rmt                                                                                                                                                                                                                        

Filozofi

Letėrsi

Krijimtari Poetė tė rinj Gojėdhana Shqyrtime Lojėra flash Kush jemi  

Ballina

Shkrimtarė Shqiptarė

Histori Kombėtare

Rilindja

Letėrsia Bejtexhiane

Shkrimtarė tė huaj 

Nobelistėt

Foilozofėt Anglofonė

Filozofėt Arabė

Filozofėt e Lindjes

Filozofėt Frankofonė

Filozofėt Gjermanofonė

Filozofėt Grekė

Filozofėt Romakė

Sofizmi

Stoicizmi

Fjalor

Intervista

Portrete tė dalluara

Promovime, Pėrkujtime

Arkivi

Laureta Miftari:



Lidhje tė jashtėme:

Shah - Chess
Cartoon
Le Blog de Nicole.K



 

Laureta Miftari

Dėshira, kuptimi dhe lindja e saj (1)


S.Miftari

 
 

Njeriu jeton nė mėnyrė tė pandėrprerė nė projekte dėshirash mbi tė cilat ka njohuri dhe ėshtė i ndėrgjegjshėm se anon dhe vihet plotėsisht drejt arritjes sė tyre. Tėrheqja pas dėshirės shkakton ndjenjėn e nxitjes e tė luhatshmėrisė nė vrapin pas kėnaqjes sė saj. Njeriu vuan nga frustracionet e veta qė lindin nga etja pėr tė arrijtur aty ku dėshirat plotėsohen e njėherė tė plotėsuara lind nevoja pėr dėshira tė tjera qė ofrohen nė hapėsirėn shpirtėrore e fizike. Por, i nxėnė nė dėshirat e veta a thua din saktėsisht se ēka dėshiron  dhe pse e dėshiron diēka. Shembuj tė ndryshėm flasin se njeriu nuk ka vizion tė saktė tė asaj qė dėshiron ose nė plotėsimin e saj, qėndron njė dėshirė e mėshefur ose e mbuluar me njė dėshirė tjetėr tė paqartė mirė. Syri i hedhur pas njė veture ēka mėshefė pas? Dėshira ėshtė tė kihet veturė apo kėsaj i bashkangjiten dėshirat pėr tė treguar njė madhėri ose aftėsi e me tė cilėn duam tė plotėsojmė njė dėshirė tjetėr. Cili pra ėshtė objektivi i saktė i dėshirave; ēka kėrkon njeriu nėpėrmes tyre dhe a janė realisht shiquar, pretekst koshient pėr tė arritur njė qėllim tjetėr lidhur gjithashtu me njė dėshirė tė caktuar? Kėtu rradhitet sė pari nevoja, qė ėshtė kaptinė kryesore nė formimin e dėshirave por me kėtė nuk merr fund trajtimi i tyre pasi se nevojat janė pjesė e pafund e kėrkesave humane qė kaplojnė sferėn e pangopshme dhe tė paharxhueshme tė pretekstėve qė shėrbejnė pėr tė kėrkuar e arritur dėshirat qė lindin nė permanencė e qė janė tė pafundme. Qartė, nevojat janė nė themel pjesė qė nėnkupton gjėrat e patjetėrshme tė rrojės sė qenieve tė gjalla qė pėrbėjnė nė kuptimin e pashmangshėm, nevojėn pėr frymėmarrje, pije, ngrėnie, dhe gjum. Pas kėtyre ngjallen nevojat specifike tė cilat nuk rradhiten mė sipas nevojave tė patjetėrshme biologjike dhe ritmit ciklik apo atij tė pėrkohėshėm. Ēdo paraqitje e njė nevoje pėrkon me njė mungesė dhe ngjallė reagimin pėrkatės tek qeniet e gjalla por me dallim tė definuar nė botėn shtazore nga njėra palė dhe njeriu nė anėn tjetėr. Pėrpos kėsaj, njeriu disponon me aftėsinė e zgjedhjes nėse mundėsitė ia lejojnė; ai mund t’i lejė tė biejnė poshtė ose t’i plotėsoj mė vonė qė do tė thotė se nevojat e nė rastin tonė dėshirat e ndėrlidhura me instinktin, njeriu mund ti anashkaloj pėr njė kohė tė caktuar e ata qė nuk janė vitale mund t’i injoroj tėrė jetės pasiqė ėshtė i aftė t’i dalloj dhe tė zgjedh ata qė don t’i plotėsoj. Pėr mė tepėr, kafshėt nuk ikin nga nevojat e tyre ; ata shkojnė drejtė plotėsimit kurse njeriu ėshtė i pajisur me aftėsi tė zgjedh e qė ėshtė akoma mė e theksuar, ai ka aftėsinė tė pėrmbledh dėshira tė tjera qė nga momenti kur dėshiron plotėsimin e njėrės. Kau pin aq sa ka nevojė (ujė), pra shuan etjen dhe ndalet ; njeriu i etur pin me qėllim tė shuaj etjen por edhe abuzon se ka dėshirė tė dehet ose tė tregohet se mund tė pij shum (alkohol). Njeriu pra ėshtė gjykatės dhe nė ēdo moment ai ėshtė i lirė e i aftė tė vlerėsoj se a do tė plotėsoj njė nevojė – dėshirė dhe nė ēfarė mase por, nuk ėshtė gjithėmonė i ndėrgjegjshėm se cila ėshtė dėshira e vėrtetė. Ai dėshiron njė vegėl speciale, njė veturė njė veshje por cili ėshtė qėllimi i fundit qė dėshiron. Ėshtė vetura apo pas saj mėshifet qėllimi pėr satisfakcion tė dėshirave tė tjera si pėr t’u treguar  i pasur, i fortė, i madh, tė themi me njė fjalė  «boss». Nga kjo nxjerrim konkluzionet se plotėsimi i nevojave ėshtė ndjenjė e  qė lind nga aftėsia pėr mbajtje gjallė dhe kjo koshiencė ndėrlidhet drejtpėrdrejt me kėrkesat organike e biologjike qė nuk mund tė lihen anash pėr gjatė kohė ose definitivisht sepse kjo sjell vdekjen e pashmangshme. Nuk mundemi t'i eliminojmė nevojat apo nė rastin tonė dėshirat qė i kėrkon egzistenca jetėsore si qė janė ushqimi, shuarja e etjes, pushimi/gjumi. Tė gjitha mungesat e kėtilla ngjallin reagim psikofizik qė kėrkon mbrojtjen e integritetit, rimėkėmbjen dhe qėndrimin nė jetė. Kjo formė reagimi nė tė vėrtetė ėshtė kėrkesė e plotėsimit tė nevojave materiale qė janė njėherit kėnaqje fizike dhe egzistenciale por edhe shpirtėrore tė njeriut.

Me kėtė nuk kemi pėrfunduar me nevojat si pretekst pėr tė arrijtur dėshirat. Nėse gjer mė tani u bė flajė pėr nevojat qė janė kusht pėr tė qėndruar i gjallė, tani kemi grupin mė tė gjėrė tė nevojave qė janė kusht gjithashtu i pazėvendėsueshėm pėr tė mundur tė garantohet egzistenca ose sė paku njė egzistencė normale e duhur pėr njeriun. Do tė filloj nga nevoja pėr veshėmbathje e strehim. Mėtej rradhiten kushte tė tjera qė rriten sipas evoluimit tė njeriut e qė rrisin nevojėn pėr ndihmė tė tjetrit, nevojėn pėr mėsim e edukatė si dhe aftėsime tė tjera pėrcjellėse shoqėrore qė mundėsojnė njė jetė realisht korrekte. Mirėpo, kėto nevoja primare si kushte jetese, janė tė rrahura nga dėshirat e smadhuara se atyreve njeriu ia pėrputhė tė tjera nevoja qė i quan gjithashtu si kusht vital. Televizioni, telefoni i dorės e krejtė risitė tjera teknologjike janė nevoja tė patjetėrshme ose jo. Mėtej duhani, alkoholi drogat e shpesh kafja e ēaji janė nevoja vitale se pa to nuk mund tė rin njeriu tek i cili ata janė bėrė vartėsi e pashmangshme e qė nė tė vėrtetė janė vetėm abuzim i nevoja tė preorientura nė dėshirė tė tepruar qė mandej bėhet vartėsi e «pashmangshme». Tani pyetja vihet se ku fillon ndarja e nevojės esenciale nga dėshira. Ky kalim nga nevoja nė dėshirė ka ose jo njė pikė ndarėse apo ndryshe, ku fillon dėshira e ku mbaron nevoja.

Trupi njeriut funkcionon nė mėnyrė pėrsėritėse duke ndjekur orėn biologjike dhe kėshtu formohet njė cikėl i rregullt ku paraqitet nevoja pėr pije, ngrėnie, fletje, pushim si dhe nevojat e fituara qė rrjedhin nga abuzimet e ndryshme si duhani, alkoholi e «shprehi» tė tjera tė cilat kanė kaluar nė vartėsi por qė nuk janė tė petjetėrshme pėr jetėn e njeriut. Duhani ėshtė shėndrar mė parė nė njė vartėsi tė pakėndshme dhe tė rrezikshme se sa nė dėshirė e kėnaqėsi. Kjo ndodh me tė gjitha produktet dehėse qė konsumon njeriu dhe prandaj themi se kjo ėshtė nevojė e krijuar apo nevojė artificiale nga e cila duhet abstenuar vet ose me ndihmėn e profesionistėve tė lėmive pėrkatėse.

Nė kėtė grup hyjnė edhe vartėsi dhe pasione tė tjera tė cilat kanė kaluar nė «nevojė tė patjetėrshme» por qė nė tė vėrtetė nuk janė aspak kryciale pėr tė mbajtur jetėn. Blerja abuzive e veshmbathjes ose lojėrave, vrapimiet e tepruara pėr ruajtjen e vijės, ndejat e stėrgjata para TV si dhe para komjuterit pa ndonjė detyrė e interes profesional.

Tani mund tė nxjerrim pėrfundimin se plotėsimi i nevojave jetike janė dėshira qė lindin nga kėrkesat fizike pėr mbijetesė. Ata e mbajnė trupin tė gjallė dhe me tė drejtė Hegeli i dallon si «uni natyror» dhe dėshirat me tendenca pėr tė kėnaqur nevojat mentale qė kalojnė nė sferėn e unit natyror dhe krijon njė unė tjetėr i cili mė nuk kėnaqet me njė sheqerkė por kėrkon edhe njė embėlsirė mė tepėr; njė karamelė, ēokollatė. Pra ky unė, tani gjindet pėrpara mundėsive tė tjera tė cilat i mungojnė e do tė shofim nė vazhdim, mungesa zakonisht lind dėshirėn dhe kėshtu uni gjindet para njė uni tjetėr ndaj tė cilit ka dėshirė tė ēfaqet dhe tė pranohet nė dimension tjetėr tė mirėnjohur dhe tė pranuar e tė lakmueshėm. Pra dėshirat pėrforcojnė ndjenjėn e unit dhe ata ēojnė nė kėrkimin e njė mirėnjohjeje nga tė tjerėt qė nė vetvete ėshtė pozitive por nė raste tė «unit» tė stėrmadhuar, ēojnė drejtė sjelljeve arrogante dhe dėshirave tė sėmura pėr luks dhe ekstravagancė e pseudomadhėri, gjė qė lidhet me shėndetin e dyshimtė mental tė subjektit.

Dėshira (1) | (2) | (3) | (4) |

 

NGA E NJĖJTA AUTORE:

Altruizmi
Dėshira, kuptimi ... (1)
Dėshira dhe vetia ... (2)
Dėshirat fisnike... (3)
Dėshira dhe zotėrimi..(4)
Dhuna
Egoizmi
Konflikti
Lumturia
Mėsimi
Vartėsia
Vartėsitė qė na sundojnė
Vetmia
Vuajtja
Kuptimi dhe ndjenja e vuajtjes



Ballina

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Ballina                                                                                                                                                                                          Kreu i faqes