| |
Martin Heidegger (1889-1976), lindi nė
Messkirch,nė njė
familje tė borgjezisė sė ulėt e nė gjendje tė mirė ekonomike, gjė
qė i mundėsoi shkollim solid nė universitetin e Freiburg-ut ku kreu
teologjine dhe filozofinė, ndoqi mėsime tė matematikės, tė shkencave
natyrore si dhe histori. Emėrohet profesor dhe mė 1927 shkruan veprėn
kryesore « Qenia dhe koha » (Sein und Zeit). Gjatė vitit 1933,
kyqet nė krahun e social-nacionalistėve mirėpo pas disa muajėsh
tėrhiqet dhe pėr shkak tė kėsaj, i ndalohen tekstet dhe mėsimdhėnia.
Nga kjo kohė, ai do tė kėthehet mė nė univerzitet
vetėm pas luftės, mė saktėsisht, nė vitin 1950/51. Heidegger ėshtė
themeluesi i egzistencializmit e filozofia e tij, i ka themelet e
veta nė ēėshtjen e qenies e kėtu nėn « qenie » nuk bėhet
fjalė pėr njeriun si qė mendohej gjer vonė por pėr tė qenunit - jam -
egzistencė, qė edhe ėshtė epiqendra e persiatjeve dhe platformės
filozofike tė tij.
Hapat e para nė qarkun e njohurive mė tė
thella qė do ti japin kahje themelve tė tij filozof i kapi me leximin e
veprės sė parė tė mendimtarisė duke lexuar Aristotelin. Duke u
larguar ngadalė nga funkcioni fetar qė i pėrgatitej, kryen gjimnazin
dhe si qė u permend mė parė, fakultetin nė Friburg dhe fillon tė
lexoj Husserl-in, Nietsche-n, Dilthey-n, Höderlin-in, Dostojevski-n , Hegel-in... Mė 1915 kyen tezėn e vet « Trakata mbi kategoritė dhe
sinjifikimet tek Duns Scot-i » dhe bėhet asistent i Husserrl-it
kurse mė 1923 bėhet profesor univerziteti nė Marburg. Kėtu edhe
publikon veprėn e tij tė parė madhore Sein und Zeit qė bėri bujė me
mėnyrėn e thurrjes dhe parashtrimit tė problemeve mbi tė cilat flet
dhe par largohet dukshėm nga stili i kohės e kjo ka njė ndikim tė madh
nė opinion. Viti 1929 njihet si pėrfundim i njė kariere tė zakonshme
intelektuale nė Gjermani. Ky vit krize shoqėrore nė tėrė Europėn
bėri qė shum mendimtarė tė kėrkojnė zgjidhje radikale pėr dalje nga
nyja e dekandencės ekonomike dhe shoqėrore.
Heideggeri dhe nacizmi
Nė kėto rrethana, Heidegger, pas hypjes nė
pushtet tė Hitlerit mė 1933 zgjidhet rektor i univerzitetit te Freiburg-ut
dhe anėtarėsohet nė partinė qė pushtet. Shum intelektual tė kohės
janė kundėr tij e kjo duket se ndikoi tek ai sepse edhe vet pa se kjo
nuk ishte ajo qė ai preferonte dhe shpejtė dha dorėheqje nga detyra e
rektorit (shkurt, 1934). Kėshtu u «rikėthye» nga Nietzsche-s, mbi
teknikėn, mbi veprat e artit dhe kohė pas kohe kritikonte pushtetin
aktual.
Akoma dhe sot debati mbi aderimin e tij partisė
naciste nuk ėshtė mbyllur. Dihet se ndenji anėtarė gjer nė mbarim tė
luftės dhe se kur nuk u distancua publikisht nga politika dhe tė bėrat
e Hitlerit. Por kjo nuk do tė thor asesi se ai ndoqi njė politikė tė
tillė pasiqė disa herė deklaroi se ka mundur tė dal nga kjo parti e
cila nuk isht ajo qė priste ai. Duket se ndalesa nga ana e
« Alencės » mė 1945 qė tė ligjėroj e hidhėroi
Heideggerin qė tė vazhdoj heshtjen e tij ndaj tė kaluarės politike.
Mė 1951, i hiqet ndalesa dhe Heidegger fillon mėsimdhėnien gjer mė
1958, vit kur pensionohet.
Vdiq nė moshėn 87 vjeēare (1976) nė fshatin
e lindjes.
|
|
Rradhitje
alfabetike:
Arthur
Schopenhauer
Friedrich
Nietzsche
Hegeli
Immanuel
Kant
Ludwig
A. Feuerbach
Martin
Heidegger
Ballina |