|
Sa
i pėrket jetės sė Lukrecit (Titus Lucretius Carus) pėrveē vitit tė
lindjes dhe vdekjes qė gjithashtu janė tė pasigurtė, nuk dijmė gati
asgjė dhe lirisht themi se jeta e tij pėr ne ėshtė njė lėmsh i
hamendjeve pasiqė tre rreshtat e shkruara mbi jetėn e tij qė i gjejmė
sot datojnė nga fundi i shek IV fillimi i shek. V nga Shėn Zheromi,
dhe duhet thėnė se nuk mund ti besojmė aspak edhe atij pasiqė thot
se Lukreci u ēmend nga njė filtrė dashurie dhe e mbyti vehten
Kur
dijmė se nga veprat se ēka mendonte mbi dashurinė, ėshtė shum vėshtire
ti besohet kėtyre tri rreshtave aq mė tepėr kur dijmė se Lukreci
ishte ateist i madh dhe se njė numėr i madh kishtarėsh gjithėmonė e
sulmuan veprėn e tij.
Hulumtuesit e kohėve
mė tė reja janė kategorikė kur bėhet fjalė pėr njė ēmenduri tė
Lukrecit dhe thonė se nuk ka aspak vend nė ndonjė dyshim mbi gjendjen
e shėndoshė psiqike. Shumė studime tė veprave nga ana e psikiatėrve
tė njohur nuk lejojnė aspak tė mendohet nė ndonjė ērregullim
mendor.
Megjithatė, nė
disa vepra vėrrehet qartė se janė tė papėrfundura, se nuk e kanė
akoma formėn e pėrfunduar, por kur dijmė se doktrina epikuriste nuk
ishte kundėr vetėvrasjes, mund tė lejomė, se dhe ėshtė mjaftė e
mundshme, teza e ndėrprjes sė jetės me dorė tė vet.(1)
Kur flas pėr
inatet e kishtarėve kundėr Lukrecit, kam parasyshė edhe njė marifet
tjetėr tė Shėn Jeromit i cili tjot se Ciceroni
paskėsh korrigjuar veprat
e tij, thėnie qė nuk lidhet me asnjė provė e pėrkundrazi shkon kundėr
asaj qė thot vet Ciceroni pėr Lukrecin dhe veprėn e tij : "Lukreci ka veti tė
shkėqyera natyrore, e poashtu edhe shum art" (zeje).(2)
Por, kur flitet pėr
biografi, do tė them se teprohet nganjėherė kur thuhet se nuk dijmė
gjė mbi jetėn e Lukrecit. Nėse nuk kemi njohuri tė sakta mbi
prejardhjen e tij familjare dhe gjendjes klasore, kemi veprØn e tij tė
jashtėzakonshme, e kjo ėshtė kryesorja se nga aty nxjerrim dobinė mė
tė madhe dhe njiherit njohim ndriēimin e plotė tė kėtij poeti dhe
filozofi tė madh.
Nga vepra kuptojmė
se ėshtė i mishėruar me Romėn dhe se ka njė edukatė greke. Njihemi
me elanin dhe dashurinė e tij pėr tė vėrtetėn dhe pėr njeriun e pėr
krejt ēka e rrethon. Dijmė se Epikuri(3) ėshtė frymėzuesi i tij
kryesor e besoj se mėsheftėsitė mbi jetėn e tij pasojnė si frut i
parimit mėsuesit tė vet Epikurit pėr "Jetė e mėsheftė".
Vlen tė pėrmendet
njė dukuri tjetėr gati mistike rreth Lukrecit. Poetėt e kohės sė
tij nuk e pėrmendin aspak. Horaci, Tibuli, Augusti dhe as Virgjili qė
ėshtė plot e pėrplot lukrecizėm, nuk e pėrmend asnjėherė. Nga
bashkėkohorėt pėrjashtim bėnė vetėm Ovidi i cili e ngrė lartė
veprėn e Lukrecit.
Kur
tė studjojmė rrethanat e kohės se Lukrecit, vijmė nė pėrfundim se
idetė e palėvizshme ateiste,
pengonin ripėrforcimin e ritualeve fetare nė Romė dhe si dhe pėrhapjen
e krishtėrimit nga apostujtė. Dy erėra, njėra nė pushtet e tjetra qė
vinte e pėrhapej e merte forcė. Idetė kundėrshtare tė pėrhapura me
njė art tė fuqishėm tė Lukrecit, nuk i pėlqyen as Augustit e as tė
krishterėve qė me siguri ndikuan qė Lukreci mos tė pėrmendej nga
bashkėkohorėt por edhe as shumė shekuj mė vonė. Vepra e tij nuk
gjindej mė askund. Nė qindvjeēarėt VIII-IX, mendohet se gjindej
akoma vetėm njė dorėshkrim. Vetėm nė kohėn e Rilindjes, Lukreci u
rizbulua dhe pėrmendet disa herė nga Montaigne, kurse filozofėt e
shekujve XVIII e mė sot, e ngrejnė shpesh nė piedestal edhe mbi vet
Virgjilin e famshėm.
Trazirat e kohės
Lukreci
jetoi nė kohė tė trazirave dhe ndryshimeve tė mėdha
historike : kryengritjet kundėr Romės, betejat e e Mariusit dhe
Sillės, rebelimin e skllavėve me Spartakun, Triumviratin e parė
Ishte kjo periudhė e ngadalsimit dhe varfėrimit qė erdhi pas ngritjes
sė lavdishme tė shekujve III dhe II p.e.r. Shkatėrrimi i krejt asaj qė
ishte arritur mė parė, shlatėrrimi i Republikės dhe hypja nė fuqi e
korupcionit dhe shpartallimi i etikės dhe moralit shoqėror ishte
evident. Lukreci pra jetoi nė kohėn kur virtyti i punės zėvendėsuar
me dembelinė dhe dredhinė. Feja dhe ritet mė nuk ngjallnin kėrshėri
dhe pra nuk plotėsonin aspak jetėn shpirtėrore tė qytetarėve. Ajo
nuk arrinte mė ti kėnaq kėrkesat mbrojtėse ndaj frigės, ndaj
trazirave tė brėndshme e as kėrkesat e zemrės sė besimtarėve. Kjo
bėri qė njeriu i rendomtė ti kėthehet mendimeve freskuese qė
vinin sidomos nga Greqia si qė ishin Stoicizmi,
Epikurizmi si dhe dogma tė reja religjioze.
Nė
kėtė labirinth kalimtare dogmash fetare, u ngrit Lukreci me veprėn
ateiste tė ndikuar kryekėput nga idetė e Epikurit. Poezia e tij i
takon kohės paraklasike romake e huazuer nga grekėt por duke ruajtur
kryekėput formėn latine, sidomos atė tė poetit tė lashtė Enius,
prandaj edhe quhet "poet latin i Epikurizmit".
Botėrat
Epikurizmi ndėrton
dallimin nė mes tė Gjithėsisė dhe Botės sonė pėrkufizimi i sė
cilės pėrcaktohet nėpėrmjet tė fuqisė sė shqisave tona, nė rradhė
tė parė nga shqisa e tė pamurit (toka, qielli, dielli hėna dhe dhe
planetat e yjet) e kjo ėshtė vetėm njė pjesėz e « Gjithit »
- Gjithėsisė.
Atome tė panumėrta,
gjithėmonė nė lėvizje e sipėr nė hapėsirė (« shprazėti »),
lindėn botėrat. «
ka grupime tė tjera materjesh, analoge tė
botės sonė » thotė Lukreci (Lucreci II-1064/1065) dhe shton se
ka dikund nė gjithėsi, jashtė nga hapėsira jonė, raca tė ndryshme
njerėzish si dhe lloje kafshėsh.
Mėtej,
Lukreci i shtron nė vendin e dyte vetitė vetitė e krijime dhe
krijesave pasiqė atomet nuk kanė as erė, as shije e as ngjyrė. Krejtė
vetitė e tyre si njelmėsia, yndyra
janė pasojė e kombinimeve tė
atomeve qė e krijonė gjėnė dhe subjektin e sajė. Nė kėtė mėnyre
spjegohet edhe vet jeta qė sipas Lukrecit rrjedh gjithashtu nga njė pėrzierje
atomesh qė pa ndonjė pengesė krijojnė tė ndishmen (shqisėn) nga e
pandjeshmja, ngjyrėn nga pangjyra erėn nga paera
Qeniet e gjalla
Jeta
ėshtė gjallėri dhe tė
gjallėt jetojnė nė saje tė shpirtit (gjallėrisė) qė kanė dhe
krejtė puna e organeve dhe shqisave varet nga shpirti i cili nuk ėshtė
asesi diēka jomateriale.
Ai ėshtė thjesht i krijuar nga atome mė tė lehta dhe mė tė lėvizshėm
tė cilėt janė tė shpėrndarė nėpėr trupin si lėng dhe e bėjnė
atė tė gjallė. Kur ky trup tė shkatrohet, pėrbėrja e atomeve tė
lehta shpėrndahen nė ajėr duke u rikėthyer nė gjendjen e tyre tė
parė qė do tė thotė se edhe shpirti pėrfundon njėsoj si trupi. Ne
kėtė kontekst po pėrmend teorinė e Gjasmimeve qė ėshtė edhe njėra
ndėr teoritė mė kurioze ku Lukreci flet pėr « membrana tė lehta » tė shkėputura dhe qė lėvizin
nė tė gjitha drejtimet dhe kur hyjnė nė trupin e njeriut provokojnė
senzacione. Kėta imagjinata, figura apo spektra janė gjithashtu materje
me qėndrim jashtėzakonisht solid
:
"Nga
tė gjitha objektet, egzistojnė ata qė na i quajmė
gjasmime : lloje membranash tė lehta tė shkėputura
nga sipėrfaqja e trupave
Nuk besojmė mė
gjatė mė se diēka nga na mund tė jetoj
pas vdekjes : trupi dhe shpirti njėkohėsisht tė asgjėsuar,
ndahen nga neri tjetri nė elemente gjegjėse." (Lucreci, IV, 33
45)
Gjasmimet, nuk
mund pra as tė jenė dhe as tė pėrmenden si provė e pavdekshmėrisė
sė shpirtit e as nuk duhet tė na mbjellin frigėn nga ndonjė ferr
Nga kjo edhe
pėrfundimi se Zotrat
egzistojnė por ata nuk meren me njeriun, me botėn
e as me gjithėsinė. Janė krijesa materiale tė pėrbėra nga
atome jashtėzakonisht tė lehtė dhe tė ndijshėm, akoma mė tė
lehtė dhe tė ndijshėm se atomet e shpirtit. Ata nuk kanė ndėrmarė
as nuk ndėrmarin kurrė ndonjė punė nė historinė e egzistencės. As
zanafilla e as fenomenet nė natyrė nuk janė ndėrhyrje e tyre.
Nga kjo
pėrfundojmė se Lukreci, edhepse i quajtur ateist nga shum studjuesė,
ai ėshtė besimtar politeist sepse
si qė pamė edhe mė lartė, ai pranon egzistencėn e tyre por
shkėputet na togu fetar sepse : « Perenditė nuk
interesohen aspak pėr njerėzit dhe problemet e tyre : Ata nuk
kanė krijuar njerėzit ; nuk meren me ta ; janė plotėsisht
tė pandijshėm ndaj lutjeve tė tyre, ndaj flijimeve, ndaj
hyjnishatėjtėsve apo ndaj atyre qė thėrrasin njohjen e tyre. »
Bota e ynė ka lind dhe do tė vdes si edhe krejtė gjithėsia sepse nuk
kanė asgjė tė pavdekshme nė vehte.
Nė
fund tė them se vepra e Lukrecit titullohet "De natura rerum"
qė ėshtė njėherit pėrkthim i titullit tė veprės sė zhdukur tė
Epikurit "Peri fiseos".
1)
Dr Logre, L'anxiété de Lucrčce, Paris, 1946.
2) Lucreti poemata ut scribis ita sunt : multis luminibus ingenii,
multae tamen artis.
3) Epikuri ėshtė themeluesi i sistemit qė mban emrin e tij.
Lindi nė Samos tė Azisė sė Vogėl por nga viti 306 jetoi nė Athinė
ku edhe vdiq nė vitin 270.
|