rmt                                                   seneka

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Kuvendi Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Portrete tė dalluara

Arkivi

Laureta Miftari:



Nga arti muzikor


Nicole Kuderli


Drejtė siteve:
Fjala
***Kuvendi***
Cartoon

Faqe tė reja:  
Gojėdhana shqiptare Albume tė vizitorėve


Zgjedhje nga poezitė e Esad Mekulit 

 ◄◄◄ kėthehu

              A ėshtė fajtor Shqiptari

A ėshtė fajtor shqiptari pse nė kėtė qiell jeton,
nėn kėtė qiell nė trojet e tė parėve tė vet ?
A ėshtė fajtor pse ėshtė,
e pėrkundėr tė gjithėve qėndron shqiptari,
rob e njeri, qė do i vetvetės tė jetė ?!

A ėshtė fajtor shqiptari, pse si tė tjerėt don
tė jetojė si njeri nė tė vetat sot e pėrditė ?
A ėshtė fajtor pse, pėrkundėr dhunės - rron e qėndron
nėn qiellin e Kosovės loke, nė truallin e tė parėve tė vet!

                               * * *


                          Mbramja

Si tufa mėndafshi t’artė nė tė kaltėrten shami,
n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra nė borė-
flakron pėrėndimi...Retė mbi krye prorė
ngasin nėpėr qiell dhe zhduken n’hapsi.
...Dhe drita e mbrame shuhet mbi ēdo sukė:
cipa e natės shtrihet mbi fushat e pėrhime,
malet heshtin n’errėsi si me qenė tė ngrime,
si tė humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk.
N’ajri ndihen klithmat e natės qė ra-
drujt pran rrugės era i pėrkund...
Ndėrsa drita e bardh, e tretun dikund,
shigjeta tė flakta mpreh errėsinės me i ra.
Terri sundon botėn. Katundet e shtrime
nė mes tė natės prehen n’lugin me andrrime.
                      * * * 

            Porosia e Nanės

Pėr ke nė dritė ju qita,
o djelm!
Pėr ke ju rrita,
o bij`?
Pse u gėzova unė nė jetė?
— Nanėn po e leni sot
kur kryet
me mburrje pėr ju e ngrita;
kur futėn e zezė e hoqa;
kur zjarmin nė votėr
pa frigė e ndezim nė mbramje —
kur sofrėn ma thatė s`e shtrojmė!
Nė dheun e huaj shkoni?
Atje —
ku vesh s`ju marrin:
ku vllau tė vllanė
me bisht tė synit shikon
e punėn e vet soll kqyrė!
Atje —
ku bima ndėr ara
thahet nėn hanė;
ku grizhlat sqep-mprehta
frytet e vjeshtės s`parit shkretojnė!

           Shqiptari kėndon

Shekujt mbi ne
e nė ne
e mbushėn jetėn plot vnerė
qe pezm,
e zjarri kryengritės
ndėr zemrat tona m'u ngri,
qe njeriu mos te jete-njeri:
emri tė na zhduket pėrherė.
Qemė jo njerez po robė;
pa bukė, liri n'uzdaje,
nė vatrėn tonė
pa shtėpi
nė plangun tonė
argatare!
Qemė-
turq, dreqėn me bishta,
qeme-raje
qė t'hiqet nė vargoj
te mjerimit
te pėrbuzur-shiftare!
qemė...
por koha-lufte
shėron varrėt cdo ditė:
mbas natės sė errėt
tė shekujve-
hap krahėt koha e re...
Po, jemi gjallė!
Dielli dhe pėr ne shndėrit...

(Nga pėrmb. "Vjersha"- Prishtine, 1973)

 

             Atje

ku dheu i zi
randė do t`ju peshojė mbi rreshtna
pa etnit tuej pėr bri!
Unė be po u qes,
bre djelm —
nė trollin
qė shkelėt si fėmi,
nė eshtnat e tė parėve,
nė gjakun e derdhun pėr liri,
nė fatlumninė tuej e tė nipave,
nė tamblin e gjive tė mi` —
m`i terni lotėt qė t`harroj ēdo dhimbė:
mos me u nda
prej prehnit tim
as vllau me vlla!

 

 

                                      ◄◄◄ kėthehu

 

Portali i citateve | Altruizmi-egoizmi | Besimi | Dashuria | Dituria | Filozofia | Fėmijėt | Fjalėbutėsia | Gruaja | Lakmia | Lumturia | Mbi vetitė | Mėdyshja-ngurrimi
 
Miqėsia
| Mosha | Paragjykimi | Rrena | Xhelozia | Tė pandara | Optimizmi-pesimizmi


| Shkruaj Artikull tė ri | Plotėso artikullin e sipėrm | Dėrgo citatReagim ndaj artikullit |

© Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 07 Sep 2010 23:12:24 +0200 .