Një
pjesë e shkrimtarëve shqiptarë, që
jetojnë dhe veprojnë në diasporë,
kanë bërë dhe bëjnë përpjekje të
vazhdueshme individuale apo në grupe
të vogla, të lidhen me krijuesit dhe
lexuesit vendas, përmes krijimtarisë
artistike apo takimeve të mundshme
gjatë pushimeve,në organizime të
përbashkëta letrare. Disa krijuesë,
tashmë, janë edhe anëtarë të
shoqatave letrare nëpër vendet ku
jetojnë. Ka autorë që kanë botuar
libra të veçantë në gjuhën gjermane,
angleze, italiane apo franceze. Ata
kanë zgjuar interesim të dukshëm.
Për shembull, para një kohe, poezia
shqipe që krijohet në Gjermaninë një
antologji krijuesish në gjuhën
gjermane"Antologjia moderne shqipe",
u paraqit si letërsia e arrirë e
krijuesëve shqiptar në këtë shtet.
Me kalimin e kohes, disa libra të
veçantë të krijuesve shqiptarë, apo
në bashkautorësi me krijuesit
gjerman, janë në proces botimi, kan
shkëmbyar njohuri midis dy kulturash
shqiptaro-gjermane. Krijuesit
shqiptarë në mërgatën evropiane,
kanë bërë një prurje të re të
vlerave letrare si në poezi poashtu
edhe në prozë, por edhe në kritikën
letrare. Herë-herë ju kemi njoftuar
me biografi shkrimtarësh e poetësh
të cilët jetojnë dhe veprojnë në
mërgim,por kësaj radhe do u njohim
me poetin tanë në mërgim z.Pal
Sokoli.
Pal Sokoli njihet si një krijues i
cili krijimtarinë e tij e nisi në
moshën e njomë rinore në vendlindje.
Pal Sokoli ka botuar në periodikun
letrar që nga vitet tetëdhjetë, në
Revistën studentore "Bota e re", në
gazetat "Zëri i rinisë", "Etja", "Fjala",
"Rrezja", si dhe disa cikle me poezi
në Revistën letrare"Shtigje", të
Klubit letrar,"Gjon Nikollë Kazazi"
të Gjakovës.
Me disa krijues të tjerë, ai mori në
Wuppertal nismën e formimit të
“Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve
dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani”
dhe vite me radhë´ishte sekretar i
saj. "Gjithmonë, kur sheh se të
rrezikohen vlerat e trashëguara, apo
të sjella më veti në mërgatë, bëhen
përpjekje për t'i mbrojtur ato.
Kështu ede Pal Sokoli ju përkushtua
me gjithë qenien formimit të një
Lidhjeje të Shkrimtarëve që jetojnë
në Gjermani, për t'i bashkuar ata,
për t'i nxitur të krijojnë. Dhe ja
arritëm me formimin e LSHAKSH-në
Gjermani. Me të kemi bërë promovimin
e shumë krijuesve të rinj, kemi bërë
promovimin e 70/80 veprave të
krijuesve tanë. Kemi krijuar një urë
lidhBiografia e Palit është e
dhimbshme. Lufta i mori pesë
vëllezër dhe një motër. Megjithatë
Pali gjeti forcë që përmes poezisë
të sfidojë të keqen dhe tragjedinë:
„Krishtlindjet pa ju / Buzmat i
gjeta të prerë / aty ku i linim
gjithmonë/ thirrjes me çka po vjen /
o buzmi bujar? / i mungonin zëra: /
Simoni, Krista, Filipi, Pashkja,
Gjergji, Kastrioti. / Buzmit i
thahej ushqim / në cep të buzës /
Sofrës nuk iu sollëm / më shumë se
tri herë / mungonin hapat tuaj /
vendet e zbrazëta dukeshin si plagë
/ Filipi, Simoni, Krista, Pashkja,
Gjergji, Kastrioti.“ (Poezi e
shkëputur nga libri "Kambanë e
pëlcitur dhembja", botuar 2005).Pal
Sokoli u lind më qershor të vitit
1959 në Radoniq, KK. Gjakovë . Ka
kryer gjimnazin e shkencave natyrore”Hajdar
Dushi” në Gjakovë. Fakultetin
Filozofik,drejtimin
Filozofi-Sociologji në Universtetin
e Prishtinës. Ka të botuara katër
vepra letrare dhe është i përfshirë
në disa Antologji dhe vepra dhe
revista letrare. Poezitë e Pal
Sokolit janë të botuara dhe të
përkthyera në gjuhën gjermane,
italiane, turke dhe rumune.
Familja Sokoli përndryshe i takon
familjes së madhe, Paplekaj nga
malësia e Gjakovës. Tradicionalisht
familja Paplekaj- Sokoli ka ruajtur
dashurinë për atdheun edhe kështu
shpesh kanë rënë në konflikt më
rendin shoqëror ekzistues.
Aktivitetet e kësaj familje u
trashëguan më pushkë dhe pendë që
nga të parët e tyre, aktiv në
Lëvizjen Kaçake(Sadik Gjoni-Paplekaj),
pastaj pjesëmarrës në Konferencen e
Bujanit(Pashk Sadik-Paplekaj) aktiv
për çlirimin e Shqipërisë dhe të
Kosovës gjegjësisht të bashkimit
kombëtar,(ballisti më i vjetër Zef
Sokoli), si edhe pjesëmarrësin e
rrugës famëkeqe dhe fatkeqe të
Tivarit Brahim Deli Sokoli-(babai)i
cili për pak kishte shpëtuar i
gjallë. Në luftën e fundit 1999,
kishte katër ushtar aktiv në
Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës(Gjergj
Sokoli, Filip Sokoli-martir, Viktor
Sokoli dhe Kujtim Sokoli), njëri
ndër të cilët edhe epror(heroi-
Gjergj Sokoli ). Kurse nga kjo luftë
mbeten martir gjashtë anëtar të
kësaj familje, Filip, Gjergj, Pashke,
Siman, Kristë dhe Kastriot Sokoli.

Pal Sokoli
-Pal Sokoli ka botuar dhjetera libra
ne poezi,ne antologji poetike,librat
e te cilit jane edhe të përkthyara
në gjuhë të huaja,por ajo që më le
mbresa është"KËMBANË E PËLCITUR
DHEMBJA".Për mendimin tim
krijimtaria e Pal Sokolit ka arritur
një prurje në veçanti përmbledhja
poetike"Kambanë e pëlcitur dhembja",të
cilën e kanë shqyrtuar e vlerësuar
kritik të njohur letrarë.E kam
lexuar disaherë përmbledhjen poetike
në fjalë,ku poezitë e tija janë në
raport të mirë me lexuesit e
mirëfilltë,komunikuese që ndërtojnë
shpirtërisht raportin e poetit me
poezinë dhe lexuesit.Krijimtaria e
Pal Sokolit është një lum vërshues,i
cili buron nga thellësia e shpirtit
të tij qoftë kur pasqyron kohën e
kaluar,qoftë kohën në të cilën
veprojmë,duke shprehur shpirtërisht
dhe realisht ate që ndjenë,qoftë
gëzimin apo dëshprimin,duke e
ndërthurur mirë me vlerat e vargut
në art.Poezia e Pal Sokolit kapë
tema të larmishme,figuracion,cilësi
të përmbajtëjes,stil,çiltëri në
gjuhën e të shkruarit,e cila
mirëpritet te lexuesit dhe lexohet
me ëndje.Poezia e mirëfilltë si
është poezia e Pal Sokolit kërkon
një lexues me njohuri letrare,me
shije më të thellë në art dhe në një
kontakt më të thellë në ndjenjat e
veta.Poezia e Pal Sokolit është me
një muzikalitet të lartë,lexuesi i
vemendshëm mund të dalloj melodinë e
saj që ajo bartë në vete,ajo mund të
dëgjohet e shijohet me shqisat e
lexuesit të vemendshëm,ashtu si
përcillet me shqisa një melodi,vetëm
se poezia në vend të notave ka
vargun,e një varg i fuqishëm e bënë
fisnikërinë e poezisë.Poezia e Pal
Sokolit ndihmon lexuesin të
pasurohet shpirtërisht,si i tillë
Pal Sokoli mbetet i mirëpritur te
lexuesit tanë dhe mjaft premtues. |