rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



Shkruan:  Majlinda RAMA

 

- Recepsion -

 

Mbi poezinė “Findlej” tė Robert Bėrns

 

“Kush troket kaq vonė nė derė?” - ky ėshtė vargu hyrės i bardit skocez, Robert Bėrns nė poezinė me titull “Findlej”. Nuk ėshtė njė pyetje retorike. Ajo qė tė bėn pėrshtypje nė pamje tė parė, ėshtė pikėrisht nocioni kohė: “kaq vonė”. Kush mund tė trokas netėve vonė? Ndonjė shtegtar i vonuar, ndonjė kalorės qė ka humbur rrugėn, ndonjė bujtės i rastėsishėm apo…? Ėshtė dikush qė lėshon njė sinjal pakėz tė lehtėshquar dhe pakėz dyshimtar, ndaj dhe pyetja ėshtė: “Kush troket kaq vonė nė derė?”, njė pyetje me njė zėth femėror. Dhe pėrgjigjja: “Jam unė!” qė vjen pėrtej trokėllitjes sė lehtė tė derės. Ėshtė njė pėrgjigje pa pėrmendur emėr dhe ajo as qė vazhdon mė tej me njė tjetėr pyetje: “Kush ti?”. Pikėrisht kjo heshtje dhe kjo mungesė e pyetjes sė dytė, e tradhton vajzėn, e gjen atė disi tė papėrgatitur ndaj asaj qė ndjen dhe asaj qė pėrpiqet tė shprehė. Pra, ky qenka zė i njohur pėr tė, domethėnė, nuk ėshtė hera e parė qė trokitet nė kėtė derė, nuk ėshtė hera e parė qė ai vjen nė dritėn e hėnės dhe vėzhgimin e yjeve pėr tė trokitur nė kėtė derė.

Por trandja e vajzės flladitet edhe mė tej. Ajo i kujton vetvetes se ndihet e sigurt nė atė qė ka arritur, njė dashnor i krisur qė rrezikon orė e ēast pėr tė mbėrritur te zemra, rrahjet e sė cilės duhet tė ruajnė qetėsinė, por s’mund, duhet tė ruajnė fshehtėsinė, por qė prapė s’mund.
Po si guxove te me vish? / “Guxova!”- tha Findlej...
Guxim kalorėsiak? Ndonėse nuk ėshtė njė poezi e damave mesjetare... Mjafton t’u referohesh kėtyre vargjeve dhe sheh se Ajo kuturiset llastueshėm, kėrkon tė dėgjojė dhe bindet nga Ai se ėshtė i gatshėm pėr sfida si kjo e kėsaj nate verbuese.
Bėrns nuk do tė ndalet thjesht dhe vetėm te njėra anė e medaljes, ajo e sakrificės sė tė rinjve, por vargu i tij merr pėrmasa mė shumė se dimensionale. Autori parasheh nė krijimin e tij dashurinė si nocion dhe kėndvėshtrim gjithpėrfshirės, duke tingulluar deri nė thekje “alarmin” e idilit.
Ajo parashtron, Ai pohon; Ajo thėrret, Ai pėrgjigjet; Ajo lėshon klithmėn e parė tė parantezės sė dashurisė, Ai prapė bėhet pohues deri nė vetėmohim: “Do tė vij pėrsėri!”... Autori jo mė kot e ka bėrė kėtė zgjedhje, duke i besuar nė rastin konkret detajit, ēastit, fjalės - buruar tė gjitha kėto nga thellėsia e ndjenjės.
Ja, do provoj tė tė fus brenda./“Provoje!” tha Findlej/Te rrimė tok, siē na ka ėnda /“Do rrimė!” tha Findlej.
Tė dy mezi presin. Tė dy rendin. Tė dy gulēojnė e gufmojnė nė poezinė e Bėrnsit. Ky i fundit, nėpėrmjet fjalės sė thjeshtė dhe njė vargu qė vjen natyrshėm, ka arritur tė na servirė njė tablo tė qartė tė asaj qė duket para derės dhe tė asaj qė shfaqet underground. Duke iu referuar kėtyre vargjeve, shihet qartė njė flakė, prushi i ndezur dashuror. Nuk na jepet limitim, as kornizė e asaj qė do tė ndodhė, por na jepet shumė mė shumė e aspak mė pak:
“Tė rrimė tok siē na ka ėnda”
E si mund t’ua ketė ėnda tė rrijnė bashkė dy tė rinjėve? A munden ata t’u bėjnė ballė krizave qė kap ēdo ind pranė njeriut qė do? Ēfarė mund tė ndodhė mė tej? Autori nė asnjė rast nuk na tregon se aty bėhet fjalė pėr njė vajzė dhe njė djalė qė duhen dhe as na jep momente ku ai i thotė dikund: “Tė dua!”. Por gjithēka flet, rrėfehet, ndėrthuhet nga ky minidialog para dhe pas derės, mbi dheun e kaftė, nėpėr trokėllimat e kuajve pa frč dhe nėn vallen e sapo nisur tė yjeve.
Robert Bėrns ėshtė njė indicie kuptimplote e lėvizjes romantike dhe poezia “Findlej” pėrbėn pikėrisht njė nga shtyllat e ndjenjės sė vrullshme dhe dashurisė sė pastėr tokėsore, duke paraqitur heronj lirikė tė njė formati tė veēantė.


ROBERT BĖRNS

FINDLEJ

Kush troket kaq vonė nė derė ?
“Jam unė!” - tha Findlej.
Ik se tė zunė, o i mjerė!
"S’mė zėnė!” - tha Findlej.

Po si guxove tė mė vish?
“Guxova!” - tha Findlej
Kuptohet qė ti s’do t’ia dish...
“Kuptohet!” - tha Findlej.

Por nė ta hapsha, siē do ti...
“Hape!” - tha Findlej.
Do rrish pa gjumė, o i zi!
“Do rri!” - tha Findlej.

Ja, do provoj tė tė fus brenda...
“Provoje!” - tha Findlej.
Tė rrimė tok, siē na ka ėnda ...
“Do rrimė!” - tha Findlej.

Nė bėfshim sonte dashuri...
“Do bėjmė!” - i tha Findlej.
A do vish ti pėrsėri?
“Do vij!” - i tha Findlej.

Pėr punėn qė do bėjmė ne...
“Do e bėjmė!” - tha Findlej.
Ta kyēėsh gjer tė hysh nė dhe!
“Do e kyē!” - i tha Findlej.

 

 

 


Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku