Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kritikë

1

2

POETËT E PRUSHIT

Shkruan: Rrustem Geci

2014

Reçension
Në kohë krizash të rënda, liria jo rrallë kërkon zgjidhje me  lëngun e kuq hyjnor të mbijetesës, shkruan poeti Rexhep Kasumaj, në librin e tij poetik, “Marathonomak i vonuar”.
 
Libri më i ri i shkrimtarit Rexhep Kasumajt, me titull „Marathonomaku i vonuar“, është një klithmë e brendshme shpirtërore, një mesazh tejet kuptimplotë se jetën dhe të bukurën duhet ta ndiejmë dhe ta jetojmë. I mërguar nga terrori serbian në Kosovë, Kasumaj, në të gjitha poezitë e tij shquhet për prushin e nxehtë, dhe për motivet liriko-patriotike. Metonimia, semantika, leksiku i pasur dhe natyrshmëria e figurave, Rexhën e vënë në radhën e poetëve të shquar.
Rexhep Kasumaj

Motivi i lirisë, i thirrjes së urtë, i revoltës së mënçur, i dhimbës së ëmbël, poetin Rexhep Kasumaj e bën të ngjitët në pemën plotë veshul të letërsisë. 
 
Burgosja e një fjale është e rëndë, shkruan Rexhep Kasumaj, por prangosja e një populli është shumë më tragjike. Berlini ku jeton poeti s'do të ishte interesant, po të mos ishte fryma e shenjtë e artit, dhe fara e përtrollëzimit kombëtar. 
 
Në poezinë e Rexhep Kasumajt trajtohen dy rrafshe; rrafshi poetiko-shpirtëror, dhe rrafshi filozofiko-eseistik. Në librin poetik, „Marathonomaku i vonuar“ poeti Rexhep Kasumajt, shtypësit dhe xhelatët kundër popullit të tij i fshikullon, nuk i lë të ecë nën diell. Rrugët me pushtuesin poezia e Rexhës i ka  të ndara. Ne në Kosovë shprehet Kasumaj, nuk u ngritëm kundër serbit pse ishim të zemëruar, por u ngritëm për tu ndarë dhe mëvetësuar. 
 
Mes meje dhe vdekjes / Tashmë s’ka ndërmjetës.../ përshëndetje këmbejmë me dorë / si në këtë pasdite të bukur / me erë e dëborë /...Të jetuarit bukur, dhe  vdekja e bukur, janë në motivet e pozisë së Rexhës. Libri „Marathonomak i vonuar“, është libër që i bën nder  letërsinë sonë të bukur. Në këtë vetëmbërritje të poetit kemi një impuls të ri me plot meditime e figuracion. Poezia e R.Kasumajt është poezi e pasionit, e strukturës së fortë, e shprehjes së guximshme. Ai nuk rresht së shkruari asnjë çast. Rexha shkelë mbi errësirat e pashkelura dhe me ndërgjegjen e fjalës këndon: „...veç ti e çlirta erë / fry paprerë ...me privilegj hyjnor / sipër fatit skllavnor.../ ...sonte do të doja të mos jem unë /...Do të doja të jem Ti/...një Marathonomak i shekullit të ri.../ diku Anëdrinit të Zi/. 
 
Këto dhe qindëra vargje të tjera, shprehin tërësinë poetike e sublime të poetit. Zhurma e mureve të shembura nuk e gëzojnë dhe aq poetin. Rexha e ndien nga afër dhimbjen dhe përplasjen e epokave. 
 
Ç´shekull është ky, që brenda vetes liria vazhdimisht kullon plagë dhe gjak. Poeti Rexhep Kasumaj me mjeshtri i mbushë dhe i trajton poezitë e tij. Krijimtaria publicistike dhe eseistike e Rexhep Kasumajt është  shumë e gjerë. Ajo është një shkrimtari më vete; / Çdo kohë dhe Rend i ri i botëror, shkruan Kasumaj, ka flinë e vet. Ngreha e tij përherë është spërkatur me tizgën e gjakut të pafajshëm njerëzor. 
 
Të vjetrit, njësuar me këtë kod ekzistence, kishin në themel gjakun shqiptar, që do t'i ushqente si hienat për një shekull me radhë. Dhe kur ata u përtrollisën, nga rrënojat e tyre, do të ngrihej një tjetër me ide e emblemë të re, por që konstant e të dikurshëm do të ruante huqin e lig: kërkon prapë atë lëngun e kuq hyjnor të mbijetesës! E dikurshme dhe vetmitare, ndërkaq, ngjan të jetë poashtu dhe viktima e shenjuar: populli shqiptar, i cili, mbase është i rralli në planetën Tokë që jep tagrin e gjakut jo vetëm për lirinë, po çuditërisht, edhe për robërinë e tij!..
 
Edipi e di që nuk është i pafajshëm,shkruan Kamy, por, përkundër vullnetit ai është fajtor, dhe është pjesë e fatit të tij. Në një poezi të Rexhep Kasumajt lexoj; Dy botë ai  kish / në njërën Kosovën ndrynte / në tjetrën ndërkaq / ditë të askundshme mërgimi shtynte / Hekurishtë e Europës ku trupin shiste /  pranga prodhonte për shpirtin e tij / për dy botët që robëtonte!
 
Në epokën e luftërave kabinetike, Shkruan shkrimtari Rexhep Kasumaj, gjërat e mëdha shpesh ndodhin në heshtje e pabujshëm, thotë një urtak i mprehtë diku nga trualli i trazuar europian. E si për t'i dhënë provën e pacënueshme,  jehona e armëve dhe gjakut shqiptar vinte në lëvizje përherë sallonet dritëzbehtë tok me terrorin e bardhë të diplomatëve. Por për ironi, kur duhej të stolisej balli i tij me kurorën politike të fitores, pra kur ajo duhej të përligjej e të merrte emër e formë vetëjetese - niste rrokullisja. Gjithçka, si në lojë Sizifi!..
 
Rrustem Geci- Dortmund
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .