|
Dalja
e Piratit nė shesh tė hapur, sikur ia kthjelloi edhe mė pamjen e tij
tė errėt. Nėn rrezet e dritave tė neonit, lėvizjet e tij i dukeshin
tė ngathėta, ndėrsa dritat ju bėnė se tani shndrisnin si asnjė herė
mė parė! Vėrejti se dorėn e djathtė e mbante tė fshehur nėn
pallto! Vetėm tani ju kujtua se, si nė ėndėrr kishte dėgjuar diku
njė tėrheqje qarku!
Ndėrkohė
vetura ndaloi. Pirati ishte fare pranė shoferit, objektit numėr tre tė
pėrgjimit. U kėrrus pak para. Qė larg ju bė sė dėgjojė tė fliste
dikush. Njė zė burri, i largėt, i pėrzier, i pashkoqur... Asgjė
prej gjėje nuk kuptoi. Asnjė fjalė nuk e mori vesh. Nuk u dėgjuan
fjalėt e pritura: Nė emėr tė popullit jeni tė dėnuar
me vdekje! Jo, jo! Kėto fjalė nuk u dėgjuan... apo ndoshta unė
nuk i dėgjova sepse... o Zot, po ēbėnė ai kėshtu, pyeti vetėn i
habitur kur pa Piratin tė nisej nga ana e kundėrt. Ashtu siē e kishte
menduar mė parė, ai vėrtetė po largohej, po ikte tutje... dhe plani,
tani sa po hynte nė fazėn e dėshtimit pėrfundimtar! Kukavice jedno!
(Serbisht
Qyqar).
Tamam
nė kohėn kur shpresat kishin filluar ti tendoseshin, ndodhi
befasia! Pirati u kthye aq shpejt, aq vrullshėm... sa qė vet lėvizjet
e tij e bindėn se tani vėrtetė do tė ndodhte ajo qė ishte pritur
kohė tė gjatė, do tė ndodhte mrekullia, do tė ndodhte ekzekutimi i
planit. Nė mėnyrė krejt tė beftė e hapi pallton me dorėn e majtė,
dhe kalimthi e zbuloi dorėn e djathtė ku ju dallua revolja. Dora lėvizi
ngadalė pėr tė marrė nishan, ndoshta vetėm ju duk kėshtu, dhe
pastaj u dėgjua njė krismė e pėrzier me njė flakė si regėtimė e
zbehėt. E pa nga distanca dridhjen e lehtė tė dorės, pastaj u dėgjua
krisma e dytė, e cila ju bė se ishte mė e dobėt se e para, apo
ndoshta kjo krismė vinte mė e dobėt sepse krisma e parė tani mė e
kishte ēarė heshtjen e natės. Vetura nuk lėvizi fare nga vendi.
Zhurma e lehtė e motorit vazhdonte nė stilin e pakmėparshėm, por nuk
e ndante dot, nė e dėgjonte zhurmėn e lehtė tė motorit apo kėtė
vetėm e mendonte? Palltoja e Piratit vazhdonte tė mbetej e hapur, dhe
bashkė me lėvizjet e tij instinkte, merrte forma dhe trajta tė
ndryshme valėvitėse. Ndėrkohė Pirati, si nė tė kėrcyer lėvizi kėmbėt
mbi sqotėn e ngrirė. Nuk i kujtohej se a e kishte dėgjuar zhurmėn
ankuese tė ēizmeve tė tij gjatė fėrkimit me copat e akullit, por
dorėn e tij e kishte vėrejt kur ishte dridhur lehtė nga e shtėna e
radhės, e cila sikur edhe tė parat ishte e pėrqendruar kryesisht kundėr
shoferit, objektit numėr tre tė pėrgjimit.
Tani
nuk i pėrcillte dot lėvizjet e tij, megjithatė, arriti tė kapte vetėm
lėvizjen e dorės duke marrė nishan tė ri. Ndodhi njė rrotullim i
lehtė nga e djathta dhe u pėrsėritėn tė shtėnat, vazhdim i pandėrprerė
i tė shtėnave qė nuk i kishte numėruar dot! Kishin ardhur aq tė
shpeshta, sa ju bė se mezi kishte arritur tė ndante kur krisma e parė
ia kishte lėshuar vendin tė dytės. Ndėrkohė, i ndodhur ende i shpėrqendruar,
sikur pa Piratin tė merrte nė tė ikur! Po unė ēbėj kėtu, sikur
e pyeti vetėn dhe, nė mendje ju feks detyra e tij, qė as pėrpjekjen
mė tė vogėl nuk e kishte bėrė drejt realizimit tė saj! Para se tė
dilte nė shesh e futi plisin thellė nė kokė, duke e tėrheqė me
forcė pjesėn e brendshme tė maskės. Vetėm sytė i dalloheshin tė mėdhenj
dhe tė frikshėm! Me tė shpejt, nxori revolen nga xhepi i brendshėm i
palltos sė tij luksoze dhe u turr drejt vendit ku akoma vazhdonte pėrleshja.
Befas, motori i veturės ushtoi dukshėm! Duan tė ikin, mendoi derisa
ishte duke i dalė veturės nga krahu i djathtė, dhe nė tė njėjtėn
kohė duke marrė nishan tė pėrafėrt, sepse nga ajo dritė e dobėt
ishte e pamundur tė shikoje pastėr shėnjestrėn e revoles. Me lėvizje
tė shpejta dore, ia tėrhoq qarkun revoles. Pa menduar gjatė filloi tė
qėllonte, pa i numėruar dot tė shtėnat, bile as qė bėri ndonjė pėrpjekje
tė tillė. Pėr ēudi, tani as qė e ndjente tė ftohtit.
Nga
ana e djathtė, u gjend edhe mė pranė veturės. U vu tė shikonte nė
brendi. Ishte pjesa e fundit e planit, kontrolli mbi mbarėvajtjen e
aksionit. Ju bė se brenda veturės, nuk kishte asnjė lėvizje. Motori
i veturės ēuditėrisht vazhdonte tė gjėmonte, secilėn herė e mė
shumė, por nuk lėvizte nga vendi. Ndėrkohė, Pirati nuk qėllonte mė.
Nuk ka qėlluar mirė, mendoi kalimthi Gjenerali. Duhen bėrė
korrigjime. Ndoshta vetėm i ka plagosė nė stilin mbėrthyerės, gjė
qė nuk guxon tė ndodhė, sepse plani do tė shpallet i realizuar pjesėrisht!
Ēdo tė behet me pjesėn tjetėr tė planit, kush e pėrfundon?...
Mua
me mbetėt realizimi i gjysmė goditjeve,
e
kurrsesi
realizimi i mos goditjeve tuaja!
Jo,
jo! Ēdo gjė duhet pėrfunduar kėtu! Shpejt dhe saktė, qė atij mos
ti mbetėt asgjė pėr tė goditur, sepse tani tė gjitha fshehtėsitė
e planit kanė dalė nė shesh!
Shikimi
i parė brenda veturės ishte i beftė. Nuk arriti tė vėrente asgjė tė
dyshimtė... tė gjallė! Njė fytyrė e fjetur, sikur shndriti nė
rrezet e dobėta tė dritave tė neonit! Pastaj, njė palė sy tė
zgurdulluar, tė hapur tej mase, ndoshta tė palėvizshėm, qė shikonin
diku nė njė pikė tė papėrcaktuar... diku larg nė horizontin e nxirė,
por qė nuk e pėrcaktonte dot nė ishin sy tė gjallėsh apo sy tė
vdekurish! Nė mendje ju ngjitėn ngėrdheshjet e fytyrės sė
priftit... po kush ka kohė tani tė merret me priftin, dhe nė ēast u
orvat tė merrte nė thumb fytyrėn e tij! Nuk ju deshtė as njė sekondė
pėr ta futė nė shėnjestėr gojėn. Nuk deshi ti fuste nė thumb
as sytė e zgurdulluar, as ballin e lartė, por gojėn, buzėt e
larguara pakėz nga njėra-tjetra, dhe si qėllim kishte qė plumbi i
tij tė shpėrthente mes-pėrmes tyre, tė shpėrthente tej e mbanė pėr
ta hapur njė vrimė tė re... njė gojė tė dytė qė zėri sarkastik
kundėr shtetit ti dilte nga prapa kresė... ja, kėtė donte!
Zhurma
e motorit vazhdonte tė rritej, dhe nė ēast ju bė se vetura zuri tė
lėvizė! Nė fillim lėvizja ishte shumė e ngadaltė, sa qė, sikur tė
mos kishte qenė duke shikuar pėrmes shėnjestrės sė revoles, as qė
do ta kishte vėrejtur njė fenomen tė tillė. Pa e zgjatur, duke pasur
parasysh se mund tė dekoncentrohej, tė humbiste ekuilibrin e tėrhoqi
kėmbėzėn. Krisma e shoqėruar me flakė e me dridhje tė lehtė dore,
dhe era e barotit tė djegur, sikur e vunė para njė dėshire gati tė
harruar pėr tė shtėnė... pėr tė vrarė! Dhe nė ēast e pa
goditjen e plumbit! Nuk ishte vendi i synuar, goja, buzėt, por gjoksi,
pjesa e epėrme e gjoksit! Pastaj qėlloj prapė. Kėsaj radhe pa ju
dridhur dora fare. Krejt kollaj, sepse ishte nė epėrsi. Ata ishin ulur
brenda kabinės sė ngushtė tė veturės, tė mbėrthyer si nė qark,
kurse vet ishte nė kėmbė, fare pranė tyre, prandaj nuk e kishte zor!
I mbetej vetėm tė vazhdonte tė qėllonte mbi ta, derisa tua
shqyente zemrėn, mushkėritė, qafen...
Shoku Student, ikim... po na shikojnė... sikur kishte dėgjuar njė
zė si tė dalė nga dheu.
Kush
do tė na shikojė tani, pyeti vetėn pa qenė nė gjendje tė pėrcaktonte
se cili ishte studenti. Rreth e pėrqark e mbarė bota fle! Tė zgjuar
jemi vetėm ne tė tre, unė Pirati dhe dėshmitari i vetėm, qė me sytė
e tij tė thėngjillit, e ka parė krejt katrahurėn, me veshėt e tij
llapė lakre i ka dėgjuar tė shtėnat dhe zėrat tonė tė pėrēudnuar!
Ne, ndoshta edhe mund tė flasim ndonjėherė mbi atė se ēpamė, ēdėgjuam
dhe ēbėmė sonte, por ai, nė jetė tė jetėve nuk do tė flasė sė
ēgjak ka parė me sytė e tij tė thėngjillit duke u derdhur sonte,
se ēkrisma ka dėgjuar me veshėt e tij llapė lakre para mesit tė
kėsaj nate tė ftohėt!
Nga
qenia e tij e ngrirė, nga veshja e tij e bardhė, nga sytė e tij tė
thėngjillit, nga goja prej karote kurrė nuk do tė zbulohet e vėrteta
e zezė rreth kėsaj nate tė errėt janari!
Shoku Student, ikim, tani mund tė na identifikojnė! u dėgjua prapė
i njėjti zė, por kėsaj radhe pak mė i ngritur! O Zot, ējam duke
bėrė kėshtu? Mos me ka zėnė gjaku?
Fole gjė? ia kthej Gjenerali i hutuar qė nuk i kujtohej se si dhe
kur ishte afruar fare pranė tij. Ndėrkohė, me dorėn e djathtė,
instinktivisht e hoqi maskėn nga fytyra.
Ju?!... Studenti?!
Tė dy, unė dhe Studenti jemi njė! ia ktheu me shpoti dhe me zė tė
dredhur vazhdoi:
Ikim!
Thellė
nė brendi, ndjeu njė shkrėndje qė i erdhi nė mes tė kraharorit!
Pastaj i erdhi njė si zvetėnim i mbėrthyer, si bllokim gjymtyrėsh
dhe rrokullisje trupash tė gjakosur... dhe si tė largėt u dėgjuan
hapat e tė porsavrarėve, si rrahje flatrash qė po ngjiteshin drejt
shtegut tė njė drite tė bardhė, drejtė njė kaltėrsie tė praruar
hyjnore, tė mbėrthyer si mbi ngjyrat e ylberit, tė paparė ndonjėherė
nė jetėn e tij... kurse trupat e tyre tė shkėrmoqur, tė mbuluar me
qelb e gjak, tė sharė dhe tė tallur nga njė turmė leckamanėsh qė
i mbanin tė rrethuar nė qark, kishin ngelur tė shtrirė nė mes tė
sqotės sė ngrirė, nė mes tė baltės sė zhyer dhe zbrisnin pa ndėrpre
drejtė errėsirės sė ferrit!
Vonė,
kur pa vetėn duke hyrė nė veturė, vėrejti se brenda tij nuk kishte
ndodhur asgjė, asnjė shkrėndje, asnjė thyerje, asnjė zvetėnim,
asnjė dritė magjepse ylberi, asnjė errėsirė ferri! Ēdo gjė kishte
ndodhur jashtė qenies sė tij, aty pranė germės L tė kthyer
Γ ku sapo kishte pėrfunduar drama e pėrgjakshme e planit tė
tij operativ Tigri!
*
* *
Pasqyra:
|