Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kritikë

1

2

NEBI DRAGOTI

POEZIA “PLEPI”

                             Kritikë

2014

Kritikë

C:\Users\PC_10\Desktop\NebiDragoti.gif

Janë përdorur e lakuar të gjitha vetat në poezi,por më e shfrytëzuara mbetet veta e parë “unë”,prej ku mori të drejtën për ligjërim “uni poetik”.Për këtë”unë poetik” kam shkruar edhe në kritika të tjera,duke sqaruar se ç’është,sidomos për debutantët, mbasi është konstatuar moskuptim i drejtë për të,të cilat këto kritika janë botuar në disa media.”Uni poetik”si kryefjalë e shprehjes poetike,në poezi ka karakterin e përgjithësimit artistik,ka mpleksjen e gjithë elementeve të mënyrës dhe të formës të mendimit për ta paraqitur atë të shkruar në letër.”Uni poetik” si shprehje e poezisë nuk është gjë tjetër veçse forma dhe përmbajtja ideore paraqitur në stadin më të lartë të së bukurës nëpërmjet njësisë matëse varg,strofë etj.Kjo bukuri arrihet duke përdorur mjetet stilistikore të teorisë së letërsisë,elementet e veshjes së mendimit me metaforë,,epitet,simbol,,anaforë, epanastrofe, rimë e shumëllojshmëri të tjera të kësaj natyre.Shpesh ngutemi dhe i harrojmë këto,kur ulemi të shkruajmë.Megjithatë,gjuha shqipe,pasi është shumë e pasur,tingëlluese dhe meliodioze,ia jep këto favore poetit,për ta brumosur krijimin estetikisht,që ky krijim të zejë vend për mirë në mendjen e lexuesit. Fjala shqipe,sintaksa e saj në varg e në strofë edhe pa përdorur mjetet figurative,thjeshtë,krijon figurshmërinë nëpërmjet mpleksitetit fjalë me fjalë,nëpërmjet imitimit ritmik të dukurisë(konceptuale),nëpërmjet përsëritjes së të njëjtës shkronjë,(aliternacion),nëpërmjet imazhit që ka vetë fjala.Po që të arrihet kjo,duhet kuptuar e zbatuar ligjësia e thuarjes së vjershës.Me një nga kryefjalët:unë,ti,ai,ajo,ne ,ju ,ata,ato mbart vargu e kështu ecet e mbaron krijimi.Vendosja e gjetur e fjalës në varg i jep forcë shprehëse idesë.Kjo ka të bëjë shumë me teknikën që përdor krijuesi.”Na t’birtë e shekullit të ri…(Ne).”Kafshatë që s’kapërdiset asht,or vëlla ,mjerimi…(Ai).-shkruante Migjeni.Shiko kompleksitetin e fjalëve në varg: Na t’birtë + shekull+ri

Kafshatë+ s’kapërdihet+vëlla +mjerimi… Fjalor i tillë i përdorur në poezi krijon risinë migjeniane si në formë ashtu edhe në mendim.Pra,fjala kërkoka përzgjedhje e renditje në varg ose më shkurt kërkon vendin më të përshtatshëm.Kur e ke mbaruar krijimin,atëherë fillon proçesi i gjykimit: a është i plotë?Ka gjë mangut?Figurat janë funksionale?A ka nevojë për përpunim artistik,ideor etj.?Megjithatë çdo krijues ka individualitetin e vet në mënyrën se si proçedon,kur krijon.Kjo mënyrë i kthehet si karakteristikë dalluese e krijimtarisë së tij.Këtu sparoj mendimin:Lexon një poezi,pa emrin e autorit dhe menjëherë të vete mendja se e kujt është.Dhe,duke thurur një poezi,për ilustrim,që të merrem me të,dhe për ta pasur si refleksion përballë disa poezive të dobëta,që shfaqen aty-këtu,në morinë e krijimeve që botohen në shtypin periodik gjer edhe në volume,i sajoj shpejt titullin ”Plepi”: ”Pikëçuditëse/ ky plep,/si theks/këto degë, /si pika këto çerdhe. Mbi plep/zogj,/gjethe;natën hëna /-kapele!” Ndonjëri mund ta quaj mrekulli krijimin.Të merrem me këtë krijim,sado paradoksal të jetë për këdo,m”u duk zgjidhja më e mirë…Në pluralizëm secili është i lirë të gjykojë e të vlerësojë sipas dëshirës që ka.Kjo është edhe ajo e quajtura “gjykim Subjektiv”.Deri këtu nuk ka gjë të keqe dhe nuk ka detyrime,kur kjo nuk prish ndonjë atmospherë sociale.Kundërshtia qëndron në pyetjet retorike: “Për kë shkruhet poezia?Pse shkruhet?Ç”është në vetvete poezia?Pse të jetë poezia krijim kalimtar e të harrohet shpejt?Kaq shpejt u bëka poezia siç bëra unë poezinë “Plepi”?Vargu a është varg?A janë përzgjedhur mendimet poetike,detajet?Figurat a janë të qëndrueshme dhe e justifikojnë veten në krijim?A e kënaqin masën e lexuesëve?Mos janë vetëm për “një elitë”të kufizuar?Në pambarim mund të vazhdosh pyetje të tjera komponente të idesë që shpreha.Këto të shpien ,në fund të fundit, të jesh:kundër krijimeve mediokre,kundër krijimeve për krijim,kundër kërkimit formal për të krijuar poezinë formale,celebrale,libreske etj.Iks autor,f.v.,ka dalë me dhjetra volume dhe vazhdon rendjen pas sasisë.Ky nuk është serioziteti i krijuesit..Ky “i tillë”le të vazhdojë,nuk e ndalon njeri,por ,unë lexuesi,nuk ia mbaj mend as titujt e volumeve.(?!)…Edhe nga kjo ky “i tillë” le të mësojë(nuk e kam fjalën për ta detyruar).Dhe ky “i tillë”le të gjykoj për mua:”Ke të drejtën tënda të shprehesh ashtu siç e mendon”.Mirëpo,duke gjykuar për bereqet dhe jo për kashtë,unë nuk do ta parqisja për botim krijimin momental “Plepi”.Shprehjen ,sa lart,e bazoj edhe tek vargu që nuk është varg(varg e fjalë është bërë e modës).Nuk do ta quaja të botueshme edhe si motiv,thjesht,peizazh.Bëhet lojë me emrat,me vargun.Vjala-varg nuk   formon  ngarkesë emocionale kështu,në këtë formë e pozicionuar.Shprehem kështu se kam parasysh se ç’ngarkesa i duhen përmbushur vargut për ta bërë varg.Vjersha monokolonë kërkon punë për ta realizuar.Atë nuk e arrin kushdo që merr penën e shkruan.Me të drejtë shprehet Majakovski:”Poezia-e njëjta gjë/si nxjerrje e radiumit./Për një gram,/duhet të punosh një vit me radhë…”.Novatori Majakovsk krijoi vargun e thyer me rregullat e veta,sepse tek e fundit,vargu është organizim fjalësh, togfjalëshash,shprehje të figurshme në shërbim të idesë epike apo lirike qoftë.Idesë së majakovskit për krijimtarinë e qënësishme thurur me mjeshtri i jap të drejtë.Këtu nuk diskutoj idetë politike,por për ato që kanë të bëjnë me artin e shkruar dhe problemet sociale.Unë nuk jam me të që qe kundra cicërimave lirike të poetëve lirikë,sepse këto cicërima,kur kanë si përmbajtje shqetësimet sociale,e bëjnë të larmishme poezinë dhe krijojnë në tërësi ansamblin poetik në poezi  të një kombi.Poezia shqipe plus  eksperiencës së marrë edhe nga poezia e mirë botërore e ka krijuar pemën e traditës;madje ,unë do ta quaja të konsoliduar atë qysh me krijimtarinë e viteve ‘’30.Ajo është pasuruar në vazhdim,duke u azhurnuar me kohën në të gjitha drejtimet,gjer në të sotmen me Agollin,me Kadarenë  e të tjerë.Në saj të kësaj arritje,është fakt pozitiv kohor,që poezia shqipe nuk pati lëkundje e dobësi përsa i takon artit edhe në ndrrimin e sistemit.Kjo të gëzon ,kur shikon vazhdimësi në rrugën letrare të traditës.Gjërat e tjera në këtë fushë duhen kuptuar drejt dhe jo aq thjesht:marr lapsin e vjershëroj.

 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .