Filozofi
     dhe
letërsi

__histori kombëtare, vështrime, debat__

Ballina

Letërsi

Filozofi

Histori

Opinione

Intervista

Citate

Kritikë

 

Kritikë

1

2

KOINÇIDENCË PROFILESH POETIKE: SALI BYTYÇI I DËNUAR, ROB LUFTE, BAJAME HOXHA E INTERNUAR

Autor: NEBI DRAGOTI

11.11.2014

Kritikë

Koinçidencë profilesh poetike në jetë me të dënuar:Bajame Hoxha,e internuar në Savër të Lushnjes nga regjimi komunist shqiptar,Sali Bytyçi i dënuar me burg nga regjimi jugosallv.Koinçidencë për qëndresën duke ngritur lartë moralin shpirtëror si njëri,si tjetra me besimin e patundur e shpresën e madhe tek e ardhmja e ditëve me diell lirie.Dy profilet kanë krijuar performancë poetike gërshetuar me ide lirike dhe epike me tematikë të vjelur nga jeta ashtu siç u ka ardhur nga sistemet diktatoriale.Kjo reflektohet në volume:”n’Rezervat” të S.Bytyçit dhe “Gjysma ime” të B.Hoxhës.”Vetëm përpara ecën koha,/provo vetëm një sekondë të saj ta kthesh pas,/nuk ia arrin dot!”,shprehet Saliu.”Unë mbeta pas…/tani jam e vonuar…dorën e kam zgjatur/për të arritur kohën që iku dhe më la…”,vargëzon Bajamja.Edhe ,kur vuan fizikisht,edhe kur shtypesh psikollogjikisht,në realitetin e ideollogjisë totalitariste të sistemit utopik komunist,lëvruesi i mendimit poetik nuk mposhtet,por me qëndresën e vet reziston me shpirt nër dhëmbë dhe përcjell me artin e fjalës shqipe këto ndjenja nëpër vargje.Në “Epitaf për Ukshin Hotin”: “Rrufeja/ përherë gjuan në lisa/…Në krimba kurrë…” dhe “Në përjetësi”:

Kush tha se vdiq Nasi?/Nasi shkoi atje ku plumbat s’e rrokin,/Nasi shkoi në përjetësi…”,jipet një frymë e shëndosh elektrizuese nga poeti S.Bytyçi derdhur në vargje memoriali balladesk,ku është skalitur ndjenja burrërore e trimave,që sakrifikojnë për liri e Atdhe.Ideja e mbijetesës,e paepshmërisë kurorëzon motivin e jetës njerëzore edhe në rrethana tepër të vështira si “Kampi i Savrës”:”Mënxyrë,skëterr/gjithçka e keqe këtu…”,përshkruan B.Hoxha.Po tek kjo poete në vjershën “Teftës”: “…duke korrur/duke vaditur…/mbanim nga një libër/fshehur në gji…/dhe mbijetuam në pluhurin e një kohe lemeri.”,tregohet se në intimitet ka qëndresë,ka luftë psikollogjike,ka optimizëm.Bajamja e internuar është e ndëshkuar me punë riedukuese,ndërsa S.Bytyçi i dënuar me privim lirie për propogandë armiqësore,në dëm të Serbisë,i izoluar me burg,ku ndëgjohen zhurmat rrënqethëse të dyerëve të hekurta.Kuptohet,ka kaluar caste më të vështira jete tragjike,ku para syve në ekzekutim i vritnin shokët,ndërsa poeti këtyre martirëve u bën vend në poezi përjetësisht.Ky poet i burgosur ka mbajtur numrin personal 4912 në burgun e Nishit.”Dje njeri isha/e sot mund të jem një varr në kodër,/mund të jem një numër pa gjurmë…”,shprehet ky martir gjatë kohës së vuajtjes së dënimit.Por…filli i shpresës,optimizmi njerëzor për jetë të lirë kurrë nuk iu shua.Dhe,pikërisht,për këtë shprehet:”Dje isha njeri/sot numër/Nesër…” Këto vargje si gjithë vargjet e volumit janë shkruar në burg dhe kanë dalë jashtë burgut me metoda të ndryshme sofistikimi,falë,edhe nëpërmjet gruas,kur bënte takim me të.Poezitë e tij janë botuar nëpër gazetat e asaj kohe,sepse edhe i izoluar survejohej.Tek poezia e S.Bytyçit:”Kur e dënojnë poetin”,”Kur e shpallin poetin terrorist,/shteti vret veten/e njerëzit ushqehen me kokat e njëri-tjetrit”,është shprehje sa filozofike,aq edhe e ngritur në art ideollogjikisht.Nga ana tjetër,në Shqipërinë komuniste të atyre viteve,poetja Bajame Hoxha,në vjershën “Mbi supet e mia” ngre flamurin e vet të krenarisë femërore:”…por unë nuk mposhtem…jetoj krenare…/në mes çmendurisë komuniste…” Edhe pse e internuar,edhe pse nën presion të pamerituar,që ushtronte morali absurd ideollogjik,që ishte si trysnia më e madhe për të,me penën e saj ajo derdh një lirizëm me ide të shëndosha për jetën.Lirika intime jetësore është karakteristika e krijimtarisë së saj.Kjo poete krenare ka ravijëzuar bukur talentin e vet lirik baltrave të Savrës.Bajamja jeton në Bruksel dhe gjatë verës vjen për pushime në bregdetin e bukur shqiptar,ku poezia e saj vazhdon rrjedhën.Sali Bytyçi jeton e punon në Kosovën e lirë.Dhe,poezia e tij “Borxhi”mbetet si lapidar poetik:”Anonimatëve jetën ua kam borxh/ të gjithë atyre që i lanë fëmijët jetim/ e gratë e veja…” Poeti u ka borxh anonimatëve të rreshtit të parë…të rreshtit të dytë e të tretë…se i kanë pritur me trupat e tyre bombat që janë hedhur mbi Sali Bytyçin.Madhështia del këtu,se sakrifikojnë me jetën e tyre të tjerët,që poeti,fjala e tij të jetojë,se në mënyrë figurative,edhe në poezi lulëzon e merr jetë ëndrra e këtyre anonimatëve.Reflektimi i këtij mendimi vlerësues për këto dy volume mund të ishte më i shtrirë e më i thellë,mirëpo,gjykoj,se edhe kaq ia vlen.
 

Një kritikë timen,ku ka përmasa të mëdha vizionare,pa e hiperbolizuar mendimin,m’u dha rasti t’ia bashkangjis këtij shkrimi meqë shërben edhe për të gjithë ata që shkruajnë.Mendoj,se kjo kritikë e shkurtër plotëson më së miri edhe objektivin tim në fushën e kritikës në ndihmë të poezisë në përgjithësi.Poeti asnjëherë nuk duhet të kënaqet me atë ç’ka jep.

KAPËRCELLI (Kritikë)

Përpara,përherë,kushdo në poezi ka një kapërcell.Kapërcelli duhet kaluar.Metaforikisht:shfaqet meditim i ylberuar: këtej kapërcellit dhe matanë kapërcellit…Këtej kapërcellit çdo krijues,në ecje e sipër, me krijimtarinë e tij arrin në batakun rutinë.Edhe nëse nuk e dëshiron,arrin në mënyrë të pakuptuar.Matanë kapërcellit është e reja impulsive,gjithëpërfshirëse…që ka të bëjë edhe me pjekurinë e krijuesit.Pra,duhet parë dhe kaluar matanë kapërcellit.Ata që s’e…kuptojnë bëhen kuriozë,se çfarë ka matanë.Sidoqoftë,çdo krijues,kur i vjen koha,duhet të kapërcejë kapërcellin që ka përpara.Shfaqet pamje e re:me formë,me përmbajtje.Ky është lajtmotiv i vet artit për rinovim:…matanë kapërcellit…ka dritë.

 
 

 

 

Filozofi
 
dhe
letërsi

histori
tradita
vështrime
debat

citate
intervista
letra hapura
botime reja
 
 
 
 
Filozofi
         dhe letërsi

|Citate dhe proverba| |Citate sipas autorëve| |"Xhevahire" nga Reis Mirdita|

Altruizmi-Egoizmi Dashuria Edukata Gruaja Mali Natyra Qesëndi
Arsimimi Dashuria (II) Ëndërrat Humori Mëdyshja Ndryshimi Rrena
Art-Dhunti Dashuria (III) Fëmijët Imagjinata Miqësia Nga-fëmijët Skamja
Besimi Dashuria (IV) Filozofia Inteligjenca Mosha Nga-Vizitorët Vetitë
  Dituria Fjalëbutësia Jeta Motivimi Optimizmi Vjedhja
  Drejtësia Frymëzimi Lakmia Muzika Paqa Xhelozia
      Lotët   Paragjykimi Të-pandara
      Lumturia      
____histori kombëtare, vështrime, debat, politikë, letra të hapura____ © Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Copyright © 2007 [ http:// www. filolet.com ] Tous droits réservés.
Révision : 28 nov. 2012 14:06:32 +0100 .