rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



Zgjodhi: Shefqet DIBRANI  

Muharrem Blakaj

Fragment nga romani

MISIONI SEKRET...

***

I:\Dokumente und Einstellungen\memi\Eigene Dateien\Katėr romanet nė PDF\1. Misioni Sekret\Misioni sekret.jpgSerbja e bukur kishte kohė qė ishte kthyer nė banesė. Ajo kishte pėrgatitur darkėn dhe bashkė me Besimin kishin ngrėnė, duke cakėrruar gotat e verės. Biseda zhvillohej e qetė. Besimi ishte liruar krejt nga stresi i frikės. Hezitimet, mėdyshjet dhe ankthi dukej se i qenė darovitur. Tani e ndiente veten shumė tė sigurt, pasi zbulimi qė kishte bėrė ishte njė udhėrrėfyes. Ishte i sigurt se Gorani, i konvertuar tanimė nė Agron, do tė ishte njė mburojė e gjallė dhe njė shpėtim i sigurt, qė, siē dukej, vetė Zoti ia kishte dėrguar si njė engjėll pėr ta shpėtuar nga fatkeqėsitė dhe pėr t’i rrėfyer rrugėn drejt shpėtimit tė sigurt, deri nė largimin nga ky vend i mallkuar. Tani nuk i kishte mbetur asgjė, vetėm ta vazhdonte dėfrimin e njė nate mė parė, por tani vetėm ai me serben e bukur.

Pas pijes dhe dėfrimit, kishte ardhur koha e gjumit. Kokėn e kishte tė rėnduar, por mendjen ende tė kthjellėt. Pesha e rėndė e natės sa vinte dhe rėndohej mbi qepallat e tij. U shtri tė flinte nė njė dyshek qė ia solli vajza, kurse ajo u mbyll nė dhomėn e saj. Dua tė fle e patrazuar nga askush, tha ajo, duke i uruar natėn e mirė me njė puthje tė lezetshme.

Nuk i kujtohej se sa kishte fjetur, kur dėgjoi derėn tė hapej vajtueshėm. Si njė hije e frikshme, nė maje tė gishtėrinjve, ajo u afrua pranė dyshekut ku ishte i shtrirė Besimi. Nė atė gjysmerrėsirė, Besimi njohu Belin.

“Nė gjumė je?“ – pyeti Beli me njė zė pėshpėritės.

“Isha, por tani sa u zgjova. Ē’kemi?“

“Ngrehu! Me duket se na kanė rėnė nė gjurmė. Sipas informatave qė kam, nesėr herėt nė mėngjes… shpejt, shpejt!”

“Kush tė tha?” – pyeti Besimi, me sy tė zgurdulluar.

Beli nuk vėrejti gjė nė mimikėn e tij, por nga zėri e njohu se i kishte hyrė frika nė palcė.

“Eja, shpejt! Pasi tė dalim jashtė, tė tregoj ēdo gjė! Ngutu, ngutu!”

Besimi tani ishte nė kėmbė, i gatshėm pėr tė dalė. Beli priu i pari dhe sakaq u gjend nė Ballkon. Me njė tė kėrcyer u gjend nė kopsht. Pas tij u hodh edhe Besimi. Fresku i natės ia pėrshkoj ballin e djersitur. Jashtė vazhdonte tė binte njė shi i imtė dhe herė pas here qiellin e ēante ndonjė vetėtimė gjarpėrore. Pas saj, si e mbytur, dėgjohej krisma e largėt e motit me njė gėrrhamė tė venitur.

Pasi kaluan mes pėr mes kopshtit me lule, u gjenden nė skajin verior. Regėtima e dritės sė neonit, qė mezi arrinte deri tė cepi kopshtit, ua mundėsoi t’i gjenin kangjellat dhe, pasi u ngjitėn fort pas tyre, ata u gjendėn jashtė kopshtit, nė rrugėn e ngushtė. Me hapa tė lehtė dhe tė shpejtė, ata u afruan pranė parkingut tė veturave. Beli hapi derėn. Sakaq tė dy u gjendėn nė veturė. Pasi u rehatua mirė nė ulėsen e tij, Beli ndezi motorin. Ju duk njė zhurmė alarmuese gėrrhama e motorit. Beli nuk pati kohė tė merrej me atė gėrrhamė. Duke i lėvizur me shpejtėsi duart mbi timon, sakaq u gjend nė rrugė.

Kur vetura u gjend nė rrugėn kryesore, dritat e neonit depėrtonin nė kabinėn luksoze tė veturės. Besimi, porsa hapi gojėn pėr t’i treguar Belit pėr sa kishte parė nė xhepat e Goranit, vėmendjen ia tėrhoqi ndryshimi i vogėl nė kabinėn e veturės, qė e bėri tė ndėrronte mendje, duke mos nxjerrė zė. Nė vend tė flamurit shqiptar, nė xhamin e pėrparmė ishte i varur flamuri serb, kurse xhufka nė anėn tjetėr nuk ishte fare aty. Nė dorė, jashtė zakonit tė tij, Beli kishte vėnė dorėza. Pėr t’u bindur se ky ndryshim ishte i pranueshėm, pa pyetur fare Belin, shtyu kasetėn duke e lėshuar magnetofonin. Kabinėn e mbushėn tingujt e njė kėnge ēetnike. Kjo e papritur e bėri tė dyshonte, se diē nuk ishte nė rregull. Duke u pėrballur me njė ndryshim tė theksuar dhe duke e marrė parasysh frikėn e tij tė tepruar se gjoja kishin rėnė nė gjurmėt e policisė, disi e ndjeu veten tė futur nė njė grackė. Pa dashje iu bė se akoma koka e tij gjendej nė mes tė hekurave. Tėmthat iu bė se iu frynė dhe e ndjeu se zemra i rrihte me njė ritėm tė shpejtuar.

“Ku po me ēon?” – mori zemėr mė nė fund dhe pyeti.

“Mos ke frikė. E vėrejta shqetėsimin tėnd. E kam ndryshuar kabinėn, sepse sot gjithė ditėn kam pasur punė me njerėzit e konsullatės. Tani unė po tė dėrgoj nė njė zonė kufitare, qė nuk kontrollohet natėn dhe ti, sakaq, do tė gjendesh nė anėn tjetėr tė kufirit. Atje tė presin njerėzit e mi. Ēdo gjė ėshtė e organizuar mirė. Thesarin nė pėrgjithėsi e kam nisur. Pasi tė kalosh Austrinė, do t’i bashkohesh karvanit tė kamionėve dhe bashkė me ndihmat humanitare, ti si pėrcjellės i tyre, do tė jesh nė Beograd. Edhe dokumentet e udhėtimit i ke gati. Pasi tė kalojmė kufirin, do ti marrėsh dhe… mirupafshim nė tokėn e lirė!” – tha Beli me njė qeshje tė papėrmbajtur

Vetura mori njė kahe qė tė nxirrte nė njė zonė kufitare. Nė tabelė mundi tė lexonte: Zoll 40 km. Paska kohė mjaft, mendoi. Frika iu kishte darovitė. Pas fjalėve tė Belit, e ndiente veten mė tė sigurt. Nuk e kishte tė qartė akoma se sa do tė qėndronte Beli nė kėtė vend, por tekefundit kjo nuk kishte ndonjė rėndėsi tė veēantė. Rėndėsi tani kishte largimi i tij nga ky vend dhe atė sa mė parė. Pastaj, tė gjitha rregullohen. I shkujdesur ndezi njė cigare pėr veti e njė pėr Belin.

Shiu vazhdonte tė binte. Rrallė, tek-tuk, vinte ndonjė veturė nga ana e kundėrt. Diku larg, fare prapa tyre, u dukėn dritat e gjata tė njė veture qė vinte pas tyre, me njė shpejtėsi tė madhe. Beli shau nėpėr dhėmb, sepse dritat e gjata nga reflektimi i pasqyrave i binin nė sy. Vetura u afrua dhe doli nė anėn e kundėrt, duke i kaluar me njė shpejtėsi marramendėse.

Derisa u afruan buzė malit, ata nuk folėn fare. Pasi Beli e ndaloi veturėn, i fiku dritat dhe me njė shpejtėsi tė vogėl filloi ta ngiste drejt malit. Nga errėsira e dendur mezi dallohej rruga. Beli mbante mesin e rrugės. Mali nuk ishte larg. Vetura sa vinte dhe afrohej. Beli fiku edhe motorin. Vetura tani ecte ngadalė, se rruga kishte marrė tė tatėpjetėn. Fare buzė mali, nė njė shesh tė gjerė nė anėn e majtė, Beli e parkoi veturėn.

“Ėshtė mirė qė kėtė pjesė tė shkurtėr rruge ta bėjmė nė kėmbė. Vetėm njė zhurmė sado e vogėl nė kėtė qetėsi nate, do tė mjaftonte pėr tė na zbuluar.”

“Mirė, ecim nė kėmbė. Ėshtė larg qė kėtej?”

“Rreth njėqind metra. Eja pas meje, nė distancė,“ – tha Beli dhe sakaq u zhduk nė dendėsinė e malit. Besimi e ndiqte pas. Errėsira ishte e madhe. Ata ecnin nė njė distancė, por pa mundur ta shquanin njėri-tjetrin. Beli ndezi pranė kėmbėve tė tij llambėn e xhepit, qė e kishte marrė me vete, para se tė dilte nga vetura.

Shiu vazhdonte tė binte me intensitet tė shtuar. Dėgjoheshin vetėm pikat e shiut, qė binin mbi gjethet e lisave, me zhurmė monotone, si dhe hapat e tyre. Befas Beli ndaloi. Pasi e hodhi dritėn rreth e qark tij, u kthye nga Besimi, i cili ishte afruar tani fare pranė.

“A ke marrė armė me vete?” – pyeti Beli me zė tė ulėt.

“Jo. E harrova, por besoj se nuk do tė kem nevojė pėr tė,“ – u pėrgjigj po ashtu me zė tė ultė Besimi.

“Ti nuk do tė kesh nevojė pėr tė, kurse unė qė kam nevojė, e kam marrė me vete, ja ku e kam!“ – dhe sakaq e nxori armėn nga brezi.

Nė dritėn e llambės Besimi pa revolen nė dorėn e tij. Ju duk se ishte e madhe, me tytė tė gjatė. Por nuk pati kohė tė mendonte gjatė pėr formėn e saj, sepse ai vrullshėm e ktheu tytėn nė drejtim tė tij.

“Kėshtu, pra, kėtu pėrfundon misioni ynė shoku Fer Gergjlekaj.”

“Cili mision!? ” – pyeti i hutuar dhe i fiksuar Besimi.

“Misioni sekret!” – u pėrgjigj qetė, ndėrkaq drita e llambės luajti duke ndėrruar pozicionin.

Pastaj dėgjoj zhurmėn e njohur tė hekurt, gjatė tėrheqjes sė ēarkut.

“Ē’pate!?... Mos luaj me armė, Ylber!…” – tha me zė shpotitės, qė ju bė se nuk ishte zėri i tij. Mornica tė akullta ia pėrshkruan tėrė trupin, duke iu ngjitur nga fundi i kėmbėve, deri nė tepėn e kresė, por atje arritėn tė nxehta, tė pėrvėluara, sa qė djersėt i dolėn nga ankthi, duke u bashkuar me ujin e pikave tė shiut qė i shkonte rreke ballit dhe faqeve. Leqet e kėmbėve zunė t’i dridheshin.

“Nuk jam Ylber Kraēa, por jam Moma... Momēillo Milivojeviq!”

“Si!?... kurse unė?!...”

“Po, pikėrisht. Kėshtu i kemi pasur rolet!“

“Ē’kėrkon nga unė?“ – tha Besimi me zė lutės.

“Nė emėr tė Serbisė…“ - dhe fjalėt e tjera nuk i dėgjoi. Dėgjoj vetėm njė vėrshėllimė tė shurdhėr, tė shoqėruar me njė flakė regėtuese, si dhe dhembjen djegėse nė mes tė barkut. Pastaj ndjeu edhe njė therje tjetėr tė zjarrtė nė gjoks dhe instinktivisht u bė gėrmuq, duke mbajtur plagėt me tė dy duart. Ndjeu se sytė po i errėsoheshin, kurse drita e llambės sa vinte e venitej. E pa se nuk do tė mbahej dot nė kėmbė, ndaj zgjati ngadalė dorėn e majtė, pėr ta mbėshtetur sado pak diku nė tokė, por tani as tokėn nuk e gjente dot. Nuk e dinte se nė ē’formė ishte duke qėndruar nė mes tė asaj hapėsire tė errėt dhe tė patrajtė. Drita e llambės filloi tė sillej dhe tė merrte trajta tė ndryshme, ndėrsa dheu dhe balta e lagur ju pėrplas pamėshirshėm fytyrės. Ndjeu pikat e shiut qė i binin mbi fytyrė. Iu bė se ato po ia freskonin faqet dhe ballin qė i digjeshin flakė. Qenkam i shtrirė mbi kurriz, mendoi, dhe u pėrpoq tė ngrihej, por trupi nuk ju bind. Gjuha iu kishte trashur, kurse goja i qe mbushur me shije gjaku. Si nė ėndėrr hetoi njė palė duar qė po e tundnin. E mori me mend se ishin duke ia marrė gjėsendet e pakta qė i kishte nėpėr xhepa. Ato lėvizje i ndjeu edhe mbi dorė qė rrėshqitshėm ia nxorėn orėn, unazėn, pastaj ia hoqėn gjerdanin nga qafa. Si nė agoni dėgjoj hapa qė largoheshin, por disi ata hapa ishin tė rėndė, tė largėt e tė humbur. Qerpikėt i kishte plumb tė rėndė. Me mundim arriti t’i hapte sytė. Asgjė nuk dalloi. Errėsirė dhe qetėsi. I mbylli prapė sytė. Kishte dėshirė tė flinte, tė pushonte dhe pastaj… nga me erdhi kjo shije e gjakut nė gojė qė s’po me shqitet? Ah, sikur tė kisha njė pikė ujė!…

Shiu vazhdonte me ritmin e tij. Shushurima e gjetheve nėn pikat e shiut dukej se e prishte atė heshtje varri. Qiellin e ēau njė vetėtimė gjarpėrore, pastaj e vonuar, gati e shurdhėr u dėgjua gjėma e motit, si gėrrhatje gjumi dimėror. Tutje, nė fundin e rrugicės malore, u dėgjua refreni i kėngės ēetnike, pastaj ushtima e motorit tė veturės, duke e shuar fare atė zė tė ējerrė e tė frikshėm, qė iu bė se vinte nga amshimi. Diku, nė mesin e pyllit, u dėgjua cicėrima e njė zogu. Pastaj iu bė se dėgjoi zėrin e qyqes. Vallė, kė e vajton ajo qyqe me atė zė tė trishtuar? Por, kėto zėra shpezėsh nuk ishin ndonjė vajtim. Ishin shenjat e para se po agonte dita e re.

  ***

Fragment nga romani “Misioni sekret”, botoi Sh. Botuese “Rozafa”, Prishtinė 2004.  

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ibrahim Kadriu
Ismet Rashiti
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku