|
***
Rruga ishte e ngushtė, me lisa e
gjerdhe anash. Tutje shiheshin ara tė mbjella me misėr. Pa livadhe tė
kositura. Gjatė rrugės takoj fshatarė, tė cilėt porsa i diktonin,
kokulur ua lironin udhėn.
Asnjėri nuk fliste. Dėgjoheshin
vetėm zhurma e guralecėve qė krijohej nėn peshėn e ēizmeve tė
tyre. Rruga, pas njė bėrryli, mori kah nė tė djathtė, duke u futur
nėpėr disa bokėrima tė shkreta, e pastaj nė njė mal tė dendur e
plot dushk. Ju bė se tutje, nė thellėsi tė malit, diku prapa ndonjė
shkėmbi kishin zėnė pusi kaēakėt, tė cilėt tė heshtur prisnin
shfaqjen e tyre, dhe...
... Janė varre krushqish,
ia ndėrpreu mendimet Miliqi dhe vazhdoi; kėtu nė kohėra tė
vjetra qė askush nuk i mbanė mend, thuhet se kur janė takuar dy palė
krushq, asnjėra nuk kanė pranuar tia lėshojnė rrugėn tjetrės,
dhe janė vrarė tė gjithė!
Ishin shqiptar apo serb?
pyeti Van Joviqi.
Jo, jo! shqiptar ishin! u pėrgjigj
Miliqi.
Van Joviqi kthej kokėn andej. Nė
njė shesh tė mbushur me filiza tė rinj shkoze, pa varre tė
vithisura. Ju bė se i pa ata krushq-kalorės, tė veshur me tirq e
xhamadan, kur shkonin kaluar pėr ta dėrguar nė shtėpi nusen e re dhe
pikėrisht kėtu, ishin takuar me krushqit e njė krahine, apo katundi
tjetėr dhe, asnjėra palė nuk kishte pranuar tė skajohej nė anėn e
poshtme pėr tė hapur rrugė! Pastaj kishin krisė pushkėt. Krushqit
malėsorė kishin zbrit nga kuajt pėr tė zėnė pozita mė tė mira
duke shti pa ndėrprerje, deri sa ishin vrarė tė gjithė!
Pėrballė ju shfaq njė kodėr e
vogėl. Nė fundin e saj u panė shtėpitė e para tė katundit. Tupanėt
tani dėgjoheshin shumė afėr, tė shoqėruar me zėrin gėrryes tė
zurnave. Njė turmė tė rinjsh rrinin nė kėmbė buzė rrugės. Ata
kthyen kokat drejt tyre. Pastaj, tė heshtur ua lėshuan rrugėn pėr tė
kaluar. Nė fytyrat e tyre nuk kishte ndonjė shenjė urrejtje edhe pse
dukeshin tė ftohėt. Akoma pa u afruar, njėri nga tė rinjtė iku me
vrap dhe u zhduk pas njė dere tė vogėl, e cila u mbyll me kėrkėllimė.
Ndėrkohė pushuan tupanėt. Vendin e mbėrtheu njė heshtje hutaqe. Po
nga ajo derė u pa tė dilte njė plak. Pasi ndalojė nė prag tė portės,
vėshtrimin e hodhi drejt tyre.
A pret miq, o i zoti i shtėpisė!
thirri me zė tė lartė Miliqi.
Mirė se ju pruni Zoti!... u
pėrgjigj plaku po me atė shikim tė akullt.
A je burrė i fortė?! pyeti
Miliqi duke ia zgjatė dorėn, nė shenjė miqėsie.
I fortė e me faqe tė bardhė!
ia ktheu plaku duke ua shtrėnguar dorėn me radhė.
Deri sa e ndiqnin pas plakun, Miliqi
u pėrpoq tua pėrkthente fjalėn a je burrė i fortė, e veēmas
fjalėn burrėri.
Kjo fjalė e thjeshtė,
vazhdoi ai, tė shqiptarėt ka domethėnie tė madhe, qė nėnkupton
besėn, guximin, qėndresėn, mikpritjen, mbrojtjen e mikut nėse ai
rrezikohet si dhe, faljen e armikut kur ai e kupton fajin dhe mbetėt i
dobėt nėn mėshirėn e tij. Kjo fjalė tė shqiptarėt ėshtė e
shenjt, e cila e shtynė shqiptarin tė fiket me rob e pasuri vetėm pėr
mos shkeljen e virtyteve tė saj!...
Nė oborrin e gjerė, kishte shumė
tė rijnė tė cilėt kthyen shikimet drejt tyre. Ashtu siē i kishte pėrshėndetur
plaku mė parė, edhe ata, me dorėn nė gjoks, me njė pėrulje tė
lehtė i pėrshėndetėn. Plaku siē ishte duke ju pri, ndaloi pėr njė
ēast dhe u kthye nga Miliqi, i cili e kuptoi mimikėn e tij, ndaj hoqi
pushkėn nga supi dhe ia zgjati plakut. Ai me pushkė nė dorė, priu i
pari drejtė derės sė madhe tė kullės.
Ēarmatosjen aq tė lehtė tė
Miliqit nga ana e njė plaku, nuk e kishte menduar askush. Frika nga
ndonjė grackė tani lėvizte lirshėm nė fytyrėn e ēdonjėrit.
Miliqi, pėrkundrazi, e ndjente vetėn shumė mė tė fuqishėm se sa mė
parė kur e kishte pushkėn nė krah.
Pra, vazhdoi Miliqi me tė
njėjtin ton tani ne, jemi nė besėn e tė zotit tė shtėpisė dhe
fisit tė tij. Pėr besėn, apo fjalėn e dhėnė, shqiptari e vė nė
shėrbim tė saj jetėn, plėngun dhe gjithė ēka ka! Pėr shembull, nėse
ne do tė sulmoheshim nga dikush, kėta do tė vriten deri nė shfarosje
pėr tė na mbrojtur ne, dhe fjalėn e dhėnė! Shtėpia e shqiptarit ėshtė
e Zotit dhe e mikut, kėshtu thotė kanuni i tyre!
Nė divahane kishte shumė burra. Me
tu shfaqur para tyre, u ngritėn tė gjithė nė kėmbė, dhe u
kthyen drejt tyre. Me dorė nė gjoks, dhe me pėrulje tė lehtė i pėrshėndetėn.
Plaku u priu deri nė odė. Edhe aty kishte shumė burra. Edhe ata i
pritėn nė kėmbė, me gjestet tė njėjta. Nė atė gjysmerrėsirė,
nuk ju dalloheshin fytyrat. Zunė vend nė ballė, aty ku ua liruan tė
tjerėt.
U trashėgofshin! foli
Miliqi, duke ju drejtuar plakut.
Tu rritė ndera! ia ktheu
plaku.
Nderė e besė paq! ia ktheu
Miliqi. Miliqi foli edhe pėr njė copė herė me plakun. Plaku nuk
fliste, por herė pas here luhaste kokėn nė shenjė miratimi. Pas pak,
plaku bėri me shenjė tutje nga burrat. Njėri ju afrua pranė. Pasi i
pėshpėriti diēka pranė veshi, ai iku nė drejtim tė derės. Miliqi
u kthye nga ata dhe me zė tė ulėt filloi tė fliste:
Ndera, tė shqiptarėt ka
kuptimin e ruajtjes sė moralit, zakoneve, traditave dhe gjuhės sė tė
parėve. Kėto janė virtyte tė shenjta pėr ta, po i preke nė kėto
virtyte, do ti kishė armiq tė pėrbetuar! Dy gisht nderė nė
lule tė ballit, na i dha i Madhi Zot! ėshtė thėne nga kanuni
i tyre.
Malėsori plak ju dha shenjė
valltarėve. Fare pranė tyre zuri vend njė burrė, i cili nė supe
mbante tė varur tupanin. Pėrkrah i rrinin dy burra me zurna nė duar.
Derisa ishte duke shikuar drejt tyre, pa dy valltar qė kishin zėnė
vend nė mes. U befasua kur pa sė nė shokat e tyre shumėngjyrėshe ju
vareshin jataganėt!
Ėshtė valle epike dyluftimi, qė
karakterizon forcėn e burrėrinė. Kjo valle luhet kryesisht nga
burrat! Ka ndonjė rast tė rrallė qė, nė kėto valle inkuadrohen
edhe...! u dėgjua tė shpjegonte Miliqi.
E goditura e tupanit sikur i treti
fjalėt e fundit tė Miliqit. Lėvizjet e valltarėve nė fillim u dukėn
tė ngathėta, tė ngadalshme, tė hareshme dhe sipas ritmit tė rėnave
tė tupanit, lėvizjet sikur u gjallėruan. Pothuajse nė tė njėjtėn
kohė ata nxorėn jataganėt nga brezi, duke ndryshuar stilin e kėrcimit
miqėsor, nė atė luftarak. Lėvizjet e gjymtyrėve dhe tė trupit,
mimika, shprehjet pėrmes lėvizjeve, shprehja e mllefit kundėr kundėrshtarit,
reflekset, tė gjitha kėto ju dukeshin Van Joviqi sikur ishte duke
ndodhur njė gjakderdhje e vėrtetė. Ishte drama e tyre tragjike e vėnė
nė lojė!...
Ritmet e shpejtuara sikur filluan tė
ngadalėsoheshin. Valltarėt lėviznin ngadalė, duke i ndeshur nė tė
rrallė jataganėt qė i mbanin nė duar. Dukej se ishin tė lodhur nga
dyluftimi, dhe nga ēasti nė ēast do tė rrėzoheshin. Tamam nė kohėn
kur Van Joviqi priste qė njėri nga valltarėt tė mundej, tė rrėzohej,
tė jepej apo tė pėrfundonte vallja pa tė mundur, u dėgjua njė zė
i tmerrshėm femre! Muzika pushojė. Qetėsja dominonte, ngrirja e
valltarėve nė pozita kryengritėse e bėri Van Joviqin tė mendonte
vetėtimthi sė vėrtetė po ndodhte diēka e tmerrshme rrotull tyre.
Akoma pa u tmerruar nga ndonjė e papritur, filluan gjėmimet e tupanėve
dhe zėri kumbues i zurnave. Nė arenėn ku ishte zhvilluar dyluftimi, u
pa tė futej triumfalisht njė vajzė! Nė tė njėjtėn kohė
burbulluan tė goditurat e tupanit tė pėrcjella me zėrin gėrryes tė
zurnave. Vallja mori hov. Valltarėt sikur pėrpiqeshin tė gjenin njė
rast tė pėrshtatshėm pėr tė goditur kundėrshtarin por, po nė atė
drejtim hidhej vajza duke ia kursyer valltarit tė goditurėn. Pastaj,
po me tė njėjtin ritėm kthehej nga valltari tjetėr duke e penguar
edhe atė, dhe nė fund pasi mori dy shamia qė i kishte tė lidhura nė
tojat e pėshtjellakut, dhe me duart lart, njėrėn ia dhuroi valltarit
qė e kishte pėrballė, dhe pastaj ajo u kthye nga ana tjetėr dhe,
gjithnjė duke kėrcyer sipas ritmit tė tupanėve, ia dhuroj shaminė
tjetrit valltar. Ritmi i tė rėnave tė tupanit u ngadalėsua dukshėm
duke i ngadalėsuar edhe lėvizjet e valltarėve. Pasi i futėn shpatat
nė brez u pėrqafuan me njėri tjetrin nė shenjė pajtimi! Ndėrkohė,
edhe muzika pushoi.
Van Joviqi i shikonte i mahnitur malėsorėt
valltarė, tė cilėt kishin zėnė tė largoheshin. Pastaj e kėrkoi me
sy vajzėn qė kishte kėrcyer pak mė parė, por nuk e pa gjėkundi! Ndėrkohė,
dėgjoi zėrin e Miliqi!
Po u fut gruaja nė mes tė dy
burrave tė cilėt janė nė kacafytje e sipėr, ata nuk guxojnė tė
vazhdojnė pėrleshjen por duhet tė ndahen menjėherė! Gruaja nuk bie
nė gjak, thuhet nė kanun.
Nė arenėn e krijuar mė parė pėr
valltarėt, ia behėn dy malėsorė tė tjerė. Zunė vend nė mes tė
sheshit rrethuar me burra. Njėri, mbi gju e vendosi lahutėn. Pasi pėshpėritėn
diēka nė mes tyre, vėshtrimin e hodhėn nga plaku. Ai kishte njė
pamje tė ngurtė. Siē dukej nuk donte assesi tė miratonte atė qė
rapsodėt e kishin ndėrmend tė kėndonin.
Do tė kėndojnė pėr Betejėn
e Kosovės! sqaroi Miliqi, me zė tė ulėt.
Van Joviqi pa nga afėr gusllėn e
rapsodėve shqiptarė. Ishte shumė e ngjashme, pėr tė mos thėnė
identike me gusllėn sllave. Befas, ju kujtua libri i Aleksandėr
Gilferdingut, ku shkruante se serbėt nuk ishin nė dijeni jo vetėm pėr
mitin e Kosovės, por as pėr Lazarin e Jugoviqėt.
Tė shqiptarėt akoma ėshtė i
gjallė miti pėr Luftėn e Kosovės. Nė netėt e gjata tė dimrit, tė
ulur buzė vatre, pleqtė me krenari, ua rrėfejnė tė rinjve legjendėn
e betejės sė Kosovės dhe vrasjen e Sulltanit nga ana e Millosh
Kopiliqit. Kėtė gojėdhėnė edhe unė, shumė herė e kam dėgjuar
nga malėsorėt shqiptarė. Nuk ka shqiptarė qė nuk e di kėtė
legjendė! fliste Miliqi me zė tė ulėt, deri sa rapsodėt pėrgatiteshin
pėr tia nisė kėngės.
Rapsodėt, ēuditėrisht vazhdonin tė
rrinin kėmbėkryq. Vėshtrimet e tyre tė qelqta, herė-herė i hidhnin
nė drejtim tė mysafirėve tė paftuar. Pamjet e tyre tė dyzuara,
jepnin njė tablo mospėrfillėse ndaj grupeve qė e rrethonin. Kėto
vinin si shkarkim i dyshimit ndaj tė paftuarve dhe zhgėnjimit ndaj tė
zotit tė dasmės, i cili dukej tė ishte i pasigurt nga prania e tė
paftuarve, ndaj vazhdonte ta shtynte sa mė larg urdhrin pėr tia
filluar kėngės.
Mund tia filloni! ndėrhyri
Miliqi me njė zė tė butė, pasi i kishte vėrejtur dyshimet e tyre.
Rapsodėt, sikur ta kishin bėrė me
fjalė, tė dy hodhėn vėshtrimet e tyre drejt tė zotit tė dasmės, i
cili miratoi me luhatje koke.
Ai qė e mbante lahutėn nė prehėr,
lėvizi pak pėr tė zėnė vend mė mirė. Ngriti dorėn. Pasi e tundi
lehtė harkun, e vuri mbi fillin e lahutės. Tingulli doli kumbues, me
njė zik-zake tė zgjatur sikur vinte nga njė kohė e vjetėr, e humbur
nga lashtėsia. Van Joviqit ju bė se ai ton i zgavruar i lahutės, e
mori nga kjo kohė dhe e degdisi nė njė kohė tė lashtė, ku nga ēasti
nė ēast pritej tė fillonte beteja. Pas pak, lahutari hapi gojėn tė
kėndonte. Van Joviqi ndjeu njė lehtėsim, pasi zėri i tij, i njėjtėsuar
me tingullin e lahutės, sikur e solli prapė nga ajo kohė e lashtė! Zėri
filloi tė shkoqitej vetėm atėherė kur fjalėt filluan tė ndahen nė
rrokje.
Mish kenė Sulltan Murati...
...dhe akoma pa pėrfunduar zėri i
rapsodit tė parė, njė me zėrin e zgjatur tė lahutės u ngjit zėri
i rapsodit tė dytė.
Mirė avdes kish pas marrė,
Miliqi arriti pėrmes pėshpėrimės
ti pėrkthente ato qė rapsodėt i thoshin njėri pas tjetrit. Kėnga
epike vazhdonte. Van Joviqi, ia kishte ngulė vėshtrimin kapakut tė lėkurtė
tė lahutės, qė mbulonte atė zgavėr druri, sikur ishte duke u pėrpjekur
ti ndrynte brenda asaj zgavre rėnkimet mijėvjeēare tė njė
populli, qė nga larg i vinte, si pjesė e shpirtit tė tij!
Ishte e mundur vallė qė ajo copė
druri e vogėl e mbėshtjellė mė lėkurė, tė mbante mbi vete shekuj
tė gjakosur, ushtarė dhe kalorės tė molisur, shpata e shtiza tė
skuqura nga gjaku. Ju bė se nga goja e rapsodėve tani nuk vinin ritme
muzikore por klithje e britma tė dhimbshme ushtarėsh, hingėllima
kuajsh, copa urdhrash, gjėmė dhe dėnesa tė padėgjuara ndonjėherė
nė jetėn e tij. Ashtu sikurse edhe valltarėt mė parė, edhe lahutarėt,
kėndonin tragjedinė e tyre tė pėrmotshme tė vėnė nė epos!
Millosh Kopiliqit fjalė i ka ēua,
E teslim ti me mu ba!...
Van Joviqi ju afrua Miliqit. Ai
ishte duke ia pėrkthye Fransuas pikėrisht at varg. Pėrshtypje i bėri
se edhe Miliqi sikurse edhe rapsodėt shqiptarė, mbiemrin e Milloshit e
thoshin Kopiliqi. Ishte hera a parė qė e dėgjonte kėtė, dhe jo nga
shkrimet e emisarėve serb tė Naēertanies, por nga goja e rapsodėve
analfabetė shqiptarė!
Njė burrė ju afrua pranė Miliqit
dhe i pėshpėriti diēka tė veshi. Miliqi e miratoji me kokė, pastaj
vėshtrimin e hodhi nga i zoti i shtėpisė. Pa u vėnė re u ngrit dhe
u zhduk nė mesin e burrave.
Ēojke kamėn Sulltani me ja dhanė,
Ky Milloshi, nė dorė hanxharin e
kish pas,
Me hanxhar Sulltanit i ka ra...
I humbur pas fjalėve tė eposit, i
bėhej se ato zėra nuk ishin tė kėsaj bote, por ishin zėra tė
ardhur nga njė kohė e largėt, e harruar nga populli sllav. Ishin tė
kota pėrpjekjet e naēertanistve pėr sajimin e tyre! Ato i kishte
shkelur koha, i kishte mbuluar pluhuri i errėt e harresės shekullore.
Ju bė se e pa Millosh Kopiliqin, i veshur nė tirq me gajtanė, me pėrkrenare
e parzmore tunxhi, me hanxharin e tij tė gjakosur qė e godiste Sulltan
Muratin, pasi ai ia kishte zgjatur kėmbėn nė shenjė nėnshtrimi, e
jo dorėn pėr pajtim! Pastaj, pa njerėzit rrotull tij, pasardhės tė
po atij populli kryengritės qė kishin jetuar nėpėr male e shpella
duke prerė sulltan e vezir, pėr ti ruajtur virtytet e tė parėve tė
tyre, pa i kėmbyer me liri e pasuri nėnshtruese, sikur tė populli
sllav, qė pas humbjes sė betejės sė Kosovės kishin pranuar nėnshtrimin
e sulltanit. Ndėrsa sot, priftėrinjtė dhe naēertanistėt vajtojnė
si mėllenjat disfatat e tė parėve tė tyre!... Kėto virtyte tė
shqiptarėve, tė ruajtura me xhelozi ndėr shekuj, krijuan eposet e
famshme, dhe ja tani, nga dy malėsorė rapsodė, riktheheshin me shekuj
prapa, duke u takuar nė fushėn e betejės me Millosh Kopiliqin! I bėhej
se i dėgjonte vringėllimat e shpatave mbi kokėn e mbrojtur tė
Milloshit, dhe aty fillonte ikja, zhgėnjimi, tradhtia... por tani nuk e
ndante dot, ishte ikja e Millosh Kopiliqit tė tradhtuar nga shkina plakė,
apo ishte ikja e tij nga rapsodėt shqiptarė, tė armatosur me epin e
tyre plot gjak!
*Fragment nga romani THESARET
E HUMBURA, Prishtinė 2005.
|