rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K


Letėrsia bejtexhiane                                                 


r-m laēi

Letėrsia Bejtexhiane

Duke filluar nga mezi i gjysmės sė dytė tė qindvjeēarit tė XV, feja islame filloi tė pėrhapet nė Ballkan, e sidomos tek shqiptarėt, me njė hap tė shpejtuar qė pėrbėnte nė vetvete njė nyje tė natyrės mjaftė tė llojllojshme tė elementit sociokulturor, politik, filozofik dhe fetar. Shqiptarėt e pranuan islamizmin si fe pėrparimtare dhe qė nuk shkilte traditat  themelore tė popujve. Ajo njėherit ishte edhe mbrojtja mė solide nga fqinjėt me aspirata tė vjetra pėr mposhtjen e shqiptarėve me shfarosje apo shkrirje tė dhunshme.

Kjo letėrsi, ruajti vlerat e veta tė vargut si qė ruajti vet shqiptari format dhe tradinėn shekullore tė dokeve dhe ligjeve tė veta nė ēėshtjet e marrėdhėnieve familjare dhe shoqėrore si qė janė martesa, shkurorėzimi, pronėsia, ngatėrresat dhe gjakmarja.

Nė kėto kushte, fillon influenca  e elementit islam turk, pers dhe arab nė letėrsinė gojore nė fillim, pėr tė cilėn na nuk kemi shkrime tė kohės por sot gjejmė akoma nė popull tregime e kėngė me motive tė shekujve qė njihen si periudhė e pėrhapjes sė fesė islame. Nė kohėn e depėrtimit turk dhe fesė islame, ndikimi i kėsajė letėrsie qe i pashmangshėm dhe, kur flasim pėr letėrsi, ishte pozitiv nga vet fakti i gjėrė se ajo atėherė kishte kapluar nėn ndikim pjesėn mė tė madhe tė Evropės, Azisė dhe Afrikės qė do tė thot se luante njė rol tė madh nė lėminė e kulturės nė botė. Nė letėrsinė gjermane, poeti dhe shkrimtari i famshėm Goethe, gjeti inspirim tek klasikėt otomanė kur shkroi pėrmbledhjen e vjershave "Divani perėndimor-lindor". Ndikim tė madh nė qarqet letrare pat sidomos autori shum i famshėm turk i shekullit tė XVI, Mehmet Süleymanoglu Fuzuli (1495-1556) me Divanet shkruara nė tri gjuhė. "Leyla ile mexhnun", ėshtė akoma edhe sot njė inspirim i fortė sidomos mbi poetėt turkofonė). Nė vijim, ja njė shembull i shkurtėr tė njė strofe tė mrekullueshme nga vjersha "Oj selvi":

Oj selvi luhatėse, pėr ty  psherėtimat e mia,
Oj  gonxhe e ndritur, pėr ty  ngashėrimet e mia.
Oj balluke e parfumosur, burim i dashurisė sime,
Flokushėzė e pėrzier, burim i vuajtjes sime.

Nė shqip, kjo letėrsi  dhe ajo qė pasoi e njohur si "e bejtexhinjve" ruajti pėr mrekulli zotėrit, dreqėrit si dhe fytyrat mitologjike tė kohės paraislamike si zanat, shtojzavallet, drangojtė, kulēedrat, lugjerėt, shtrigat..., tė cilėt i pėrdori mė sė shumti pėr tė pėrshkruar njė bukuri, trimėri, zemėrgjėrėsi por edhe veti negative si tradhtia, shkelja e besės… Me kėtė rast, pa y zhytur nė detaje tė gjata, them se termi bejtexhij, nuk ėshtė adekuat as nė kuptimin e pėrcaktimit tė atyre qė shkruajtėn e as gjininė e letėrsisė nė fjalė se bejtet janė krejtė diēka tjetėr nga divani, gazela... janė gjini   Ky term hyri nė "fuqi" mė tepėr pėr tė denigruar njė kulturė tonėn, kulturė qė pat nisur nga njė influencė orientale. Them tonėn se ajo fliste pėr na, pėr hallet dhe haretė tona... Divanet e shkruajtura nė shum gjuhė tjera janė krenari pėr popujtė nė fjalė. Kjo lloj poezie ėshtė e jona edhe  pėr nga stili se ruajti thelbin shqiptar duke mbajtur pėr bazė tetėrrokėshin, qė ėshtė cilėsi e pėrgjithshme e kėngės shqiptare para dhe pas kohės islame. (Do tė vazhdoj ta quaj letėrsi bejtexhiane se sot mė, tendencat pozitive mbi kėta autorė dhe mbi kėtė poezi kanė mbisunduar teroitė negacioniste e tendencioze dhe termi gradualisht ka mar sens tjetėr edhe pse personalisht shpresoj tė gjindet njė fjalė mė e bukur pėr kėta poetė dhe kėtė poezi tejet tė bukur shqipe.)

Burimet e para tė shkruara tė letėrsisė sė bejtexhinjve datojnė nga gjysma e dytė e qindvjeēarit tė XVII dhe janė dorėshkrime me alfabet arab. Zhvillimi i saj nė periudhėn e mėvonshme ishte i hovshėm dhe frytėdhėnės nė aspektin shpirtėror dhe moral. Arabizmat, persizmat dhe turqizmat e tepruara e vėshtirsonin  kuptueshmėrinė, sidomos  kur pėrdoreshin kuptime fetare juridike e filozofike. Megjithate, kjo nuk e pengoi aspak pėrparimin dhe pėrhapjen e kėsajė letėrsie pasiqė, nė kohėn kur ndėgjohej dhe lexohej, luajti rol arsimues dhe liridashės duke krijuar kėshtu, rrugė tė shėndosha pėr njė letėrsi sublime tė Rilindjes Kombėtare.

Bejtexhinjt nė krijimet e tyre poetike mbajtėn gjithėmonė frymė pozitive tė jetės, duke kėnduar pėr dashurinė, pėr virtytin e lartė, diturinė dhe pėr probleme shoqėrore tė kohės. Shqelmuan dhe pėrbuzėn ēdo veti negative dhe jonjerėzore… Frakulla, Naibi, Ēami e mė vonė Zuko Kamberi, Bastari, Salih Pata e Mulla Hysen Dobraci, krijuan poezi ku  pėrshkruhej realiteti jetėsor i popullit tė varfėr dhe pjesės feudale qė jetonte nė begati materiale.

Bejtexhinjt nxėnė vend tė rėndėsishėm nė letėrsinė shqipe edhe pėr faktin se i gjejmė nė tė gjitha anėt e trojeve etnike, sidomos nėpėr qytete  por edhe nėpėr vendbanime mė tė vogla si psh. nė Frashėr, etj.

Nė rradhėt e bejtexhinjve tė njohur i pėrmendim edhe Dalip e Shahin Frashėrin dhe nga kohėrat mė tė vonshme, Maliq Rahovecin, Rexhep Vokėn dhe Tahir Efendi Llukėn.

Kryevepra e Letėrsisė sė Bejtexhinjve, pa mėdyshje ėshtė poema "Erveheja" e Muhamet Ēamit …

 

 

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Jeton Kelmendi
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Ibrahim Kadriu
Ismet Rashiti
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku