Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Portal   - Kulturë

Nga Xhevahir Cirongu

 Gazetari Bashkim Koçi sjell para lexuesve libra cilësorë që i ngjajnë detit

2014

Kulturë -Art

C:\Documents and Settings\durres shkozet\Desktop\DSCN0322.JPG

Më datën 16.12.2014  në  Pallatin e Kulturës ''A. Moisiu'' Durrës u zhvillua një aktivitet i larmishëm kulturor, i cili u organizua  nga Shoqata  Atdhetare Kulturore ‘’Tomorri’’ (dega Durrës') , ku  u  prezantuan  dy libra me titull ‘’Shkëmbi i sherrit’’  dhe ‘’Tregoj për Prishtën’’ të autorit Bashkim Koçi. Meqënse, atë pasdite binte një shi i rëmbyeshëm dhe i ftohtë, odaoni i sallës që mban emrin e aktorit  ‘’Nikolin Xhoja’’,  ishte mbushur plot me dashamirës që e duan librin. Në atë aktivitet  të binte në sy një pjesëmarrje e gjerë e  të gjithave grupmoshave. Librat të bënin për vehte qysh në paraqitjen e tyre me titullin që u kishte vënë autori. Por edhe kopertinat të binin në sy, ngaqë aty ishte punuar me kujdes e fines që të rrëmenin pas vete për t’i lexuar ata. Autori i këtyre dy librave iu  është dashur të punojë për vite me radhë. Dhe ja,…kolegu ynë, i mirënjohuri dhe njeru  që edhe  ka sakrifikuar me punën e tij të palodhur; por edhe me penën e hollë, Bashkim Koçi  ka ditur të përshkruaj e të na sjelli në këta dy vëllime ‘’stolitë e argjenda’’ të kujtimeve për njerëzit e thjeshtë , atdhetarë e patriotë  me qëllimin e vetëm : Ato të mbeten të shkruara në histori. Kryetari i Shoqatës ‘’Tomorri ‘’( dega Durrës) z. Hajri Nuhu, foli shkurtimisht për jetën e autorit e prezantoj dy librat  e shkruara nga Bashkimi.. Më pas e morën fjalën e tyre referuese  e që u përqëndruan rreth vlerave të librave si në rrafshin shoqëror e patriotik , por edhe  historiko - letrar z. Dhimitër Shtëmbari, Veli Hoxha, Nuri Dragoi, Petrit Zeneli, Enver Isufi etj.

Gama e shkrimeve të shkruara në vite të gazetarit Bashkim Koçi  është shumë e gjerë, dhe ajo i ngjan detit . Ashtu , siç është i thjeshtë e njerëzor, po ashtu ka shkruar kujtimet e tija edhe në librat e botuara që tashmë lexuesi i ka në dorën e tij. Ngjarjet historike, si ato ndër vite, por edhe të kohës që i ka përjetuar vetë autori, na vijnë të freskta me aromën e luleve të malit Tomorr  e me oshëtimën e lumit Osum, që për lexuesin është e prekshme dhe e ndjen gjer në zemrën e tij kur lexon rreshta në librat e shkruara me aq fines nga mendja e dora e gazetarit Bashkim Koçi. Pena e këtij  njeriu  të thjesht e intelektual, kurrë s’ka qëndruar indiferent edhe ndaj fenomeneve negative të shfaqura në jetën tonë shoqërore, ekonomike, etj. Ai merr guxiim, dhe  me penë të mprehur  mirë, ulet e shkruan problemet që shqetësojnë tërë shoqërinë tonë, si dje, ashtu edhe sot në këtë pragshekulli të XXI. Meqënse është në pension pleqërie, ai nuk  ‘’dorëzohet’’, por vazhdon të shkruajë nëpër gazeta të ndryshme.

Tematika e shkrimeve dhe e përshkrimeve që jepen në faqet e librave, janë të shumëllojshme, prekse, dashamirëse, të japin frymarrje e të mbushin shpirtin. Atje do gjesh dashuri njerëzore, por edhe lotdhimbje për njerëzit që s’jetojnë më në këtë botë, por kanë lënë gjurmë  e vlera për të djeshmen e të sotmen. E mbi të gjitha, autori përcjell vlerat më të mira që na i lë të shkruara ato, me qëllimin e  vetëm: Këto vlera të ruhen si thesare që t’u shërbejnë edhe brezave nesër.

Në këtë aktivitet promovues, përveç  dashamirësve të librit, merrnin pjesë edhe shokë e të afërm të autorit, por edhe poeti ynë kombëtar  Xhevahir Spahiu, që s’ mungon kurrë kur bëhet fjalë në promovime librash. Në fund foli edhe autori i librave z. Bashkim Koçi. Si gjithmonë, ai edhe këtë radhë foli shkurt, falnderoj pjesmarrësit për vlerësimin e aktivitetit dhe shtroj një koktej për të gjithë të pranishmit. Urimet nuk rreshtën për autorin, por ato u shoqëruan edhe me fotokujtime që u fiksuan në aparatet fotografike atë mbrëmje festive libri në qytetin bregdetar të Durrësit.

Durrës, 16 Dhjetor 2014.      

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .