| Pasi
dėshira nė fillim ėshtė nevojė, ajo ėshtė instinkt
biologjik pėr mbarėvajtje dhe egzistencė tė qenies e nė
rastin e njeriut, ajo lind dėshirė pėr arritje tė vlerave
tė panumėrta, vlera tė cilat marrin rėndėsi tė vecanta nė
vartėsi nga njeriu dhe pikėparjet e tij ndaj objektit dhe
qėllimit qė dėshiron. Foshnja kėrkon ushqim qė nga
momenti kurr lind dhe me ditėt qė kalojnė nevojat e saj
pėrsosen duke bėrė sė pari zgjedhje tė vogla pas gjėrave
qė i pėlqejnė; qoftė ushqim apo lojėra tė ndryshme. Me
kohė, zgjidhja dhe dėshirat rriten sepse rriten nevojat. Ēdo
nevojė, qofshin edhe ato mė primaret biologjike, lindin
imperativisht dėshirė. Nė rast tė kundėrt, njeriu nuk do
tė gjente dhe pėrsoste situatat me banale tė nevojės sė
pashmangshme. Higjiena me format e saja tė mbajtjes, tualeti
nė pėrgjithėsi, llojllojshmėria e ushqimit dhe pajisjeve tė
ngrėnies, vendbanimet dhe orenditė, veshmbathja, mjetet e
komunikimit dhe transportit qė shkojnė kah pėrsosja, krejtė
kėta lindin nga nevoja bazė e qė me plotėsimin e dėshirės,
hapet shteg i ri pėr nevojė tė re pra dėshirė tė re, qė
ēon para nė zhvillim dhe jetė tė re me dėshira tė reja. Mu
kjo hapėn njė element tjetėr brenda kufijve tė nevojės
gjegjėsisht dėshirės. Nga ky moment, hapet ēėshtja tjetėr
ku bėhet fjalė pėr mungesėn si zanafillė e dėshirės por
duhet dijtur se nuk ėshtė vetėm mungesa sikur qė nuk
ėshtė vetėm nevoja gjenerator pasiqė nė brendi dėshira ka
njė forcė tė pangulfatshme qė nuk mbyllet nė kafaze pasiqė
kjo ėshtė vet jeta e cila kėrkon pashmangshėm tė zhvillohet
e zgjatet nė lumturi. Dėshira pra nuk ėshtė aq krahasim me
tjetrin si qė shpesh interpretohet por ėshtė manifestim i
vetvetes qė qėndron, zotėron, tundet, rilind dhe kurrė
nuk shterret e kjo ėshtė ajo forcė qė bėnė egon tė
pashtershėm.
Sa
i pėrket zotėrimit, kėnaqjes apo plotėsimit tė dėshirės,
ēilet njė derė historike nėpėr tė cilėn kaluan fryma tė
ndryshme shoqėrore qė i pėrkasin botėkuptimeve nga tė dy
skajet pėrballėse dhe kjo vazhdon nė ditėt tona. Edhepse
largėsitė gjeografike afrohen nė aspektin kohor, ndryshimet
dhe doket vazhdojnė tė ruajnė nyancat e tyre kurr kemi tė
bėjmė me ēėshtjen
e lėshimit pe dėshirave dhe mbisundimit e frenimit tė tyre.
Ajo karakterizohet me etiketime nga mė tė larmishmet si
fisnike, e turpshme, e lejuar, mėkatore, humane, johumane,
shtazarake
Nė kohėt e sodit,
me disa frymė tė reja mbi liritė seksuale, nė shum kultura
tė gėlltisish dėshirėn ėshtė rrallėsi e madhe. Gjithėkah
dėgjojmė sllogane nė drejtimin « jeto e pėrjeto
dėshirat tua ». Liritė seksuale qė kalojnė jorrallė
kufijtė e njė etike fundamentale nuk preferojnė, mos tė them
nuk tolerojnė moralin represiv. Nėse pajtohemi se plotėsimi i
dėshirave ėshtė lumturi, duhet tė dijmė se plotėsimi i tė
gjitha dėshirave lind pėrbuzje, moskėnaqsi dhe plogėshti. Sa
mė tepėr ajo qė tė plotėsohet, aq mė shum lindin dėshira
tė parealizueshme e mu kjo lind ndjenjat qė pėrmenda mė
lartė. Nga kėtu, konkludoj se disa momente tė shtrydhjes sė
dėshirės janė mė se tė dobishme pėr integritein
moral e shpirtėror.
Njė ndarje nė pika
tė posaēme tė sjelljeve kundrejt dėshirės, do tė sqaroj
vetitė e llojllojshme tė saj dhe ndikimin qė ka mbi personin
dhe shoqėrinė hapja drejtė plotėsimit pakusht nga njėra
anė dhe pėrmbajtjes apo abstenimit nga ana tjetėr
- Nėse lumturia
mund tė arrihet me plotėsimin e dėshirės e sidomos kurr
ajo konsiderohet si shum e kėnaqshme, do tė preferojmė
njė liri totale nė vrapin pėr plotėsim tė saj.
Plotėsimi i tė gjitha dėshirave nėse ndjekim kėtė
gjykim, do tė bėnė lumturinė e plotė. Kjo ėshtė
vetėm njė iluzion sepse pėrmbushja e tė gjitha
dėshirave nuk sjell asesi lumturinė ; pėrkundrazi
ajo sjell shprazti pasiqė kurr nuk ka ētė dėshirohet
mė tepėr, njeriu ėshtė fatkeq dhe i vuajtur. I lodhur
nga dėshirat e plotėsuara dhe i shprazur nga dėshira pėr
tė dėshiruar, lind ndjenja e fatkeqsisė dhe shprazėtisė
shpirtėrore Nėse nuk ka asgjė pėr tė dėshiruar, ēka
do tė jetė jeta dhe qėllimi e vlera e saj? Njė gjė
ėshtė e sigurt, ajo do tė jetė mjerim dhe pengesė e
rėndė pėr ecje pėrpara. Nė tė njėjtėn kontekst,
ngulmi pėr tė kėnaqur qejfet pa asnjė kontroll duke u
nisur nga thėnia se ēdo dėshirė sjell
satisfakcion, ėshtė gjithashtu mjerim dhe sindromi i
mungesės shėndrohet nė vuajtje dhe shprazėti pėr
gjithėēka.
- Dėshira lind dhe
ēėshtė esenciale, ajo shumfishohet e kjo dallon nga
rasti i lartėm se nuk pėrfundon por pjell nevoja tė tjera
qė gjithashtu shkaktojnė pakėnaqsi tė vazhdueshme e
mungesat qė paraqiten, reale ose tė imagjinuara, fillojnė
tė anojnė drejt vuajtjes.
- Dėshirat e
rradhutira si « vese » tė kėqija qė nė tė
vėrtetė janė ndalesa morale nė grupe tė ndryshme
shoqėrore, pėrbėjnė njė ēėshtje gjithashtu delikate
shpirtėrore dhe kėnaqja e dėshirės sė tillė, sjell
zakonisht kėnaqsi tė turbullta me trazira shpirtėrore dhe
pendesė qė len mbresa tė rėnda psiqike mbi subjektin.
- Nė fund do tė
rradhis dėshirėn e ndaluar plotėsisht qė nė tė
vėrtetė njė numėr i rrallė e tentojnė pasi kėtu bėn
pjesė lakmia dhe xhelozia qė dėmton drejtpėrsėdrejti
tjetrin. Para nevojės pėr lekė, shfaqet dėshira pėr tė
fituar e kur forma e plotėsimit tė kėsaj dėshire kalon
nėpėr vjedhje, kalohet nė dekadencė shoqėrore dhe dėmi
ėshtė evident. Pėrpos kėsaj, kėtu bėhet fjalė edhe
pėr dėshirėn epshore ndaj personėve tė ndaluar prej
grupit, pjesė e tė cilės janė subjektet dėshirues nė
mes vete ose dėshirues njėkahėsh. (inēesti, pedofilia,
zoofilia dhe devijime tė tjera seksuale).
Tani kur pamė se
dėshira ėshtė motor i lėvizjes pėrparuese tė neriut, kurr
pamė edhe pakėqėsinė qė mund tė sjell shumimi nė pafund i
dėshirės, kur numėruam dobėsitė eventuale; cila pra ėshtė
mėnyra dhe qėndrimi qė duhet mbajtur ndaj dėshirės? Nė
rradhė tė parė them se njeriu ka NEVOJĖ tė gjej vlerat e
sakta dhe artin e tė jetuarit. Kjo do tė na mėsoj si tė
ēojmė jetė tė lumtur duke u kėnaqur me atė ēka dita na
dhuron tė mirė. Njeriu duhet dhe ka pėr detyrė tė mėsoj
masėn dhe tė vlerėsoj atė qė ėshtė kėnaqėsi legjitime
dhe tė joshet me tė. Ndjekja e kėnaqėsive perverse dhe atyre
qė lėndojnė njė rregull tė qartė moral, ėshtė devijim
mendor dhe jashtė ēdo urtėsie fisnike.
Nėse duam njė
formulim tė dėshirės, do tė themi se ajo nuk mund tė
mohohet, ajo egziston, neve na ngelė tė sillemi nė pajtim me
tė dhe me gardhiqet qė ka vendusour morali. Pėr tė kaluar
apo rėnuar kėto gardhiqe duhet forcė, guxim, e sidomos njė
mendjemadhėsi e pashoqe pėr tė dėshiruar nė pakufi e
pa ndalesa. Kjo hapė rrugė e kuptime tė reja morale,
represive ose toleruese qė varet nga grupet dhe cilėsitė e
tyre shoqėrore. Njė qėndrim i moderuar ndaj dėshirės
ėshtė vlerė e pakontestueshme. Ky qėndrim vė nė pah
plotėsimin e nevojave por ndan qartė mundėsitė qė varren
nga subjekti dhe tė tjerat, dallon dėshirėn dhe integritetin
psiko-fizik e material tė tjetrit si dhe drejton nga kėnaqėsi
jo vetėm personale por edhe nga ato shoqėrore qė kėrkon
mirėqenien e tė gjithėve nė botė.
Dėshira
(1) | (2)
| (3) | (4)
|
|