Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kritikë

1

2

Fadil Shyti

 

PARARTHËNIE

MARGARITAR I BESËS SHQIPTARE BESNIK I TROJEVE NDËR SHEKUJ!

18.11.2014

Kritikë / Botim i ri

 


Romani i Avdi Ibrahimit, “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”, është vepra e pestë me radhë që shkëlqen dhe do të shkëlqejë amanete për breznitë e sotme dhe të ardhshme. Autori, ka ditur dhe ka mundur t’i qëndroi besnik me pushkë e penë për më tepër se 30 vjet rrugës së vështirë por të lavdishme të lirisë e barazisë, ribashkimit dhe përparimit të Nënës Shqipëri. Vallë, si mund të qëndrojë një njeri kaq vite i pamposhtur, si mund të ecë i papërkulur e si mund të qëndrojë kaq gjatë i pathyeshëm përballë armiqve dhe tradhtarëve që kurdoherë janë përpjekur dhe po përpiqen që me mashtrime, lakmi e dhunë, t’i thyejnë në radhë të parë pishtarët dhe udhëheqësit e popullit, që pastaj t’i realizojnë ëndrrat e tyre për pushtimin e Atmëmëdheut tonë. Për pyetjen e shtruar më së miri, përgjigjen e marrim nga besnikëria dhe trimëria e heroit të romanit Sali Shabani dhe heronjve e heroinave që kurdoherë janë frymëzuar dhe kanë ecur rrugës së tij brezni të tëra shqiptare, ndërsa në armatën e madhe çlirimtare; njëri nga ata ushtarë lirie që vullnetarisht u radhit përkrah shokëve dhe shoqeve të devotshme është edhe zv. Komandanti i brigidës 128 të UÇK-së të Zonës Operative të Pashtrakut (ZOP), Avdi Ibrahimi.

 

Për të bërë këtë vështrim modest për romanin, “Besa e mbajtur e kaçakut Sali Shabani”, dua të jam i sinqertë para lexuesve të pranoj faktin që, aspak nuk e kisha të lehtë, ndonëse e ndieja dhe si një privilegj; me ç’rast vendosa pozitivisht të marrë guximin për një punë të tillë të guximshme, natyrisht dhe të devotshme. Nuk e kisha të lehtë për faktin që, fusha e kritikës letrare “nuk bëhet – siç do të thoshte vëllai ynë toska “me këmbë në legen” - pra, nuk bëhet shkel e shko; pastaj, që kur plaga e mërgimit që ra mbi mua, mbi dy decenie, në fushën e letrave tona, kam bërë ca përpjekje modeste të shkruaja në poezi, publicistikë, fjalë të urta (aforizma), tregime, por rrallë i kam hyrë kësaj fushe të letrave tona; - pra kritikës letrare. Ndërsa, kisha privilegjin të vendosja pozitivisht, për faktin që i takoj brezit të shkrimtarit, i takoj brezit tonë që, prej viteve 70-ta vullnetarisht jemi radhitur në armatën e madhe të luftëtarëve që me pushkë e penë u nisëm drejt rrugës diellore, të brumosur fort me idetë revolucionare të edukuar nga mësimet e të parëve tanë atdhetarë, të edukuar nga rilindësit tanë nga mësuesit dhe luftëtarët e mëdhenj të kombit që nga Gjergj Kastrioti–Skënderbeu, Abdyl Frashëri, Hasan Prishtina, Enver Hoxha, Adem Demaçi; për të ecur më tej stuhive të moteve të egra; për t’u ngritur fuqishëm nga heroizmi - përmasave shqiptare dhe njerëzore, nga i madhi Adem Jashari. Për t’i hyrë analizës së këtij romani më ka ndihmuar fort edhe njohja “prej së largu nga afër” me shokun Avdi Ibrahimi.

 

Këto ishin, - do të thosha, anët përmbajtësore, të kësaj pune, ndërsa, mbi të gjitha më ka nxitur përmbajtja e romanit e pasqyruar me besnikëri dhe sinqeritet moralin dhe edukimin përparimtar shqiptar një përmbajtje e gërshetuar me aq besnikëri në hapësirë dhe në kohëra. Romani, është mbarsur me elemente tejet sublime të zhvilluara ndër vite zezona, aty ku e shkuara dhe e sotmja e kombit tonë pasqyrohet jo thjeshtë vetëm si një histori e thjeshtë imagjinatave, por njohuritë filozofike të shkrimtarit, stolisen me figura që lexuesit i japin mësime që, zor se mund t’i gjen aq bukur të përmbledhura jo vetëm në një roman, por në shumë romane historike. Ngjarja në roman që nga fillimi merr përmasa dramatike të një tragjedie shqiptare dhe njerëzore. Në fillim të mes marsit të vitit më të keq të shqiptarëve më 1913, në katundin Kabash të Therandës nga çetnikët serbomëdhenj bëhet një masakër ndaj 120 burrave dhe grave shqiptarë dhe shqiptare. Kjo masakër u bë madje, kinse, “në një vend të shenjtë” në kishën e këtij katundi. U bë kjo me bekimin e qeverisë shoviniste të Beogradit në bashkëpunim me dorën e saj të zgjatur në Kosovë kishën serbe. - Nëse bëjmë një prapakthim–krahasim historik të kësaj masakre, krejt natyrshëm mund të themi me vërtetësi se, ishte e njëjtë me masakrat e pothuajse gati 100 viteve më vonë në Likoshan, Prekaz, Qirez, Abri, (Drenicë) Reçak, Lipjan Gurbardh-ish Ashlan, (Vushtrri) Krushë e Madhe (Prizren), e gjetiu në Kosovë, ku nga forcat paramilitare dhe ushtarake u masakruan dhjetëra e dhjetëra civilë të pafajshëm. Dihet historikisht që, atëbotë shteti shqiptar ishte i pa konsoliduar - veçse, e kishte fituar pjesërisht pavarësinë për më keq, pastaj, ishte i sunduar dhe i nëpërkëmbur nga klikat tradhtare të tipit Toptani e Zogolli, Kryezinjtë e të tjerë, përkundër faktit që, çetat kryengritëse në Kosovë të drejtuara nga Hasan Prishtina, Azem Galica, Isamil Qemaili, Bajram Curri, Sali Shabani e të tjerë, bënin rezistencë me armë; pa forcimin dhe ndihmën e shtetit amë, - Shqipërisë, Kosova dhe viset tjera shqiptare, që mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar nuk arritën dot të formonin ushtri, që t’i përballonin me sukses hordhitë e egra armike serbe-malazeze-maqedone etj... - Dëshmi më e fortë se kjo s’mund të ketë, duke i parë zhvillimet e reja në dritën e historisë sonë të mëvonshme të gati pas një shekulli. Pa ndihmën vëllazërore të shtetit shqiptar, UÇK-ja, kurrë nuk do të forcohej , kurrë nuk do kishte sukses në çlirimin dhe në bërjen e pjesshme të kësaj lirie në Kosovë. Duke lexuar këtë roman historik, lexuesi do të mahnitet sesi shkrimtari ka arritur t´i paraqes ngjarjet në kohëra të ndryshme, të hapësirës shqiptare, të një populli i cili nga qarqet imperialiste u nda padrejtësisht nga shteti amë, Shqipëria, pastaj historia e tij u zhvillua me shumë tragjedi të përsëritura, të ngjashme, si ato në rrathët e ferrit të Dante Aligerit, i larë në lot e gjak, pa i shijuar kurrë rrezet diellore arbërore, të atij Dielli që, i betohej që me lindjen e tij. Një veçanti e rrallë në roman është se, janë paraqitur pikëpamjet filozofike, morale, edukative me mesazhe të qarta kombëtare: pa eliminimin nga vetja jonë të lakmive, të mërive, të mospajtimeve ideologjike dhe fetare, pa forcimin e besës e të nderit të vëllazërimit shqiptar, kurrë nuk do të arrijmë si komb, objektivat tona: ribashkimin e shtetit shqiptar në një Shqipëri të barabartë dhe të përparuar, një Shqipëri ashtu siç e deshën atdhetarët dhe atdhetarët e saj gjatë shekujve, ashtu siç e deshën heronjtë dhe heroinat që ranë në altarin e lirisë. Ka shumë xhevahire në valët detare të idealeve të shkrimtarit në këtë roman, që herë-herë merr përmbajtjen e një romani psikologjik, por mbi të gjitha është një margaritar i rrallë artistike që nuk gjendet shpesh në vepra të tjera; njohuria dhe pasqyrimi i madh ndaj shkencës filozofike, edukative kombëtare dhe botërore duke i hedhur krahët përtej shekujve e në veçanti e begatuar me elemente të larta, duke u bazuar në thëniet (maksimat edukativo-filozofike ), të shkrimtarëve dhe filozofëve të devotshëm të antikës, shqiptarë dhe të huaj nga globet e ndryshme rruzullit tokësor, pra nga lindja dhe perëndimi…, pa harruar të theksoj që, këto lidhje njohurish autori i shtrinë si fill të kuq, gjer në ditët tona. Këto ide përparimtare të autorëve të mëdhenj botërorë të lidhura si gjerdan fishekësh me ngjarjet, filozofinë, politikën ekonominë dhe jetën e shqiptarëve dhe të popujve të tjerë liridashës e mbarsura me beteja, besë e qëndresë, heroizma dhe shpresa për ardhmëri të ndritur… - të gjitha këto e bëjnë përmbajtjen dhe mesazhin e romanit tepër të fuqishme dhe shumë të dashura për lexuesit. Esenca e romanit është e qëndrueshme, është e çimentuar me shtylla të çelikta qëndrese dhe vetëmohimesh të mëdha që, herë-herë i tejkalojnë përmasat njerëzore, nga heroizmi popullor, bërthama e romanit , mesazhi tij, është arritur fuqimisht me personazhe, jo vetëm imagjinatave, por thellësisht realiste, të bazuara në ngjarje të vërteta historike. - Por jo vetëm kaq, sikur autori i romanit Avdi Ibrahimi nuk është kënaqur me paraqitjen e realitetit antik dhe mesjetar të kombit tonë, por njëkohësisht e ka paraqitur edhe realitetin e hidhur, tej, tutje e tëhu, - që nga gjeneza e ardhjes së atyre, që kur shkelën këta ardhacakë okupatorë sllavë në trojet tona etnike. E ka paraqitur identitetin e tyre karakteristik, - pothuaj të veçantë, kanibalist, ashtu siç janë pushtuesit pa identitet njerëzor; natyrisht nuk mund të ishin as të jenë ndryshe, përderisa ishin dhe janë të etur për pushtime, kjo krejt natyrshëm i bën ata të etshëm për të grabitur djersën dhe gjakun e popullit tonë dhe të popujve të tjerë liridashës, të gadishullit tonë. Autori, ia ka arritur bindshëm që me figura të forta artistike t’i paraqes ata me realizëm ashtu siç ishin dhe janë; vjedhës, xhelatë, imoralë, ata u sollën si gjithmonë si kafshët të egra që kur shkelën për herë të parë në tokat pellazge-Iliriane-shqiptare; tmerrësisht mashtrues, gjakatarë dhe të panjerëzishëm që, për të sunduar popuj dhe okupuar vende në Ballkanin e trazirave të mëdha, të shkaktuara pikërisht prej tyre, ata kurrë nuk kanë zgjedhë as po zgjedhin mjete dhe forma... Se cilët ishin dhe cilët janë fqinjët tanë serbo-sllavë, këtë tashmë e dinë të gjithë popujt e Ballkanit, Evropës dhe të botës, - por me këtë rast do të theksoja, shkrimtari Avdi Ibrahimi, fatbardhësisht ia ka arritur me sukses të tregohet koxha i përmbajtur në paraqitjen e atyre bishave me fytyra njerëzore; - do të cekja këtu, ka shkruar me maturi, pa u ndikuar aspak nga vrulli i urrejtjes shoviniste ndaj, personazhit kryesor, kriminelit Spirrë Dobrosavljeviçi, i cili faktikisht, sipas idesë së shkrimtarit me të drejtë konstaton që, jo vetëm gruaja e tij që është viktimë e krimeve të tij monstruoze, por çka e bën më sublim romanin është se, aty edhe vet Spirrë Shkjau, shihet qartë se, paraqitet viktimë e atij sistemi obskurantisto-fashist. Këtë, më së miri do ta vërtetojë lexuesi gjatë leximit të romanit. Uroj që letërsia shqiptare të pasurohet çdoherë e më shumë, me romane të tilla historike që kujtesa e breznive tona të pasurohet dhe të freskohet me elemente të historisë sonë të lashtë e të re, me elemente të fuqishme të besës, nderit dhe të qëndresës shqiptare, për ta bërë Shqipërinë tonë të bukur dhe të fuqishme, ashtu siç ishin dhe janë kalatë tona të pamposhtura shqiptare.


 

Foto: Te Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Avdi Ibrahimi e Fadil Shyti.


 

31 Korrik. 2014.


 

P.S.


 

NJOFTIM:


 

Dolin në shitje libri i autorit:


 

Avdi Ibrahimi         


 

BESA E MBAJTUR E KAÇAKUT SALI SHABANI


 

Lloji: Roman


 

Shtëpia Botuese: Berati


 

ISBN: 978-9951-676-14-4


 

Formati: 13x20 cm


 

Faqe: 267


 

Çmimi: 7 Euro

 

Botuar në nëntor, 2014



Telefoni: +377 (0) 44-338-058
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 

Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .