Debatet mbi konfliktin duket tė
kenė zanafillėn e tyre qė nė kohėrat mė tė lashta por pėr na,
definitivisht njihen shkrimet e Platonit ("Republika") mbi
relacionet zotėriu (ose pronari) / robi. Nė kohėrat mė tė reja,
gjegjėsisht me Hegelin, nė "Dialektika e tė zotit (pronarit) dhe
skllavit" fillon njė epokė e re e spjegimit mė tė kompletuar
tė konfliktit.
Konflikti, ėshtė gjendja e tejkaluar e
izolimit. Nė kėtė stad, flasim pėr situatė tė bllokuar nga
kacafytje tė marrėdhėnieve me tjetrin, duke patur gjithėmonė
parasyshė se kėto marrėdhėnie tani janė tė zhvlerėsura dhe si tė
tilla nuk plotėsohen e kjo lind konfliktin: kėtu flasim pėr
konflikt ku unė ėshtė nė konfrontim me njė unė tjetėr
pa patur tė bėjė me forcat fizike dhe mjeteve tjera. Konflikti
zgjat pa asnjė pėrjashtim, gjer nė arritjen e shkallės
mbisundim/skllavėrim. Si qė pėrmenda, konflikti nuk ka tė bėjė me
forcat fizike o teknike por, nė pikė tė parė me vullnetin e mėtej guximin, inatin
dhe dėshirėn. Dy "unet" qė pėrplasen me shiqim tė
egėrsuar dhe qė pėrfundon medoemos me lėshim pé tė njėrės palė.
Njėri "unė" ėshtė dominuesi e tjetri i
skllavėruari. (Tezė e shtjelluar nga Hegeli).
Henri Laborit,
( 1914-1995), kirurg, neurobiolog, eutonolog dhe filozof, qėndrimin
konfliktual e ndanė nė tri qėndrim-sjellje:
ikja
pezmatimi (revolta)
nėnshtrimi (bindja tjetrit)
Njė shembull tė bukur mbi konfliktin ėshtė
kalimi nėpėr njė fazė dyluftuese tė shiqimit nė sy mes dy uneve;
unit un dhe unit tjetri. Nė mes tė Sartre-it nė njė shtjellim tė
bukur qė bėnė nė veprėn e tij "L'Źtre et le Néant", pjesa
e 3tė, Gallimard), dhe njė kallėzimi nga jeta e vet e njė
profesori tė pensionuar, e zgjodha ngjarjen nga jeta e vėrtetė, pra
pėrjetimin e profesorit tė dikurshėm. Relacionet qė pasojnė nga kjo
ngjarje, prodhojnė dhe themelojnė efektin dominues/i
dominuar.
Nė vijim, pėr tė shtjelluar marrėdhien konflikt, po kaloj nėpėr
skicėn e shkurtėr tė pėrjetimit gjatė sekondave tė dyluftimit
vizual tė profesorit X.
Ky vit, solli modėn e fundeve mbi gjunj e
unė me tė pesėdhjetat e mia, kisha ėndjen ti fiksoj tė rejat.
Asgjė nuk mė pengonte tė harrohem mbi lėkurėn e bukur tė kėmbėve
joshėse. Kėsaj rradhe u "kapa" pėr shiqimin e njė
bukuroshje qė afrohej
Dhe ajo nuk dij nga dhe si mė kapi pėr
shiqimi. Mirėsjellja, apo mė mirė tė them morali i kohės, donte qė
femra t'i lėshoj sytė. Ajo ecte nė drejtim timin dhe nuk mposhtej dot
para shiqimit tim tė etur. Po pra tė etur, se kėshtu jam unė nė
natyrėn time: atė qė dua nuk e ngulfas. Dhe nė afėrsinė ekstreme,
sytė mė ranė pėr tokė. Ajo kaloi pranė meje duke ndjekur rrugėn e
vet. E ndjeva vehten tė humbur. Sa i vogėl qė jam!!!. Hop! Paska
akoma dikush... Nga kėndi, njė i ri kishte parė kėtė gjendje. Tani
e kapa vehten ngushtė. Ai sikur me sytė e tij ngjyrė kafje mė
pėrbuzte. Duheshte ti tregoj kush jam. Vetėm kėshtu do tė ēlirohem
nga ndryrja nė duarėt e tij. Ia ngula sytė vengėr, durova shigjetat
e kafta aq sa ata u mposhtėn. Djaloshi pėlpiti kapakėt e syve dhe
dredhoi shiqimin e u largua pa fjalė
Unė u ēlirova. Faji ėshtė i
tij... Njė sekondė mė parė unė ishe "gjeza" e tij. Pasi
perballova at shiqim poshtėrues, e shėndrova atė nė skllav timin. E
di, barra e fajėsisė dhe nėnshtrimi i ngelėn atij... I ngrati as qė
mund ta ēel gojėn tė flas
Shohim njėherit se konflikti drejton
pashmangshėm drejt marrėdhėnive tė reja relacionale. Krijon vlera
morale dhe sjellje shoqėrore e kjo ndėrton e rindėrton themele tė
tjera ndėrnjerėzore. Shėndron nė "objekt" dhe nė fajtor;
nė sundues dhe tė sunduar...
Reakcionet e ngjallura nga shiqimi,
nga tė qenurit i pamė, i vėrejtur, ėshtė nevojė e patjetėrshme e
Unit. Kjo ngren vetėdijen e egzistimit. Ėshtė nevojė e pazėvendsueshme
e njeriut. Fakti i tė qenurit gjithėmonė i pamė, se shiqimi i jashtėm
na pėrcjell pa ndėrpre forcon unin dhe e shoqėron gjatė jetės.
Njeriu ėshtė tani UNĖ me
tė gjitha pasojat qė formohen nė tė. I dashur, i urryer, i toleruar,
i gėrditshėm..., pra prezent gjithėmonė. Kjo njohje ėshtė kėrkesė
e pashlyeshme e subjektit. Dėshirė dhe nevojė pėr tė qenė i njohur
dhe i trajtuar, dėshirė qė njeriu e kėrkon me ngulm se kjo e bėn qė
tė jetė i pranishėm. Kjo ėshtė kėrkesė e dhunshme dhe dhunė nė
vetvete sepse kjo ėshtė forma e parė qė krijon relacione dhe pra nė
rastin konkret, konflikte. Shiqimi fton nė dyluftim, nė pasion, nė
dashuri dhe nė tė gjitha format tjera tė marrėdhenieve ndėrnjerėzore.
Kur jemi te konflikti, themi se shiqimi ka rolin kryesor tė themelimit
tė gjendjeve tė shkallėzuara shoqėrore dhe shpirtėrore. Armiqėsia
e parė e njeriut ndaj njeriut lind nga « matja » nė
shiqimin luftarak. Askush nuk pranon tė jetė objekt i tjetrit por
mungesa e dėshirės dhe e vullnetit, mungesa e qėndrimit pėrballė
situatave tė tensionuara dhe nėnshtrimi para tensioneve, shėndron
subjektin nė element tė tjetrit subjekt.
Kėto lloj relacionesh nė
fakt janė relacion i ndėrprerė por i pranishėm gjithėsesi. Ajo
shkakton reakcione sė paku pasive tė vazhdueshme ndėrpalėshe.