Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kritikë

1

2

KËNGËTIMI POETIK I ADEM ZAPLLUZHES, PASQYRIM I BOTËS REALE

Nga Shahbaze Vishaj- Grajçevci

2014

Kritikë
 

Shahbaze Vishaj- Grajçevci



 

KËNGËTIMI POETIK I ADEM ZAPLLUZHES, PASQYRIM I BOTËS REALE


 

Kur flasim për vargun poetik të poetit A. Zaplluzha, kemi parasysh se kemi të bëjmë me një krijues të mirëfilltë, i cili në letërsinë shqiptare bashkëkohore është krijuesi më frytdhënës, ku kultivohet fjala e bukur poetike. Poeti Zaplluzha me zell të madh, përkushtim, pasion, dashuri dhe energji të pashtershme i dedikohet poezisë. Ai deri më tani ka botuar 125 vepra me poezi të zhanreve të ndryshme, për të rritur dhe fëmijë. Veprat e tij janë përmbledhje me motive, frymëzime dhe me tematika nga më të ndryshmet që janë në dobi të lexuesit tonë, nga se ato nxjerrin në pah aktin e lindjes, atdheun, ëndrrat fëmijërore dhe fëmijërinë, mallin për vendlindje, dashurinë, sakrificën për lirinë e vendit, ku me mjeshtri ka poetizuar: “Nuk dua vdekje më të bukur, sesa kjo kënaqësi, që shtrihet në krahun e djathtë, të fluturës së atdheut tim”. Me punë të palodhshme dhe kontribut të jashtëzakonshëm për avancimin e


 

Adem Zaplluzha me bashkëshorten në ekspozitën e librave të botuar


 

kauzës kombëtare dhe shoqërore poeti kërkon nga të gjithë shumë punë, mirëkuptim, dashuri, harmoni dhe përkushtim në ndërtimin e vendit dhe të shtetit të ri, ne konsolidimin dhe përparimin e atdheut sepse sipas poetit përgjumja askujt nuk i bënë mire. Pra, krijuesi Zaplluzha me këmbëngulje kërkon që të mos ketë ngecje, por të ecet përpara deri në ngadhënjim, siç e dëshmojnë edhe vargjet: “Ne duhet të ecim bijtë e mi, domosdo duhet të ecim, përtej ngadhënjimit të fjalës” ... “ etj. Shihet qartë në krijimtarinë e tij se zëri protestues i poetit  shfaqet me nota dhembshurie dhe të ashpra i cili tenton që përmes vargut  të ndikojë në mendjet e atyre te cilët me vetëdije hapin plagë të pashlyeshme në jetën njerëzore. Se vërtet A. Zaplluzha është zë kryengritës dhe është vetë shpirti i popullit flasin edhe këto vargje: “Vargu im kryeneç, sa shumë i përngjan shpirtit të popullit saqë pa te kurrë nuk do të mund të qëndroj aq fort në këmbët e veta”. Si shumë poetë tjerë edhe A. Zaplluzha ka bërë emër me vepra cilësore si nga ana artistike aq më shumë edhe me mesazhe që ato përcjellin te lexuesi. Poezitë e këtij poeti janë shkruar me gjuhë artistike që lexuesin e bëjnë për vete dhe veprat i ngre në nivel të lartë ideoartistik. Këtë nivel dhe vlerë poetike e vërtetojnë edhe recensionet e shumë studiuesve për poezitë e A. Zaplluzhës, shkruar e botuar në revista e gazeta të periudhave të ndryshme kohore, nga të cilët po citojmë: “Produksioni i tij letrar i gjertanishëm është i denjë edhe për shoqata , asociacione dhe madje edhe për akademi të tëra, të arteve e të shkencave të ndryshme, gjë që gjerë me tani nuk na ka ra të dëgjojmë, se në të vërtetë ka ndodhur”, nga Dr. Mazllum Baraliu.

   

“Vargu që shkruan në haik Ademi, pulson fuqishëm me vendlindjen e tij Prizrenin. Rrënjët e vargut poetik janë ngulur nga veriu, deri në skajin më jugor të Shqipërisë, atje deri te deti Jon”, nga Xhevahir Cirongu, poet.

   

“Ka ardhur koha që një poet si Adem Zaplluzha të renditet në fronin e bukur të poetëve cilësorë të shqipes”, nga Përparim Hysi, poet dhe “Lirikat e poetit Adem Zaplluzha lexuesin e bëjnë për vete”,

                                                 Shahbaze Vishaj, shkrimtare.

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .