rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Laureta Miftari

Dėshira dhe vetia pozitive e saj (2)


S.Miftari

 
 
Pėr tė pėrcatuar vetitė e dėshirės , nė rradhė tė parė duhet tė shofim ē’ėshtė ajo qė lakmojmė. Nga lind ajo dhe ē’paraqet. Nė vijė tė parė qėndron mendimi i drejtė se lakmojmė atė qė na mungon. Diēka pėr tė munguar duhet qė tė egzistoj materialisht ose shpirtėrisht qė tė mund tė sajohet dėshira. Poqese besimi se ajo ē’mungon ka vlerė e rėndėsi tė madhe, lakmia ėshtė mė e madhe dhe kėshtu dėshira bėhet mė e hovshme nė tė gjitha kuptimet e saj. Kurr flasim pėr lakminė, themi se ajo ėshtė ndjenjė qė karakterizohet me veēanti nė ndėrgjegjen e njeriut. Ajo lind gjatė krahasimit me tjetrin dhe ngjallė dėshirė pėr barazim ose tejkalim. Kurr dėshira ritet riten trazirat cytėse shpirtėrore qė ēojnė dhėnien e njeriut nė tėrėsi pas saj dhe hiberbolizon vlerėn e objektit qė dėshiron. Dėshtimi i plotėsimit tė dėshirave gjithashtu rrit lakminė dhe akumulon hidhėrime qė mezi presin tė hakmerren ndaj padrejtėsive tė jetės dhe posa tė realizohet ndonjė nga dėshirat tė konsideruara kruciale si qė mund tė jetė gruaja/burri i/e bukur, veturė luksoze e tė tjera lakmi, ndjenja e hakmarrjes ndaj jetės dhe padrejtėsive tė saj bjen nga intenziteti. Veēohet fakti se dėshira nuk ėshtė vetėm njė nevojė fizike dhe psiqike e karakterizuar si lakmi por ajo ėshtė edhe njė hapėsirė metafizike, njė abstrakcion i cili trazon qenien nė tė gjitha format dhe tiparet e ndėrgjegjes sė njeriut. Objekti i dėshiruar ėshtė madhėri, shejtėri, shpėtues, autoritet, projekcion i fantazimeve dhe lumturisė konstante,, satisfakcion i tė gjitha mėsheftėsive dhe qejfeve sekrete. Ajo ēon drejt perfeksionimit e njiherit ēon edhe nė humnerė morale sepse ajo nuk ėshtė njė kod por njė sjellje e udhėhequr nga ndėrgjegja qė funkcionon te ēdokush veēmas sipas balancės morale  e qėndrueshmėrisė vetanake. Gjersa njėri kėrkon dhe gjenė kėnaqėsi, tjetri kėrkon perfekcion et njė i tretė nxitė tė plotėsoj dėshirėn pėr t’u kapardisur. Njė shembull i tre mėditorėve qė kėthehen nga puna e fushės megjeve, posa vėrrejtėn njė dru molle me kokrra tė kuqrremta, dėshiruan tė joshin oreksin e rritur. Njėri nga ta, kėputi njė dhe me ėndje ia shtiri dhėmbėt ; tjetri mendoi se njė, nuk ėshtė ndonjė eksploatim i dalluar dhe theu njė degėzė si rrem rrushi, me shtatė – tetė kokrra tė bukura kurse i treti, nuk u afrua aspak pemės edhepse ia kishte gjithashtu ėndja tė han njė mollė tė freskėt, por e shtrydhi lakminė ngase nuk preferonte pasurinė e huaj. Ai anoi tė arrij nė shtėpi pa ia prishur rendin darkės, tė ulej e tė hante me familjen tok. Duket kėtu gėrshetimi i nevojės, dėshirės dhe ndėrhyrjes sė ndėrgjegjes. Qė vėrteton se mund dhe ka shum lloj dėshirash e pikėnisja e synimi ėshtė  variabil. Ajo ėshtė nė pajtim me unin dhe shkon drejt qėllimit pa synim negativ; synimi ėshtė plotėsimi i dėshirės dhe avanturė drejt objektit ose pasioneve tė cilat i ndjehen si fitore e kėnaqėsi por kėtu nuk kemi asesi ndonjė rezonancė morale qė ndėrhyn sepse kjo ėshtė dėshirė e dalur nga zėmra dhe s'kanė burime tė paramenduara. Vetėm dėshirat e dala nga koka janė tė rrejshme dhe nė to mund tė ketė shpesh fuqi negative qė poashtu lidhen me unin si i tillė. Konkludimet shkojnė nė kahje se nuk ėshtė vetėm nevoja ajo qė lind dėshirėn e qė nė vete nuk ka asgjė tė keqe. Nyancat fillojnė atėherė kur mendohet se diēka na mungon. Pėrpos kėsaj, dėshira lind edhe nga ndjenja tė tjera si qė janė problemet tė cilat dėshirojmė t’i zgjedhim; mandej mund tė rradhisim pasionet, ambicjet, zbavitjet, oreksin… Edhepse flasim pėr dėshira tė nyancuara, ata janė plotėsisht pozitive se qėllimi i tyre ėshtė dritė shpirtėrore pėr unin pasiqė nuk kėrkohet asgjė tjetėr pėrveēse gėzimi dhe hareja pa asnjė ndėrhyrje tė motivit negatif. Sportisti qė ngan nė vrapime, ai qė dėshiron tė shėnoj gol, portieri me dėshirė tė kundėrt nga ai qė gjuan drejt portės…, janė dėshira me motive tė pastra qė dalin nga shpirti e krijojnė haré e lumturi por edhe dhimbje kur ata shpėtojnė nga dora andaj ato janė si qė thash mė parė, pozitive dhe krijuese tė personalitetit qė kėrkon cilėsim e pėrparim jetėsor.

Dėshira (1) | (2) | (3) | (4) |

 

NGA E NJĖJTA AUTORE:

Altruizmi
Dhuna
Egoizmi
Lumturia
Konflikti
Mėsimi
Vartėsia
Vartėsitė qė na sundojnė
Vetmia
Vuajtja
Kuptimi dhe ndjenja e vuajtjes
Dėshira, kuptimi... I
Dėshira dhe vetia... II
Dėshirat fisnike... III
Dėshira dhe zotėrimi- IV 

Ballina

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Ballina                                                                                                                                                                                          Kreu i faqes