Filozofi
     dhe
letėrsi

__histori kombėtare, vėshtrime, debat__

Ballina

Letėrsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikė

 

 Kritika dhe analiza

1

2


   

POEZIA ELITARE E ALKETĖ SPAHIUT....

Alketė Spahiu, “MUZA JAM UNĖ“, poezi, botoi Shtėpia Botuese “ROZAFA”,
Prishtinė 2013. faqe 80. ISBN 978-9951-02-241-5
 

Nga: Shefqet DIBRANI

Sh. Dibrani

 

 

Pėrmbledhja poetike “MUZA JAM UNĖ”, e Alketė Spahiut, sjell pėr poezinė shqipe njė varg tė sforcuar, duke u bėrė njė individualitete me tipare dalluese qoftė pėr qasje ideore, e qoftė pėr nivelin estetik tė kėsaj poezie.

Kjo pėrmbledhje poetike, pėr shumėēka dalluese, lexuesin do ta vėrė para sikletit nėse do t’i bjerė deri nė fund, jo pėr gjė tjetėr, por pėr vet fondin e fjalėve tė rralla dhe tė shprehjeve tė gjithėmundshme qė e bėnė mė tė kompletuar dhe mė pėrmbajtjesor mendimin poetik i cili edhe pėr asocimet mitologjike ka vlerė. Por, poezia e kėtij libri me shprehje e pėrkufizime tė shumta filozofike tė shtyn pėr tė menduar nėse shkrimi i poezisė ėshtė ende luks, sidomos nė kėtė kohė pėrplot strese e ngarendjeje pas internetit dhe programeve tė digjitalizuara.

Pavarėsisht aludimeve pėr kohėn, dihet se nė secilėn kohė dikush prin, nė rastin konkret prin “gilanka”, e cila “bashkė me Alketėn arratisin edhe verėn”, duke i vėnė tė gjitha potencialet krijuese nė shėrbim tė poezisė, sepse “bashkė me vjeshtėn, vijnė kujtimet/ dhe na figuron ikja si simbol”, (f. 77), njė vlerė e rrallė, nėse jo unikate e kėsaj poezie.

E nisėm kėtė vlerėsim, pikėrisht me rreshtat e fundit tė poezisė “Vera nė Gilan arratiset pa mua”, pėr tė dėftuar se ky nivel poetik ėshtė arritur nė saje tė pėrkushtimit, tė gamės krijuese, njė feministe erudite, njohėse e kulturave gjuhėsore, studime e grada akademike tė marra nėpėr universitete e vende me qytetėrime tė lashta, ku Alketa, pėrkatėsisht “gilanka” pėr vite tė tėra ėshtė edukuar dhe emancipuar.

Tani nga atje Alketė Spahiu kthehet me kėtė tufė poezish tė pėrmbledhura tek libri “MUZA JAM UNĖ”, qė duket sikur ajo paska shkuar nė cilėsinė e misionares dhe nga kultura nė kulturė paska vjelė kėtė vlerė, madje ajo ngjason me fluturėn qė shkon lule mė lule ose herė – herė duket punėtore sikur tė ishte vet bleta - krahėlehta qė mbledh nektarin e saj pėr tė prodhuar mjaltin, ashtu mė duket se edhe Alketė Spahiu paska arritur qė absorbimin e vlerave t“i shndėrrojė nė vlerė poetike, pėr ēka ne mendojmė se pikėrisht poezia pėr letėrsinė e ka njė dimension mėkues, ndėrsa nė pėrmasa estetike poezia ėshtė ajo qė e bėnė letėrsinė mė tė dashur dhe shumė mė tė pranueshme.

Gjatė shkrimit tė poezisė (tė kėtij niveli), muza poetike hap siparin e njė thellimi ideoemocinal me pėrmasa tė jashtėzakonshme ku do tė luaj rolin e baraspeshimit tė funksionalitetit letrar. Ndėrsa, muza krijuese e Alketė Spahiut pėrbėnė njė vlerė mė vete, e cila kėshtu siē ėshtė shpėrndan emocione pėr arritjet estetike tė nivelit tejdimensional, ndėrsa shkrimi i poezisė sipas kėtij koncepcioni jo vetėm qė harmonizon vlera tė shumta, por duket si njė luks e komoditet i rrallė nė kėtė ngarendje kohėsh me plot arritje elektronike e digjitale. Por, Alketė Spahiu me kėtė tip poezie mė shumė mendon se po e reklamon hartėn e saj, tė atdheut tė saj, madje ajo nė vargun poetik e thekson se “kjo jam unė, kosovare e lindur/ nuk mė zhbėn altercivilizimi”, f.74.

I pėrmendem disa vlera dhe kėto sfida tė cilat lexuesi duhet t’i ketė parasysh, ngase poezia e kėtij libri ka figura tė shumta dhe shprehje me dendėsi tė theksuar nga shkencat dhe dijet tjera, nga filozofia e mitologjia, nga liturgjia fetare e deri tek vende e toponime tė shumta, personazhe librash e filmash, shkencė e koncepte tė llojllojshme duke e bėrė poezinė njė tip mė elitare, me tė gjitha specifikat dalluese nga niveli i poezisė sė rėndomtė qė ka marrė hov kryesisht viteve tė fundit. Ndėrsa, ajo nuk “vazhdon t’i shesė dardha dardhaxhiut/ nė pluhurin e tretur tė ēarshisė sė mesjetės”, f.5, por me seriozitet krijon vlera tė njėmendta letrare e poetike.

Alketė Spahiu ka arritur ta strukturoj poezinė nė atė formė ku do tė ketė troha dhe shije pėr t’u kėnaqur secili lexues, pavarėsisht nivelit akademik, sepse nėpėr strofa dhe vargje tė shumta do tė ndeshin mendime dhe elemente metaforike mjaftė mbresėlėnėse, duke demonstruar me sukses fuqinė shprehėse, madje tė njė niveli qė atė si autore dhe poezinė si krijim letrar e bėjnė mė dalluese dhe mė tė avancuar, veēmas kur ec “limuzina e dhembjes edhe pse pa karburant”, f.7, nė kohėn kur “vjehrra e paktit tė grindjes u sfidua nga mirėsia”, f.8, qė shprehin njė figuracion tė rrallė dhe mbresėlėnės. Ta zėmė: “...ndėrrimi i ditės dhe natės/ ėshtė luks i njė baronizmi tė harruar nga trashėgimi”, f.10, sepse “nuk jetohet pėrditshmėria/ duke improvizuar pėrditshmėrinė”, f. 35, e sidomos nė kohėn kur e kemi shpenzuar “edhe qindarkėn e fundit tė optimizmit”, f.44, bėjnė qė poezia e kėtij libri tė pėrjetohet thellė dhe me dashuri!

Poezia qė ėshtė pėrmbledhur brenda kėtij libri nuk ėshtė tip i poezisė shpėrthyese qė mund tė dalė nga emocionet e rastit dhe tė ēastit, por ėshtė poezi e mendimit tė thellė filozofik, me figura tė shumta mitologjike, duke i dhėnė nam vargut dhe pėrmbajtje konceptit krijues. Pėrgjithėsisht poezia e kėtij libri ėshtė vlerė e realizuar me mjaftė sukses, e kėtė vlerė do ta gjejmė posa t“i lexojmė poezitė: “Le tė flasin”; “Rilindja e harruar”; “Origjinė e lavdishme”; “Boshėsia”; “Nėse do tė vish”; “Disidencė shpirti”; “Maratona e zhgėnjimit”; “18 vjeē”; “Mjegull e kėngės”; “Fjalėt e ndarjes”; “Bretkosė dhe gjarpėr”; “Pa kurorė”; “Dashuroj dhimbjen time”; “Kontratė”; “Pafytyrėsi”; “Helena”; “Stalinisti”; “Krenaria”; “Ethet e lirisė”, tė cilat i bėjnė valėzat simfonike tė kėsaj poezie nė dukje tė pafundme, sidomos kur ajo “gjunjėzohet para totemit Kosovė/ vendi i saj (im) i dashur/ kryevepėr nė globin e saj (tim) shpirtėror”, f. 67.

Gjatė leximit tė parė tė kėsaj pėrmbledhjeje poetike qė mė ndodhi nė Aeroportin e Prishtinės as vet nuk e kam imagjinuar njė nivel tė arrirė, saqė m’u duk bashkė me shkėputjen time nga Atdheu, frymėn pezull ma mbajti poezia e Alketės, si njė lloj induksioni moral nė mes Frymės – aspekt biologjik, Atdheut - aspekt emocional dhe Poezisė - vlerė letrare. Kjo lloj trilogjie, mė ėshtė sforcuar edhe mė tej, (sidomos nė rileximet e mė pastajme), ku shihen vlerat e absorbuara, njė lloj ndikimi i pashmangshėm nga jeta e saj akademike nė mes kulturave dhe qytetėrimeve, si dhe nė anėn tjetėr edhe kultura e komunikimit nė gjuhė e shprehje qė kanė ndikuar nė vlerėn letrare dhe mbi individualitetin e saj krijues. E ndėr poezitė mė tė realizuara janė shumė, por ne i veēuam dy sish, tė cilat dallojnė sidomos pėr vlerėn e tyre krahasuese: Poezia “MUZA JAM UNĖ”, (f. 5 – 6)  dhe poezia “NĖSE UNĖ JAM MUZA”, (27 – 28), tė cila qėndrojnė si dy perla tė rralla poetike.




 

MUZA JAM UNĖ


 

Eja nė natėn e solidaritetit tė yjeve
sill me vete pajėn e zhubrosur tė fundėrrinave,
mė 1 Prill impenjimet thurin triko
mimozat me pikėllim prezantojnė
profumin e dermės sė irrituar
qė i ėshtė dhėnė njė mbiemėr
sa u bėhet publicitet vasalėve tė kremtes trishtuese.

Sa kėngė u kėnduan
nga publiku i shfrenuar i lėndinave me rriqra
e kėngėtaret i dėgjuan
derisa cikli i jetės mori kahen mavi,
ēfarė ndėrrimi i roleve groteske
sikur stinėt kur vonohen
pėr shkak tė gondolave qė bėjnė kontrabandė
me mrekullinė e kaltėrsisė sė shikimit universal.

Fatkeqėsisht
injoranca vazhdon tė sfidojė nė pasarelat e pėrgjithshme
ēuditem si nuk e godasin
raketat anoreksike tė lanēuara nga eroditat e Da Vinēit,
me gjithė ato kile tė tepėrta sa njė dekadė robėrie
vazhdon t'i shesė dardha dardhaxhiut
nė pluhurin e tretur tė ēarshisė sė mesjetės.

Eja nė kėtė natė
tė betohem nė ekzistencėn e galaksive te inspirimit oriental,
muza jam unė, afrodiziaku i rigjetur nė njė anije vikingėsh,
harqet vazhdojnė tė thyhen nėn hijet e njė drite transparente,
eja se do tė humbėsh rrugėn dhe busullėn e mendimit tė anėbotės
eja se muza jam unė
tė tė shėtis pėrgjėrimeve tė vrapit tė cunguar.


 

Faqe 5 – 6.

NĖSE UNĖ JAM MUZA


 

Titujt spektakolarė u shenjėzuan me tė kuqe,

nė faqet e brishta tė revistave ngjyrė limonade

s'u zihet mė besė as jetėshkrimeve personale

edhe pėr mendimet gri qėmtohet nė kartelat shėndetėsore.

 

Fola me tonalitetet e njė muze tė pėrhumbur

nėn dėrrasat e amfiteatrove tė Kalifornisė,

deklarata ime e yjėzimit unilateral

u hodh poshtė nga vijėzimet e modės sė imponuar,

nė pėrqindjet e pasakta tė brohorimave tė  demosit

humba pjesėn e kuqe tė ėndrrės,

gjeta anamnezėn e idhėtuar tė Medaurit...

 

Nėse unė jam muza

dua hapėsirėn e gjithėmbarshme pėr kėngė

dhe pėr lotin e flakėruar me safir,

lėkundjet sizmologjike qė u bėnė nė kaosin

e demagogjisė,

mjaft i durova,

duke bartur si anakondė varėsen e jurisprudencės romake

mjaft kėndova,

territori i paanėsisė sė qėndisur me ngjyra tė hapura

kėrkon zbatimin epokal tė filisė sė nėnshkruar nėn

katakombe

 dhe hapėrimin tim me nuanca perlore.

 

Nėse unė jam muza

nuk meritoj shoqėrim protokollar

pėr nė ulėsen e sedeftė tė parajsės private,

eja se ditirambet morėn tjetėr emėr

nga mungesa e akullit dhe hidrateve tė rutinės,

eja se nėse ende unė jam muza,

detet nė mes do tė thyhen

nė guaskat e fundosura kėngėt e mia do te jehojnė.

 

Faqe 27 – 28.


 

Jo vetėm me kėto dy poezi tė theksuara, por poezia e kėtij vėllimi si tėrėsi ka fituar vlerė, pasi autorja iu ka shmangur me sukses elementeve emocionale qė si krijime e pėrjetim duken si krijime sipėrfaqėsore. Por, Alketė Spahiu, pėr ta ngritur vlerėn e poezisė si imazh i pėrjetimit tė thellė filozofik, e pajisė atė me figura e shprehje tė shumta nga lėmi tė ndryshme, veēmas ato tė aspektit mitologjik, duke e bėrė poezinė e kėtij libri sikur tė ishte shkruar vetėm pėr nivele elitare. Andaj mendojmė se kjo poetesh meriton vlerėsimin maksimal dhe shpėrblimin e shoqėrisė dhe tė lexuesit. Tė paktėn, vlera esenciale e kėsaj poezie qėndron nė atė saka zgjuar vėmendjen e kritikės e cila si detyrė shtėpie, i ka interpretimet e vlerave letrare. E kundėrta e kėsaj, ėshtė hezitimi pėr ta pranuar vlerėn, ndėrsa mė keq se kjo do tė ishte, po tė mos ishte shkruar kjo poezi nga Alketė Saphiu !...

Tani libri ėshtė ndėrsa poezia e saj ėshtė njė vlerė dhe duhet pranuar!...

Andaj ne mendojmė se vlera e kėsaj poezie ėshtė se ajo dallon edhe pėr frymėn lirike dhe dashurinė e pashmangshme qė ka pėr njeriun dhe shoqėrinė, sentencė qė e ndeshim tek dy – tre poezi qė janė me pėrkushtime: “Pak mė ndryshe – mikes sime, Kaltrinės”; “Nė sytė e saj – kėngėtares, Tarja Turunen”, e ndonjė tjetėr. Por, veēmas duhet tė veēohet poezia “Mikes arvanitase”; nė tė cilėn do tė gjejmė nota sentimentale tė lirikės pėrjetuese me njė ndjenjė tė afėrt, duke qitur nė pah edhe fuqinė shprehėse dhe tė mendimit poetik: “Kur tė takova ty/ qerpikėt i mobilizova me vezullimė/ nė njėrin sup mbaje madhėshtinė ēame/ nė tjetrin xixėllimėn sonetike tė Ilirisė/... /Erudikė arvanite/ je e mirėseardhur nė Kosovė!”, f.57.

Pa dyshim, Alketė Spahiu, ka bėrė njė hap mė tej se gjenerata e saj. Por jo vetėm kaq: Ajo poezisė shqipe i ka sjellė njė model qė i thyen kornizat e sė rėndomtės dhe tė vargėzimeve, kryesisht ideoemocinale. Kjo vjen si rezultat i pėrkushtimit krijues dhe pėrvojės qė nuk i mungon. Andaj shihet se autorja ka punuar me ngadalė, me pėrkushtim dhe me njė qasje serioze pėr t’i dhėnė vlerė e kuptim vargut dhe poezisė qė krijon.

Alketė Spahiu, me pėrmbledhjen poetike “MUZA JAM UNĖ”, ėshtė bėrė zėri mė optimist i poeteshave nė Kosovė, e cila me pak pėrpjekje do t’ia rrit edhe mė tej vlerėn poezisė shqipe dhe vetes si autore, pa dyshim se do tė bėhet shumė mė e pranueshme nė tėrė arkipelagun e letėrsisė shqipe nė shkallė kombėtare.


 

CH - St. Gallen, 25.12.2014.


Filozofi
 
dhe
letėrsi

histori
tradita
vėshtrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja

 
 
 

 
 

Filozofi
         dhe letėrsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorėve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesėndi
Arsimimi Dashuria (II) Ėndėrrat Humori Mėdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fėmijėt Imagjinata Miqėsia Nga-fėmijėt Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorėt Vetitė
  Dituria Fjalėbutėsia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtėsia Frymėzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotėt   Paragjykimi Tė-pandara
      Lumturia      
____histori kombėtare, vėshtrime, debat, politikė, letra tė hapura____ © Tė gjitha tė drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .