| Kuptimi
varėsi, pėrbmledh marrėdhėniet pa
tė cilat pjesėtarėt nuk mund tė egzistojnė apo tė krijojnė mundėsitė
qė nevojiten pa palėn tjetėr. Kurrė flasim pėr njeriun, ėshtė bėrė
shprehi dhe anojmė ti vėmė
nė ballė-ballė varėsinė dhe lirinė, gjė qė nuk ka themel tė shėndoshė sepse ēdo
varėsi nuk e mposhtė lirinė. Varėsia
qė nuk ėshtė pasojė e ndonjė ndėrtimi shoqėror apo shprehije
vetanake e cilėsuar si e tillė, ėshtė vetėm varėsi e cila na
drejton nga nevoja natyrore. Prandaj themi se tė gjitha qeniet e gjalla
kanė nevojė pėr njė pėrzierje varėsishė qė mė saktė njihen
dhe pranohen si marrėdhėnie nė mes tė llojeve dhe bėjnė pjesė tė
ekosistemit, sidomos tė ushqyerit e kjo, edhe pse nuk ėshtė njė liri
absolute, nuk mposhtė lirinė dhe nuk pengon tė konsiderohemi si tė lirė pėrderisa njėra
palė parapėlqen njė reciprocitet dhe barazpeshim tė marrėdhėnieve
jetike pėr tė gjithė tė kyqurit. Poqese shtyhemi tė kėrkojmė
lirinė absolute, fuqinė dhe mundėsinė pėr tė jetuar, vendosur dhe
lėvizur nė hapėsirė plotėsisht i pavarur nga gjėrat, qėndrimet
dhe ligjet nė natyrė do tė thotė, tė kėrkojmė cilėsi hyjnore qė
i ka vetėm ai qė krijon ēdo gjė nga asgjė, ai qė ėshtė mbi tė
gjitha qė shohim ose jo, qė egzistojnė ose jo, e ai ėshtė Zoti.
Tė kemi nevojė, si qė ėshtė edhe fakti, pėr ajėr qė na
mbanė gjallė ėshtė provė se na nuk jemi tė aftė pėr
vetegzistencė
e kjo nuk na ndanė nga liria sepse kjo jetohet dhe pėrjetohet si njė marrėdhėnie me natyrėn dhe
krijuesin e tij qė na pėrkujton njohjen e varėsisė nė mes llojeve
dhe varėsisė hyjnore dhe assesi
humbje tė lirisė.
Janė
varėsi
tė dėmshme familjarizimet nė
shkallė tė ndryshme tė shumė vetive qė kanė kaluar nė shprehje tė
rėndomta tė mungesės fizike apo tė prodhimeve tė ndryshme qė edhe
pėrbėjnė nė njė moment akoma mė tė komplikuar, sjelljen dhe kėrkimin
e njė prodhimi, objekti apo dėshire tė pakontrolluar. Abstenimi ėshtė
i pamundshėm dhe shkakton ērregullime shpirtėrore dhe dhimbje fizike.
Varėsia fizike pėr diēka shėndrohet nė nevojė trupore dhe shpirtėrore
dhe ēon nė kėrkim mė tė shpeshtė tė sė njejtės duke rritur
kėshtu varėsinė
psiqike tė individit, qė ndikon dhe ndryshon rrėnjėsisht natyrėn
dhe mėnyrėn e jetės nė kuptimin shoqėror dhe vetanak. Kėtu
kemi tė bėjmė edhe me obsesionet psikologjike seksuale dhe lojrat e fatit
(bixhoz).
Varėsia, qė unė
do ta quaja varėsi bashkėkohore e qė rradhitet nė grupin ashoqėror
janė gjunjėzimi para lojrave video, televizioni dhe lojrave tė tjera
individuale. Kėtu bėjnė pjesė edhe adikcionet shoqėrore tė
kohės.
Kėtu bėjnė pjesė edhe obsesionet psikologjike seksuale si dhe
televizioni, puna dhe ushqimi. Por a janė kėta tė gjitha forma tė humbjes se lirisė ?
Po a e kemi patur lirinė nga lindja ? Jo. Ajo nuk vjen me lindjen.
Ajo mėsohet si qė mėsojmė edhe sjelljet e doket tjera nė mesin ku
jetojmė. Njeriu lind nga natyra, egėrsirė. Ai mėson sjelljen, mirėsinė
ndjenjėn e dashurisė dhe tė dhimbjes. Pėrshtatja dhe largimi nga
egėrsia, abstenimi nga vrasjet dhe sjelljet tė cilėsuara tė dėmshme
bėhen « detyrim » shoqėror, por kjo varėsi nga dorėheqja
e pulsioneve tė egra a ėshtė humbje lirie ? Jo se kėto janė
varėsi tė ndėrtuara nė mirėkutim tė ndėrsjelljes
midis qenieve dhe ky ėshtė rrjet i lidhjeve tė lira qė nėnkupton lirinė pėr tė zgjedhė dhe
jo njė varshmėri patologjike apo tė mbjellė nga raste tė ndryshme tė
jetės dhe nuk pėrkojnė me forcėn e familiarizimit me diēkafin apo pas
diēkafit.
Element
mjaftė aktual qė ēon nė varshmėri ėshtė edhe dėshira e
madhe pėr tė njohur tė panjohurėn dhe animi pėr kėnaqsi tė
pashtershme dhe ripėrtrirėse. Nė kėtė kontekst hyn edhe varėsia e
frigės nga vetmia dhe mungesa e fuqisė pėr tė pėrballuar mungesat.
Nėse pėrballohen kėto ndjenja dhe nėse mėsohet pozitivizmi i jetės dhe lidhja e
varėsisė ndaj Krijuesit tė
gjithėsive, bėn tė lumtur tė qenurit rob i tij se vetėm atėherė
nuk ka varėsi tė lindura apo tė fituara qė pasojnė nė jetė. Ēdo
pasion, ēdo dashuri, ēdo lojė e argėtim do tė jetė i matur, do tė ndihet
e do tė jetė liri dhe jo skllavėrim e varėsi qė
shkakton varė tė rėnda vetanake, familjare dhe shoqėrore.
|