|
RRĖFIMI
PĖR MISIONIN...
Muharrem
Blakaj: MISIONI
SEKRET
, roman, botoi Sh. Botuese Rozafa, Prishtinė 2004, faqe 270. ISBN
9951-02-047-X
Muharrem
Blakaj pėr lexuesin shqiptar ėshtė bėrė i njohur nė fushėn e
librit dhe tė krijimit letrar, kryesisht si romancier. Ai, sot shquhet
si njėri nga shkrimtarėt e pėrkushtuar qė merret me prozėn e gjatė.
Ky epitet pėr Blakajn vlen veēmas pasi ai jeton jashtė atdheut dhe
vazhdimisht ka shkruar romane. Ky autor deri mė tani ėshtė
prezantuar me katėr romane duke e bėrė veten emėr tė pranueshėm nė
fushėn e letėrsisė shqipe, veēmas siē e theksuam mė parė tė asaj
letėrsie qė krijohet nė mėrgim.
Misioni
sekret ėshtė romani i parė i kėtij autori, ėshtė njė vepėr
letrare, njė roman interesant qė dallon nga njė sėrė romanėsh tė
kėsaj natyre, jo vetėm nga ana stilistike dhe e rrėfimit tė
ngjarjes, por me pėrpjekjen serioze dėshmon potencėn krijuese pėr tė
sjell njė tip tė prozės, e cila sikur ka munguar(?!...), e madje si
zhanėr letrarė mjaftė konkurrues qė sfidon veprat e kėsaj natyre tė
autorėve qė jetojnė nė diasporė, veēmas tė atyre nė Evropė.
Autori nė
romanin Misioni sekret ka shpalos nė mėnyrė estetike dramėn e
popullit tė tij, dramė kjo qė rėndoi edhe mbi shpatullat dhe jetėn
e autorit. Por me romanin nė fjalė autori ėshtė inkuadruar nė letėrsinė
shqipe me mjaftė ambicie.
Shikuar nga
kultura e shkrimit shihet fuqishėm pėrpjekja e autorit pėr ta
sforcuar rrėfimin si njė pėrpjekje fondamentale pėr tia rritur
vlerėn artistike kėtij romani. Nė disa fragmente tė romanit
Misioni sekret duket sikur vet autori ishte protagonist i shumė
ngjarjeve dhe ndodhive shoqėrore e politike qė mbuluan pėr vite tė tėra
qiellin e Kosovės. Madje, (si njė konvencė jashtė letrare), mund tė
shprehemi se autori ishte viktimė politike e sistemit. Ai ėshtė pėrballur
me shantazhet policeske, me burgosjet dhe madje edhe mė pėsimin nga ky
sistem. Fakt i parė qė tashmė dihet ėshtė vrasja e vėllait nė
burgun hetues nė Pejė, dhe fakti tjetėr ėshtė e dhėna se ai nga kėto
pėrndjekje do tė detyrohet tia kthej shpinėn edhe atdheut, pėrkatėsisht
Kosovės. Ne u detyruam ti pėrmendim kėto sekuenca jetėsore qė
skanė tė bėjnė me librin, por shėrbejnė pėr tė ditur edhe
arsyen pse ky autor merret pikėrisht me hulumtime nė fushėn e shėrbimeve
sekrete, pėrmbajtje kjo qė mund tė nėnkuptohet nga vet titulli i
librit.
Nė romanin
Misioni sekret, autori ka arritur tė shpalos me mjaftė mjeshtri
misionin sekret si dramė e pėrjetuar, si torturė dhe si
preokupim shoqėror. Kėshtu si ėshtė dalė, duket njė rrėfim
specifik, mjaftė rrėqethės pasi ngjarja pėrkon me njė realitet shoqėror
e politik tė pėrjetuar pėr individin apo shoqėrinė si njė tėrėsi
mė vete, pėrkatėsisht fati i njė populli qė kaloi nėpėr njė etapė
shoqėrore e politike e cila pėrfundoi me njė tragjedi tė pėrmasave
ēnjerėzore, sidomos kjo gjė shqetėsonte pėr faktin se krimi ndodhte
diku nė njė cep tė Evropės sė civilizuar?!
Hapėsira e
rrėfimit ėshtė e pėrmasave specifike, ku kujdesshėm pėrshkruhen
zhvillimet e mėdha shoqėrore e politike si njė observim specifik qoftė
i tematizimeve etike, qoftė i atyre morale, apo shoqėrore si njė
koncept i ndėrtuar mbi veprimin kėmbėngulės pėr tė arritur synimin
e planifikuar, qoftė tė romanit si njė krijim artistik, apo tė
sukseseve qė arriti populli ynė si procedim i fitores e lirisė
sė ėndėrruar.
Optika e
krijimit nė romanin Misioni sekret tė Muharrem Blakajt ėshtė
ndėrtuar mbi observime tė kujdesshme duke rikthyer e aktualizuar idetė
mbi ngjarje e situata tė cilat kanė lėnė vragė nė jetėn e autorit
apo tė shoqėrisė si njė koncept mė i avancuar nė njėrėn anė,
dhe nė anėn tjetėr: janė vėshtrime tė kujdesshme mbi gjendje
emotive ku janė sublimuar kujdesshėm edhe degradime tė rėnda qė i
kanė bėrė shoqėrisė njerėzore personazhe tė dyfishta tė cilat
janė tė implikuara nė shėrbim tė misioneve sekrete, dhe njėherėsh
nė njė prizėm tjetėr, kėta individ kanė shitur moral patriotik nė
shėrbim tė ēėshtjes dhe atdheut i cili terrorizohej dhe dhunohej pa
ndėrpre nga politike diskriminuese e cila pėrdorte mekanizmin e shėrbimeve
sekrete pėr tia zgjatur robėrinė kombit tonė, ose tė paktėn
pėr ti ēoroditur lėvizjet e fuqishme pėr liri dhe pavarėsi.
Drama e tij
jetėsore, apo drama e pėrjetimit jetėsor janė sinonim i dramės si
fantazmė e shpikur qė ėshtė e lidhur dhe ndėrthurur me mjeshtri me
shumė zhvillime dhe ngjarje reale. Prandaj romani Misioni sekret
i M. Blakajt me mjaftė besnikėri ka pėrshkruar zhvillime qė i pėrkasin
njė kohe tė caktuar, kohė kjo jo aq e largėt nėpėr tė cilėn jo
vetėm kaloi, por u pėrcėllua kombi ynė.
Sekuenca tė
romanit, pėrkatėsisht fragmente tė tėra janė sajuar e ndėrtuar nė
formė tregimesh tė cilat mund tė botohen edhe veē e veē dhe do tė
shpjegojnė njė sekuencė tė ndodhisė sė romanit. Ky element mė
duket ėshtė edhe njė afinitet i fushės sė krijimit letrar pasi
romani mund tė cilėsohet si tregime qė plotėsojnė njėri tjetrin
duke sforcuar konceptin e pėrgjithshėm tė kėtij romani. Po ashtu vėrehet
se brenda romanit autori i ka ballafaquar me sukses veprimet e kundėrta,
si tė shprehemi, polet e kundėrta tė njė fushe magnetike tė cilat
herė refuzohen dhe herė tėrhiqen mes njėra tjetrės, ashtu edhe
zhvillimet e ngjarjeve brenda kėtij romani herė duken refuzuese e herė
tėrheqėse por veprimi i tyre ėshtė i ndėrtuar dhe ruhet me
rigorozitet nga njė fushė e ndikimit tėrheqės, e herė pas here edhe
refuzues, por qė ballafaqohen gjatė tėrė procesit tė veprimit dhe tė
viktimizimit tė personazheve shėrbyese dhe tė atyre nė shėrbim.
Ngjarja ėshtė
shtruar si njė dramė e brendshme e individit, kurse proceset vihen pikėrisht
nė kohėn e lėvizjeve tė mėdha tė nėntokės nė njėrėn anė dhe
tė lėvizjeve tė mėdha patriotike pėr tė prishur atė statusquon e
rrejshme qė pėr dekada me radhė e kishte propaganduar njė sistem i
kalbur vetėqeverisės por qė shtirej si njėri nga proceset mė tė pėrsosura,
mė tė avancuara, madje, madje jo rrallė ėshtė thėnė se duhet marrė
model i sė mirės dhe i realizimit tė aspiratės tė tė drejtave
nacionale tė kombeve e kombėsive qė ishin futur me dhunė nėn
juridiksionin e njė administrate federale e cila avanconte dhe pėrparonte
kombet dominuese nė dėm tė kombeve mė tė vogla dhe sidomos nė dėm
tė pakicave kombėtare qė nė ish Jugosllavi ishin emėrtuar si
kombėsi, njė pozicion i papėrcaktuar, njė lloj binomi
artificial qė pėr dekada tė tėra diskriminonte kombin tonė nė mes
statutit tė kombit dhe tė pakicave kombėtare qė ishin tė
rregulluara e mbroheshin me konventa ndėrkombėtare tė cilat i kishte
nėnshkruar edhe vet Jugosllavia. Nė kėtė pozitė kushtetuese kaq
diskriminuese sikur ishte krijuar tereni mė i pėrshtatshėm pėr
spekulimet e mundshme tė shėrbimeve sekrete tė cilat jo qė vepronin
nė mėnyrė tė pakontrolluar, por ato shėrbime ishin yshtur e
motivuar pikėrisht nga aparati shtetėror i cili me legjislacionin e
tij juridik sikur iu kishte mundėsuar fushėveprim tė skajshėm e tė
papenguar pikėrisht kėtyre shėrbimeve.
Por, autori i
romanit nuk ėshtė kufizuar vetėm nė periudhėn e pėrmendur mė
lart, veprimin e shėrbimit sekret serb nė Kosovė ai e bart edhe gjatė
luftės sė armatosur dhe pas pėrfundimit tė saj. Madje, madje
rezultatet e veprimeve tė shėrbimeve sekrete sikur i pagoi mė shumė
Kosova pas pėrfundimit tė luftės duke u likuiduar me dhjetėra e
dhjetėra intelektual e personalitete qė i duheshin njė vendi, veēmas
ėshtė dashur tė ruhen e jo tė likuidohen pikėrisht personat e
implikuar dhe pėrgjegjės tė shėrbimit sekret serb qė ka vepruar nė
Kosovė pėr dekada me radhė, shėrbim ky qė pėr shumė nuanca qoftė
tė romanit e qoftė tė realitetit praktik ėshtė prezent edhe nė tė
tashmen e ēliruar tė Kosovės, ku brenda kėtij romani shpalohet me
kujdes esenca dhe ekzistenca e tyre, personazhe kėto qė krijojnė
situata tė ndera tė cilat e bėjnė rrėfimin e romanit mė tė gjallė
dhe ngjarjen mė pėrjetuese.
Autori pėr
ta bėrė romanin e tij mė tėrheqės, mė interesant dhe mė tė
pranueshėm, ka zgjedhur edhe kohėn kur mė sė shumti kanė qenė
aktive shėrbimet sekrete, sidomos nė kohėn e vlimeve tė mėdha
shoqėrore e politike, nė kohėn e ndryshimeve tė mėdha kushtetuese,
nė kohėn e pozitės mė diskriminuese qė iu caktua nga radikalizmi
serb kombit tonė. Radikalizmi serb, si kurrė mė parė ishte sforcuar
dhe kishte nisur marshimin e tij drejt republikave veriore tė ish
Jugosllavisė, kurse Kosovėn e kishte pėrdorur si njė epruvetė
laboratorike pėr tė yshtur kėtė radikalizėm pėr yryshe tė mėtejme
drejt republikave dhe kombeve tė tjera nė tėrė kėtė hapėsirė e
cila tashmė ishte tronditur nė themelet e saj nga gjithė vlimet dhe
ndryshimet e mėdha qė rrokullisnin shėrbimet dhe misionet e caktuara.
Personazhet e
romanit janė figura tė gjalla tė jetės publike, dhe personalitete tė
tjera qė me dashje ose pėrmes shantazheve janė implikuar nė kėto shėrbime
duke qitur nė pah tėrė mynxyrėn e veprimit tė aparatit shtetėror i
cili ishte shtrirė me tėrė strukturėn komanduese nė ēdo pore tė
jetės qytetare, duke qenė nė gjendje tė kontrolloj e komandoj ēdo
veprim nė tėrė hapėsirėn e caktuar dhe madje edhe nė mėrgim.
Natyrisht nė
romanin e Blakajt me sukses ėshtė paraqitur veprimi i shėrbimit
sekret serb nė raport me shqiptarėt, dhe ky raport ishte ndėrtuar mbi
kundėrshtimet, pėrkatėsisht nė pėrpjekjen e kėtij shėrbimi pėr
ta mposhtur luftėn dhe veprimin kundėrshtues legal e ilegal qė e bėnin
shqiptarėt nė Kosovė, dhe nė pamundėsi tė njė veprimi tė tillė
i tėrė ky shėrbim ishte angazhuar nė mėnyrė tė dyfishtė pėr ta
ēoroditur, pėr ta implikuar dhe pėr ta devijuar veprimin e mirė
patriotik ku jo rrallė ishin ngatėrruar veprimet e pastra patriotike
me ato tė pseudopatriotėve tė cilėt kishin misione tė dyfishta dhe
fatkeqėsisht persona tė rėnė nė ingranazhe tė shėrbimit sekret
serb bėnin kėrdinė dhe hatanė nė dėm tė kombit pjesėtar tė tė
cilit ishin, kurse nė anėn tjetėr kishte si qėllim final qė mbarė
popullin shqiptarė ta paraqiste para opinionit ndėrkombėtar si njė
popull kriminel, terrorist, bartės drogash, trafikant prostitucioni,
vrasės dhe plaēkitės ordiner, gjė qė pati ndikim tepėr negativ
brenda autoriteteve dhe medieve kudo nė Evropė, e veēmas nė Zvicėr.
Romani
Misioni sekret i Muharrem Blakajt ėshtė shkruar me mjaftė
mjeshtri, vėrehen njohje tė theksuar qė autori ka mbi shėrbimet
sekrete, sidomos tė shėrbimit sekret serb i cili herė vepronte haptas
e herė mė i maskuar, herė i uniformuar e tė tjera herė mjaftė i shėmtuar.
Sidoqoftė autori me mjaftė mjeshtri ka paraqitur fytyrėn e vėrtetė
tė kėtij shėrbimi nė rrethana e caktuara kohore qė kalonte Kosova.
Njė pjesė e kėtij romani do ti kushtohet veprimit tė shėrbimit
serb nė Evropėn Perėndimore dhe mė larg, ku pikėsynim kishte Zvicrėn
pasi dihej se veprimi i emigracionit politik dhe tė atij ekonomik ishte
mė aktiv se kudo tjetėr. Pėrmes personazheve tė caktuara autori me
mjaftė sukses e ka konkretizuar qėllimin e veprės sė tij qė mėton
pėr tė pasqyruar kryekėput veprimin e shėrbimit sekret serb i cili
pat pėrdorur ēdo mjetė moral, material, politik e diplomatik pėr
ti nėnshtruar shqiptarėt, pėr tua ēorientuar idenė e lirisė
dhe tė pavarėsisė. Gjithsesi romani nė fjalė do tė dilte jo aq pėrjetues,
kurse veprimi i shėrbimit sekret serb mė i zbehur dhe jo gjithaq i
komplikuar po sikur nė kėto shėrbime tė mos ishin implikuar dhe
involvuar edhe vet shqiptarėt tė cilėt pas gjithė atyre shėrbimeve
qė do tua bėnin padronėve tė tyre do tė pėsojnė dhe do tė
eliminohen si tė papėrdorshėm. Por nė rrethanat e shėrbimeve
sekrete zakonisht ndodhė qė pasi tė jenė shfrytėzuar veprimet e
tyre nė fund janė shtrydhur si limon, madje me njė inskenim tė
caktuar janė eliminuar fizikisht pėr tė lėnė mėnyrėn e veprimit tė
kėtyre shėrbimeve mė enigmatike, pėrkatėsisht pėr ta bėrė
veprimin sa mė misterioz.
Personazhi
kryesor i romanit Fer Gergjlekaj luan rolin e eprorit pėr zbulim, ai nė
kėtė roman paraqitet njohės i mirė i kėsaj fushe, i shkolluar dhe pėrgatitur
nė qendrėn qė ka prodhuar kriza e krime tė mėdha pėr kombin tonė
dhe pėr njerėzit e Ballkanit nė pėrgjithėsi. Ky personazh i jep
shkas rrėfimit pėr tu zhvilluar me tėrė dramacitetin e mundshėm
qė e lejon mėnyra e kėtij rrėfimi, pėr ti implikuar nė kėto shėrbime
personazhet tjera qė janė kryesisht kriminel ordiner, pėr vrasje, pėr
vjedhje a pėr dhunime tė shumta si Momēillo Milivojeviq (Moma) me
pseudonimin Ylber Kraēa, Brankoviq Marinko, Starqeviq Misha, Fer
Gjergjlekaj me pseudonimin Besimi dhe i njohur si Beli, Gorani, fėmijė
i braktisur nga prindėr shqiptar, i rritur nė jetimore si fėmijė
serbė, i indoktrinuar me urrejtje patologjike dhe i yshtur pėr tė
vrarė e dhunuar popullin e tij... i vetkonvertuar mandej nė Agron,
pastaj si personazhe kryengritėse vijnė Mentori, Bardha, Agroni etj.,
dhe nė fund, njė garniturė personazhesh qė janė marrė si referenca
tė veēanta pėr ta begatuar nė mėnyrė artistike motivin e
misionit sekret.
Romani
Misioni sekret i Muharrem Blakaj ėshtė njė roman i realizuar
mjaftė mirė qoftė nė planin ideor,po edhe nė planin artistik. I
shkruar me njė gjuhė tė rrjedhshme dhe me pikėsynim tė caktuar, qė
e bėjnė rrėfimin mė pėrjetues, ndėrsa syzheu dhe personazhet e
romanit janė narratori mė i suksesshėm qė e bėjnė veprėn mė pėrjetuese
dhe romanin nė pėrgjithėsi mė tė realizuar.
Shėnime
pėr autorin
"Thesaret
e humbura", - fragment
"Misioni
sekret", - fragment
Sh Dibrani "Proza e M.
Blakajt" (1)
Sh Dibrani "Proza e M.
Blakajt" (2)
"GRACKA"
(tregim qė zuri vendin e IIItė nė UP tė Gjenevės)
Vorri
i nuses
Zvicėr, 7
shkurt 2010 |