Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

 

 

 


.....

 


Ballina

Poezi dhe prozė

Vėshtrime filozofike
Bashkėkohorė shq.

Shekulli i XX - gjysma e parė

Rilindja
Letėrsia Bejtexhiane
Dokumentet e para shq.

Nobelistėt

Shkrimtarė tė huajė

Portrete
Mėrgata
Humor
A e dini se...?
Botime dhe promivime

Kontakt

Laureta Miftari
Opinione filozofike

 

 


Lidhje tė jashtėme:

malesia.org
Shah - Chess
Cartoon


Ballina / Kombėtare - Kulturė -  Art - Kur do kthehet Doruntina?

 

Kur do kthehet Doruntina?


Lexuesi i Doruntinės e pret kthimin e saj, amaneti i Konstandinit mbeti var nė ndėrgjegjen e kohės. Ku do shkruhet fjala e jonė pėr vendlindjen, pėr lirinė, pėr diellin e ajrin, pėr dėshmorin, pėr dashurinė ndaj....

Nga Hazir MEHMETI, Vjenė

Nė jetėn e shumėvuajtur e tė pėrmallur na duhej fjala, fjala e shkruar, fjala e thėnė pėr jetėn tonė kėtu nė mėrgim dhe vendlindjen. Ēdo rropatje nė jetėn tonė tė mėrgimtarit ishte dhe ėshtė e lidhur me jetėn e vendlindjes, frymėmarrjen e saj pėr tė dalė nga gjendja e rėndė qė ishte. Dhe kjo, nuk ėshtė e lehtė, as dje e as sot.

Mėrgimtarėt patriot vepruan nė tė gjitha format nė ndihmė vendlindjes. Edhe me fjalėn e shkruar, informuese, krijuese e kritike, dashuri mbjellėse, gjithmonė nė shėrbim tė njeriut tonė tė thjeshtė e punėtor nga i cili buruan tė gjitha arritjet nė vorbullėn e tragjikes sonė qė lamė pas.  Njėra nga lulet qė shkėlqeu rreze shqiptare pa dyshim ishte revista pėr fėmijėt nė diasporė me emrin aq simbolit “Doruntina”. Ajo ishte pjesė e nxėnėsit, jetės sė tij nė ambientin ku asimilimi troket ēdo minutė. Ishte pjesė e jetės sė muratorit, kuzhinierit dhe gjithė familjes shqiptare. Doruntina ishte njė dokument i veprimtarive kulturore nė shkollat ku mėsohet shqip. Dhe, mė shumė se dokument, ishte porosi pėr dashurinė ndaj atdheut, kombit e jetės. Ishte porosi ndaj njerėzores dhe pėrballimin e atyre qė sfidojnė atė. Ishte pjesė edukative e orės mėsimore, ishte abetare e tė gjitha klasave.  Ishte transmetuese e fjalės sė Rilindėsve tė ndritur, e shkencės, e dashurisė e respektit ndaj botės pėr rreth. Aty gjeje fjalėt e Naimit, Veqilharxhit, Kristoforidhit, Jeronim De Radės, Elena Gjikės e  patriotėve tjerė , tė atyre qė gjakun e dhuruan pėr bojė shkrimi tė shkronjave shqipe. Andaj ato janė tė shenjta pėr ēdo shqiptar. Edhe Doruntina me mesazhet e saj madhore pėrmes pendėve tė ndritura tė kombit dje e sot. Aty zunė fill krijimet e para tė filizave tė rinj qė tani janė penda tė njohura edhe jashtė rrethit kombėtar. Ajo ishte dritarja e parė e hapur drejt universit njerėzor, kuptimit tė jetės ashtu siē ėshtė e bukur dhe tekanjoze qė vazhdimisht mbėltohet.

Doruntina lindi si njė dritė e nevojshme qė theu errėsirėn nė hapėsirat e jetės sė mundimshme tė mėrgimtarit halleshumė. Aty ku asimilimi ėshtė pėrditshmėri qė prekė veēan tė rinjtė tanė, tė cilėt ushqehen nga duart e plasaritura e tė njomura nga djersa e punės sė mundimshme vetėm e vetėm qė fėmija tė ketė jetė me  dinjitet tė cilėn nuk pati mundėsi ta krijoj nė vendin e lindjes.

Shpresa shekullore pėr liri u bė realitet me luftėn heroike tė vajzave e djemve tanė syshqiponjė. Ata kthyen dinjitetin dhe i dhanė kuptim jetės sonė. Doruntina ishte gjithmonė me shkrimin e saj nė ballė tė porosive madhore, Dashuria pėr Atdheun, mbi tė gjitha, kryefjala e fjalėve.  Doruntinės i duhej dora e vėllait qė amanetin ta bėj realitet nė rrugėtimin pas shtatė bjeshkės ku njeriu ynė u gjend.  Ajo mbeti e izoluar  si pasojė e huqeve tona naive e fanatike. Jo, thanė disa zyrtarė tė Kohės sė Vonuar, ne na duhet njė revistė pėr diasporėn, pa e pėrfillur rrugėn e gjatė e tė vėshtirė qė kishte bėrė Doruntina. Vitet rrodhėn qe nga Berni i dymijė e tretės, kur u kėrkua revistė pėr fėmijėt jashtė atdheut. Por, nuk doli gjė, Doruntina e vazhdoi me sukses rrugėtimin nga amaneti pėr vatrėn e pragun e saj tė shenjtė.  Pushtetarėt e rinj nuk u treguan krejt tė sinqertė me Doruntinėn e as me lexuesit e saj, mėrgimtarėt e vegjėl. Tė ushqyer nga Gota e Kuqe e dėshirojnė verdiktin edhe mbi Doruntinėn, ta sjellin atė nė pragun e vatrės, por jo pėr ēmallje por pėr orėn e diktimit nga tregimi i vjetėr. Ata, harruan se tregimi i vjetėr nuk diktohet nė kohėn e re, kohė tė cilėn ata nuk kanė hap ta prekin.

Botuesi i Doruntinės, veprimtari e shkrimtari i mirėnjohur Ragip Rama nuk u dorėzua. Edhe s’ka pėrse, derisa e kultivoi Doruntinė me krenarin e vėllait pėr fjalėn amanet edhe atėherė kur ishte shumė vėshtirė. Kur fėmijėt lexonin nė ankthin e kthimit apo jo tė babait nė shtėpi. Atėherė kur Doruntina ishte abetare e vetme nė diasporėn e shumėvuajtur. Ministria e Diasporės nuk e pa rrugėn e saj, ajo do njė Doruntinė tjetėr, nė dorėn e saj, ani pse pas shtatė bjeshkėve larg nga frymėmarrja e mėrgimtarit. S’ka rėndėsi kjo, ne do i shkruajmė tregimet nga zyra e re dhe karrigia e nxehtė e ministrisė pėr nxėnėsin e diasporės, pėr babin e nėnėn duar ēarė e shpirt thyer. Ne e paguajmė dhe ne do e shkruajmė, thanė zyrtarėt e rinj dhe vrapuan redaktor e kronist pas shtatė bjeshkės larg Doruntinės, larg lexuesit mall shumė.  Ja, kėta janė shpresa e progresit tonė pėr nesėr, shpresa e atyre qė dhanė ēdo gjė pėr lirinė e shumėpritur. Shpresa e mbytjes sė natės sė kuqe qė la gjurmė e vrragė gjithkund, mjerisht edhe nė mentalitetin dhe qėndrimin e Patriotėve tė Bardhė.

zgjodhi:Shaban  Cakolli

 

 


 

 

A e dini se...?

 

 

 

     
 

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve|

|Altruizmi-Egoizmi| |Arsimimi| |Art-Dhunti| |Besimi| |Dashuria| |Dashuria (II)| |Dashuria (III)| |Dashuria (IV)| |Dituria| |Drejtėsia| |Edukata| |Ėndėrrat| |Fėmijėt| |Filozofia| |Fjalėbutėsia| |Frymėzimi| |Gruaja| |Humori| |Imagjinata| |Inteligjenca| |Jeta| |Lakmia| |Lotėt| |Lumturia| |Mali| |Mėdyshja| |Miqėsia| |Mosha| |Motivimi| |Muzika| |Natyra| |Ndryshimi| |Nga-fėmijėt| |Nga-Vizitorėt| |Optimizmi| |Paqa| |Paragjykimi| |Qesėndi| |Rrena| |Skamja| |Vetitė| |Vjedhja| |Xhelozia| |Tė-pandara|

 
  © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .