| |
Gottfried Wilhelm
Leibniz (1646-1716), ėshtė filozof e matematikan gjerman. Konsiderohet
si njė nga mendjet mė ndritura tė shekullit tė shtatėmbėdhjetė.
Lindi nė Leipzig, dhe studjoi nė Universitetet e Leipzig-ut, Jena-s, dhe
Altdorf-it. Nga 1666 (vit kur doktoroi nė drejtėsi), ai hyri nė shėrbim
tė Johan von Philipp Schönborn, zgjedhės i Mainz, qė mbante sasinė e
funksioneve gjyqėsore, politike dhe diplomatike. Nė 1673, si ushtrues
elektor, Leibniz shkoi nė Paris, e tre vjet mė vonė kalon nė Amsterdam
dhe Londėr, porse gjatė tėrė kohėn e vet ia kushtoi studimit tė
matematikės, shkencės dhe filozofisė . Nė 1676 u emėrua Kėshilltar
nė gjykatėn e Hanover. Pėr dyzet vjet, deri nė vdekjen e tij, punoi pėr
Ernest Augustin, Dukė i Brunswick-Lüneburg dhe zgjedhės tė ardhshėm i
Hanoverit, pastaj tė Xhorxh- Louis, zgjedhės i Hanoverit, e mė vonė
George I, mbret i Anglisė. Puna e Leibniz-it pėrfshin jo vetėm
matematikėn dhe filozofinė por edhe teologjinė, drejtėsinė, diplomacinė,
shkencat politike, historinė, filologjinė, dhe fizikėn.
Matematika
Leibniz kontribuoi pėr matematikė me zbulimin, nė 1675, e parimet
bazė tė llogaritjes. Ky zbulim u bė nė mėnyrė tė pavarur nga
zbulimet e Njutonit, i cili shpiku njė sistem itė llogaritjes nė 1666.
Sistemi Leibniz u botua mė 1684, e ai i Newton-it nė 1687. Metoda e tė
hartuar nga Leibniz u miratua nga tė gjithė (shiko simbolet
matematikore). Nė 1672, ai gjithashtu krijoi njė kalkulator qė mund tė
shumėzonte, pjestonte dhe tė gjente rrėnjėm katrore. Kėshtu ai
konsiderohet edhe pionier nė zhvillimin e logjikės matematikore.
Filozofia
Nė sistemin filozofik tė Leibniz-it, gjithėsia ėshtė e pėrbėrė nga
qendra tė panumėrta me forcė spirituale, tė quajtur monada. Ēdo
atom ėshtė njė mikrokozmos nė vete, i cili, si njė pasqyrė, shpreh
shkallėt e ndryshme tė pėrsosmėrisė dhe zhvillohet i pavarur nga tė
gjitha monadet tjera. Gjithėsia e formuar nga kėto monada ėshtė e
bazuar nė njė harmoni tė para-krijuar, tė pėrcaktuar nga Perėndia.
Por horizonti mendor i njeriut ėshtė aq i ngushtė sa qė ai nuk mund tė
kuptoj dhe pranoj se vuajtjet semundjet dhe vdekja tė jenė pjesė tė
harmonisė universale. Kjo gjithėsi Leibniziane, mė e mira e asaj kohe,
u bė objekt tallės nga filozofi satirik Voltaire nė romanin e ti "Candide"
(1759).
Punimet filozofike tė Leibniz-it, ushtruan njė ndikim tė konsiderueshėm
tek filozofėt gjermanė tė shekullit tetėmbėdhjetė, pikėrisht
ndikim tė madh patėn von Wolff dhe Immanuel Kant.
***
Veprat:
- 1684: nova methodus pro maximis et minimis
- 1686: Discours de métaphysique
- 1704: Nouveaux Essais sur L'entendement
humain)
- 17071711: Scriptores rerum
Brunsvicensium, 3 Bde.
- 1710: Essais de théodicée)
- 1714: Principes de la Nature et de la Grāce
fondés en Raison Monadologie
- 1759 (u botua pas vdekjes): Protogaea oder
Abhandlung von der ersten Gestalt der Erde und den Spuren der Historie
in Denkmalen der Natur
- Disputatio Metaphysica De Principio
Individui. Lipsiae 1663, Online-Ausgabe der Sächsischen
Landesbibliothek Staats- und Universitätsbibliothek Dresden
- Gottfredi Guilielmi Leibnüzii Lipsensis,
Ars Combinatoria. [Jena] 1690, Online-Ausgabe der Sächsischen
Landesbibliothek Staats- und Universitätsbibliothek Dresden
Burimi: Microsoft
Encarta 97 Enciklopedia
|
|
Rradhitje
alfabetike:
Arthur
Schopenhauer
Friedrich
Nietzsche
Hegeli
Immanuel
Kant
Leibniz
Ludwig
A. Feuerbach
Martin
Heidegger
Ballina |