|
E
pėrgatiti mitralozin, duke ia bėrė kontrollin e fundit. Ndihmėsi i
tij pėrdatej me arkėn e fishekėve duke rrafshuar dheun qė ta
vendoste drejt mbi truall. Nga ēanta nxori granatat, bombat dhe, kėrcėnueshėm
i vendosi pranė njė guri tė madh nė anėn e djathtė tė krahut tė
tij. Ngadalė dhe, me njė heshtje tė thellė, nga brezi nxori revolen.
Pasi e kontrolloi, tėrhoqi siguresėn dhe e bėri tė gatshme pėr
zjarr dhe prapė e futi nė brez.
I
strukur nė istikamin e tij, tė maskuar mirė prapa shkurreve, e mbėshteti
faqen nė kondakun e mitralozit dhe sikur ishte duke marrė nishan i bėri
edhe disa lėvizje tė trupit pėr tė bėrė vend mė tė pėrshtatshėm.
Pastaj nuk lėvizi mė. Ashtu i shtrirė, i lodhur dhe i rraskapitur siē
ishte, mbylli sytė. Po kotėm pak, mendoi dhe nė ēast, si nė vegime
ju bė se pa djalin e vogėl, me faqe tė skuqura pranė stufės, i
lodhur nga lodrat e ditės, duke dėgjuar pėrrallėn e gjyshit Malė e
kishte zėnė gjumi. Njė buzėqeshje ju ngri nė fytyrė dhe, si pa
dashje hapi sytė duke kundruar nė drejtim tė lindjes. Si njė hije
nate dallojė kodrinėn e vogėl me kaēuba dhe pėr njė ēast mbeti i
tretur nė kėnaqėsinė e asaj nate kur fshehurazi ishte takuar me vashėn.
Ajo kishte qenė nata mė e lumtur nė jetėn e tij. Edhe tani iu bė se
ajo me hapa tė lehtė po afrohej drejt tij, me pelerinėn e hedhur krahėve,
tė hapur valėvitshem nga fresku i asaj nate me hėnė
Eh, tani atje
janė ēetnikėt!
Vėrshėllima
e njė granate ia kėputi fillin e vegimit. Ashtu i trembur u mbėshtet
edhe mė fortė pas mitralozit. Pasi e mori pak vetėn, vėshtrimin ia
hodhi peizazhit qė shtrihej para tij. Vendin e gjėmimit tė fuqishėm
nė veshėt e tij e zuri jehona, nė fillim e fuqishme pastaj duke u pėrplasur
faqeve shkėmbore tė Lugut tė Madh, sikur bėnte thirrje misterioze: Ejani
pas meje dhe pastaj ajo jehonė u zhduk lugshtave tė Lugut tė
Butė.
Kur
agimi u teh mbi majat e maleve, pushuan edhe granatimet. Mugėtira
fashitej dalė nga dalė. Sa vinte e shtohej drita duke e bėrė
peizazhin tė dukshėm. Diku nė thellėsi tė prapavijės dėgjoheshin
zėra tė mbytur, qė tė lenin pėrshtypjen se dikush po vajtonte, apo
ishte ndonjė gjėmė, njė ushtimė e dalė nga dheu, sikur vinte nga
mali, atje tutje, pranė shpellave ku ishin mbledhur pėr shpėtim pleq
gra e fėmijė. Diku afėr, nė zabelin e Derrpave u dėgjua njė blegėrimė,
kurse si pėrgjigje e asaj blegėrime u dėgjuan krrokatje sorrash.
Nė
vijėn e frontit mbretėronte njė heshtje e frikshme, e mbushur plot me
pezėm. Nuk ishte frika e sulmit sepse sulmin ata e prisnin nga ēasti nė
ēast por ishte frika se mos ushtarėt e armikut do tė sulmonin pa u
diktuar. Gjatė gjithė kohės sė granatimeve, kjo frikė kishte qėndruar
pezull mbi kokat e tyre. Dyshohej se ata, me anė tė zbuluesve tė tyre
sekret, kishin arrirė tė zbulonin ndonjė shteg dhe, pėrmes tij
pastaj ti fusin nė grackė. Ky dyshim, si ogur i zi, kishte udhėtuar
nga njeri ushtar tė tjetri. Pėshpėrimat shtoheshin kurse, zymtėsia vėrehej
nė fytyrėn e ēdo njėrit.
Tamam
kur kėto re dyshimi ishin davaritur, kishte ndodhur ajo qė vetėm tė
menduarit e saj, kohė mė parė i kishte tronditur. Ushtarėt e armikut
kishin gjetur shtegun dhe ishin futur nė prapavijė.
Pėr
njė ēast nė mbarė vijėn e frontit u bė rrėmujė e paparė. Tė zėnė
nė befasi, ata qėllonin kuturu. Pas pak, ata qė i shpėtuan sulmit tė
parė zunė vende tė reja duke u pėrqendruar filluan tė merrnin
nishan. Sulmuesit e prapa krahėve, nė fillim qėndruan por, pas pak
ata filluan tė tėrhiqeshin. Tani frika nga ndonjė grackė ishte edhe
mė e besueshme ndaj tėrheqjen e armikut e morėn me rezerva. U duk se
u bė njė pėrparim por, sulmi i dytė nga ana e pėrparme ishte shumė
mė i rreptė se i pari. Duke e parė rrezikun se do tė ziheshin nė
qark, komandanti urdhėroi tėrheqjen. Njė pjesė e ushtarėve filluan
tė tėrhiqeshin. Skėnderi u pėrqendrua nė mbrojtjen e krahėve tė
shokėve qė po tėrhiqeshin. Edhe komandanti kishte zėnė njė pikė
strategjike dhe qėllonte duke ua lehtėsuar ushtarėve tė plagosur tėrheqjen.
Pas
tėrheqjes sė organizuar, komandanti i dha shenjė Skėnderit tė mos qėllonte.
Kishin mbetur rreth dhjet ushtar bashkė me komandantin. Ata kishin
vendosur qė ti lenin tė afroheshin dhe pastaj nė mėnyrė tė
rrufeshme tė sulmonin mbi ta. E vetmja mėnyrė pėr tė penguar pėrparimin
e tyre drejt popullsisė civile kishte mbetur qėndrimi dhe flijimi.
Ushtarėt
e armikut po afroheshin. Ata marshonin ngadalė me njė distancė nga njėri
tjetri rreth njė metėr. Pėr krah tyre lėviznin tanket dhe
autoblindat.
Skėnderi
mori nishan dhe priste urdhrin.
Zjarr
klithi thekshėm komandanti dhe i pari i dha zjarr automatikut.
Mitralozi i Skėnderit buēiti fuqishėm. Ndihmėsi i tėrhiqte krehrit
e fishekėve qė rrėshqisnin nė duart e tij si gjarpėr. Disa gjėmime
tė fuqishme i mbytėn krismat e armėve tė tyre. Komandanti u
rrokullis dhe ra nė mes tė istikamit. Skėnderi i dha urdhėr ndihmėsit
ti vinte nė ndihmė. Por eksplodimi i gjyles sė topit para kėmbėve
tė tij e plandosi pėr dhe. Skėnderi mori nishan. Ushtarėt armiq
ishin afruar nė disa metra. Pas heshtjes sė gjatė, ata duke menduar
se nuk kishte shpėtuar askush u hodhėn nė sulm, por nuk e dinin se ai
sulm do tė ishte fatal pėr ta. Breshėria e plumbave tė Skėnderit
ishte fatale. Njėri pas tjetrit binin tė vrarė. Ata qė ishin fare
pran istikamit ranė tė vrarė mu nė grykėn e pėrvėluar tė
mitralozit tė Skėnderit qė villte plumba e zjarr pa ndėrpre.
Prapa
krahėve dėgjoi zėra, deshi tė kthente kokėn por nė shpatull ndjeu
therje djegėse dhe, pas pak e kaploi njė plogėshti nė tėrė trupin.
Mė vranė tė pa besėt, mundi tė mendonte dhe rrėshqitshėm pa se si
po i afrohej dheu i pėrzier me guralecė drejt fytyrės duke e goditur,
si grusht i ngurtė. U pėrpoq ti mbante sytė e hapur pėr ti parė
ata qė e vranė, pėr tju treguar se as nė prag tė vdekjes nuk ua
kishte frikėn por, qepallat nuk i bindeshin mė. Pėr njė ēast ju duk
se ishte duke u kotur nė gjumin e ėmbėl si atėherė kur nėna ishte
duke e pėrkundur nė djepin e drurit dhe, nga larg ju bė se e dėgjoi
zėrin e saj duke i kėnduar ninullėn. Sa mirė ėshtė tė flesh kur nėna
tė kėndon ninulla!
por zėrat nė gjuhė tė huaj e kthyen edhe njė
herė nė realitet. Me mundim tė madh arriti ti hapte sytė. Tė
koka, fare pran syrit tė tij pa njė ēizme gjigante, pastaj shikimi u
ngjit lartė dhe pa njė kėmbė tė gjatė dhe ēuditėrisht shumė tė
brishtė. Nė njė moment tjetėr do tė ēuditej se si kishte mundėsi
qė njė ēizme gjigante tė komandohej nga njė kėmbė kaq e brishtė?
Nė vegimet e fundit ju bė se nga ēasti nė ēast kėmba do tė copėtohet,
do tė thyhet, apo do tė zhbėhet duke e bllokuar ēizmen. Ashtu si nė
agoni, pa kur ajo ēizme lėvizi duke u larguar nga optika e syrit tė
tij. Pastaj, pa se ai qė pak mė parė kishte qėndruar pran tij me atė
ēizmen gjigante, ishte kthyer nga ai. Nė dorė kishte thikėn. Duan tė
me masakronin, mendoi dhe ngadalė ju mbyllėn sytė. Si nė ėndėrr tė
keqe, ndjeu tehun e ftohėt tė thikės duke u fėrkuar thellė nė
mishin e gjoksit tė tij. Nė fillim ai ndjeu njė therje, pastaj edhe
njė tjetėr, pastaj shpėrthime tė shpeshta dhe mė vonė ato therje
ju shndėrruan nė pėrkundje tė lehta
si tundjet e djepit para se tė
flinte!
dhe ju bė se vėrtetė ishte nė djep
kurse nėna ishte
duke e pėrkundur dhe duke i kėnduar ninullėn
dhe
ninulla e nėnės sa vinte e venitej... venitej e tretej!
dhe qetė
qet, atė e zuri gjumi
Ky ishte gjumi i fundit, gjumi i pėrjetshėm
ishte gjumi i lirisė!
Korrik 2000
|