Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kritikë

1

2

 

 

6.11.2014

Kritikë letrare

Kulturë –  letërsi

Xhevahir Cirongu

Adem Zejnullahu

Poeti i jep oksigjen vargut të poezisë, në librin e titulluar ”Kërkoj yllin e fatit”


 

Të shkruash varg poezie, në radhë të parë, duhet që të flasë shpirti. Dhe, kur flet ndjenja shpirtërore, s’ka se si të ndodhë ndryshe. Kështu, poezia del vetvetiu nga skutat e fshehta të galerisë së mendjes e shtrohet si një tapet pranveror, plot ngjyra lulesh, mbi fletët e bardha për te libri.

Takon poetin Gani S. Pllana, bisedon me atë shtruar në ”livadhin gjelbëror”  dhe prekë, padashur, edhe poezinë e tij. Poezia e poetit Gani S. Pllana, ka të veçantat e saj. Ajo është e thjeshtë në të shkruar, ka gjetje tematike të shumëllojshme, por nuk mungojnë edhe  gjetjet metaforike, krahasuese dhe, mbi të gjitha, lirika e stili i të shkruarit, që rrok kohën e djeshme dhe të sotmen. Ai, me stilin e vetë, që e kërkon vazhdimisht te vetvetja dhe në hapësirën mbarëshoqërore, jep mesazhe të qarta, me vargjet aq të ngrohta. Ato e bëjnë për vete lexuesin,në përgjithësi, dhe atë lexues, që e do poezinë si oksigjeni, që ne thithim në mushkëri.

    Poeti ka ditur të përzgjedhë edhe fjalën e gdhendur, atë e ka vendosur aty ku duhet për te vargu me kolor ndjenjash. Kjo gjetje e ka bërë edhe më elastike, por edhe më të ngrohtë, poezinë e shkruar në këtë vëllim të ri, me titullin”Kërkoj yllin e fatit”.

Në këtë libër gjenden, si një gjerdan njëra pas tjetrës, plot 32 poezi. Poeti Gani S. Pllana, ka shkruar edhe më parë poezi. Dhe, si i tillë, ai është paraqitur para lexuesit me dy vëllime poetike, për të rritur. Në vitin 2013, na paraqitet me vëllimin e titulluar, ‘’Për një pikë ujë’’ dhe ”Melodia e përjetësisë”, në vitin 2014.

     Përgjatë tërë gamës së krijimtarisë së tij, sikurse në dy vëllimet e mëparshme, edhe në  vëllimin më të ri të përmbledhjes ”Kërkoj yllin e fatit”, ai vjen më i plotë si krijues. Pra,  materies poetike në shqyrtim i jep edhe më shumë vlera artistike e letrare. Ky poet e shprehë këtë gjë qartë, nëpërmjet  vargut edhe në poezinë, që ka marrë titullin i  libri. Ashtu si ylli i mëngjesit  që ndriçon në qiell, edhe bijtë e bijat kosovare janë në kërkim të fatit të tyre. Poeti ka një revoltë të brendshme, që i cili e shpreh me vargje në kërkim të fatit, se si do jetë e ardhmja.

Më konkretisht, ai thotë:

‘’Në tokë të huaj, pa shpresë.

Për bukën e gojës,

Me legjendë në krahë të Nojës,

Për një jetë më të mirë...

Në meridianë të tjerë,

Turma- turma, turbull-këllirë!

Bredhje pa fund...

Ylli i fatit, askund!’’

Poetët, nëpërmjet vargut të poezisë, këndojnë si bilbilat në pranverë. Atyre u këndon shpirti, të cilët bëjnë gurët e pemët të vallëzojnë në vargun e shkruar prej tyre. Vargu i poetit Gani S. Pllana është i gjallë, e ”puthë” me dashuri gjirin e tokës mëmë. Në këtë kohë aritmike, ai i këndon Kosovës së bukur, asaj gonxhes së trëndafilit të larë me gjak e sakrifica nëpër shekuj, për të qenë e lirë dhe e pavarur, për të qenë një Zonjë e denjë, në vatrën e truallit arbëror. E, pse jo, një ”nuse” më e bukur, në mes të Evropës. Poeti shprehet thjeshtë, me vargjet e shkruara, te poezia me titullin aq domethënës e të dëlirë, por edhe me llavën e shpirtit të tij, si zjarr dashurie për Atdheun:


 

”Këtu, lindin djem e goca

Të bukur, syshkruar,

Shtathedhur – pehlivanë.

Përherë bukuri, këndej,

Lakmi na ka bota.

Një gjë e pakuptueshme:

Eksod,

Në çdo decenie?!

Në gjirin e tokës mëmë

Do bëj gjumin e përjetësisë”.

 

Emocione  poetike  gjen edhe tek poezitë e tjera, që jepen me aq forcë e dinjitet, në poezinë me titull aq domethënës, ”Kosovë ujë bilur”:
 

”Kosova, përherë ishte

Një nënë e mirë,

Për bijtë e bijat e vetë,

Mikpritëse për miq.

Zoti i dhuroi edhe begati,

Të veshur me kostumin

E ylbertë”.

 

ecën i sigurt me hapin e kohës. Ajo shprehë edhe miqësi, jep mesazhe jete, kur e thotë aq hijshëm, me vargjet ‘’Mikpritës për miq,/ Zoti i dhuroi edhe begati...”. Pra, janë të veshura me kostumin e ylbertë, që rroket deri në skutat e shpirtit tonë, me aq dashuri.  

   Poeti Gani S. Pllana është i vetëdijshëm edhe për ngjarjet e kohës, në të cilën jetojmë ne, por edhe vetë ai. Pra, është fjala për eksodet, që janë bërë si një çiban, në trupin e shoqërisë sonë shqiptare.

  Ai vajton me gjithë shpirt, derdhë lot e dhimbje në zemër, e shikon të nesërmen si një kornizë xhami të thyer. Pra, e lexon qartë kohën, që jeton edhe vetë poeti. Poeti  ka ditur t’i fusë në rrjedhën e kohës ngjarjet  e kobshme, si një plagë e shoqërisë, që duhet rikuperuar. Synimi është që, në fund të fundit, të sjellë begati, në Kosovë e për gjithë shqiptarët. Një poezi, që na përcjell dhimbjen me vargjet e saj, është ajo me titullin kuptimplotë, “Matrapazët e pamëshirë”.

 

“Ka vdekur edhe shpresa e fundit!

Duan të zhduket smalti e mundi...

Ka hyrë në mendje arratisja,

Te shumë të rinj të pashpresë.

Të gjithë po ikin,

Të ikim edhe ne!...

Apoteozë biblike - e pa fre?”...

 

Ndërsa te poezia ”Një kërthi”, shprehet me këto vargje:

 

”Një kërthi gjashtëmuajshe në lukuni,

Këmbëzbathur në krah të babait,

Përtej lumit presin cerberët!

“Ndal,- i thotë zyrtari,-

Të zura - kaliboç...

Nuk mund të ikësh!”

Babai, me foshnje troç,

Nëna i zgjatë duart – në lot,

Foshnja qeshet,

Polici i huaj ngërdheshet...!?”

 

Autori e shprehë hapur atë mllef, që i del nga shpirti i ngarkuar me plagë dhimbjeje për fatet e Kosovës, të njerëzve të saj, të cilët sakrifikuan edhe me jetët e tyre, për të punuar e jetuar në Kosovën e lirë e të zhvilluar, si nga ana ekonomike e atë shoqërore, por edhe arsimore e kulturore. Ai  ka ditur të ndërtojë mure të forta kalaje, nëpërmjet vargjeve të poezisë, që na sjell te ky vëllim i ri. Poeti është i bashkangjitur si një metal, me problemet aktuale të shoqërisë dhe ngre fuqishëm zërin e tij, si një zgalem, nëpërmjet poezisë së tij.

 

Edhe poezia ”Nënëloket tona” ka gjetje të bukura metaforash, që të mban fort pas saj, me vargjet e shpresës, që krahët janë si të shqiponjës, por me bardhësinë e borës së maleve, plot mesazhe  jete:

 

” Donin Nam’ e Arbëri,

Mbronin pragun e shtëpisë,

Më të forta se guri e stralli,

Të fuqishme si zana mali...”
 

Ashtu si e kemi shprehur edhe në fillim të hyrjes së parathënies së librit,  autori  i këtij vëllimi, poeti Gani S. Pllana, nga shpirti pjalmon për Atdheun, vargje me aromë pranvere, që janë mesazhe të qarta dritëdhënëse, për sot e për nesër. Ky mesazh duhet lexuar drejt, nga të gjithë, me qëllim që Pavarësia e liria jonë të jetojnë në shekuj, pra të kemi veç pranverë:   
 

” Për pranverë kam një porosi:

Pëllumbi, kur të vjen krahëhapur,

Mbi derë të shtëpisë sonë,

Le t’u jap lajmin e prerë:

Do kthehem te ju!

Patjetër, në Pranverë

Çelë loti im.”
 

Vargjet e librit ”Kërkoj yllin e fatit”, të poetit Gani S. Pllana, janë gjithëpërfshirëse dhe mbarëkombëtarë shqiptarë. Ata sikur rrezatojnë shpresë jete, perspektivë dhe krenari. Pikërisht këtë mendim të tij, autori Pllana e pasqyron me këto vargje:
 

”Presim me gëzim

Nëntorin e Tretë,

Do bëhet nuse krenare

Arbëria,  Zonjë vetë”.
 

Autorit të këtij libri i urojmë suksese të mëtejshme në krijimtarinë e tij letrare!

 

Durrës, 20 shkurt 2015

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .