Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kritikë

1

2

NEBI DRAGOTI

NJË EDUKIM ESTETIK E MË GJËRË

                      (Rreth volumit “Gjithandej”të B,Agasit)

C:\Users\PC_10\Desktop\NebiDragoti.gif

2015

Kritikë
Krijuesi që merret dhe me politikë ka tjetër bagazh dhe horizont për të lëvruar në letërsi.Kjo e ndihmon në kapjen e gjithë motiveve të jetës,sidomos ato sociale,që janë edhe shqetësim i problematikave që ka çdo kohë.I tillë qe Migjeni, motivet e të cilit,brumosur në artin e poezisë dhe të prozës,vazhdojnë të ecin duke qëndruar në dorën dhe mendjen e lexuesit edhe në kohën tonë.Kjo është merita madhështore e artit migjenian.Në artin e të shkruarit të poezisë secili autor materializon artistikisht,sa mundet,në librin që i paraqet lexuesit,fytyrën dhe shpirtin e vet.Dhe kjo fytyrë,sigurisht,në kuptimin figurativ, përfaqëson ndjenjat e mbrendshme shqetësuese,që,pastaj,nëpërmjet fjalës së shkruar gatuhet poezia.Dihet se ky proçes është i mundimshëm,kur krijuesi ka vendosur të japi art të vërtetë për një kategori sa më të madhe lexuesish. Kërkesa për arritjen e këtij finishi vazhdon gjatë derisa poeti mbyll sytë fizikisht, se, pastaj,d uke mos gabuar,realisht,ai,(poeti)jeton si figurë artistike e ndritur dhe e respektuar në ndërgjegjen e lexuesit.Ndriçojnë nëpër kohra figura të tilla në ndërgjegjen e kombit: Naim, Çajup, Migjen, Poradec, Fishtë, Kutel, Buhara etj. Pra, këtyre e të tjerë si këta nuk u vdes vepra.Është kërkesa objektive,në çdo kohë,e cila shtrohet përballë morisë së madhe të krijuesëve të rinj,që kanë rrokur penën të shkruajnë.Në reflektimin që bëra si hyrje poezia kërkon shtratin e vet,ashtu siç bën lumi.E,”Gjithandej” e B.Agasit është në shtratin poetik.Pa qënë subjektiv shprehem se ky autor ia ka arritur qëllimit që kërkon arti i poezisë dhe me këtë plotësohen kërkesat e lexuesit.(Kërkesa e lexuesit duhet vlerësuar dhe duhet marrë në konsideratë).Kjo të gëzon ashtu siç i gëzohet marrjes së botimit të librit të Bardhyl Agasit,shoku i tij M.Zeqo.Ndodh kështu se është gjetur gjuha e përbashkët autor-lexues.Filozofia për “të thjeshtën”,se “e thjeshta” e futur në art me art është madhështi në volumin që kemi në dorë.Kjo është konkrete dhe evidente në të gjitha poezitë.Figuracioni,idetë e mesazhet që përcillen janë të kapshme.Nocioni në “mani” dhe “manjak” ekstremist nuk zë vend në krijimtarinë e Bardhylit.Ai nuk rend  në figuromani për të prodhuar hermetizëm dhe celebralizëm,sepse ka përvojën e duhur,sepse e di shijen e lexuesit dhe ç’kërkon poezia e vërtetë.”Ti ke dëshirën të vish me mua./Dhe unë kërkoj bashkudhëtar”.Që në vjershën e parë të volumit është vënë pakti i mirëkuptimit,pakti paqësor ndërmjet autorit dhe heroit lirik (bashkudhëtarëve).Ky është dhe lajtmotivi tepër domethënës.Dhe me një grishje migjeniane drejtohet:”Bëhu Njerëzim,o njeri i madh,/në botën e re,bëhu Popull”.Duke qënë”…mik i të gjithë njerëzve në botë…”bredh e troket nëpër dyert e botës në kërkim për të gjetur e arritur në “Itaka ime” se ka:”…kaq vjet në udhë/dhe se arrij…”Poeti është kërkues gjithandej për të renë,për të bukurën,se pa qënë i tillë atrofizohet.Po kështu edhe tek “Nëpër hapsira gjithandej“ tregohet forca e pashtershme që ka njeriu për të lëvizur e mbjellur drunj të gjelbër:…Që vijnë më vonë duke u shtuar/Nëpër hapsira gjithandej”.Jeta rroket me gjithë tërësinë e vet që ka:qëndresë,shpresë,hidhërim.Dhe gjithçka është njerëzore:”Asnjë nga ne nuk flinte./Prisnim nënën të vinte…”.E,më tej klandestini:”Unë brengosem,/kush ia pastron varrin”. Por ka edhe ndryshe,se njeriu vret njeriun,njeriu i merr jetën njeriut e kjo për poetin është thikë në zemër, prandaj:” Po kërkoj Anton Çetën” që ka vdekur dhe në mënyrë metaforike që të jetë Anton Çeta unë,ti,ai,ju,ne të gjithë,është apeli i poetit..Në mënyrë konceptuale kjo është filozofike për të ndaluar gjakmarrjen.Ka një gjë tepër pozitive,që është edhe novacioni i këtij poeti:rrokja e temës,proçedimi i ndërtimit të vjershës nëpërmjet njësisë së vargut e strofës është shumë i thjeshtë,shumë i natyrshëm, shumë harmonik. Nuk shihen artifice  e sforcime të bezdisshme. Gjendja emocionale që përcillet merr ngjyrimet e gëzimit,hidhërimit,e trishtimit, e optimizmit;pra me gjithçka është ndërtuar kjo”virane jete”.Shpresa është pishtari i ndriçimit,filozofia e ecjes dhe zhvillimit të jetës veç përpara me Njeriun e madh,me njeriun e zotit,se :”Dhe zoti tha:Do ta përmbys tokën/me gjithë kafshë e zogj,me ty ,o njeri./Por do të thërras prapë Noen/Të ndërtojë varkën e shpëtimit për ty”.Agasi në poezi ndërton “Kabinetin qeveritar” një kabinet i kulluar,perfekt dhe i paarritshëm (në kuptimin metaforik).Talenti e drejton penën edhe në aspektet politike që kalon vendi,se “…ujqit s’janë vetëm në pyll…Ata janë dhe në selitë e partive/Apo në tryeza qeverie”.Ose tek “Ministri” që:”S’i kish kujtuar që kur ish ministër/se ishin të papunë…” Rrjedhojë e politikës së mbrapshtë është edhe fundi i emigrantit tek krijimi baladesk”Emigranti”:”Lajmin e vdekjes e mësuam një muaj më vonë…”.Zhdërvjelltësia  e trajtimit të temave dhe diapazoni i gjërë tamatik,gjykuar në këtë aspekt,konfirmojnë individualitetin poetik të këtij autori. “Kundër urisë” edhe pse është thurur për nga forma me vargun tradicional të kujton fshikullimet e vargut të thyer majakovskian.”Sa të uritur janë në vendin tim?/Pyes veten unë delegati i Shqipërisë”.Nuk duhet lënë pa përmendur,edhe pse rrallë,në krijimet e këtij volumi ngre krye edhe sensi i satirës si tek:”Të majtët”,”Në sallën e parlamentit” e ndonjë tjetër.Poezia “Kish ndodhur”,që mund të titullohej ”Baladë rome”,është e realizuar më së miri. “Me një rrogë pesë vetë s’ke ç’bën,/vështirë në kohë të vështië” ku mbyllet: ”…Pa shizën e gjatë të gjakosur/dhe gruan të mbytur në gjak”.Kjo atmosferë tragjike e krijuar nga Bardhyli të kujton poezinë e Nikolas Gilenit me negrit personazhe tek volumi “Kitara kubane”.Motivet erotike,shpërndarë nëpër faqet e librit,janë të ndjera me një fjalor të pastër,gjuhë të moralshme;janë meditative e filozofike për jetën.Poezia e bukur “Rutinë” është thurur me fjali mungesore(ka vetëm një folje në fund).Renditja e vargjeve gjithë emra e bën krijimin impulsiv dhe të arrirë.Forma grish mendimin e mendimi bën formën;gërshetohen të dyja dhe nuk lënë kufi diskutimi për formë+përmbajtje.Poemthi “Besomë vëlla” si prelud dhe epilog me tone optimiste konfirmon të ardhmen e ndritur të Shqipërisë permes dhimbjeve e plagëve që shkaktoi përmbysja e sistemit të vjetër totalitar dhe lindja e sistemit të ri demokratik:”Të mblidhemi të gjithë/Në festën e madhe,/Shqipëria u bë”.Krijim pas krijimi realizohet ndërtesa e bukur e volumit “Gjithandej” i cili,leximi i tij do të kënaq lexuesin e gjërë dhe,pa e kuptuar,e edukon në mënyrë estetike atë.Ky është efekti më pozitiv i këtij volumi që reflekton dukshëm sot e që do të reflektojë edhe psikollogjikisht në ndërgjegjen e brezave të ardhshëm. Por…por…vlerat që janë vlera të fuqishme duhen reklamuar gjithandej nga institucionet përkatëse të shtetit.Këtu kemi të keqen më të madhe.Kjo e keqe akoma s’po kuptohet.Harrohet se edhe letërsia si edhe artet e tjera kanë edhe karakterin edukues.

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .