Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

 

 


.....

 


Ballina

Poezi dhe prozė

Vėshtrime filozofike
Bashkėkohorė shq.

Shekulli i XX - gjysma e parė

Rilindja
Letėrsia Bejtexhiane
Dokumentet e para shq.

Nobelistėt

Shkrimtarė tė huajė

Portrete
Mėrgata
Humor
A e dini se...?
Botime dhe promivime

Kontakt

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


Lidhje tė jashtėme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Letėrsi - SADBERE GAGICA SPAHIJA NJĖ POETE QĖ PREMTON

 

SADBERE GAGICA SPAHIJA
NJĖ POETE QĖ PREMTON


Shkruan:Shaban Cakolli

Poetja jonė e re  Sadbere Gagica-Spahija, nė letrat tona vjen me vargje tė zjarrta poetike, qė shquhen pėr simbolika nė vargun pa kode, me njė infra strukturė tė lirė.ku mbizotėron shpirti luftarak i saj,gjuha poetike,,tė trajtuara me tema kombėtare,etike,historike e njerėzore ēdo poezi e Sadberes, shpreh gjendje tė ndezura poetike,hedh dritė mbi dhembjen, mallin, atdhedashurinė, ku poezitė e saja me vlerė shpirtėrore, bėjnė njė shkrirje tė furishme nė furrėn poetike, dukeshprehur mesazhe tė fuqishme,ndjenja tė larta,identifikohen si njė pasaportė poetike e njė poeteje e cila nė tė ardhėmen pėr letrat tona premton shumė.Sadberja e pėrmallur me kujtimet e vendlindjes,, pėr tė cilin ajo ruan edhe sot kujtimet mė tė bukura tė jetės sė saj. I kujton ato me nostalgji edhe sot. Belbėzimet e para poetike i ka bėrė kur ishte nxėnėse e shkollės fillore. Lexonte me pasion tė veēantė shkrimet e Ali Huruglicės, Hysen Kėqikut e shumė tė tjerėve. Ka njė varg shkrimesh letrare, kryesisht poezi pėr tė rritur, tė cilat kjo krijuese ėndėrron t i botojė njė ditė. Autorja vjen para opinonit me poezinė „Ėndrrat i vishja me fustan tė kuq”, kur „Njė trėndafil ia veja mbi veshė/ Fshehurazi ia kafshoja natės buzėt/ Nė Kopshtin e dashurisė Ti/ Personazh lirik/ Nė shtrat kthehesha me buzėqeshjen tėnde/ Brenda tėrė margaritarė”, apo: „Si flutur ndalesha mbi buzėt tua/ E sot/ Qytet kujtimesh/ Stinė e gdhendur/ Nė fjalė vargu/ Ēdo ditė mė kafshon me dhembje/ Njė pėrmallim i tretur”. „Fjalori i buzėve” ėshtė njė poezi tjetėr e frymėzuar (ku malli djeg e loti pikon), apo poema „E shpirtin e arnoj me ėndrra”: S’mė ndal asnjė uragan drej cakut tim/ Vrapoj me orėn qė plisin e shekujve ledhaton/ Udhėve tė pėrmendoreve nga njė lule vė/ Koha bart plagė mall lot mbi kurriz/ E shpirtin arnoj me ėndrra/ Nė guacėn e vetmisė/ Nė qiell shoh pėllumba tė bardhė/ Qė fluturojnė trungut tė Ilirisė”. Mund tė thotė kush se nuk kanė vlera, frymėzime dhe imagjinatė, autorėt e kėrij albumi poetik.

Pak biografi…

Sadbere Gagica Spahija u lind nė Gjilan mė 1973. Atje kreu shkollėn fillore dhe tė mesmen. 

Pėr qytetin e lindjes ka si ēdokush nostalgji dhe atė e ka bartur edhe nė shkrimet poetike.

Belbėzimet e para poetike i bėri si nxėnėse e shkollės fillore. Publikonte shkrimet nė gazetėn "Pioneri" dhe adhuronte atėherė fjalėn e bukur artistike tė Ali Huruglicės dhe, gjithnjė ėndėrronte se njė ditė do tė bėhej poete.

Lexon edhe sot me pasion tė veēantė shkrimet letrare tė shumė brezave, por mė shumė i pėlqen poezitė e Agollit, Din Mehmetit, Ali Podrimjes ,Azem Shkrelit, Borhesit, Gėtes etj.

Publikimet nė revista...

Ėshtė aktive nė jetėn letrare dhe shumė krijime poetike i ka publikuar nė shumė revista , gazeta brenda truallit shqiptar dhe jashtė saj,si: nė gazetėn " Nacional", "Pena e artė","Fjala e lirė", "Zemra shqiptare", "Qėndresa", "Fjala" nė Lyon tė Francės, e tjera.

Ėshtė prezantuar me njė poezi nė "Antologjia e dhembjes" pėr Ali Podrimjen ,nė mesin e njėqind poetėve,me rastin e vdekjes sė autorit. 

Nė shkurt tė vitit 2013 edhe nė antologjinė "Varg pėrjetėsie" me njė cikėl poezish,qė doli nė Bukuresht tė Rumanisė.

Sadberja ka njė dorėshkrim njė mori tė punimeve poetike e tė zhanreve tė tjera letrare tė cilat presin dritėn e botimit

 

MES DALLGĖSH

 

Shtrihem unė dhe stinėt e mia

Edhe sonte

Si nuse e dhėndėrruar

E prek fjalėn me thonj tė zgjatur

Dora ime prek qiellin

Mbledh pikat e shiut nė shuplakė

Zhytem nė epshin vargėzor

Dhe krah marrin ėndrrat e mia

Sa herė mė ka djegur fjala

Me strall kam ecur mes mjegullave

Njė yll nė mesnatė e kam kėrkuar

Mes dy lumenjve era mė ka bartur

Si klandestinė barkėn e ka pritur

Si hije tė kaloj pėrtej brigjeve tė dhembjes

Nė ferr e kam takuar Virgjilin

Dhe Beatriēen flokėderdhur duke vrapuar

E sėrish kam zbritur me muzėn nė tokė

Kam derdhur njė klithmė pa zė

Nė vetminė e pasosur natė hamletiane

Memecėrinė nuk e putha kurrė nė jetė

Pas rrezeve jam paluar pranverat i kam dashur

Si dallėndyshe pa kufinj toka ime mė grish

Eja bija ime mes rrugėve kėndo kėngėn

Mė tė bukur me zogj fluturo

Nė teatrin e Shekspirit janė shumėzuar djajtė

Shtrihem por gjumi nuk mė zė! 

 

MĖ BART

Mbi kopėrtinėn e njė libri

Tė harruar dhe nga zoti

H

Edhe kėtė prill

Kur qielli vjen me shi

Mė bart

Mbi krahet e njė zogu

Ta zgjoj nga gjumi

Kėtė pranverė

Qė ėshtė mplakur shumė

Mė bart

Nė syrin e diellit

Tė flas mė zėrin e mallit

Vargut t'i jap shpirt

Nė prag tė kėtij ferri

Qė mė djeg

Nata ėshtė varur

Nė bisht tė qyqes

Mė bart

Para sė tė vdes fjala

 

 

MBI PIANO

 

U derdh njė natė ėndrra ime

Dhe hijet e bardha tė dimrit tim

Dashuria qau pa zė

Mbi kokėn e pianos sė vjetėr

Njė dallėndyshe sillej qiellit tim

E lodhur rrugėve nėpėr shi

Mėkatare ishte stina a fjala

Ra nėpėr vargjet e heshtura 

Nėpėr ditarin tim tė zverdhur

Pika lotėsh ranė mbi fustanin

E hėnės veshur si nuse buzėt

E skuqura vėshtronin nė dhomėn

E akulltė ora rrinte varur mbi mure

Si erė mė pėrplaste njė valė deti

Udhėve tė mia sa gjurmė malli

Hijen e saj tė trishtė pa emėr

Mbi portretin e zbehur vallėzonte

Njė puthje nė simfoninė e kėnduar

Vallė c'mė erdhėt mbrėmė ashtu

Kur hėna veshi fustan tė bardhė?

 

 

NJEMIJE VJET

 

I kam kenduar lirise

Erdhi

Me krah pellumbash

Me gjakun lume

Atdheu im

Shtrij kembet

Atje ku toka

Flet shqip

Njemije vjet

E prita lirine

 

ERDHE

Fshehurazi naten vone

Kur po e mbyllja ditarin

Dhe lirikat e shkruara

Me lot dhembjesh

Tani mos ik me

Udhet do t'i ze me shkembinj

Detet me rrjeta

Qiellin me zogj

Do mplakemi ne vargje

Endrrat kur te sosen

Do hap serish dritaren

Te te fus ne fjale

Erdhe nje nate

Kur digjesha ne vetmi

Erdhe

Te ruaj me xhelozi

Si syte e perlotur

Ah keto syte e mi!

 

TINGUJ

 

Te merzitur ka kenga

Fjale e vrare

Sa shume je larguar

Mbi heshtjen tende te futur

Ne guace mendimesh

Kthehu

Mos me grimco endrren

Mbi shkronja malli

Te qeshem me ze

Eja qiellit me engjejt e nates

Dhe fluturo

Drejt strehezave qiellore

Si hije ne driten e henes

Vargu eshte bere qiell

Me nje lot qe bie

Mbi xhamat e dritares sime

 

ME KEND TE UDHETOJ

 

Vjeshta ka ikur sa vite

Nuk e mbaj mend as orėn

Kur qielli ra mbi vargjet e mia

Si meteor i cmendur

Mi mori tė gjitha kėngėt

Gėzimet nė buzė m u zverdhen?

Dėgjoj edhe sonte akordet

Njė muzikė e lehtė

Shpirtin ma then

Tavolina e njejtė...gota me verė

Rri mbi tavernė te vjetėr

A ka fjetur harrimi im?

Me Ty isha shėrbetore Zoti

Dhe princeshe Arbėrie!

E sonte

Pa Ty jam hiq i hiqit

Rrugicė e shkretė

Pa dritė ne kėtė errėsirė

Nata mė mbulon me hijen e trishtimit

Ēfarė tė dėshiroj sonte

Kur vetmia mė ngatrron

Si peng kohe

E Ti je veē kėngė?!

Dikur fjala ime

Nė qiellin e bleruar!

Sonte

Heshtja ka rėnė nė dhomė

Mure mbi buzė ka bėrė kjo natė

Qė mė cmend!

A ka dėnim mė tė rėndė Sizif?

Unė e Ti

Dėnim perėndish...

 

KUR ZBRET MUZGU

 

Vjen nje ze

Keto net te ftohta

Kur lulet ende s'kane cel

Drite me ben

Mes vargjesh shtrihesh

Muza ime me puth

Endrren time vale

Ciceron si zog

Ka sy malli

Kur zbret muzgu

E marr ne gji

Ia ledhatoj krahet!

Ka qare qiellin

Me krahenor

Vjen nje ze nga vendlindja

Me sy dielli

 

MĖ FAL SONTE

 

Gotėn me verė

Dhe qiellin me ėndrra

Tė zbres deri tė dhembja

Stinėt t'i marr gryk

Dhe Ty malli im

Mė fal

Njė pikė gjak njeriu

Plagėt e shekujve

T'i mbėltojė me kėngė

Edhe kėtė qiell me erėra

Qė derdhet mbi Kosovė

Askush s'ia kuptoj gjuhėn

Baroneshės Eshton?

Vjen e qeshur ik e qeshur

Mė fal sonte atdhe

Valė deti jam bėrė

Me vargjet udhėtoj

Njė hije padukshėm mė ndjek

Fjalėt do tė m'i hajė?

Mė fal sonte nata ime

Dy buzė soneti!

 

 

E NDJEJ

 

Kur bien pikat e shiut

Tik tak ,ni xhamat e mi

Mbeshtjelle me vargje

Dhe hapat e tu yll nate

Qe zbret nga qielli

Kur me kaplon merzia

Druaj se me humb

Nga syte e mi

Loti im

Ruaje qiellin nga syte e murme

Kur bie nata

Shderrohem ne shi!

 

MALL

Tė puth sonte nė mesnatė

Eja pa trokitur qetė muza ime

Mes vargjesh tė shtrėngoj

Erė e butė mall me shtrėngatė?

Eja

Me mes lulesh pranvere

Ka shekull qė nuk tė shoh

Ta ndjej zėrin kur mė flet

Pikturė e gjallė shpirtin ma trazon

Muza ime sillma ėndrrėn time

Tė bėj njė sy gjumė

Mos mė mbaj mėri

Je syri im i heshtur

Edhe kur fjalėn ma grimcon!

Mall o mall !

 

FLUTURO SONTE

Bilbil pranvere

Lėshoje zėrin mbi kėngė

Tė deehem nga ky mall

Qė me djek

Kur s'tė dėgjoj

Ec

Mbi rrudhat e ballit tim

Mes furtunash

Ēelin lulet?

Fluturo sonte

E me merr nėpėr kėtė qiell

Jam bėrė pritje netėsh

Deri nė agim! 

 

 

LOT I DEHUR

 

Zbret ngadalė bebėzave tė mia

Udhėve tė shpirtit heshtja me ndjek

Mes vargjeve strukem si dallėndyshe

Me krahė tė thyer drejt qiellit tė vendlidjes

Vrapoj kėto ditė marsi a prilli i thyer

Mes erėrash mė mbėshjell edhe sot?

Lėshoje fjalėn nė varg poete dhe nisu

Kacafytje ėshtė jeta tė ende ferrit tė Dantes

Mes ishullit lėshoje njė zė njeriu tė pret nė breg

Hijet e shpirtėrave lė tė ikin nga kjo orė

Zhurmė dėgjoj nė kufirin e ndarjes a zėri im

Rritet me Ty atdheu im i grisur edhe sot

Nėpėr harta gjeografike bota luan me fatin tim?

Lot i dehur nė mallin qė pėrvelon? 

 

E KAM KĖRKUAR

 

Mes ėndrrave tė mia

Tė jetė lis me rrėnjė

Tė mos e tund 

Asnjė pranverė

Ėshtė rrap shekulli

Me shumė degėzime

Vjen qetė natėn vonė

S'e shoh e ndjej afėr

I ngjan vetes

E hap portėn me ēelės shpirti

Ka sy atdheu...diell dashurie

Nuk trembet

Bėn gjumė nė qerpiket e mi

Flas

Me zėrin e tij

Betejave ecim bashkė

E di

Nė ecje kam lėnė

Gjurmė lotėsh

Njė copė buzėqeshje

Ma mori njė stinė

Po vjen pranvera

Jam ulur nė kopshtin e luleve

Ėngjejt ma sollėn qiellin

Tė bredh 

Me penė nė dorė

Nėpėr buzėt e shkronjave

Dashuroj muzėn time

E kam kėrkuar..erdhi trembur

Mė gjeti mes dhembjesh

E mora nė krah

E shtrėngova si fėmijė

E putha lehtė lehtė

Me dashuri?!

 

PUTHJE NĖ SHI

 

I dua puthjet mes turmės

Dhe mallin

Ta mbaj nė gji

I dua

Edhe lejlekėt nė pranverė

Kur mė sjellin

Grishjen e vargut nė mesnatė

Kėmbėzbathur do dal udhėkryq

Qiellin me dorė ta prek

S' kam forcė pėr grindje mė

Jam ulur

Nė fron tė fjalės

Dhe udhėtoj nėpėr shi

Shekulli im

Sa larg sa afėr tė kam

Ma ruaj ushtarin nė kufi

Dhe ėndrrėn pėr Ēamėri

Do shtrihem atje kopshteve me ullinj

Sa sodis detin me sytė e mi

Jam nga derė e Skenderbeut

Dhe vdes

Me mall tė atdheut! 

 

 

NĖNĖS

 

Edhe qielli ishte pėrzier

Nga erėrat

Lėkundeshin lisat

Me rrėnjė

E mėrkurė ditė e zymtė

Shkruar me vargje lotėsh

Pikėllimi mbi fjalė

Heshta ra mbi shkronja

Nėnė

Mė duket se dėgjoj zėrin tėnd

Sonte kur bie shi

Tė thėrras...s'mė dėgjon

Jam mbledhur nė grushtin e natės

Kėngė malli jam bėrė

Me ėndrra grindem shpesh

Dhe njė kufi tė ndarjes

Sonte

Jam hije nate !

 

ĒDO DITĖ

 

Je lule marsi

Nė sytė e mi

Rreze dielli

Nėpėr stinė

Edhe sot kur je larg

Je aq afėr 

Nė buzė i mbaj

Fjalėt ėndrrat

Ēdo orė tė pres

Sikur lule nė pranverė

Vjeshtėn e dua

Kur lule u bėrė

Dhe udhė nė dritare

Me hape mua

Je lule marsi?

Pa Ty

Do isha venitur

Si toka pa shi

Si vendlinja ime

Pa liri!

 

 

POETI

 

Ėshtė zog malli

Natėr rri zgjuar

Ditėn fle mbi mall

Veē cicėron

Degė me degė

I dua vargjet lirike

Si bukėn nė sofrėn e Migjenit

E diellin

Pėr gjymtyrėt e Lulit

Mėrdhirė nga skamja

Troket ai

Nė ndėrgjegjen e kombit

Edhe sot

Rrugėt mbushur me lypsarė

Merr poet ėndrrat e tyre

E bėj vargje lumė

Tė vijė njė stinė

Me puthje njerėzish?

 

ĖNDĖRRIM POETIK

 

Tė ėndėrroj ēdo ditė orė

Zemrėn e kam peng dashurie

Jetoj nė zgafellėn e shpirtit

Pa ujė dritė udhė pa shteg

Po njė zė sikur mė qorton

Struku nė bebėzat e syrit

E ruaju nga sytė e djallit

Kur nata derdhet mbi vargje

Heshtjen e copėtoj si me thikė

Dhe vrapoj ta zė ėndrrėn nė mesditė

S'jam ndalurr kurrė vjeshtė e pranverė

Kur binte shi kėrkoja ylberin tim

Mbėshtjellė e mbante zana e malit

Mes lulesh marsi kur dielli binte pingul

Mbi shkrepa malesh dimri gjunjėzohej

Syrit i hapej qielli blu me zogj shtegtarė

E Unė bėja portretin e dashurisė mbi pikturė

Portėn e mallit e hapja stinė mė stinė

Njė fjalė iku mes turmės sė zemruar

Kur mė vriste deri nė palcė

Shpesh mė shpiente pėrtej vetes

Si njerkė u soll me mua fati im

Po rrezet kurrė s'i humba nga sytė

Tė shtrihem mes diellit e barit tė njomė

Tė ndjej si vjen me aromė njeriu...si malli me jehonė

Vjen ik shpesh mė thumbon si bletė

Mė merr ndėr krahė qiellit fluturoj krahlehtė!

 

SA MĖ IK KOHA

 

Vrapoj me ėndrra (sh)kujdesur atdheut

Netėve tė ftohta mbėshtillme nė guacėn time

Bredh brenda shpirtit labirinteve me strall

Mbaj hapin tė mos rrėshqas mbi patinazh

Nė njė strajcė kam dorėshrimet kėngė stinėsh

Qė (s)' mė kanė braktisur nė asjnė fjalė

Unė poetja brenda vetes digjesha si zjarr

Heshtjen nuk e bėra kurrė mik kur frynte erė

Vjeshtės flisja me shiun dhe grishja zogun

Nga larg tė nisej tė mė sillte lule pranverė

Njė melodi binte me tinguj zemrės nota mė humb

Mė shtyp ky qiell i huaj me rri si hutin mbi kokė

Rend spesh mes vargjesh larg vatrės e vetmuar

Nė kėtė hapėsirė zogjtė s'kėndojnė shqip

Njė kujtim i largėt mė brufullon nė prillin e thyer

Tė marr udhė Kosove sa larg deterat mė shpien

Nė shkembinj zvarranikėt duan tė m'i hanė shkronjat

Mė bart kjo ditė malli brenda librit tė (pa)shkruar

Pėr sytė e mi ėndėrrimtar sa gjurmė shputa kėmbėsh

Kam lėnė mbi udhėt shtruar me kalldrėm

Sa larg ka ikur kjo kohė s'e zė dot asnjė mall!

 

 

A DO TĖ VISH

 

Pranvera ka bėrė sy lulesh

Muza ime e shtrenjtė

T'i puth buzėt mjaltė

Me Ty

Kapėrceva netėt e ftohta

Theva akullin e heshtjeve

Fola me yjet nė qiell

Tė prita nėpėr udhė

Edhe kur binte shi

Mė end edhe sot stinėve

I palos vargjeve tė mia

Kujtimet fjalėt e pathėna

Vjen pa trokitur

Kur bie nė gjumė

Mė merr nė gji

Mė shtrėngon si fėmijė tė braktisur

Si tė isha bonjake

Pa plang e atdhe

Tė dua 

Edhe kur vjen me shtrėngatė

Nė truallin tim tė copėtuar

Mė shpie nė malet e Medvegjės

Zbrazur nga zogjtė

Veē tymnajė e rrallė

Ngjitet reve

Protestoj tek dielli

Qė nuk ma ngroh kėtė mall

Dhe ėndėrr tė stėrzgjatur!

 

 

ME ĖNDRRA UDHĖTOJ

 

Kur bie nata nė prehėrin tim

Ia ledhatoj sytė

Me ėndrra udhėtoj

Deri tė malli im

Sa e gjatė kjo fjalė

Nė fjalitė shkajkore!

Me ėndrra udhėtoj

Deri te dhembja

Sa erėra fryjnė mbi kokėn time?

Qielli im ėshtė lot

Vetėm njė varg

Mė zgjon nga gjumi

Kur qepallat mė rėndohen

Me ėndrra udhėtoj?

Do vij njė ditė

Tė puth kėto dallgė

Qė mė mbajnė trazuar

Edhe nė mesditė!

 

I TRAZOVA ĖNDRRAT SOT

Shkronjė pas shkronjė malli im i vjetėr

Derdhur si kjo erė vjeshtė

Ditari im lirik plot me dhembje

Dilema halmetiane teatėr stinėsh

Varg dashurie kujtim i madh nė lot

Ē'mė vini trazuar si retė nėpėr qiell?

Nė luginė tė shpirtit dimėr

Ėndrra nė flakėn e diellit

Vitet i numroj njė nga njė

Ditėt netėt pa gjumė

Pranė lampės si fjala e qiririt

Udhėt e mia si valėt e detit

E bota pėrkundet lundėr nė dallgė

Nė oazė vetmie strukur fati im

Si njė gjeth i shkundur era

M'i bart kujtimet e vjetra

Nata vjen e rėndė

Plot udhė tė fshehura pas perdeve

Njė zė stine dėgjoj

Ikėn ditėt...ikėn nė pakthim

Edhe gėnjeshtrat mėkatet

Njė thes pendimesh

Fustan i grisur me duket edhe ky qiell

Portret i zbehur...pa ngjyra

Lot shpirti...lumė qė rrjedh

Jugut bredh?

Dialog i pambaruar

Nė fytyrė buzėqeshjen e mbuloj

Ngado qė bredh...nė fillim kthehem

Ka kohė qė tė pres vargmalli im

 

 

FJALĖT E VĖLLAIT

 

Qė m'i tha njeherė ndėr stinė

Kur mali mbushej me gjelbėrim

Udhėt e largėt motėr atje

Engjejt rrinė kėtu djalli tė pret

Atje ku bjeshkėt edhe ujqin i hanė

E vetmia tė mbyll mes shkronjave furtunė

E sot kur sėrish vjen me shtėrzim pranvera

Pres tė mė vijė nė derė dritaren tė ma hap

Ta pėrqafoj si dikur fėmijėrisht ndoshta

Nuk ka harruar tė mė thotė...perėndia 

Fatin ta ka qėndisur kur natėt vijnė akull 

Qyqe bėhėsh nė degė ahu shqip nuk flet as qielli

Nė fushėn e ferrit do dėgjosh zėra qė tė mallkojnė

Kur tė dehurit pinė nė kėrthizėn e ėndrrave

Mitet e vdekura pėr dheun tėnd!

Fjalėt e vėllait mė tingėllojnė si ēekan

Tė ik nga ky vend zot mė jep krahė tė fluturoj

Atje ku dielli mė grish sa ditė sa orė?

 

 

MĖ FAL SONTE

 

Gotėn me verė

Dhe qiellin me ėndrra

Tė zbres deri tė dhembja

Stinėt t'i marr gryk

Dhe Ty malli im

Mė fal

Njė pikė gjak njeriu

Plagėt e shekujve

T'i mbėltojė me kėngė

Edhe kėtė qiell me erėra

Qė derdhet mbi Kosovė

Askush s'ia kuptoj gjuhėn

Baroneshės Eshton?

Vjen e qeshur ik e qeshur

Mė fal sonte atdhe

Valė deti jam bėrė

Me vargjet udhėtoj

Njė hije padukshėm mė ndjek

Fjalėt do tė m'i hajė?

Mė fal sonte nata ime

Dy buzė soneti!

 

I MBLEDH FJALĖT

Si penjtė nė avlimend

Natėn kur hėna zbret tek unė

Ti nuk e ndjen

Kur mė djeg

E mė bėn hi?

Je Rrap shekulli..stinė me shelg

Nėn hijen tėnde rritem cdo natė

Rri qetė degėza ime e mallit

E ndjej trazimin tėnd

Kur vjen me erėra tundime

I mbledh fjalėt si lulet e pranverės

Maleve tė atdheut tim i

T'i bėj ushtar tė lirosė

Tek varri i Adem Jasharit pėrulem

E ndjej hapin tėnd nėpėr vargje

Po mendja

Me ik tek Ti dhe liria ime

Qė ende s'ka vringėlluar nė cdo lis

E ndjej se do vij tek unė e ndjej

 

 

E KAM KĖRKUAR

 

Mes ėndrrave tė mia

Tė jetė lis me rrėnjė

Tė mos e tund 

Asnjė pranverė

Ėshtė rrap shekulli

Me shumė degėzime

Vjen qetė natėn vonė

S'e shoh e ndjej afėr

I ngjan vetes

E hap portėn me ēelės shpirti

Ka sy atdheu...diell dashurie

Nuk trembet

Bėn gjumė nė qerpiket e mi

Flas

Me zėrin e tij

Betejave ecim bashkė

E di

Nė ecje kam lėnė

Gjurmė lotėsh

Njė copė buzėqeshje

Ma mori njė stinė

Po vjen pranvera

Jam ulur nė kopshtin e luleve

Ėngjejt ma sollėn qiellin

Tė bredh 

Me penė nė dorė

Nėpėr buzėt e shkronjave

Dashuroj muzėn time

E kam kėrkuar..erdhi trembur

Mė gjeti mes dhembjesh

E mora nė krah

E shtrėngova si fėmijė

E putha lehtė lehtė

Me dashuri?!

 

 

PUTHJE NĖ SHI

I dau puthjet mes turmės

Dhe mallin

Ta mbaj nė gji

I dua

Edhe lejlekėt nė pranverė

Kur mė sjellin

Grishjen e vargut nė mesnatė

Kėmbėzbathur do dal udhėkryq

Qiellin me dorė ta prek

S' kam forcė pėr grindje mė

Jam ulur

Nė fron tė fjalės

Dhe udhėtoj nėpėr shi

Shekulli im

Sa larg sa afėr tė kam

Ma ruaj ushtarin nė kufi

Dhe ėndrrėn pėr Ēamėri

Do shtrihem atje kopshteve me ullinj

Sa sodis detin me sytė e mi

Jam nga derė e Sklnderbeut

Dhe vdes

Me mall tė atdheut!

 

 

PI NĖ TAVERNĖ

Unė pi rrallė verė nė tavernė dite

Kur koha ėshtė me shi

Kam shumė mall ėndrra si kėto riga

Ēdo pikė mė bie mbi qerpikėt e syve

Kam nostalgji pėr vendlindje

Lakoreve me baltė tė lagjes sillem vėrdall[

Gjilani im djep i fjalės sime nė ecje

Ēdo orė vij tek ti

E puth pragun e shtėpisė sime ku ka qarė

E kam qeshur si fėmijė

Pėr njė puthje nėnė e ledhatim babai

Flutur e lehtė me krahė jam bėrė

Mbi krahėt e tyre jam rritur

Me njė kothere bukė nė sofėr

Po lulet nė pranverė i kam dashur

Dhe lirinė pėrkundur nėpėr mote

Pi rrallė nė tavernė dite! 


 

 


 

 

A e dini se...?

 

 

 

     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtėsia| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| |Lumturia| |Mali| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia| |Tė-pandara|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .