rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K


Laureta Miftari                                                                                                


 

Dėshirat fisnike dhe kuptimi i tyre (3)


S.Miftari

  Shkruan:
Laureta Miftari
 

Dėshira nuk ėshtė dhe nuk mund tė konsiderohet si diēka grabitqare, se ajo s’ėshtė vetėm interes pėr vete. Ajo ka njė dimenzion tjetėr nga posedimi kurr zemra kėrkon tė zgjėroj mundėsitė jetėsore tė tjerėve, tė tėrė botės. Tanimė fuqia e dėshirės del nga korniza e ngushtuar dhe kufijtė e saj ēojnė drejt lumturisė sė njerėzimit. Kėtė dėshirė nuk mund ta quajmė ngulm pėr tė pasur, ajo tash ka fuqinė e dhėnies edhepse nė thellėsitė e veta ajo ėshtė dėshirė qė del nga dėshira e unit pėr afirmim. Kjo nuk e zvoglon nė asnjė mėnyrė bujarinė e dėshirės nė fjalė pasiqė ēdo gjallesė anon nga afirmimi e ky ngulm ėshtė gjithashtu pjesė e njeriut qė ēon drejt vlerave e vlerėsimeve nė jetė. Asnjė nevojė pėr ēkadoqoftė nuk ka vlerė nėse nuk e dėshirojmė. Vlera i jepet nga momenti kurr dėshirohet njė gjė. Kjo dhėnie vlere gjėrave qė ka nevojė njeriu apo i lakmon t’i ketė, ēon drejt lėvizjes para dhe lėviz njerėzimin drejt pėrparimit. Sa mė tepėr tė dėshirohet diēka, aq mė tepėr i rritet vlera si dhe sa mė tepėr tė kihet nevojė pėr diēka asaj i shtohet vlera. Nė kėtė pikė, arrijmė aty ku duhet tė sqarojmė se ēdo lloj asketizmi dhe tentimi tė krijimit tė njė morali qė trajton dėshirėn si njė mėkat apo vetėm vrap pas kėnaqėsive, ėshtė kundėr natyrės. Tė dėshirosh atė qė ke nevojė, atė qė tė shtyn tė ecish pėrpara, atė qė krijon lumturi ėshtė tė dėshirosh jetėn; nė tė kundėrtėn, stagnon, je kundėr jetės. Pėrsėris se njeriu nuk don diēka pėr vlerėn qė ajo ka nė vete, vlera e saj lind nga momenti kurr lind dėshira pėr t’a pasur. Nė kėtė rradhitje ia vlen edhe dėshira pėr transformim, pėr ngritje niveli jetėsor dhe kėshtu dėshira sublimohet sė bashku me njeriun se kalon nė njė gjendje tė pėrgjithėshme mė tė kėnaqshme dhe vazhdon pa u ndalur tė ngjitet drejt mirėsive qė i lakmon, qė ia kėnda e sidomos kurr flasim pėr dėshirė qė lidhet pėr tė ndihmuar tjetrin. Natyrisht, dėshira nė vete mund tė pėrmbaj lakmi e kėndje tė turbullta morale e kjo nga momenti kurr ajo shkon drejt bėrjes dėm por, pėrsėris se dėshira e tillė nuk shkon larg e venitet se nuk ka qėndrueshmėrinė e duhur. Ajo nuk sjellė lumturi, nuk sjellė jetė dhe prandaj shkrihet nė pjesėn dėrmuese pa i kaluar kufijtė e idesė. Duhet patur parasyshė se njė dualitet nė mes dėshirės si ndjenjė e veti pozitive dhe nga ana tjetėr si aspekt negatif dhe e ndaluar nga asketėt e nė disa momente nga religjionet qėndron nė vetvete por nuk ka justifikim tė duhur sepse tė ndalohet ajo, do tė thot tė mohohet jeta dhe ecja para. Mund tė dallohen disa momente tė dėshirave johumane por ata, e thash se asnjėherė nuk janė tė qėndryeshme dhe ngulmi pas njė dėshire dėmtuese shoqėrore nuk sjell lumturi pėr dėshiruesin; pėrkundrazi ajo zhyt nė mjerim gradual e pendim dhe pra, njeriu i aftėsuar me koshiencė nuk pajton me dėshirė keqbėrėse sepse nuk ka vend nė shpirtin e tij. Ėshtė e qartė dhe themi se ēdokush bėnė keq pa dashur. Shpesh pėr shembull dashuria shkakton dhimbje tė palėve, tė parės, tė dytės tė tretės po edhe mė larg. Por kjo nuk ėshtė shkak qė tė mos duam, mos tė dėshirojmė. Nėse nė kodin moral egzistojnė rregulla, ato respektohen ose jo ėshtė ēėshtje tjetėr. Ajo shkel ligjet morale tė njė shoqėrije por nuk do tė thot sė ėshtė e dėmshme nėse me tė pėrballet nga disaherė dėshira. Konsiderohet, por jam plotėsisht dakord se moralisht ėshtė tejet degradues fakti tė vėsh nė vepėr dėshirėn pėr gruan e tjetrit, por vallė nėse edhe ajo e ka tė njėjtėn dėshirė dhe palėt e plotėsojnė atė, ku ėshtė e keqja? Them, ėshtė dėm i rėndė moral por kjo ndėrron nga shoqėri nė tjetėr dhe gjithėmonė do tė ngel ēėshtje diskutabile. Ėshtė ky njė shembull i skajshėm por jo edhe i rrallė nė botė, andaj edhepse jam moraliste e thellė, nuk jam pėr t’i ndaluar njerėzit tė kenė dėshirė pėr atė dhe ato qė duan e qė kanė nevojė. Pjesa tjetėr ngelėn nė barėn dhe ndėrgjegjen e atyre qė dallojnė dhe thejnė moralin e etikėn e grupit qė i takojnė. Kjo ka tė bėjė gjithashtu me pėrmbajtjen dhe satisfakcionin e dėshirave qė hyn nė frymėn edukative tė formimit tė personalitetit ku rol luajnė shum faktorė shoqėror e psikologjik. Tė dėshirosh dhe tė vėndosh nė vepėr plotėsimin e dėshirės qė nuk pėrkon me edukatėn dhe moralin e grupin ku bėnė pjesė pėrmbledh faktorė tė tjerė shoqėror e karakterial qė ēojnė drejt respektit (ose mosrespektit) tė ndjenjave dhe parimeve nė kėmbė e kjo bartė nė njė kėndvėshtrim tjetėr tė dėshirės…

 

 Dėshira (1) | (2) | (3) | (4) |

 

NGA E NJĖJTA AUTORE:

Altruizmi
Dhuna
Egoizmi
Lumturia
Konflikti
Mėsimi
Vartėsia
Vartėsitė qė na sundojnė
Vetmia
Vuajtja
Kuptimi dhe ndjenja e vuajtjes
Dėshira, kuptimi... I
Dėshira dhe vetia... II
Dėshirat fisnike... III
Dėshira dhe zotėrimi... IV 

Ballina

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Ballina                                                                                                                                                                                           Kreu i faqes