet se dikush i vrau nga
pusia në pabesi? Këtë s’mund ta
besojë askush. Dhe nëse kjo
është e vertetë, atëherë pse nuk
flitet haptazi. Pse heshtin
shokët e tyre të luftës, të
cilët ishin afër tyre kur u
vranë!? Është e pabesueshme që
askush të mos dijë të vërtetën
se si dhe në ç’farë rrethanash
janë vrarë dy komandantët më
kryesorë të betejës më të
lavdishme të luftëtarëve
shqiptarë kundër ushtrisë serbe
gjatë luftës së fundit, siç
ishte ajo e Koshares. Dhe nëse
janë vrarë nga pusia, shtrohet
pyetja se kush i vrau ? ! Ata që
dinë më shumë për vrasjen e tyre
duhet ta thonë të vërtetën ashtu
siç ka qenë dhe pa ngurrim.
Historia e një populli duhet të
shkruhet drejt. Andaj u bëj
thirrje të gjithë atyre që kanë
informata rreth mënyrës së
vrasjes së S. Çekajt, Agim
Qelajt dhe Agim Ramadanit ta
thonë fjalën e tyre publikisht,
sepse mbajtja fshehtë e të së
vërtetës nuk sjell asgjë të
rëndësishme në historinë e
luftës së Koshares,dhe të UÇK-ës,
përkundrazi e dëmton shumë atë,
sidomos në aspektin politik të
saj. Sa më gjatë që të heshtet e
vërteta rreth këtyre aq më i
rëndë do të bëhet kujtimi për
këta tre komandantë të UÇK-së.
Shpeshherë dëgjohet se Salihu
është vrarë me një plumb në qafë
prej një gjuajtje anash. Por
dikush ua kishte frikën, se ata
do mbeteshin heronjë e
komandantë të gjallë, por ata
kanë mbetur dhe do të mbesin
gjithëmon fytyrat më të ndritura
të kombit shqiptarë.
LAVDI U QOFTË
|