rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



Shkruan:  Majlinda RAMA

 

LIRIZIMI NĖ POEZINĖ MODERNE

 

 (Poetė shqiptarė dhe tė huaj)

Lirika nuk ėshtė njė konvencion i instrumentimit magjepsės tė Orfeut. Ajo ėshtė njė gjendje, njė formė, njė pėrmbajtje, njė shprehėsi  shumėplanėshe  me njė rezonancė tė palimituar figurative, ku fjalėt tejshtyhen pėrtej planit fjalorik dhe anės konotative. Qysh ku francezi Bodler do tė botonte ‘Spleen”, poetika botėrore do tė njihte njė tjetėr diskurs, jo vetėm pėr faktin se Bodler ishte emfatik ne poezinė e tij, por edhe estetikisht vargu njohu njė hop cilėsor.

Dhe poezia, aq mė tepėr ajo lirike, ka njė shteg diapazonal qė bėhet karakteriale jo vetėm pėr bardėt e kėtij lėvrimi, por pėr kėdo qė synon tė lirikojė. Le tė marrim ngasje ilustrative. Pėrmes titullit oksimoronik “Vdekje e ėmbėl”, poetizimi i Bodlerit vargon: “Aty nė njė copė truall plot humus e kėrmij/ Do desha ta gėrmoj gropėn time thellė vetė…/ Tė flija nė harrim si peshkaqen nėpėr dallgėt”. Nė njė mjedis ku nuk ka zbrazėtirė, por ėshtė cepėtira ku “...trupi pa shpirt vdekur mes tė vdekurish” sfilon torturat. 


Majlinda Rama duke prezentuar lajmet nė TV
Shpesh ėshtė vėnė re njė tendencė e pėrdorimit tė elementeve komparativ pėrsa i pėrket poezisė lirike nė kohė, por kjo do tė shėrbente thjesht si indicje mė tepėr me vlera evidentuese tė thata. Ka njė paralele midis lirikės dhe percepsionit tė konceptit “poezi”. Shkėpusim njė vlerėsim tė Lamartinit, i cili, te “Fati i poezisė”, do tė ciklojė: “Poezia ėshtė ndjenjė dhe ndijim, shpirt dhe materie; kjo ėshtė arsyeja qė shprehėse e saj ėshtė gjuha e pėrsosur, gjuha shkėlqimtare, qė e pushton njeriun tėrėsisht dhe plotėsisht, ėshtė ide qė pėrshkon tejembanė qenien njerėzore, ėshtė ndjenjė e shprehur pėrmes shpirtit, ėshtė figurė e selitur nė imagjinatėn e njeriut, ėshtė muzikė qė tė ledhaton veshin”.

Assesi nuk duhet perceptuar skrupuliteti me termin “lirikė”. Poezia ka kodin e vet komunikues me lexuesin, herė lehtėsisht i dallueshėm dhe herė - herė pakėz i vėshtirė, por gjithsesi ekzistues. Njė poezi flet jo vetėm pėrmes fjalės, por edhe efekteve tingullore dhe ritmike, duke krijuar kėshtu njė ndjesi mbresėlėnėse si nė tė lexuar, ashtu dhe nė tė dėgjuar. Tingulli, fjala, imazhi krijojnė trialen e ngjizjes sė vargut, duke komponuar sinkretizėm dhe duke i dhėnė poezisė formėsimin e duhur. Mendimi poetik ka njė shtrirje komode pėrmes rrjedhės logjike tė ligjėrimit dhe, pėr anėn e shprehėsisė, shėrben figuracioni letrar qė kompleton tharmin poetik. Heroi i poetit lirik ėshtė nė lėvizje, jo gjithherė njė hero i tipizuar nė konkrete, por edhe nė abstrakizėm, mbishfaqur e nėnshfaqur nė trajtėza tė ndryshme: njė fijėz bari, njė gjethe e biskuar nė sythin e parė tė pranverės, lumi qė dredhon zallishtes, kėrkėrimat e degėve tė rrapit tė qėmoēėm, teli i kėputur i kitarės apo njė mace e pėrhitur nė shkallėparėn e pragshekullit…Gjithashtu, ėshtė rasti i volitshėm tė kujtojmė se “…poezia ėshtė magji qė, pėr njė ēast, dhe pas njė fjale tė vetme, bėn tė shfaqet nė botė”, - siē do tė shprehej Gyjo nė veprėn e tij “Arti nė kėndshikimin sociologjik”.

Poetėt lirikė modern na shfaqen si gjenerata mė e gjallė, mė shprehėse, mė emocionale. Tingulli qė zbret prej kėtij vargu, ėshtė i mbrujtur me njė frymė e  cila depėrton pėrmes natyrės dhe mendimit tė kristaltė. Vargu i kėsaj rryme  ka njė mendim asociativ, ku mrekullitė shprehen nė fare pak fjalė. Poezia lirike moderne shestohet si e tillė, kulmatike. Ajo ka njė trend drejt lidhjes sė anės grafike me atė tė shprehėsisė, duke u pėrpjekur qė mesazhi tė impostohet qoftė dhe me anė tė vlerėsimit vizual. Por, lirika moderne e tejshtyn dhe zgjeron kėtė nocion, pėrtej stadit konservativ. Ajo i jep mundėsinė lexuesit qė tė marrė detajet e mjaftueshme dhe, pastaj, tė jetė vetė ai, lexuesi pra qė, sipas imagjinatės sė vet, tė ndėrtojė nė mėnyrė eksklamative ose jo, botėn e pafundme lirike realo - fiction.

Mė mendjevjen kėtu vargu i poetit amerikan Wallace Stevens: “Bota juaj jeni ju. Unė jam nė botėn time” - Kjo nuk duhet parė vetėm si klithmė e filozofisė sė papajtueshmėrisė, por edhe si njė koncept kufijsh vizional. Nuk ėshtė as pėrplasje nė bazė numrash (“JU” - “UNĖ”), nuk ka as “ju” tė politesės (secila veē e veē e tė gjitha sė bashku), por poeti pėrdor ndarjen e “botėve”, duke dashur tė mbrojė hierarkinė “Bota ime”, pa “…diellin qė duket si kėnetė e zezė” tė njė bote tjetėr.

Nė “rravgimin” lirik tė poezisė sė Marianne Moore, nuk ka sesi t’i pėrvidhesh vargut: “Deti ėshtė njė koleksionist” apo togut emėrzues tė epitetit metaforik “sy grabitqar”, tė shprehėtirės “gjeldeti - smerald” etj. Moore ėshtė njė personazh i njohur i letėrsisė, vlerėsuar me ēmime tė ndryshme prestigjioze, si: “Bollingen”, “Pulitzer” etj., njė poete qė nxiste ideaturė, imazhime, mbėshteur mbi njė gjuhė saktėsisht tė thukėt figurative dhe konkludim tė qartė mesazhpėrēues. Pėr Moore, nė njė ese tė shekullit tė kaluar, William Carlos William do tė shprehej: “…ajo e ndjen veten vorbull tė ngjarjeve tė mėdha” dhe vargu me pak fjalė: “Deti ėshtė njė koleksionist”, krijon njė sintoni tė paqtė me atė qė pėrbėn shpirtin poetik: kaltėrsi, thellėsi, akumulim, artikulajė, frymėzim, ondulacion, vibrim, shtijėz, botė e dallgavitur me vargun nė buzė...

 Madje nė Amerikė, poezia  moderne e lėvruar aty rreth viteve  1900 deri 1940 e mė pas, deri nė ditėt tona, na rikujton se kėto nota kanė tingėlluar si metafizikė, duke synuar tė shpjegojnė nė varg natyrėn e qenies dhe realitetin. Kjo praktikė solli njė erė tė re ndryshimi, duke renduar mes shpirtit tė poetit tė lirė dhe lėndės.

Mjafton tė kujtojmė kėtu poetėt: amerikanin Wallace Stevens, me krijme si: "Sunday Morning","The Snow Man", etj,  Marianne Moore, Hart Crane, Robert Frost, Mina Loj etj., tė cilėt thyen rekorde krijuese nė skenėn bashkėkohore letrare. Por kjo vlen edhe gjermanin Gottfried Benn, spanjollin Federico Garcia Lorca e shumė tė tjerė, tė cilėt  nė kohė tė ndryshme rritėn ngrehinėn  e lirikės. Kjo armatė poetėsh lirikė nė letėrsinė botėrore, duket se vjen mė elokuente nė vargun e tyre  me meditime krijuese mbi natyrėn, krijimin, familjen dashurinė, duke ofruar njėherazi edhe njė pasuri shpirtėrore. Kėta poetė  na vijnė mė sensitiv dhe, herė - herė, vargu i tyre jep mesazh udhėzues e praktik dhe pėrjetohet njėsoj prej lexuesit.

 Elizabeth Bishop, poetja amerikane, lindur nė Worcester Massachusetts mė 1911, e cila me tė drejtė ėshtė  konsideruar si njė nga poetet mė tė rėndėsishme dhe tė shquara amerikane tė shekullit tė XX, fare natyrshėm derdh nė letėr kėto vargje: “Nė  6:00 ne jemi duke pritur pėr kafe,/ duke pritur pėr kafe dhe thėrrime bamirėsie/ qė do tė ishin shėrbyer nga njė ballkon / si mbretėrit e vjetėr, ose si njė mrekulli. Ajo ishte ende errėt./ Njė kėmbė e diellit,  nė njė gurgullimė tė gjatė nė lumė”….

Pra, ku qėndron e veēanta e kėtyre vargjeve? Ato janė dehėse, shprehin me origjinalitet njė ēast, njė gjendje, njė mėngjes…

Vargu lirik troket vrullshėm dhe, pėr nga pikpamja ndėrtimore e strukturiale, sjell  njė dukuri pėrmasative. Pėr hir tė sė vėrtetės, lirika moderne ka tėrhequr vėmendjen jo vetėm tė letraristėve, por edhe tė linguistėve, sepse kjo lloj poezie ka imazh, shenjėzon me anė tė gjuhės, ka nocion, konvencionohet pėrmes tingullit dhe ngjyrave…

“Kujtimi pėr diellin nė zemėr u mpak./ Bar i zbehtė./ Flokė tė hershėm dėbore qė larg / Era po nget”, - shkruan kėshtu Anna Ahmatova, rusja e famshme qė, ndonėse u kritikua pėr akmeizėm , u nderua me ēmimet “Honoris Causa” dhe “Etna Kaormina”.

Poezia lirike ka njė rrjedhė e natyrshmėri mė dinamike. Motivet vrulltojnė perceptimin mė konkret dhe lexuesi ėshtė mė i predispozuar drejt kėsaj lloj poezie.

Nėse do tė ndaleshim te poeti zviceran, Andri Peer, ai ka njė mėnyrė tepėr tė veēantė, tė natyrshme dhe tė thjeshtė tė ndėrtimit tė vargut, duke krijuar ura komunikimi fare tė lirshme me lexuesin e  tij. Le tė citojmė prej Peer, katrenėn:

“Unė tė lashė qė ti tė ikje / e lehtė dhe ajrore/ me parfum vishnjeje dhe tymi/ nė buzėt e tua gjysmė tė mbyllura”.

Lexo, sa me natyrshmėri: “ …parfum vishnjeje dhe tymi”. Ėshtė njė ikje. Ajo, e lehtė dhe ajrore… Po pse parfum vishnjeje? Sepse dashuria purpuron all; e kuqe dashuria dhe po kėshtu parfumi. Jo vetėm aromatisės por edhe vishnje, ndėrsa tymtaja mbėshtjell mistershėm gjithė atė ikje me “…buzėt e tua gjysmė tė mbyllura”. Lehtėsisht kaq e perceptueshme dhe e thjeshtė kjo e poezi e Peer-it.

Lirika europiane e shekullit XX ka hapur pėr lexuesin njė tjetėr dritare komunikimi letraristik. Ajo nuk solli ndėrlikime. Ishte e thjeshtė dhe pa konstruksion kompleksual, ndonėse ka edhe autorė tė tjerė qė, megjithėse implementojnė vargun modern, bėhen edhe programatik, edhe tė vetėkontrolluar.

                                                *    *    *     

E nisėm me poetėt e huaj pėr tė mbėrritur tek ajo qė ka gjetur njė simbiozė dhe sikronizim tė paqtė edhe nė letėrsinė shqipe. Mjafton tė pėrmendim emra tingėllues, si: Lasgush Poradeci, Martin Camaj, poeti kosovar Azem Shkreli, Ali Podrimja apo Frederik Rreshpja, poetė kėta aspak tė dogmatuar, nga ndikimi  i RealSoc-it dhe asfare konformal. 

“Nga Camaj te Camaj” - do tė formulėsoja njė titull qė “religjion” artin e lirizmit modern tė poetit tė njohur shqiptar qė jetoi nė kapėrcyellin e njė kohe tė vėshtirė pėr fatet e vendit. Profesor i katedrės sė gjuhės shqipe, “shejzėtar” te “Le Pleadi”, Camaj sintetizon nė shumėplanėsi njė poezi lirike qė bėhet shpeshhershėm referenciale pėr studiuesit dhe kritikėt. Poezia e shkruar para viteve ’90 - tė tė shekullit tė kaluar nga shqiptarėt pėrtej Shqipėrisė, pati dhe “privilegjin” qė u shpreh lirshėm dhe pa indikesat ideologjike tė sistemit tė kohės tė instaluar nė vendin tonė. Kėsisoj, poezia e Camajt shndėrrohet nė “orėn e kohės” qė nuk i ka ndalur rrahjet e tik - takjes nė asnjė dekikė. “Poezia e Martin Camajt, nė ēdo ind tė saj, ėshtė poezi shqiptare; qė nga largėsia ku ishte e paracaktuar tė krijohej, ajo fokusohej drejt hije - dritave tė universitetit shqiptar, tė cilat i kalonte pastaj aq imtėsisht nė kaleindoskopin e vet tė papėrsėritshėm qė ishte edhe fyell, edhe organo, edhe arkaikonaivist, edhe modern”, - vlerėson studiuesi Ymer Ēiraku mbi veprėn poetike tė Camajt. Pėr hir tė sė vėrtetės, lirika e Camajt pėrfshin Shqipėrinė e pacak, duke u mbėshtetur nė vulgun e trikohėsisė: dje - sot - nesėr. Brenga e Camajt ka njė timbrim tė veēantė, njė rrekje e prajshme pėr t’u ngjitur nė cakun e komunikimit tė brezave, tė elementimit tė pėrcjelljes me natyrshmėri tė fjalės sė skalitur: “Ndėgjo, ti djal, pse na jemi pleq”, pėr tė synuar drejt mesazhit tė qartė tė stafetės apo sjellja e njė poezie me njė botė tė qashtėr, ku kodatura e asaj qė pėrcjell poeti, merr vlera sentencore, duke u shpėrshfaqur si antologji tė padiskutueshme e pakundėrshtueshme didaktike: “Por bijve tė mij un kam u thanė tu’ u rritė:/ Mos shkelni n’bukė,/ Mos pėshtyni n’zjarrm,/ Mos pėshtyni n’dritė!”. (Poezia “Besimi ynė”). Buka - Zjarri - Drita - njė konotacion “triniteti” mes njė “tercine” moralizuese tė Camajt… Poeti mbeti atje, tej Atdheut, nėmur e ėndėrrimtar, liriku i papėrsėritshėm, duke skalitur vargjet tharmues dhe emblematik: “Kur tallazi tė bijė nė pushim/ e njimij bimė ujse kryepezull tė pėrshėndesin ngjyrat e agut/ due me u kthye nė jetė buzė ujit tė kthjellėt/ qė e njoh si vehten”, - kjo ėshtė brenga e Martin Camajt pėr mungesėn e dheut mėmė te poezia “Kthimi”…Ai ishte liriku qė shkroi shqip, frymoi shqip dhe pėrcolli artin poetik nė tė gjithė komponentėt e duhur dhe i treti hapėsirat pėrmes fjalės, duke bėrė dhe qė gegėrishtja tė fitojė nuanca tė reja shprehėse.

Nuk kish se si tė mbetej jashtė vėmendjes poeti Frederik Rreshpja, njė nga zėrat mė virutalė tė lirikės shqiptare tė fundshekullit tė kaluar, por jo vetėm. Rreshpe ka njė varg tė veēantė, tė mbushur gjithė klithmė e dhimbje, njė varg apostrofik qė vajton me kujėn e erės qė cijat xhamave tė akullt tė ditės sė ftohtė gri:

“Njė pemė nė horizont si njė njeri i braktisur./Bien shirat mbi vetminė e saj./Tringėllijnė telat e shiut/kur i bie violinės era”.

Pema e vetmuar, njeriu i braktisur, shira qė pushtojnė trup peme dhe tela tė kėputur shiu mbi “viloinimin” e erės - kjo ėshtė poezia e Rreshpes qė, nėse do t’i shtohej njė fjalė tjetėr, do t’i zbjerrej mrekullia ndėrtimore.

Ndėrsa vargjet e Podrimes bien aromėn e dashurisė pėr tokėn, vendlindjen, dheun e mėmės dhe tė babės, cakun e tė parėve, gurin e varrit, truallin e larė me gjak…

“Unė, biri yt, Kosovė t'i njoh dėshirat e heshtura,/t'i njoh ėndrrat, erėrat e fjetura me shekuj,t'i njoh vuatjet, gėzimet, vdekjet…”.

* * *

 

E shkruar nė formė elegjiake, madrigal, vjershė meditative, eklog, stanca, epigrame, poezia lirike ėshtė dhe mbetet njė nga format mė komunikuese me lexuesin.

Vargu vjen i brishtė, i ashpėr; i butė, por edhe i “sertė”; i tingullt, por edhe i memectė; i bukur, po edhe i mrekullueshėm. Ai bėhet rigėz ēeltirės sė kaltėr  tė letėrsisė… Bie, ngjitet, lakohet, bėhet lidhėz, josh, grish “mėkaton”, kulmon, klith, belbet, trishtet e rend… Lirika ka thyer tribunalin e elitės dhe nektarit letrar. Ajo ka njė shtrirje diametralisht universale dhe ka vesuar nė tė shkuarėn, tė tashmen duke shtruar traditėn e sė tejmes...

 

 

Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku