rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



Ali D. Jasiqi

GJURMUESI I VRASJEVE ENIGMATIKE

Arif Molliqi "Gruaja e vizatuar nudo", roman

Nė mesin e shkrimtarėve qė krijojnė nė diasporė, siē i quajmė ne, qė me sukses e kultivojnė fjalėn e bukur artistike padyshim se dallohet Arif Molliqi, i cili ka vite qė e ndeshim nė shtypin tonė. Pas botimit tė disa pėrmbledhjeve tė suksesshme me poezi, kėto ditė botoi edhe romanin e tij tė radhės me titull "Gruaja e vizatuar nudo", vepėr kjo qė zgjon kėrshėrinė e lexueset jo vetėm me gjuhėn e pasur dhe tė pastėr shqipe, por edhe me temat, pėrkatėsisht syzhetė nė tė cilat i vendos ai protagonistet e veprės se vet.

Romani nė fjalė,qė pėr kah forma e shtruarjes se lėndės ngjan nė mėnyrėn e shkrimeve kaftane, pėr tė mos thėnė se nė njė mėnyrė nga pak u pėrngjet veprave kriminalistike, trajton disa tema interesante dhe ka njė syzhe mjaft tėrheqėse qė e bėnė lexuesin pėr vete dhe nuk e lejon ta ndėrpres leximin pa i ra nė fund veprės, me njė fjalė ėshtė roman qė lexohet me njė frymė. Tė tillė e bėjnė atė edhe ngjarjet qė pėrshkruhen, nė njė anė dhe rrjedhshmėria dhe lidhshmėria e tyre nė anėn tjetėr, duke krijuar kėshtu njė tėrėsi, njė roman fabula e se cilit ėshtė vendos nė ditėt e sotme dhe nė tė kaluarėn jo tė largėt, me protagonistė qė si dje edhe sot veprojnė me tė njėjtėn mėnyrė, me tė njėjta metoda tė sjelljeve, nė njė qytet tė Kosovės, qė pėr nga pėrshkrimi i ambienti dhe tė lokaliteteve qė zihen nė gojė nuk ėshtė vėshtirė tė pėrcaktohet se fjala ėshtė pėr qytetin buzė Erenikut, atė te Mėhallės se Hadumit ,"Kroi i Panxhalles" e lokalitete tjera tė njohura, pra pėr Gjakovėn, nga i cili qytet janė edhe protagonistet kryesor tė veprės nė shqyrtim.

Qe nė prolog autori na njofton me protagonistet kryesor tė romanit, me ata qė e mbajnė barrėn kryesore dhe nė tė njėjtėn kohė paralajmėron situata tė rrezikshme, absurde, qė do tė ndodhin nė kėtė qytet. Nė ambientet e njė hoteli tė kėtij qyteti janė varrmihėsit, por edhe Lisi, vrasja e tė cilit, pėrkatėsisht pėrpjekja pėr tė zbuluar vrasjen enigmatike tė tij ėshtė nė qendėr tė fabulės sė veprės, me nė fjalė ėshtė strumbullari i gjithė veprės. Aty janė edhe Selmani i Orosh Tushės, Loshi i Zi, Dush Rrapi e tė tjerė, personalitete qė i gjejnė me kapitujt vazhdues tė romanit. Nė kėtė pjesė, pra nė prolog, Arif Molliqi e njofton lexuesin edhe pėr vrasjen e tre studentėve nė kufi, por edhe tė Curr Bregut, gjėja se kanė tentuar ta kalojnė atė ilegalisht. Vrasja e tre nxėnėsve kishte ndodhė nė realitet ēka dėshmon se Arif Molliqi e ka shfrytėzuar me mjeshtri ngjarjen e vėrtetė, pėrkatėsisht i ka mishėruar artistikisht atė.

Rudina e Curr Bregut e lajmėron Sokolin pėr vrasjen e Lis Llukės dhe ky e lenė punėn nė Hamburg dhe kthehet nė Kosovė pėr tė gjurmuar vrasėsit e shokut tė tij tė dikurshėm, piktorit tė njohur. Sokoli nė rrugėtimin e tij kalon nėpėr peripeci tė shumta dhe nė fund nė saje tė dėshmive tė Rudinės, tė cilat kujtime kishte filluar t’i botonte njė gazetė e mėson tė vėrtetėn pėr vrasėset serike qė kishin ndodhė nė qytetin e lindjes si dhe pėr kurdisjet qė u bėheshin njerėzve tė ndershėm nga shpirtkėqijtė. Nė kapitujt e parė tė romanit autori pėrshkruan me mjeshtri udhėtimin e Sokolit, qė ndeshet nė gėrmadhat e shtėpive tė djegura, ēka do tė thotė se kemi tė bėjmė me zhvillimin e disa ngjarjeve qė ndodhin pas luftės sė fundit. Protagonisti kryesor i romanit, pėrkatėsisht rrėfimtari shėtit nėpėr qytet, hyn nė kafene duke e vėrejtur atmosferėn herė -herė tė pakėndshme e nganjėherė edhe tė mirė varėsisht nga njerėzit qė i ndesh nė kėto ndeja. Nė kėtė vazhdė mėsojmė edhe pėr shoqėrinė qė kishte ky me Lis Llukėn dhe me Dush Rrapin dhe momentin kur merr vendimin qė tė shkojė nė emigracion. Ėshtė ky njė vendim i vėshtirė, por tė thuash i pashmangshėm nė rrethanat e krijuara.

Romani nderohesh ashtu qė po thuajse krejt ngjarjen e rrėfen narratori, pėrkatėsisht Sokoli, duke e shoqėruar nganjėherė edhe Rudina. Nė realitet Molliqi nė njė formė ose tjetėr e sjell nė qendėr tė vėmendjes se lexuesit se romanit edhe Lis Llukėn e Jakovės, piktorin qė ėshtė edhe strumbullarin e ngjarjes, vrasja e tė cilit kishte shkaktuar tronditje nė mesin e bashkėvendėsve dhe ishte maskuar aq mirė sa qė askush nuk mund ta zbulonte tė vėrtetėn e kėtij krimi monstruoz. Aty ėshtė edhe Rudina , kjo figurė sa tragjike aq edhe enigmatike, njė femėr qė ndodhet nė mes tė personazhit sa mėkatare aq edhe e viktimizuar. Fundi i saj ėshtė tragjik. Asaj i ėshtė vrarė burri, Curr Bregu, i dėnuar mė parė dhe pas vuajtjes se dėnimit nė burgjet e ish Jugosllavisė vritet kush e di ku dhe i kurdiset se gjėja ka tentuar tė kalojė ilegal tė kufirit shqiptaro-shqiptar,pėrkatėsisht kalimin e kufirit nė mes tė ish- Jugosllavisė dhe Shqipėrisė dhe nė tė cilin humben jetėn shumė njerėz. I ėshtė dhunuar dhe vrarė motra dhe pastaj i ėshtė vra edhe djali, i cili kishte qenė nė betejėn e Koshares dhe nė fund vritet edhe vet me rrethana enigmatike. Nė vrasjen e saj kanė dorė shumė njerėz, ata qė tė vrasin natėn dhe tė qajnė ditėn, ēfarė ishin Selmani i Orosh Tanushės, Dushi R. tė cilėt kishin kėrkuar qė ky i fundit ta lexonte lamtumirės pėr bashkėshorten e Curr Bregut, nė vrasjen e tė cilit kishin dorė edhe ata vetė. Kėta i kurdisin vrasjen dhe i zhdukin gjurmėt e tyre nė forma tė ndryshme. "Pėr tė kaluarėn mos ke frikė. Tė gjitha dosjet e policisė qė lidhen me Curr Bregun dhe me Lis Llukėn, e ndonjė tjetėr, ku lakohen emrat tonė kam arritur t’i asgjėsoj. Isha nė Nish, pagova njė njeri dhe ato dosje janė djegur. Askush nuk e di se ēfarė ka ndodhur atėherė. Fjalėt qė fliten Ēarshisė mos i dėgjo. Ti bėhu i shurdhėr...!" Ky citat nga bisedat e tyre e zbulon fytyrėn e vėrtetė kriminale tė kėtyre njerėzve tė paskrupullte, qė nuk kanė karakter. Kjo ndodh edhe me vrasėsit tė Rudinės,qė ėshtė i ngjashėm me atė tė Lis Llukės, sepse"Rudina kishte qitur nė shitje tri piktura tė njė formati 80x100 cm, njė gjerdan tė kuq dhe dy tjerė prej floriri, njė zinxhir prej ari me pesė lira tė rrethuar,dy palė vath:njėra prej ari e tjetra prej argjendi. Nė kėtė publikim ( fjala ėshtė pėr shkrimin e njė gazete – nėnvizimi ynė A.D. J) thuhej se pėr shitje kishte edhe libra, dhe dy dorėshkrime..." Dhe kėto do tė ishin tė mjaftueshme pėr vrasjen e saj, qė tė humbin gjurmėt e dokumente tė atyre dokumenteve qė do tė mund tė ndihmonin zbulimin e vrasjeve tė shumta dhe aktorėt e tyre,qė kishin ndodhur nė qytet. Kufomėn e saj e kishin gjetur nė breg tė Drinit dhe policia kishte thėnė se " vrasėsit kishin pasur pėr qėllim tjetėr pėrveē njė plaēkitje qė kishte ndodhur nga ca tipa tė pasjellshėm e tė paedukuar".

Protagonistet e romanit nė shqyrtim janė ose artist ose dashamirė tė artit, qoftė tė pikturės apo edhe tė teatrit. Madje nė pjesė bukur e mirė e ngjarjeve zhvillohet nė kėso ambientesh, si nė atelienė e Col Gurit apo edhe nė holin e teatrit, ku shkojnė edhe kriminelėt gjėja si dashamirės tė artit. Romani dallohet edhe pėr njė cilėsi tė veēantė tė shtruarjes se lėndės. Autori me mjeshtri zgjon kėrshėrinė e lexuesit duke krijuar situata tė veēanta pėr tė pėrcjellė rrėfimin me intriga tė shumta, me dashuri, por edhe urrejtje, me paradokse, elemente groteske elemente kėto qė e bėjnė atė prozė tė suksesshme. Kėshtu autori do tė rrėfeje pėr "gomarin qė fluturon"nė Fushė Kosove, pėr "gruan qė bėn dashuri me njė tė vdekur", "pėr macen e zezė" e tė ngjashme .

Tė gjitha kėto i japin njė gjallėri fabulės qendrore tė romanit, e largojnė monotoninė dhe e freskojnė lexuesin pėr tė vazhduar me kėrkimin e sė vėrtetės pėr vrasjet enigmatike, qė nuk janė edhe tė pakta dhe tė cilat bėhen pėr qėllime tė caktuara, nė radhė tė parė pėr zhdukjen e fakteve qė do t’i zbulonin vrasėsit. Si i kėtillė ky roman hyn nė grupin e veprave tė realizuara, vepėr qė meriton tė lexohet dhe rilexohet dhe tė ruhet nė bibliotekat tona. Sepse ėshtė njė realizim i suksesshėm, njė roman qė shėnon njė realizim tė suksesshėm tė autorit dhe nė tė njėjtėn kohė edhe njė arritje cilėsore nė prozėn tonė bashkėkohore shqipe

 



Horoskopi javor Kalendari historik
--------------------------------
Shkrimtarė bashkėkoh.  shq.

Abdylazis Islami
Albina Idrizi
Ali Daci
Ali Podrimja
Arif Molliqi
Azem Shkreli
Baki Ymeri
Bedri Dedja
Besnik Camaj
Bessa Myftiu
Brahim Avdyli

Bujar Plloshtani
Bujar Rama
Demir Krasniqi
Dh. Pojanaku
Din Mehmeti
Esad Mekuli
Hajdar Salihu
Haxhi Kraki
Hysen Kėqiku
Ibrahim Ibishi
Ibrahim Kadriu
Ibraim Qazimi
Imri Trena
Ismet Rashiti
Jeton Kelmendi
Kalosh Ēeliku
Kujtim Morina
Linditė Ramushi
Majlinda Rama
Mirela Sula

M. Blakaj
Naim Kelmendi
Nermin Vlora-F
Pal Sokoli
Rizah Sheqiri
Sabit Rrustemi
Sadik Krasniqi
Sevdije Rexhepi
Seveme Fetiqi
Sinan Sadiku
Shaban Cakolli
Shefqet Dibrani
Sulejman Mato
Vasil Tabaku
Vilhelme Vranari

Shkrimtarė 
shq. - gjysma e parė e shek. XX

Ali Asllani
Ernest Koliqi
Faik Konica  
Fan S.Noli   
Gjergj Fishta
 
L. Poradeci
Migjeni
Sterjo Spasse

Rilindasit

Asdreni 
Filip Shiroka
J. De Rada
Naim Frashėri  
Ndre Mjeda   
Sami Frashėri

Bejtexhinjt 

H. Z. Kamberi  
Muhamet Ēami   
Nezim Frakulla   Selejman Naibi
Tahir Ef. Lluka

Shkrimet e para tė gjuhės shqipe 

Gjon Buzuku