Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kritikë

1

2

METAFORA PERËNDESHË MEDITATIVE E BUKURISË

Nga NEBI DRAGOTI

C:\Users\PC_10\Desktop\NebiDragoti.gif

2015

Kritikë
Në stilistikë janë vendosur themelet e figurave letrare mbi të cilat është lëvruar dhe lëvrohet mendimi poetik.Arsyetimi i problemit në fjalë është konkluzioni i kërkimeve për ta bërë mendimin e shprehur edhe më të bukur.Njeriu priret të rroki bukurinë dhe ,si i tillë,ngulmon që edhe arti poetik apo edhe çdo art tjetër ta përsosi nga ana e bukurisë e cila ka konceptin e infinitit për ta arritur atë.Ky shtjellim ka edhge kornizën e vet të rregullave,pa dalur nga kjo,pa e thyer atë.Ndryshe,po të ndodhi fenomeni i prishjes apo thyerjes së kornizës,arti në përgjithsi,del jashtë funksionalitetit të vet.Arti,kur nuk është në funksionin e shërbëtorit ndaj njeriut,atëherë ka kaluar në degjenerim,në çoroditje dhe nuk ia vlen të merresh me atë,se nuk ka vlera për jetën njerëzore.Një dukuri e tillë është negative dhe ky art me karakter absurd ul numrin e lexuesit.Në këtë gjykim them se metafora ekuivoke dhe univoke,kur nuk e teprojnë masën,sidomos e para,(ekuivokja me dy e më shumë nënkuptime)rezultatet janë të kënaqshme dhe të pranueshme llogjikisht..”Një përkresë me gjethe ulliri tek koka” e Fatos Arapit ka qartësi dhe bukuri si metaforë univoke.Për ç’shembuj ilustrimi të mendimit tim desha të japë ekskluzivitetin e vlerësimit real gjykuar rreth figurës së metaforës si element përdorimi,pothuajse,nga gjithë krijuesit që merren me fushën e letrave.Këtë mënyrë trajtimi në krijimtari gjithkush autor e ka bërë pjesë të natyrës së vet të krijimtarisë duke i hapur dritaren e nevojshme metaforës për të parë më tej.Metafora,si figurë letrare,ka fituar të drejtën e të qënurit perëndeshë e bukurisë në poezi.Metaforë univoke në semantikë vargjesh e gjenë dendur,kryekëput, tek poezia e Fatos Arapit.Ndërsa ,metafora ekuivoke është si puna e pamjes së horizontit që sa më lartë të ngjitesh,aq më shumë pamje zbulon,por,ama, kur kjo është e matur më së miri në drejtimin kuptimor dhe nuk është labirint.Edhe ky është parametri i këtij autori..Ai është kompleks,i vrullshëm,i begatë në kuptimin metaforik,në qëndrimin që mban ndaj poezisë për t’i dhënë performancën e duhur asaj.Kjo zhdërvjelltësi duhet dhe s’ka përse krijuesi të jetë strikt,rob i të njëjtës figure për të kriujuar personalitetin e vet prej artisti….Për ilustrim të mendimit metaforik,që unë shpreha këtu,citoj nga ky poet:”Më lodhi avalanshi i figurave poetike…/Qënka më vështirë t’i thuash botës/diçka të kthjellët (të vogël ?)”. “Nëpër “unet”poetik hyjmë e dalim…”, “Kërkojmë vendet me dritë,gjuajmë dritëhijet/zgjedhim kryevendet,/I vendosim truporet tona pranë një Safo/bri një Migjeni(47 kilësh,kur vdiq)…”.Dhe,më tej,një metaforë e dyfishtë e Ndre Mjedës,për qartësinë dhe bukurinë që ka,të mbetet në kujtesë për tërë jetën:”Molla të kputuna nji deget,/Dy qershija lidhë n’nji rrfanë/ku fillojnë kufijt e geget,/Rrojnë dy çika me një nanë”.Domethënia metaforike kuptohet qartë dhe lehtë.Sigurisht,lëvrimi i metaforës në krijimtari nuk duhet të bëhet mani dhe një shfaqje të tillë nuk e konstaton tek asnjë krijues edhe për të vetmin fakt,se është e vështirë ta krijosh atë.Një mbyllje metaforike i bën Agolli poemës “Devoll,Devoll” për të vënë në pah edhe “unin “ e vet poetik,që përcakton prejardhjen si këngëtar i lidhur fort me tokën:”Thellë kësaj balte/pëmbi lumë,/Që aq breza rrënjësh e lëvrinë/Unë/devolliu i pagjumë/Gjeta vargjet,/gjeta poezinë”.Metaforat univoke Dritëroi i ka të shumta nëpër volume që i ka dhënë lexuesit.Kjo lloj metafore është brilante dhe josh lexuesin dhe,si e tillë,ngre vlerën.Në këtë kategori cilësimi vlen të përmendet dhe poeti Ismail Kadare,ku metaforës për ta bërë sa më të gjallë,i vesh peizazhe bukurie natyrore:”Do të shkoj të ulem përmi pellgje,/të pi në gjunjë duke rënë./Në grykë e di që do më ngelet/I ftohti medaljon i hënës”.Metafora të ngjizet në shpirt dhe të ngelet në kujtesë ëmbëlsisht si ajo kokrra e pemës,plotësisht e pjekur,që në momentin e duhur këputet dhe të serviret e freskët përpara për ta shijuasr.I tillë është arti poetik i Kadaresë.Megjithatë të punosh me figurën e metaforës është një punë e lodhshme dhe për ta ritheksuar këtë,mjafton të përsëritësh mendimin e Arapit:”Më lodhi avalanshi(shq.=ortek)i figurave poetike…”,kjo sepse “Qënka vështirë t’i thuash botës/diçka të kthjellët(të vogël?)”…Duhet kthjelltësia ,bukuria për ta bërë mendimin e shprehur artistikisht sa më madhështor dhe filozofik.

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .